Nuk mund të bindësh askënd me transmetime ngaqë sot sundon shkenca, flet argumenti.

Kur’ani famëlartë për muslimanët është argumenti më i madh. Por ma tregoni cilin Ajet Kur’anor mund t’ia lexoni atij që thotë: “Unë s’besoj se ka Allah!”?
Vëllezër e motra!

Ateistit nuk i lexohet Ajeti Kur’anor! Ateistit që mendja i ka zbritur në sy! Që t’i besojë Krijuesit atë e detyrojmë të lexojë librin e madh të universit ku do të gjejë argumente të pafund. Duke lexuar librin do të shihni se edhe ne kemi parapëlqyer këtë metodë.

Në këtë libër do të përballeni me të tilla çështje serioze që ofrojnë zgjidhje për problemet e gjinisë mashkullore dhe asaj femrore. Kush e lexon me kujdes e pa paragjykim, i garantohet një besim të fortë e si rrjedhim, i bëhet xhennet kjo jetë së bashku me jetën tjetër.

Mundi dhe përpjekjet prej nesh, sukses dhe udhëzim prej Allahut.

Shënim: Shpresoj që të mos shqetësoheni nga ndonjë përsëritje që ka në këtë libër, pasi përsëritjet e fjalëve të rëndësishme burojnë nga Kur’ani famlartë që na e tërheqin vëmëndjen.

ABDYLKADIRI

PSE NJERIU E NDJEN TË NEVOJSHME T’I BESOJË ALL-LLAHUT (XH.SH.)

Çdo njeri i vetëdijshëm që mundohet të njohë Universin, në krijimin e secilit send do të shohë një logjikë e rregullsi. Në asnjë send nuk do të mund të hasë të meta që të thotë se është krijuar rastësisht apo instiktivisht. Duket qartë përsosmëria, jo vetëm në një, por apsolutisht në krijimin e secilit send, nga imtësitë e deri në tërësi. Pra, po të analizojmë me logjikë të shëndoshë e pa paragjykim, në secilin send do të shohim një krijim i mrekullueshëm të vullnetit të All-llahut të Madhërishëm. Sot, edhe shkenca konstaton se jo vetëm fenomenet pa shpirt, por edhe gjallesat, krijohen nga atome të vdekura. Por, filozofët materialistë që kan rë në devijim, ia atribuojnë evolucionit. Por sot, në shumë vende të Evropës, teoria e evolucionit është hedhur poshtë. Dhe ne besimtarëve na kënaq fakti se dija e shkenca po refuzojnë mohimin e All-llahut. Ato që kanë devijuar sot, vendin e mohimit duan të plotësojnë me dëfrime, lojra e me plotësimin e dëshirave të veseve epshore.

Le të hulumtojmë krijimin e trupit tonë, duke filluar nga rreth 70,000,000,000,000 qelizat nga të cilat është ndërtuar trupi ynë. Në çastin e ndërtimit të trupit, në vendin e tullave janë përdorur qelizat e vogla. Përsëri në atë qelizë hasim elementeve të shumëllojshme. Veshka e njeriut përbëhet me një milion nefrona, vrima nga ku kullojnë dhe ndahen dy elementë rrjellës, gjaku dhe urina. Mjekësia na mëson se njeriu mund të jetojë edhe sikur vetëm 5 % e nefroneve të veshkave të jenë në gjendje pune. Për të ditur vlerën e veshkave që na i ka dhënë All-llahu pa para, nganjëherë duhet t’i vizitojmë ata të sëmurë nga veshkat që tri herë në javë u duhet të shkojnë nëpër spitale që të bëjnë ndarje të gjakut nga urina në aparatura dialize dhe përsëri gjakun ia japin trupit.

Shkenca mjekësore vetëm për punimet ANR e AND që janë në qelizen e trupit të njeriut, thotë se, sikur ato të mund të shkruhen në gjuhën angleze do të bëheshin rreth njëmijë libra me nga njëmijë faqe secili. Ndërsa, ajo qeliza e vogël përmban 25,000 molekula AND.

Po të ngrejmë kokën të shikojmë hapësirën qiellore, menjëherë shikojmë diellin që është 1300 000 herë më i madh se rruzulli tokësor që qëndron në hapësirë pa u lidhur dhe pa u mbështetur në ndonjë vend apo send.

Kujt do t’ia atribuojmë këtë krijim madhështor përveç një Zotit të Madhëruar!?

Këtë hapësirë kozmike, Allahu i Madhëruar, e ka ngarkuar me dyqind miliardë galektika çdo galektikë me nga dyqind miliardë yje, që sillen e rrotullohen pa bërë aksident dhe pa u përplasur me njëri tjetrin. A ka mundësi këtë t’ia mbështesim ndonjë fuqie tjetër përveç Allahut të Madhëruar?! A do të themi se janë krijuar rastësisht prej miliarda vitesh pa bërë ndonjë aksident qëndrojnë atje?!

Po, vëllezër dhe motra!

Ato i ka krijuar Ai Fuqiploti! Dhe Ai i mbanë, i sjellë dhe i rrotullon.

Të gjithë këto rregullime e këto hollësi që ju tregova deri me tani, i japin mësim atyre që e përdorin mendjen në vendin e duhur, që u afrohen çështjeve pa paragjykim, që me sinqeritet e kërkojnë të shpëtojnë nga dyshimet e të gjejnë të vërtetën.

Këtë pa dyshim e pranojnë njerëzit e mençur që duan të gjejnë Krijuesin e tyre. Njeriu me logjikë të shëndoshë nuk duhet të mashtrohet nga presioni i armiqve. Njeriu realist duhet të dijë detyrën e tij dhe me sinqeritet duhet të kthehet nga All-llahu i Madhërueshëm dhe të thotë:” O All-llah i madh! Jo tjetërkush, por vetëm Ti je Ai që më ke krijuar nga sendet pa vlerë e pa shpirt dhe ke shtruar para meje mirësi të panumërta. Më ke dhënë sy për të parë dhe për të marrë mësim, për të lexuar librat e dijetarëve real që të shpëtoj nga injoranca.” Dhe të hap sytë duke vëzhguar fenomenet. Dhe duke i parë ato të gjej mjeshtrin e tyre. E ta drejtoj vëmendjen time dhe t’i shikoj drurin, lulen, lopën, mizën, diellin dhe hënën e tjerat. Se ato secili janë nga një mesazh dhe mrekulli pa asnjëfarë gabimi. Për këtë, Allahu i Madhëruar me Ajetin Kur’anor na urdhëron që të sodisim Universin: “Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë konstrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje” (Mulk 3)

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>