Shkaqe të tilla si dituria, arti dhe të mësuarit, garantojnë fuqinë. Por arsyeja e drejtë nuk është vetëm kaq, prandaj nëse fuqia zë një vend në këtë fitore, vendi që zë Allahu është shumë më i madh. Kështu që muslimanët që nga pakujdesia e kanë harruar përkujtimin e Zotit, kanë rënë në humbje. Por nëse muslimanët e përkujtojnë sërish Zotin e tyre dhe e jetojnë islamin sipas kushteve të tij, e marrin sërish në dorë flamurin e fitores.

Mëshira e Zotit është e barabartë si shiu që bie në çdo vend. Nëse një pemë molle nuk ka fruta ajo sërish nuk heq dorë nga mirësitë që i vijnë nëpërmjet shiut. Edhe pema, fruti i së cilës nuk hahet dhe që nuk ka vlerën e mollës, po në sajë të shiut i ushqen frutat e saj dhe mund të marrë një formë të bukur. Ashtu edhe nëse një musliman nuk është zbukuruar me frutat e adhurimit (ibadetit) dhe nëse një besimtar i një feje tjetër ka vendosur në degët e pemës jetë fruti të tillë, nëse është gojë ëmbël me të gjithë, nëse i ndihmon të tjerët, është i pastër në moral, etj., në këtë rast besimtari i fesë tjetër fiton sukses dhe muslimani dështon. Sepse urdhërat dhe ndalesat e Allahut janë urtësi. Dhe urtësia nuk ndryshon sipas kohës, vendit dhe personave. Ai që i zbaton urdhërat e Zotit dhe largohet nga ndalesat e tij, ai del fitimtar. Kurse ai që nuk i bindet këtyre urdhërave, humbet. Mirësia e Allahut është e përgjithshme dhe kështu edhe jobesimtarët mund të përfitojnë prej saj. P.sh. ashtu siç është të falësh namaz një urdhër i Zotit, ashtu edhe shtypja atmosferike, ngritja e nivelit të ujit, energjia elektrike, etj., janë ligje të Zotit. E para është urdhër i ligjit Islam, e dyta është krijim nga Zoti. D.m.th. që adhurimet e tilla si namazi e agjërimi janë urdhëra të ligjit Islam, ose e thënë ndryshe urdhëra të vendimit ligjor... Ndërsa tek e dyta janë ligje të krijuara. Një pjese të këtyre ligjeve të krijuara i thuhen edhe “ligje natyrore”. Natyralizmi që është shfaqur në Francë është i gabuar pasi ata mohojnë ekzistencën e Krijuesit. E në të vërtetë Allahu është Ai që i ka krijuar të gjitha ligjet e natyrës.

Nëse muslimanët varen në urdhëra të tilla si namazi dhe agjërimi dhe i lënë pas dore ose i kuptojnë keq ligjet në lidhje me atomet, elektricitetin, ujin dhe tokën, numërohen sikur një pjesë të urdhërave të Zotit i kanë kryer dhe një pjesë nuk e kanë kryer. Muslimani që fal namaz vetëm me anë të kësaj veçorie është më lart nga një jomusliman. Edhe një jomusliman që i bindet ligjeve të fizikës, kimisë dhe të degëve të tjera shkencore të ngjashme me to, me anë të këtyre veçorive bëhet më i suksesshëm se një musliman. Kryesorja është që ashtu siç falim namaz dhe agjërojmë, duhet të kuptojmë edhe ligjet e fizikës dhe të kimisë dhe t’i zbatojmë ato. Ligjet e emërtuar “Dalton, Kepler, Maryot dhe Ohm” në librat e shkollave të mesme, edhe ato Zoti i ka vendosur dhe njerëzit i kanë gjetur. Ligjet e Zotit janë emërtuar me emrin e këtij apo atij njeriu. Ne i vlerësojmë shkencëtarët. Por ai që i ka vendosur të gjitha ligjet dhe gjenden në librat shkencorë, është Allahu (xh.sh.) dhe këtë sekret nuk duhet ta harrojmë. Meqë librat shkencorë të shkollave të mesme ne na përkujtojnë Cilësitë dhe Emrat e Allahut, atëherë për një musliman që fal namazin edhe leximi i këtyre librave është një adhurim.

Cilin urdhër të Zotit nuk zbatuam që ramë
në këtë gjendje?  

Ndërsa muslimanët duhet të mendojnë për të tjerët, shumica e tyre janë egoistë. Shumica mendojnë vetëm për veten, shtëpinë dhe farefisin e tyre. Shumë pak janë ato që mendojnë për fenë dhe për popullin.

është egoizëm nëse njeriu mendon dhe do vetëm veten dhe familjen e tij. Themeli i Islamit nuk është egoizmi, por është ndihma dhe mendimi i mirë për të tjerët. Unë për ty dhe ti për mua do të kujdesesh që të jetohet islami. Nëse unë mendoj për veten dhe ti për veten, atëherë do të jetojmë një jetë joislame.

Shumica pse i kryejnë adhurimet mbi bazën e egoizmit, nuk u lartësohet pallati i Islamit. Gjithashtu është e rrezikshme që mbi këtë themel të prishur të ngrenë pallatin e Islamit. Ky është edhe shkaku pse njerëzit e ulët kanë pësuar një përfundim të keq. Personat që janë të lidhur pas egoizmit, nuk kanë sukses në punët kolektive.

D.m.th. që në njerëzit jofetarë dhe jomuslimanë ka edhe egoizëm edhe josukses në punët kolektive. Si mendoni për këtë? Përfundimet e këqia të egoizmit që ekziston tek personat, janë konstante sipas historisë. Jobesimtarët që janë munduar për shekuj me rradhë, e kanë sjellë shtetin në atë gjendje që të bëhet ndihmë për to dhe me ndihmën dhe përkrahjen e shtetit kanë formuar kompani dhe me punët kolektive kanë kënaqur egon e tyre. D.m.th. që egoizmi nuk i jep rast punës kolektive. Por kompanitë i sjellin kënaqësi egos së personit.

Njerëzit e pasur i formojnë kompanitë e tyre mbi një punë që do t’i sjellë dobi dhe fitimi që vjen mbush si pasurinë edhe egon e pronarit. Kështu që egoizmi kthehet në një gjendje të dobishme.

Për këtë arsye të pasurit është mirë që të formojnë kompanitë e tyre mbi punët që i sjellin dobi dhe duhet të ekzistojë shpirti i bashkësisë në këto kompani. Çdo veprim duhet të kthehet në adhurim. Këtij ekipi ku punojnë njerëz që kuptohen me njëri-tjetrin, patjetër që do t’i jepet shpërblimi. Kështu që kjo kompani do t’i ngopë dobitë personale në një masë të caktuar dhe do ta parandalojë në një masë të madhe dëmin e egoizmit.

Shumë fetarë thonë që nuk janë të kënaqur nga jeta. Këto të gjithë janë robër të egoizmit dhe robërit (skllevërit) nuk marrin, e kur në shpirt fle egoizmi, as adhurimet nuk të japin kënaqësi.

Një nga Emrat e Zotit është edhe Samed, që do të thotë “që Zoti nuk ka nevojë për asgjë dhe çdo gjë ka nevojë për të”.

Ato që nuk ushtrohen me Esma’ul Husna (Emrat e Bukur të Allahut), nuk mund të bëhen ushtarë të Tij.

Zoti nuk ka krijuar gjë të keqe, por gjërat që ka krijuar mund të përdoren për mirë ose për keq. Ashtu si nga rrushi mund të bëhet edhe shurup edhe verë...

Në të vërtetë egoizmi është po aq i pafajshëm dhe i dobishëm sa edhe rrushi. Për shkak të egoizmit bëhet e mundur krahasimi me njëri-tjetrin. është në dorën e njeriut nëse do ta përdorë egon e tij në rrugë të dëmshme ose të dobishme. Nëse ne do të mund të garantojmë dobitë personale në punët kolektive, atëherë egoja është pozitive. Egoizmi është i dëmshëm në punët personale.

Por egoizmi në pallatin e të ndaluarës (haramit) është helmim. Egoizmi brenda vijave të lejuara (hallall), nëse merr si bazë edhe punën kolektive, bëhet shkak për lumturinë si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër...

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19