Islami, si program hyjnor, i përgjigjet plotësisht nevojave shpirtërore dhe materiale të njeriut. Ai nuk e ngujon besimtarin në limite të ngushta por ia zgjeron horizontet e studimit, meditimit, të mirës dhe të vërtetës. Prandaj muslimanët nuk guxojnë të jenë formalistë, por duhet ta kuptojnë thelbin dhe esencën e fesë së tyre. Feja është treguar se është preventiv i suksesshëm kundër dukurive negative, të tilla si droga, alkooli, prostitucioni, kriminaliteti, vrasja, vetëvrasja etj.
Në jetën tonë, ne duhet të kapemi pas fesë tonë të bukur duke u treguar besnikë ndaj saj sepse vetëm ajo na shpëton nga stuhitë dhe shtrëngatat që e kanë përfshirë shoqërinë njerëzore. Vetëm kështu mund të jetojmë me nder dhe të fitojmë shpërblimin nga Krijuesi.
Të gjithë jemi dëshmitarë të krizës morale që ka përfshirë shoqërinë tonë, krizë e cila sa vjen e shtohet dita ditës. Shtrohet pyetja a janë në dijeni edukatorët dhe përgjegjësit tanë rreth rreziqeve që i kanosen rinisë sonë si pasojë e mungesës së besimit fetar?
Mosnjohja dhe moszbatimi i urdhrave të Zotit është i huaj për mësimin islam. Zoti ka përmbushur zotimin e tij ndaj nesh duke na dhënë fuqi, aftësi, udhëzim dhe ka vënë çdo gjë në shërbim të njeriut, në mënyrë që ai të mund ta realizojë rolin e tij prej mëkëmbësi mbi tokë. Mbetet në dorën e njeriut nëse dëshiron të jetë konsekuent ndaj zotimit që i ka dhënë All-llahut dhe pranimit të Njësisë së Tij, duke marrë përgjegjësi si mëkëmbësi i All-llahut në tokë, apo të rrëshqasë në një nivel edhe më të ulët se kafshët.
Popujve muslimanë u është imponuar shekullarizmi, socializmi dhe komunizmi me hekur e zjarr. Diktatorët i lejuan çdo zëri të dëgjohet dhe të lartësohet, përpos zërit të Islamit, lejuan çdo rrymë që ta shpreh mendimin e saj nëpërmjet ndonjë partie ose organizate politike, përveç rrymës islame, e cila është shprehësi i vërtetë dhe i vetëm i ndërgjegjes së ummetit, besimit, vlerave dhe esencës së ekzistimit të tij.
Njeriu konsiderohet musliman i plotë kur ai i praktikon dhe i jetëson mësimet islame në botën reale, sepse Islami është një sistem hyjnor për jetën njerëzore. Shpirti, zemra, vetëdija, imagjinata,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>