Por, pa dyshim, duhet të dimë se All-llahu e di nëse ushqimet që ne kemi ngrënë kanë qenë hallall apo haram. All-llahu, që ia dërgon ushqimin trurit, a nuk ka mundësi që t’ia ndryshojë edhe programin e trurit? Por, pa e merituar, Ai nuk e kthen trurin nga e mira.

           Një njeri që ka ngrënë haram, e ka ndërruar me vullnetin e tij programin e jetës së tij. Sepse ai me mallin, me pasurinë, me pozitën dhe me dijeninë e tij është mobilizuar që të shkoje në zjarrin e xhehennemit. Pra, kujdesuni! Këtu  kemi ardhur për t’u provuar. Asaj së cilës sot i thua e bardhë, nesër mos thuaj e zezë. Pendohu sot, se pendimi i ditës së gjykimit nuk të sjell ndonjë dobi.

TRUPI I NJERIUT

        Po të mos ishte truri nuk do të kishim mundur ta arrinim kulturën e  shekullit të 20. Po të mos e kishte pasur koka këtë kockën e mbrojtëse, si do ta kishim mbrojtur trurin? Veçanërisht, si do të vinte  halli i atyre fëmijëve që rrëzohen shumë shpesh? Po ashtu, kraharori po të mos ishte i rrethuar nga kafazi i brinjëve, si do të kishim mundësi që t’i mbronim mushkëritë dhe zemrën?

Një Dr. Operator më pat thënë: -Po të më këputet gishti i madh, gjithë studimi im do të kishte shkuar kot. All-llahu secilin organ e ka vendosur tamam  në vendin e duhur. Megjithëse kanë kaluar shumë shekuj, deri tani, asnjëri nuk doli që të thotë: -Po të ishte njeriu në një formë tjetër do të ishte më mirë.   
 
Njëherë e pata pyetur një Prof. Dr. duke i thënë: Zotëri Dr.! A kenë gjetur tek njeriu ndonjë send tepër, apo mangët? Doktori m’u përgjigj kështu: Vetëm dy damarë tepër. Edhe ato na vyejnë kur operojmë zemrat e njerëzve.

Ne nuk e dimë grupin e gjakut të njeriut të parë, të Hz. Ademit. Por, pa dyshim, e dimë se edhe ai ka pasur 207 kocka. Sepse që nga njeriu i parë e deri në ditën e kiametit, çdo njeri ka 207 kocka.

Të dyja këmbët e një fëmije zgjaten edhe trashen sipas një ekuilibri. Do të ishte një katastrofë e vërtetë nëse kockat nuk do të trasheshin, por vetëm do të zgjateshin.

Ndonjëri, duke shikuar eshtrat e kalbura në varreza, mund të pyesë: -Po këto kush do t’i ngjallë? Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ushqimet nga dheu. Ashtu sikurse e ka krijuar këtë njeri për herë të parë nga sendet e vdekura, ashtu do ta  krijojë përsëri. Bile edhe sikur ato kocka të bëhen dhé, edhe  sikur të digjen e të bëhen pluhur e hi, prapë Ai ka mundësi t’i ngjallë.

Mendoni vetë! Si u krijua ky njeri nga sendet e vdekura?! Bile atë e përmblodhi në një qelizë të vogël që në 1 mm2 përmban 8.000.000 qeliza, në të cilat gjenden sytë, veshët, zemra dhe 96.000 km damarë.

Në gjysma e pikut të gjakut ekzistojn 5.000.000 rruzë të kuqe që e ushqen trupin, 250 000 trombocid dhe 10.000 rruza të bardha. të cilët shërbejn për mbrojtjen e trupit nga mikrobët.

Në muajin e dimrit, degët e drurëve thahen. Kur vjen pranvera, Allahu.xh.sh. i ngjall dhe i mbush ato me gjethe e me lule. Edhe eshtrat e njerëzve Ai i ngjall dhe i dërgon njerëzit drejt gjykimit të madh, për të dhënë llogari për jetën e tyre.

Shkencëtarët e dinë se krijesat e All-llahut xh.sh. nuk mund t’i krijojë askush përveç Tij. Emrin e “natyrës” e kanë shpikur ateistët. Por, edhe ata e dinë se po të mos ishte një Krijues, krijesat nuk do të kishin ekzistuar.

SI PUNOJNË RRËNJËT?

         O ju njerëz! Për ta hedhur në tokë bërthamën nuk ju duhet as kazma, as lopata. Merrni një bërthamë pjeshke dhe hidheni në baltë. All-llahu do t’iu shpërblejë me një dru frutor madhështor. Pastaj, ju keni të drejtë ta këputni frutën e pjekur dhe të shijshme të pjeshkës.

Kur bërthamë hidhet në tokë, momentalisht fillojnë edhe punimet në të. Që të dalë në shesh druri madhështor i bërthamës që ke hedhur, fillojnë të punojnë fabrikat. Ashtu siç hapen degët në ajër, njësoj futen edhe rrënjët në thellësitë e tokës. Ato, në sajë të Fuqiplotit, i shpojnë edhe gurët e fortë dhe vazhdojnë të shtrihen thellë në tokë.

Çdo lule, çdo bërthamë është një fabrikë e All-llahut. Dhéu është fabrikë, uji është fabrikë. Pulat janë fabrika e vezëve, vezët janë fabrika e zogjve. Lopa është fabrika e qumështit. Për All-llahun asgjë s’është e vështirë. Ai prej gjërave të pista krijon trëndafilin me erë të këndshme, drurin me shije të mirë, shalqirin me një lëng si sherbet.

O ju besimtarë! Jeta ende mund të përlyhet me baltë. Mbështetuni tek All-llahu xh.sh.,ashtu si rrënjët që duke iu nënshtruar Atij krijojnë ushqime shumë të shijshme. All-llahu iu mbron dhe iu ndihmon edhe juve dhe iu dërgon në një jetë të lumtur. Pendohuni sinqerisht dhe filloni t’i plotësoni urdhrat e Tij që janë në dobinë tuaj.

Rrënjët punojnë si inxhinierët e kimisë. Në tokë gjenden përmbi njëqind elemente, por rrënjët dinë t’i zgjedhin vetëm 16 elementet që iu duhen atyre.

Hidh pak pleh edhe pak ujë në rrënjën e fidanit të trëndafilit dhe ai do të mbushet me gjethe e me lule dhe do të vazhdojë të lulëzojë. Shihe plehun dhe shihe lulen! Shihe bukurinë e trëndafilit dhe shihi pisllëqet e plehut! Ndieje erën e keqe të plehut dhe ndieje erën e këndshme të trëndafilit. Këto aroma janë aq shumë në kontrast me njëra-tjetrën. Tani, pyete veten: -Kush e shndërroi plehun në lule? Kush e vendosi fabrikën madhështore në filizat e tij të hollë?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>