Viruset rrinë poshtë tokës prej shekujsh të paprishura, e në këtë kohë s’dallohet tek ato ndonjë shenjë jete. Kur ato gjejnë një mjedis të përshtatshëm, atëherë vijnë në jetë.
Njeriu që ka vdekur, a ka mundësi që të mos gjejë përsëri jetë me urdhrin e All-llahut?
Zoti ynë ka krijuar me Forcën e Vet gjithë ato krijesa pa të meta në tërë këtë gjithësi. Kështu duke derdhur një gotë të mbushur me "shifra" në tokë, ato kanë për t’u mbledhur në skenë para All-llahut me urdhrin e Tij që thotë "Kun” (Bëhu). Pyetjes së mikut tonë për çështjen se përse nuk shihet bota e përtejme, iu përgjigjëm duke lexuar nga e njëjta vepër këto fjali:
“Për të parë me sy atë dhe për ta treguar "Perden e Gajbit" (perden e fshehtësisë së gjërave që i përkasin All-llahut) e brenda saj banesat që i përkasin botës së përtejme, ose duhet të zvogëlojmë gjithësinë e ta bëjmë sa një shtëpi, ose të rriten sytë tanë e të bëhen si yjet, në mënyrë që t’i shohim e t’i përcaktojmë ato vende.
Pas fjalimeve që bëmë në lidhje me ahiretin erdhëm në temën se si do të ruhen rinia e shoqëria. Pasi morëm mendimet e bashkëfolësit tonë rreth kësaj teme, lexuam disa vende nga të njëjtat vepra. Arritjen e pikësynimit në njohje dhe të drejtën në drejtimin e mjekimit, e vërtetuam të gjithë sëbashku se ç’e vërtetë e hapët ishte ajo.
Duke pirë me ngadalë çajet që na i servirte njëri pas tjetrit i zoti i shtëpisë, kaluam dhe shpjeguam shumë tema si: Çështja e kaderit (Përcaktimi i All-llahut); tema delikate si engjëjt dhe shpirti, si Azraili (a.s.), i cili ua merr shpirtrat njerëzve që vdesin dhe si ai në të njëtën kohë gjendet në vende të ndryshme; se pse e krijoi All-llahu të keqen dhe a u ka bërë padrejtësi të shëmtuarve, atyre që janë mangut, sakatëve; lindja e Isait (a.s.) pa baba; pse shtetet muslimane janë të prapambetur, kur në Kur’an nxitet shpesh për dije; shkaqet e daljes së grupeve të ndryshme dhe medh’hebeve; kuptimi i skllavërisë në Islam; çështje të martesës me katër gra; gjykimin mbi trashëgimërinë, etj..
Gjithashtu edhe se si u martuan me njëri-tjetrin fëmijët e Ademit (a.s.) dhe pse nuk është e mundur në ditët e sotme, e tema si këto brenda një atmosfere të ngrohtë bisede e duke lexuar nga vende të ndryshme të librit u munduam t’ia sqaronim. Me kalimin e orëve ai gjallërohej dhe kështu mund të përfitonin edhe ai që pyeste edhe ai që përgjigjej.
Prekëm edhe temën e "barazisë" që hodhën një herë marksistët në fushë dhe që nuk u realizua në asnjë prej vendeve të tyre.
Bashkëfolësi ynë këtë e shpjegoi si teori. Kur e pyetëm për shembullin ai na tha se: "Ende s’kanë arritur në atë shkallë vendet marksiste."
Duke i drejtuar një pyetje atij i thashë:
"Ka 70 vjet që Rusia praktikon këtë regjim. Për kaq vjet a s’ishte e mjaftueshme të realizohej barazia?"
Pasi u mendua pak tha:
"Po mirë, Islami si e ka zgjidhur këtë temë? Si e ka siguruar Islami uljen e dallimeve të mëdha dhe afrimin në materie midis njerëzve?"
Duke përfituar nga i njëjti shpjegim e komentim i dhashë përgjigje:
"Në jetën shoqërore burimi i ngatërresave dhe i të gjithë gjërave të pamoralshme janë dy fjalë:
E para: Kur jam i ngopur vetë, ç’më duhet mua nëse tjetri vdes nga uria.
E dyta: Puno ti, të ha unë.
Këto mendime që janë shkak për shkatërrimin e jetës shoqërore tregojnë se nuk jepet zekati dhe që vazhdohet të jepet para me përqindje e fajde. Zgjidhja e vetme për shërimin e këtyre dy sëmundjeve është:
“Të jepet zekati në formën e një ligji dhe mosdhënia e parave me fajde. Për lumturinë e individit dhe të popullit, çështja më e rëndësishme është Zekati.
Sepse tek njerëzit ekzistojnë dy shtresa: Të pasurit dhe të varfërit. Ajo që siguron mëshirën, sigurinë, respektin dhe bindjen nga të pasurit ndaj të varfërit dhe nga të varfërit të pasurit, e vetmja gjë është zekati. Në rast të kundërt të pasurit u bëjnë padrejtësi dhe zullum të varfërve, kurse prej të varfërve lind neveria dhe kundërshtimi ndaj të pasurve. Kështu që këto dy shtresa nga një ndeshje e vazhdueshme s’mund ta marrin veten nga zënkat dhe kundërshtimet”.
Miku ynë e dëgjoi me habi të madhe këtë shpjegim. Veçanërisht shprehja "Barazia e plotë ndodh vetëm përballë dashurisë dhe miqësisë", atë e kënaqi së tepërmi.
Duke dhënë përgjigjet për pyetjet e fundit që kishte shkruajtur në formën e një liste, nga minaret e Adanasë, qendrat e zërit filluan të thërrisnin "All-llahu ekber" (All-llahu është më i madh). Po këndohej ezani i sabahut.

Namazi i parë dhe njohja

Se si na kaloi koha! Biseda që zgjati përafërsisht dhjetë orë, me emocionet dhe kënaqësinë e ngjarjeve, na u duk sikur kaluan vetëm dhjetë minuta. Na vinte të fluturonim si zogjtë nga gëzimi. Ajo mbrëmje mbante cilësinë e një ngjarje historike për ne. Ajo ngjarje s’ishte as sulm kundër njerëzimit, as hapje zjarri kundër shoqërisë dhe kafeneve dhe s’ishte as kundërshtim kundër shtetit apo ligjit. Ngjarja e asaj mbrëmjeje ishte rrënimi i rrymave të mosbesimit përballë të vërtetave të besimit, ishte një fitore e librave Risale-i Nur, që këto të vërteta i sqarojnë dhe i shpjegojnë në mënyrë më të përshtatshme, sipas kuptimit të kohës sonë, që kanë shpjegimin dhe komentimin më të përsosur të Kur’anit në ditët tona. Po, kjo vepër që është shpjegimi i shekullit tonë, kjo vepër që e dogji si një pemë shekullore atë njeri që ishte qepur përballë nesh e që përfaqësonte anën e mohomit dhe që e shtyu të bënte llogari me botën e tij të brendshme.
Në shikimet e ndritshme që lëviznin në sytë e mysafirit tonë, ishte e mundur të shihje shenjat e "rilindjes nga e para", të ndërrimit e të ndryshimit. Pasi e dëgjuam ezanin që të gjithë, i zoti i shtëpisë i tha:
"Zotëri, të na falni se juve ju lodhëm shumë. Krevati juaj është gati, urdhëroni e pushoni. Edhe ne me të falur namazin do të shtrihemi. Ju çoj unë për të ngrënë mëngjes."
Miku ynë dukej sikur s’e kishte dëgjuar fare këtë propozim. Bashkë me shokun tim po përgatiteshim të merrnim abdest, kur papritur m’u afrua dhe me një zë të ulët më tha:
"Mësues, sikur të merrja edhe unë abdest!"
Atë çast ndieva se m’u dridh i tërë trupi. Megjithëse fola gjatë gjithë natës, në atë moment s’po gjeja dot as edhe një fjalë. S’po i besoja as syve as veshëve të mi. Po frikësohesha se mos ishte një ëndërr e gjithë kjo dhe po të zgjohesha do të zhdukej.
Duke e çuar atë tek vendi për të marrë abdest ishte hera e parë që ndieja se ndjeshmëria e emocioneve e linte kaq pa forcë njeriun. Para disa orësh ai që thoshte se nuk e besonte All-llahun dhe që me këtë si një thirrje kishte luftuar për gjysmë shekulli për ta mbrojtur, tashmë përballë Fuqiplotit për t’i rënë në sexhde e për t’i kërkuar falje po merrte abdest. Nga veprimet e veta duke u ngashëruar si një fëmijë, kuptohej se e mbante me zor veten për të mos qarë. O Zot i madh, sa tabllo mësimdhënëse që ishte kjo! Sikur u gris perdja e provimit përballë nesh dhe na u servirën të vërtetat përpara.
Në rastin ku përtheu fundin e pantallonave, përveshi mëngët e këmishës për të marrë abdest dhe kur po shikonte drejt meje, u ktheva mbrapa sikur s’isha aty e isha i zënë me punë të tjera. Miku ynë i nderuar megjithëse s’dinte të merrte abdest ishte brenda një përgatitjeje që duartrokitej nga të gjithë engjëjt. Sytë e mi me shikim të fshehtë ktheheshin herë pas here nga ai. Duke hapur çezmën së pari i dha pak ujë fytyrës, më pas lau krahët deri në supe dhe këmbët deri tek gjunjtë. S’mund ta paralajmëroja në atë moment se do të ishte një lëvizje e gabuar. Kur të fillonte të falte namaz do e mësonte vetë të saktën.
Duke falur namazin pas të zotit të shtëpisë, sytë e mi qenë përsëri mbi "atë person". Ai ishte i zhytur në një meditim të madh dhe dukej sikur kishte dalë nga vetja.
Duke u përkulur menjëherë afër veshit tim tha:
-Çfarë namazi do të falim?
-Namazin e sabahut.
-Ah po. Në mëngjes “namazi i sabahut” falet. Sa shumë e paskam humbur! Po mirë sa herë do të ulemi e do të ngrihemi?
Shoku ynë:
-Sa rekate donte të thoshte?
Ia shpjegova shkurtimisht.
Së bashku i lidhëm duart përpara All-llahut (xh.sh.). Oooh ai çast! Oooh ai namaz! Ç’kënaqësi e lezet ishte ajo o All-llah! Sikur kishim dalë nga kjo botë e ishim futur në botën e kënaqësisë e të lumturisë shpirtërore.
"Ai person" që në botën marksiste emri i tij tregohej me gisht, tashmë kishte vënë kokën në sexhde dhe ndoshta për sa i përket namazit filloi të përsëriste të vetmen fjalë që dinte: "All-llahu ekber, All-llahu ekber".
Edhe unë bashkë me mysafirin tonë doja të bërtisja drejt të gjithë botës:
-O Zot! Sa e madhe është Forca dhe Madhështia jote! Sa e lartë është Lartmadhëria jote!
All-llah, nga që m’u lidh gjuha përballë kësaj mirësie, s’po gjej dot fjalë për të ta shprehur falenderimin tim. Sa i madh je Ti që për gjysëm shekulli s’përulej nga mburrja, e tashmë të bie në sexhde? Egoistë që janë plot mendjemadhësi e që s’njohin ortak, e në fund strehohen tek Ti.
Ata që bëjnë thirrje si "të vërtetë" mohimin përballë fesë, emrit dhe madhërisë Tënde, përballë të vërtetës më të vogël pendohen e thonë: "All-llah".
O Zoti ynë sa i madh që je!
"Ai person" në letrën që na dërgoi më vonë shpjegonte kështu:
"Ishte namazi i parë i jetës sime. O Zot ç’lezet e kënaqësi ishte ajo? Gjatë atij namazi kam qarë pa zë. "Mesazhet e Dritës" duke zgjatur dorën në zemrën time çfarë kishte prej mohimit dhe papastërtive, m’i fiku e i mori. Tani ajo që më përplasej brenda meje ishte shqetësimi për të rindërtuar atë që ishte shkatërruar."
Po ngriheshim pasi falëm namazin. Kur i zgjata dorën duke i thënë, "Ta pranoftë All-llahu", m’i rrethoi duart pas qafe e filloi të qante. Po qante me ngashërim tamam si një fëmijë. Ishte e pamundur t’i rezistoje.
"O Zot!"- thoshte. "Si të të falenderoj? Edhe këtë biles nuk e di. Mua më ke dhënë të mira pa llogari dhe thesare të pashterrshme, megjithëse unë të kam kundërshtuar. Por Madhështia yte është pikërisht këtu, apo jo?"
S’po mund t’i thonim asnjë fjalë. Ishte në një gjendje që kishte dalë nga vetja:
"O Allah! Ç’do të bëhej sikur të vija edhe një herë nga e para në këtë botë",-rrinte duke përsëritur ai.
"Mësova se do të zgjidhja të jetoja një minutë duke ditur këto të vërteta, se sa të jetoja mijëra vite duke mos pasur dijeni nga ato, por ama pasi m’u fut një këmbë në varr... Që këtej e tutje faljet, lutjet dhe lotët e mi s’e di nëse ndryshojnë ndonjë gjë? Por këtë e them me gjithë zemër se për të bërë e rindërtuar atë që kam shkatërruar do të jem i kënaqur që të ta jap çdo ditë një shpirt."
Mysafiri ynë s’dinte të mbaronte lutjet e veta të përziera me lotë. Pasi gjeti ngushëllim u ul, sytë i ishin skuqur nga të qarët. Kurse dërrasa e kraharorit i ulej e ngrihej si një pompë.
Pasi hëngrëm mëngjes, sikur erdhi pak në vete. Deri në ato momente rreth mysafirit tonë s’dinim as gjënë më të vogël, kështu që donim ta njihnim nga afër.
Kush ishte? Nga ishte? Çfarë bënte? Ku banonte? Ishte me vlerë të dije historinë e jetës së këtij njeriu të tillë që i kishte besuar thirrjes. Por ai me gjithë këmbënguljet dhe lutjet tona u fsheh për të dhënë dije të hollësishme rreth vetes.
"Pashë Zotin më lini"- thoshte. "Ç’doni të dëgjoni një jetë që është e mbushur me shkatërrim, mohim e mosbesim? Në jetën time s’ka gjë tjetër përveç se një e kaluar sterrë të zezë... Një e kaluar që dëgjohen britmat e bijve të pafajshëm të këtij vatani. Shtrihen gërmadhat e oxhakëve të shkatërruar. Shikohen shenjat e gjakut të derdhur. Marrin vend shenjat e mosbindjes dhe të sulmeve. Në këtë të shkuar të bien në sy shpresat, dëshirat, metodat dhe planet tradhëtare për shkatërrimin e vendit tonë. Këto doni të dëgjoni?
Tani mos ma hapni atë derë mua. Më flisni nga veprat si Risale-i Nur, që për disa orë më ndriçuan një jetë kaq të errët dhe nga autori i tyre, i cili ka goditur në shenjestër të këtij shekulli. Mua më shpjegoni formën e punës, qëllimin, metodat e kësaj drite, që kokat të cilat janë të mbushura me shkatërrim e mosbesim ai u ka ndriçuar shpirtërat... Më shpjegoni shpëtimin e vendit tonë e të kësaj bote... Mendimet e dijetarëve islam për të tilla tema... Llojet e shikimeve për të bërë kërkesë në lidhje me drejtësinë dhe fitoret që janë bërë në tema të tilla. Shkurtimisht më shpjegoni çdo gjë në emër të këtij hizmeti (shërbimi) që bëhet. Tashmë s’dua të dëgjoj më tjetër përveç këtyre gjërave."
Po mundohesha t’i shpjegoja me paragrafe të shkurtra. Pasi dëgjonte me një dëshirë të madhe tundte kokën e thoshte:
"Po. Një formë e kujdesit të tillë që donte të shpëtonte brezat ishte armiku ynë më i madh."
Ndaj këtij pohimi të sinqertë po pyesja me habi. Përse armiku juaj më i madh ishte Bediuzzaman Said Nursi? Kur dihet që komunizmit i kishin hapur luftë shumë shoqëri dhe aksionerë. Këta në çdo rast gjindeshin në pohime të tilla duke thënë: "Komunizmin po e ndalojmë ne. Në qoftë se s’do të ishim ne në këtë vend, do të ishin futur bolshevikët". Një pjesë ju luftojnë edhe me armë. Kur dihet që nxënësit që kishin dhënë jetën në rrugë të Islamit në asnjë mënyrë s’bënin kërkesë për forcë e dhunë.
Buzëqeshja që pak më parë i ishte shpërndarë në fytyrë për momentin i ikën menjëherë dhe duke u bërë serioz thotë me një zë të trashë:
"Mësues, ju më bëtë një pyetje shumë të rëndësishme. Megjithëse e ndiej të plotë në zemrën time përgjigjen e saj, s’mundem ta sqaroj në mënyrë të hapur. S’dua të them se s’kam të dhëna rreth veprimtarisë së islamit. Jam i sigurtë se nëse i lexoj një herë këto vepra, mund të jap përgjigje më të detajuar.
Tani menjëherë të shpjegohem:
-Kur komunizmi do të futet në një shtet përdor disa taktika. Nga këto, të zhdukë varfërinë, të mos pëlqejë politikat ekonomike, e të premtojë një jetë më të mirë. Pohohet se ua marrin hakun punëtorëve. Tregohet sikur të pasurit janë shumë të këqij dhe në mënyrë absolute janë shtypës. Kurse të rinjtë, punohet për t’i mashtruar me rrugë të kënaqësisë, qejfeve dhe mosbesimit.
Nga ndikimi i gjithë këtyre duke filluar nga punëtori, nxënësi e deri tek banorët e varfër, tërhiqen rrugëve. Duke e futur qeverinë ekzistuese në gjendje të vështirë ata përgatisin një ambient dhe një taban për rrëmuja dhe kryengritje. Kështu ata në këtë pikë përfitojnë momentin dhe vendin e përshtatshëm që duhet.
Grupet që duan të dalin me dhunë përballë lëvizjes komuniste; faktikisht duke mos e ndaluar dot lëvizjen komuniste, pa dyshim me rrëmuja, sulme, vrasje e lëvizje të tilla si kryengritje, ata e fryjnë dhe e ndezin më tepër komunizmin. Kjo në fakt është një metodë që komunizmi e do, sepse në qoftë se një lëvizje të tillë e bëjnë vetëm ata që janë në anën e komunizmit, duke i dalë përpara ushtria bashkë me popullin, i shtypin menjëherë. Porse nëse kësaj lëvizjeje i shtohet dhe ngatërrohet grupi që thotë: "Po luftojmë me komunizmin"-edhe ushtria dhe populli ndahen më dysh.
Njëri mban një anë, kurse tjetri anën tjetër. Tamam siç është bërë tani. S’dihet se kush është fajtor e kush jo, sepse të dyja palët vrasin dhe nxjerrin ngatërresa. Ligji s’mund ta shohë njërin me të drejtë e tjetrin pa të drejtë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 >>>