3. Ne veprat e Risale-i Nurit i rilexojmë për arsye se: Risale-i Nuri ka përmbledhur tek nxënësit e tij tre cilësi, të cilat janë të rëndësishme: të hoxhallëkut – teologjisë, të sofistëve – tarikatçinjëve dhe të shkencëtarëve. Çfarë janë tarikatet? Në realitet tarikatçinjtë përpiqen ta praktikojnë fenë sa më mirë. Sot shumë dijetarë të teologjisë marrin dituritë e shkencave fetare, por janë dobësuar shumë nga veprimi praktik. Ne tarikatçinj u themi vetëm atyre që përpiqen që t’i nënshtrohen All-llahut xh.sh., që mundohen t’i edukojnë veset e tyre të liga dhe që i kryejnë ibadetet ndaj Krijuesit i  universit që të bëhen të devotshëm, e jo si ata që nuk falen po shkojnë tek tyrbja e shehut që të presin kurban (të tillët bëhen qafirë). Që prej shumë shekujsh e deri më tash, këto tre grupe kanë debatuar ndërmjet vete. Hoxhallarët iu thonë tarikatçinjëve: Ju jeni fetarë pa dije.
Tarikatçinjtë u përgjigjen hoxhallarëve, duke u thënë se: Ju jeni ata që u jepni të tjerëve këshilla për fe, por vetë nuk veproni sipas këshillave që u jepni atyre. Kurse dija edhe vepra kanë qenë dy cilësi të Pejgamberit a.s.m., të cilat nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Madje që fjala të ketë ndikim, së pari duhet të zbatohet nga vetë personi që e thotë.
Ndërsa shkencëtarët iu thonë hoxhallarëve dhe tarikatçinjëve se ju mësoni dhe veproni për një jetë të cilin nuk e shihni, ndërkohë që nuk keni fare dijeni nga jeta fizike të cilën jeni duke jetuar. Dy grupet e mëparshme iu përgjigjën shkencëtarëve duke ju thënë se: Ju nuk jeni gjë tjetër vetëm dyshuesit dhe mohuesit e Zotit tuaj dhe jetës së përtejme, në të cilën do të shkoni një ditë medoemos.
4. Ne këto vepra i rilexojmë sepse: Autori i këtyre veprave, mban titullin Bediuzzaman, që e ka kuptimin: ‘i pashoq’, ‘këshilltari i kohës’ - titull të cilin atij ia kanë dhënë dijetarë të shquar të asaj kohe, kur ai ka qenë në moshën 14 vjeçare.
5. Ne këto vepra i rilexojmë për arsye se: Said Nursiu e ka vërtetuar diturinë e tij të mahnitshme në Hanin e Sheqerxhiut, në Stamboll. Në derën e dhomës së hanit të asaj kohe, që sot titullohet Hotel, është shkruar me shkronja të mëdha: “Këtu i përgjigjemi çdo pyetjeje, por ne nuk i bëjmë askujt pyetje”. Përveç pejgamberëve dhe ndonjë prej sahabëve (shokëve) të Pejgamberit a.s.m., nuk mund të hasni në histori ndonjë person si Nursiu që ka mundur të kishte njohuri si në shkencat e teologjisë, po ashtu edhe në shkencat ekzakte. Tek hani i tij vraponin dijetarë të ndryshëm të shkencave të shumëllojshme, si të: Kur’anit, hadithit, mjekësisë, matematikës, gjeografisë, fizikës, biologjisë, astronomisë, kimisë etj. dhe secili merrte përgjigjet e duhura.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 >>>