Një grimcë si elektroni të rrotullohet në mënyrë aq preçize në një distancë aq të vogël sa një e njëqind milionta e centimetrit, sigurisht që nuk është rastësi! Si mund të realizohen vetvetiu lëvizje jashtëzakonisht të matura dhe të sigurta nga një grimcë pa shpirt dhe pa ndërgjegje?! Lëvizja e elektronit shpall kështu dijen e Allahut, forcën e tij, të qenurit kudo dhe vëzhgimin e gjithçkaje nga Ai.

Atomi ka edhe cilësi të tjera me anë të të cilave duket qartë pasqyrimi i drejtpërdrejt i forcës së Allahut...

P.sh. marrim në dorë një fije peri në fund të të cilit është lidhur një gur dhe e lëvizim në formë rrethi dhe do të bënim një përngjasim të pamjes së rrotullimit të elektronit rreth bërthamës. Këtë rrotullim e kryejmë duke përdorur forcë, në të kundërt a do të rrotullohej vetvetiu guri? Nëse vazhdojmë ta rrotullojmë gurin do të vijë një moment në të cilin energjia jonë do të mbarohet dhe s’do të kemi më fuqi ta rrotullojmë gurin. Lëvizja e gurit do të marrë fund, pra lëvizja që kryejmë s’do të vazhdojë deri në pafundësi.

Ndërsa elektronet rrotullohen për vite të tëra me radhë, pra nga e marrin energjinë? Edhe nëse kalojnë miliona vite dhe atomi shpërbëhet nga një forcë e jashtme, ai do të vazhdonte të bënte të njëjtën lëvizje. Në një atom aq të vogël a mund të ketë energji të pafund? E pamundur! Po atëherë kush është Ai që i jep vazhdimisht energji elektronit, madje pa reshtur dhe me përmasa aq të imta?! Duket qartë se në atom shfaqet haptazi fuqia e Allahut, pa pasur asnjë shkak apo ndërmjetës. Këto funksione kaq të imta të atomit kush mund t’i rregullojë më mirë përveçse Allahut.

Elektroni ka ngarkesë negative, ndërsa protoni në bërthamën e atomit ka ngarkesë pozitive. Këto grimca me ngarkesa të kundërta tërheqin njëra-tjetrën, por përse elektroni nuk bie apo përplaset me bërthamën, kush e pengon një gjë të tillë?

Po, atomi në çdo situatë të tijën tregon se në çdo moment drejtohet dhe udhëhiqet nga Krijuesi i Gjithësisë; lëvizja më e vogël e tij bëhet me lejen dhe vullnetin e Allahut.

Pa mendoni vendet ku ndodhen atomet, duart, sytë, veshët... shkurt çdo gjë formohet nga atomet: kafshët, bimët, gurët, toka, ajri, uji... pra e gjithë bota përbëhet nga atomet.

Tashmë sigurisht kuptohet më mirë se jemi çdo moment nën udhëheqjen e Allahut.

O njeri, Allahu është më afër teje se sa ti vetë. Ai e di se ç’bën, madje edhe se ç’mendon. Ki frikë se mos gabon dhe s’mund të fshihesh prej Tij.

Elementi; tek pjesëza më e vogël, përgjegjësia më e madhe

Në botë gjenden shumë lëndë të ndryshme dhe në koren e tokës ka shkëmbinj të shumëllojshëm. Në dete ka shumë kripëra të tretura, metale të imta, copëra mineralesh. Gjallesat përdorin shumë lëndë të përbëra dhe i shndërrojnë ato në lëndë të tjera. Ajri, uji, toka, dërrasa, hekuri, me një fjalë te gjallesat dhe jogjallesat e në çdo gjë. Na lind pyetja se, ç’është pjesa më e vogël e lëndës? Lëndë të shumta që mund të themi të panumërta formohen nga një numër i vogël lëndësh themelore. Këto lëndë bazë quhen elemente, si p.sh. bakri, hekuri, alumini, ari, oksigjeni... të gjitha këto janë elemente. Nga bashkimi i (atomeve) elementeve shfaqen molekulat. Të gjitha atomet janë grimca pa ndërgjegje dhe pa shpirt. Nga lëvizjet dhe bashkimet e tyre shfaqen vepra artistike nazike dhe shpalosin cilësitë e këndshme të Allahut. Nevojitet një dije e pafund, një udhëheqje dhe një forcë e madhe, e cila të bëjë lule nga atomet!... A mund të japë artin e shfaqur te lulet lëvizja e rastësishme e atomeve që rrjedhin si lum? Nëse në një gjergjef do të provonim të ngulnim gjilpërën krejt rastësisht a do të formohej një figurë siç është lulja e piktorit?! Po pas një tundje të gjergjefit a do të prishej forma e luledeles e të formohej zambaku apo diçka e tillë?

Mjekësia e sotme ka zbuluar se një mëlçi kryen rreth 5.000 funksione. Nga lëvizja e rastësishme e atomeve të pavetëdijshëm si oksigjeni, hidrogjeni, hekuri etj. si mund të formohen makineri shumë preçize dhe të ndjeshme të cilat kryejnë funksione marramendëse?! A mund të rezultojnë punët e Allahut nga fluturimi, rrjedhja apo bashkimi i rastësishëm i atomeve? Ose duhet të ekzistojë një Allah i cili me dijen dhe mjeshtërinë e tij të vërë në lëvizje të gjitha grimcat, ose çdo grimcë duhet të jetë perëndi, sepse një lule veç një Zot mund ta krijojë, s’mund të jetë rastësi.

Teoria e probabilitetit

Në qoftë se jeta është krijuar sipas një qëllimi të parapërcaktuar sigurisht që ajo do të ishte rezultat i rastësisë. Mirëpo ç’është rastësia të cilën duhet ta pranojmë si faktor i formimit të jetës?...

Sot, teoria e probabilitetit dhe e mundësive në të cilën dyshohet për saktësinë absolute, studiohet sipas rregullave matematikore që kanë një fushë zbatimi mjaft praktike dhe të gjerë. Teoria e probabilitetit me gjithë gabimet e mundshme që na paraqet, na jep edhe rezultatet që i afrohen shumë saktësisë. Për shembull me anë të teorisë së probabilitetit mund të përcaktohet se sa pikë do të dalin nga hedhja e zareve në lojën e tavllës. Si rezultat i zhvillimit të këtyre studimeve është bërë e mundur të mësojmë dhe të bëjmë dallimin mes një ngjarjeje që mund të ndodhë rastësisht dhe një ngjarjeje që s’mund të ndodhë rastësisht. Madje është e mundur të përcaktohet edhe koha në të cilën mund të ndodhë ngjarja.

Tani le të shqyrtojmë rolin e mundshëm që luan rastësia në formimin dhe shfaqjen e jetës:

Në qelizat e të gjitha gjallesave kombinimet kryesore janë të proteinave. Proteinat formohen nga pesë elemente karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni dhe squfuri. Në molekulën e një proteine gjenden rreth 40.000 atome. Meqë në natyrë gjenden në formë të shpërndarë 105 elemente kimike, mund të llogaritet mundësia e bashkimit të 5 elementeve që përmendëm më sipër, duke formuar kështu molekulën e proteinës. Për këtë fillimisht duhet të dimë sasinë e lëndës që duhet të hyjë në reaksion për të formuar një molekulë dhe më pas na duhet të gjejmë kohën e duhur për të realizuar bashkimin mes atomeve për formimin e kësaj molekule.

Matematicieni i madh zviceran Charls Jugin Cai duke studiuar faktorët e lartpërmendur bëri llogaritjet në këtë temë dhe arriti në përfundimin se për të formuar rastësisht një molekulë të proteinës nevojitet raporti 1 në 10160. Pra mundësia e formimit të një molekule proteine është sa shumëzimi i numrit 10, 160 herë me vetveten, shifër kjo që në asnjë gjuhë nuk ekziston fjalë për ta shprehur. Njëkohësisht për të realizuar reaksionin kimik që do të formojë molekulën e proteinës, na nevojitet miliona herë më tepër lëndë nga ajo që posedon sot natyra jonë. Matematicieni i njohur që përmendëm më sipër, i shpreh me shifrat e mëposhtme miliardat e viteve që nevojiten për t’u shfaqur rastësisht në botë molekula e proteinës. 10 në fuqi 243 vjet, ose numri 10 i shumëzuar 243 herë me vetveten tregon numrin e viteve që duhen për shfaqjen rastësisht të molekulës së proteinës, shifër kjo të cilën njerëzimi ende nuk gjen fjalën për ta shprehur. Meqë shkencëtarët shprehen se mosha e globit është rreth 5 miliardë vjet, ky interval kohor është shumë i shkurtër, pothuaj asgjë në krahasim me kohën që duhet për formimin e një molekule proteine. Kjo tregon se në kohën prej 5 miliardë vitesh është i pamundur formimi rastësisht i molekulës së proteinës.

Vlera e vërtetë e bukës

Në bukën që hamë, mishin, qumështin, vezët, frutat dhe perimet, e për rrjedhojë në të gjithë organizmat e gjallesave, gjendet molekula e proteinës. Meqenëse proteina është produkt i fuqisë dhe i dijes së Allahut, atëherë edhe këto që përmendëm më sipër janë veprat e Allahut. Meqë tema e pamundësisë së formimit të vetvetishëm të proteinës dhe mosqënia e saj rezultat i rastësisë është një temë e rëndësishme, e shohim të dobishëm sqarimin në një formë më të hollësishme të saj.

Nëse në dorë marrim një zar dhe e hedhim, mundësia që të bjerë 5 është 1/6, sepse një zar tavlleje ka 6 faqe numrash.

Nëse hedhim dy zare dhe duam që të kemi dy pesa, mundësia do të jetë 1/36.

Nëse hedhim njëherësh tre zare, mundësia pra probabiliteti që të treja të bien 5 është 1/126.

Nëse hedhim njëherësh 10 zare mundësia që të dhjetat të bien 5 është një në 60.466.176. Kjo tregon se me rritjen e numrit të zareve, numri që tregon probabiliteti rritet aq shumë saqë zvogëlon tepër shpresën e daljes së rezultatit të pritur.

Në natyrë gjenden në formë të shpërndarë 105 lloje atomesh. Numri i atomeve praktikisht pranohet i pafund; të gjitha atomet janë në lëvizje të vazhdueshme. Atomet e oksigjenit, hidrogjenit, azotit, karbonit dhe squfurit të marra në përmasa të duhura dhe në sasinë prej 40.000 atomesh mund të formojnë një molekulë të vetme në probabilitetin një në 10 në fuqi 160 (10160). Numër ky që do të thotë se del si rezultat i shumëzimit të 10 miliardit 16 herë me vetveten ose e shprehur në një mënyrë tjetër është numri që del kur në të djathtë të numrit 1 vendosim 160 zero.

Në hedhjen e 10 zareve do të rezultojnë 60.466.176 kombinime numrash, kështu që probabiliteti i rënies 5 i të gjitha zareve është mjaft i dobët. Nga numri praktikisht i pafund i atomeve, një numër prej 40.000 atomesh të 5 llojeve të mësipërme, mund të formojnë 10 në fuqi 160 kombinime të ndryshme, ndërkohë që duke formuar molekulën e proteinës formojnë një kombinim të vetëm. Nga lëvizjet e rastësishme të atomeve që rrjedhin sa majtas-djathtas si lum, sigurisht që s’mund të formohet një situatë që kërkon një kujdes dhe llogaritje të përkryer. Kjo tregon se s’është një formim vetvetiu dhe i rastësishëm. Ekziston një i cili i formon proteinat nga bashkimi i atomeve me një dije të pafund dhe përmasa të sakta dhe ky është Allahu.

Vazhdojmë me vërtetimet tona:

Në ushqime dhe në gjallesa si pasqyrë e përbërjes së tyre nga proteinat gjendet një sasi e konsiderueshme proteinash. Kjo tregon se ushqimet që hamë tre herë në ditë, nuk janë rezultat i bashkimit të shkaqeve të ndryshme. Madje edhe në një thërmijë të vogël buke qëndron vepra e një Zoti të Lartë, e cila ka vlerë tepër të madhe, sepse në të fshihet një art dhe dituri shumë e rëndësishme. Nëse atomet që formojnë proteinën që gjendet edhe në bukë, do të bashkoheshin në një formë tjetër nga ajo që dimë ne tani, nuk do të ishin ushqyese, por përkundrazi helmuese. Ashtu si ato të bukës dhe të ushqimeve të ndryshme edhe molekulat e tjera janë formuar me një qëllim të rëndësishëm dhe arsye të thella.

Derdhja e ushqimeve të tepërta, hedhja e copave të bukës është një veprim i gabuar. Duhet ta dimë vlerën e madhe të tyre dhe duhet ta njohim Atë që na i dha këto mirësi, prandaj edhe mosshpërdorimi është një adhurim (ibadet) i rëndësishëm.

Asnjë gjë e bërë në tezgjahun e teknikës s’mund të jetë në kontraditë me Islamin. Islami e nxit, e kurajon dhe e urdhëron teknikën, mjafton që mjetet e bëra, armët dhe makineritë të mos përdoren në dëm të njerëzimit...

Për shembull një fetar nuk është kundër radios apo televizionit, por kundër një programi të dëmshëm.

Përse në Kur’an nuk bëhet fjalë rreth avionit?!

Nëse dikush ngrihet dhe thotë se në Kur’an përfshihet çdo gjë, dikush tjetër mund të kundërshtojë duke thënë se në Kur’an nuk flitet rreth avionit për shembull.

Fillimisht le të themi se për sa i përket artit dhe mjeshtërisë, miza është më e përsosur dhe nuk krahasohet me avionin. Nëse në Kur’an do të zinte vend teknika e avionit, do të kërkonte miza të drejtën e vet, e kështu do të shkruheshin vëllime të tëra librash rreth saj, duke fshehur dhe lënë pas dore qëllimin e vërtetë...

Dhe ne i përgjigjemi duke thënë se brenda në natyrë ka avionë. Ndonjëri mund të pyesë se ku ndodhen ato.

Po, në natyrë nuk ka ndonjë avion të bërë gati për fluturim, por në natyrë ekzistojnë të gjitha ligjet dhe gjërat e tjera të nevojshme për avionin, të cilat i kanë zbuluar shkencëtarët. Për shembull hekuri, bakri, alumini, qelqi dhe kauçuku që përdoren për ndërtimin e avionit gjenden në natyrë. Edhe fluturimi i zogjve tregon se fluturimi është diçka brenda mundësive.

Ashtu siç nevojiten dijetarët për të nxjerrë avionë nga natyra, po ashtu nevojiten edhe dijetarë për të nxjerrë disa të vërteta nga Kur’ani.

Në laboratorë janë përftuar 11 elementë, gjë që përbën një temë më vete.

Njeriu s’mund ta bëjë një atom hekuri, por edhe nuk mund ta zhdukë një atom hekuri. Njeriu, në gjërat e krijuara mund të bëjë ndryshime vetëm me anë të ligjeve të vendosura nga Krijuesi. Ja pra kështu kanë lindur degët shkencore si fizika dhe kimia.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>