3. Janë kafshët që janë një lloj gjallese pak më të zhvilluar se bimët dhe u shërbejnë njerëzëve. Kuajt si mjet bartjeje, kau për të lëruar tokën, lopa, delja e dhia me mish e me qumësht, lëkurë e eshtra që nga ana e Krijuesit ato tërësisht janë në shërbimin e njerëzve. Pra këto në krijim nuk kanë kurrfarë roli vetëm se secila prej tyre janë nga një krijesë që u shërben njerëzve.
4. Janë njerëzit që në këtë botë mbanin aftësi të krijojnë diçka, por edhe krijimi i tyre është aq i kufizuar që, jo të krijojë ndonjë planet apo yll ndoshta edhe në ushqimin e tyre mund të luajnë 1% rol. Kafshatën e hedhin në gojë e nuk kanë aftësi e fuqi që të ndajnë fosforin e ta çojnë në sy dhe kalciumin ta shpërndajnë nëpër kocka etj. Pra natyralistët pyeti për secilin send që është në këtë Univers duke thënë se kush i krijoi? Thonë se i ka krijuar natyra. Natyra që thonë s’ka dije është e verbër dhe e shurdhër, pra natyra është vetëm një krijesë e krijuar nga Krijuesi i Plotëfuqishëm që ka mbi njëmijë emra të bukur që quhen “Esmaul Husna”, që secili prej tyre mban nga një funksion absolut. Atëherë themi: natyra është një art-mjeshtri nuk është Mjeshtër, ajo është një krijesë nuk është Krijues. Kur e pyet natyralistin: Kush e krijoi njeriun?- Natyra. Lopën?- Natyra. Peshkun?- Natyra. Atëherë a i krijoi kozmosi ato? Pra kjo zbrazëtirë e Universit. Por po qe se thonë se secili send është bërë rastësisht, iu përgjigjëm duke thënë se si u bë rastësisht. Sepse në krijimin e secilit send që merrë pjesë në këtë botë është parapëlqyer një preçizim i madh dhe dobi efikase dhe krijuar me një logjikë e mentalitet që nuk është e mundur të krijohet më mirë se është. Le të fillojmë nga atomi më i vogël e deri në galaktikat madhështore që qarkullohen dhe shërbejnë nën urdhërin e Krijuesit të tyre. Për shembull: Një atom më i vogël si një mjeshtër i mrekullueshëm vepron në secilin send të gjithësisë. Njësoj edhe galaktikat e planetet qarkullojnë me një ekuilibrim të përsosur. Po kështu edhe rruzulli ynë madhështor sillet në dy drejtime për dobinë e krijesave që jetojnë në të, njëri sillet rreth vetes që të formohet nata që të pushojnë gjallesat dhe dita që të kontribojnë për ushqimin e tyre që jetojnë nëpër to dhe drejtimi i dytë është më interesanti që Ajo fuqi i rrotullon ata me shpejtësi 108.000 km në orë me një drejtëpeshim që të mos bëjë ndonjë aksident me planetet e tjerë duke u sjellur rreth diellit shkon e sillet vazhdimishtë më një drejtim as më shpejtë as më ngadalë as më tutje ,imagjinoje se duke marrur masë nga gjendja e tij të më parëshem mund të dijmë se pas dhjetë vjetësh sot në cilin sekond bëhet lindja e diellit po ajo sillet për t’i sjellë stinët; përsëri edhe kjo bëhet për shërbimin e gjallesave që jetojnë në të. Biologët duke konstatuar qarkullimin e tyre shkruajnë nëpër libra. Rruzulli sillet kështu e kaq sa është larg nga Jupiteri, nga planetët e tjerë e nga dielli dhe krenohen sa s’ta merr mendja. Zbulimi e konstatimi i secilës shkencë është për dobinë e njerëzve që ato që më herët duke ndihmuar shkallë-shkallë njëri-tjetrin e kanë sjellë deri këtu. Por ata nuk janë shpikësa. Ato nuk e sjellin rruzullin dhe planetët e tjerë. Ata vetëm se e kanë konstatuar lëvizjen e tyre. Ne i urojmë biologët për hulumtimin që bëjnë, por gabimi i madh i tyre është që levizjen në Gjithësi ia japin rastësisë.
 Të nderuar lexues, a nuk duhet të mendojmë ne se si sillet Toka, si ka mundësi të mos bëjë ndonjë përplasje me planete të tjerë që ekuilibrimi i tyre është aq preçiz sa që po qe se shkon pak më ngadalë do të ndeshet me ndonjë planet, njëlloj edhe po iku pak më shpejt përsëri do të bëjë ndonjë përplasje. Duke u sjellë aq shpejt nëpër ajër,  prej mijëra vjetësh e nuk bënë ndonjë gabim. Ti sille një apartament ta shohim! Më thua mua: Mos mendo që si po sillet! Unë nuk jam lopë që të mos mendoj. Unë e di se sa më tepër mendoj më tepër arrij në vendin e duhur të njerëzimit. Duhet të mendoj e të gjej mjeshtrin e saj e të them “All-llahu Ekber” (All-llahu është me i madh).
Tani për të kuptuar më mirë se çfarë është e rastësishmja do t’u jap një shembull: Çfarë na duhet për të shkruajtur një emër? Unë e kam emrin e gjatë me dhjetë germa, e lëmë atë. Ne do të marrim një emër të shkurtër të përbërë nga tri germa, për shembull: Isa.
 Tani çfarë është nevojshme për të shkruajtur këtë emër? Një dërrasë dhe një shkumës. E gjetëm dërrasën e bardhë edhe shkumësin e bardhë. A shkruhet?- Jo, nuk shkruhet. Përsëri e gjetëm të kundërtën e saj, shkumësin e zi dhe dërrasën e zezë. Përsëri nuk shkruhet, sepse ka nevojë që të jëtë dërrasa e zezë, ndërsa shkumësi i bardhë. Atëherë mund të shkruhet bile duke shkruajtur duhet të mendosh, se cila germë do të shkruhet përpara, që të mos dalë përfundimi gabim. Pra, të dashur lexues! Tani mund të mendoni vetë se meqë një emër si i Isait me tre shkronja nuk shkruhet rastësisht. Mendoni vet se si trupi i Isait krijohet vetëvetiu e rastësisht? Ai është një mrekulli që sikur edhe 50 dijetarë të mjekësisë ta hetojnë atë nga 20-30 vjet dhe shumë pak do të mundin të mësojnë në të.
Tani mbeti vetëm çështja e Evolucioneve. Megjithëse edhe filozofët e kësaj dege po besojnë se ka një Zot, por mendimi i tyre nuk zhduket për arsye se është një material i mirë për natyralizmin e ateizmin. Teoria e evolucionistëve nuk ka mundur të shkojë më tutje se një teori. Më vjen shumë keq për intelektualët shqiptarë që i besojnë kësaj çështjeje kurse shumë profesorë të Europës që moti e kanë hedhur poshtë këtë teori. Tanët nuk kanë lexuar librin që titullohet: “E gjykojmë Darvinin”. Autori i librit thotë se Darvini ka bërë një kombinim, sepse nuk është e mundur të bëhet majmuni njeri. Pra ne të gjithë e dimë se, geni i gjinisë së njeriut 23 të nënës edhe 23 të babait përbëhet 46 kromozome, kurse e majmunit mbanë 48. Evolucionistët, duke harruar që po jetojmë në një kohë kur sundon pozitivizmi, na paraqesin fosilet duke thënë se ky është i tridhjetë shekujve më parë e për më tepër kur u themi atyre se me çfarë ma vërteton, ata heshtin. Dhe del në shesh se është tradhëti.
Në fundin e librit do t’ua parashtroj emrat e profesorëve të shquar të Evropës megjithë Profesorin e famshëm Albert Ajinshtajnin në librin që titullohet: “PëR SE İ BESOJMë ALL-LLAHUT”, që është shkruajtur në Turqi. Pra në të vërtetë është për tu habitur se si mundet të mohojë intelektuali i kësaj kohe All-llahun duke parë mrekullitë e Tij në çdo send e në çdo vend.

ÇFARË U THEMI ATYRE QË THONË SE MEGJITHËSE NUK ADHUROJ POR  E  KAM ZEMRËN  E  MIRË?

Njeriu duhet të dijë se këtu ka ardhur për të dhënë provim dhe djalli dhe veset e tij të këqija nga ai nuk ndahen deri sa ta bëjnë një cop dru për xhehennem. Po t’ia shtojmë këtyre disa njerëz që janë më keq se djalli, atëherë e kupton më së miri. Njeriu nuk mundet të jetojë pa shpresë. Ai kur nuk ka mundur ta marrë arsimin e duhur dhe duke u larguar nga feja bie në devijim. Në këtë rast për t’i dhënë shpresë vetes ka nevojë të shohë dikë më keq se veten. Vetëm në këtë mënyrë mund të rehatohet pak duke thënë: Unë nuk falem por filan Hoxhë  po i bënë disa punë të këqia që unë ato s’i bëj. Unë në të vërtetë s’adhuroj, por kujt nuk i bëj keq.
 Ja pra All-llahu që njeriun e ka krijuar në formën më të bukur e si një mrekulli që s’ka mbi të, për ta lartësuar dhe për ta kënaqur në xhennet, atij ia ka dhënë mendjen dhe vullnetin që të dijë se cili është e mirë e cila e keqe. Dhe për ta provuar atij ia ka dërguar Kur’anin që të shpëtojë që të mos bëjë filozofi duke paraqitur mendime ndaj urdhërave të fesë, që të mos mashtrohet duke zgjedhur të mirën nga e keqja, të mos marrë si shembull kë të dojë ai, duke shkuar pas dëshirave e veseve, të mos thojë se unë jam më i mirë se ai. Kurse njeriu për t’u ndjerë rehat e për t’u qetësuar në gjendjet materiale duhet të shikojë ata që janë në gjendjen më të vështirë se ai. Për shembull: Në qoftë se vetë është i varfër do të mendojë gjendjen e atij që është më keq se vetë, në qoftë se i dhemb këmba dhe nuk ka këpuc e çorapë le ta mendojë se dikush nuk i ka këmbët. Por për gjendjen shpirtërore, për moral e sjellje, le të mendojë të arrijë atë që është më lartë se sa ai. Zemra e njeriut bëhet e mirë atëherë kur bën punë të mira. Të mos i bësh kujt keq është shumë mirë, edhe ky është një urdhër i All-llahut. Por a s’ke nevojë ta adhurosh Krijuesin tënd për të fituar kënaqësinë e All-llahut që të ka krijuar nga hiçi? Dhe për të plotësuar nevojat e panumërta që ke, dhe për t’u mbrojtur nga armiqtë e panumërtë dhe për të merituar begatitë përrallore dhe lumturinë në xhennet që në të nuk sosen kurrë dhe që të mos ndëshkohesh me zjarrin e xhehennemit, a nuk duhet të adhurosh Zotin tënd? Se njeriu kur nuk adhuron Krijuesin duke falur pesë kohra të namazit,ai tek All-llahu xh.sh. nuk lutet për të mirën e besimtarëve si ai që falet që lutet me lutjen urdhëruar nga vet All-llahu xh.sh.”Zoti ynë! mi fal mua gabimet edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët në ditën kur jipet llogari” dhe ai që s’adhuron i poshtron dhe ia rrëzon vlerën të gjitha qenieve. Sepse përveç disa njerëz secili send duke krijuar detyrën e tyre me vepër bëjnë adhurimin e duhur ndaj All-llahu xh.sh. dhe e vërteton Ajetin që thotë:”Nuk ka as një send që nuk madhëron (nuk bën tesb) duke ia shprehur falenderimin Atij”. Pra me këtë e kuptuat se mos adhuruesi si e kritikon secilën qenie duke mos bashkuar me ta në adhurime. Një shembul tjetër një punëtor që është duke punuar në një fabrikë, po qe se nuk i bën detyrat që ka aty, ai gjithë ditën le të thojë se unë e kam zemrën e mirë unë për padronin nuk mendoj keq, kot e ka. Jo vetëm që duke refuzuar punën e hidhëron padronin, por duke mos punuar ai i kundërvihet edhe punëtorëve të tjerë. Njësoj edhe njeriu kur nuk adhuron Zotin, ai të gjithë qeniet i poshtëron dhe i kritikon, se të gjithë qeniet e bëjnë adhurimin që i takon atyre duke kryer detyrat e tyre. Bile, përveç disa njerëz të gjithë qeniet janë duke bërë detyrën që u është dhënë atyre dhe fare pa gabim duke bërë veprat që ua ka detyruar Krijuesi vazhdojnë jetën duke bërë adhurim ndaj krijuesit të tyre edhe qelizat e shqisat e ateistëve e bëjnë detyrën e tyre, përveç veseve epshore të tyreve. Tani me këto shkrime që do tua parashtrojë më poshtë, do ta kuptoni më mirë se në të vërtetë është fjala e thatë fjala e tij që thotë: “Unë e kam zemrën e mirë”! Kurse Ibadeti (adhurimi) njeriun e bënë i kujdesshëm ndaj çdo çështje të fesë islame, adhurimi zotin e saj e ndalon duke mos lejuar të bëje filozofi ndaj çështjeve të fesë islame. Po ta pyese dikush për ndonjë çështje të besimit, ai që adhuron thotë unë nuk edi këtë çështje por pa dyshim i besoj urdhërave të All-llahut dhe të Pejgamberit, nuk bën filozofi sikur ata që nuk adhurojnë. Ai që nuk adhuron  mendon se atij i mjafton ajo që thotë unë nuk bëjë kujtë keqë. Një njeri ti mbyse 100 besimtar të pafajshëm pastaj të kthehet nga All-llahu dhe le të lutet duke thënë: “O All-llah unë shumë kam gabuar, megjithë atë jam robi ytë për mua nuk ka tjetër derë shpëtimi, kam ardhur tek dera e jote, sepse nuk kam tjetër derë, falma gabimin” megjithë se ky njeri ka bë një mëkatë shumë të madhe përsëri është besimtarë që nuk është e mundur të ndëshkohet si ai që nuk ka mbytyr kënd por thotë: Meqë nuk i shoh unë nuk i besoj ëngujve edhe shejtanit, si ka mundësi në këtë shekull të ndalohet kamata, në këtë kohë si pranohet mbulesa e grave, e tj. Me këto fjalë ky duke humbur besimin u bë një kafir që kurr asnjëherë nuk ka shans të shpëtoje nga xhehennemi dhe ka merituar torturën më të rreptë se çdo mëkatar që nuk ka mohuar ndonjë ligj të All-llahut,edhe këtë tua themi se: Këto 100 vetë që ai ika mbytyr pa fajë, megjithë se këto kanë humbur ndonjë vjetë të kësaj jetës së përkohshem, por me besimin e pafajsinë ka mundësi të shkojnë në xhennet, por filozofi materjalistë që dikënd me imponime ka bërë ateistë, atë përgjithjëmonë e ka ekzikutuar dhe e ka zhdukur jetën e tij. Me këtë shembull mund të mendoni se çfare meritojnë baballarët e filozofëve materjalistë Marksi Engjellsi e tjerë që, gjithato njerëz i kanë bërë pa besim...!!!?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>