Osmanlinjtë janë përhapur shumë në shekullin e 18-të dhe për shkak të imponimeve të armiqve të huaj muslimanët janë dobësuar shumë shpirtërisht. Për këtë arsye, një ditë Namik Kemali me Z. Nuriun, duke dalë nga namazi i ikindisë e këqyrën xhematin dhe u mallëngjyen për gjendjen në të cilën ata ndodheshin. Në këtë rast, Mehmet Akifi ua tregoi atyre ilaçin e sëmundjes dhe u thotë: Populli musliman shpëton dhe përparon atëherë kur së paku gjysma e xhematit të xhamisë të plotësohet nga intelektualët. Vetëm atëherë ata mund të përparojnë. (Mjerisht, populli po ndikohet nga fjalët boshe, se gjoja feja na ka lënë prapa, kurse në fakt Kur’ani është tërësisht shkencë dhe Allahu, me të dërguarit e Tij, e ka skicuar deri ku mund të përparoje shkenca. Për shembull: Shkenca e sotme ende nuk ka mundur të arrijë të ngjitet deri aty ku është ngjitur Pejgamberi a.s.m. në Miraxh. Hazreti Isa i ka ngjallur përkohësisht të vdekurit. Hz. Sulejmani ka mund ta sundojë erën dhe e ka kuptuar gjuhën e buburrecave. Hazreti İbrahimin nuk e ka djegur zjarri. Hazreti Musai i ka rënë gurit me shkop dhe aty ka dalë uji etj…)

Në vitin 1915, Mbreti, që ta zbuste armiqësinë e arabëve, ndjeu nevojë që të dërgonte tek ata ndonjërin si përfaqësues. Në këtë rast Mbreti nuk mundi të gjeje ndonjërin më të përshtatshëm se Mehmet Akifin, sepse Mehmet Akifi ishte inteligjent dhe e dinte shumë mirë gjuhën arabe, prandaj ai vendosi që ta çonte Akifin në vendet arabe. Udhëtimi në shkretëtirë ishte tepër i vështirë. Ai do të qëndronte atje disa muaj sepse kishte nevojë që t’i bindte kryetarët e fiseve të atyre vendeve që të mos mashtroheshin nga premtimet e anglezëve. Akifi iu tha kryetarëve të fiseve se armiqtë e fesë mundohen t’ju mashtrojnë me lloj-lloj intrigash, ju premtojnë pozitë dhe disave u japin edhe pare që t’i bëjnë për vete.

Drejtuesit e Turqisë, para se ta dërgonin Akifin, e dinin se Akifi familjarisht po jetonte në varfëri, prandaj vendosën që t’i paguajnë disa pare. Kur ia tregojnë këtë Akifit, ai nuk i pranon paratë dhe madje hidhërohet shumë për këtë. Ai u tha kryetarëve: Si mund të marr unë para për shërbimin që do t’i bëj Atdheut?!

Mehmet Akifi, duke qenë në Egjipt, u habit shumë kur pa se gjithë atë shtet të madh po e sundonin anglezët me një fuqi të paktë, që prej shumë vjetësh.

Duke e biseduar këtë temë më një shok të Kajros, ai i thotë kështu Akifit:

Duke biseduar me njërin prej forcave okupatore angleze që janë këtu, unë i thashë atij: Sikur shteti osman të dërgoje këtu 40-50 mijë ushtarë, atëherë çka do të bëni ju?

Ai u përgjigj në këtë mënyrë:

Asnjë send nuk mund të bëjmë. Ngaqë nuk kemi mundësi të mbrohemi ndaj tyre, Kajron ua lëmë ushtarëve të Kajros dhe ne kthemi pas. Por ta dini mirë se ne nuk i lejojmë osmanlinjtë të dërgojnë jo dyzet mijë, por nuk i lëmë të dërgojnë as dyzet. Ata po i përçajmë me shumë lloje intrigash në atdheun, që të mos mundin të dërgojnë këtu ndonjë forcë. Bile ne nuk i lëmë as që t’i hapin sytë që ta shohin Kajron.

Bota perëndimore edhe sot po përdor të njëjtën taktikë dhe nuk po i lë anëtarët e botës muslimane të bashkohen.

Një ditë oficeri i anglezëve i tubon oficerët e Kajros dhe u parashtron atyre këtë pyetje:

Po të nisin osmanlinjtë ndonjë forcë për të ardhur në Kajro, ju a do të luftoni kundër tyre bashkë me ne?

Të gjithë oficerët e Kajros iu përgjigjën njëzëri:

Për të luftuar kundër shteteve të tjera bashkohemi me ju, por kundër osmanlinjve jo, sepse të luftojmë kundër tyre është sikur kur të luftojmë kundër Kalifatit.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>