A dini çfarë mu pergjigj motra e zgjuar?!

“Po nëse vdes nesër, si më bëhet halli?!!!”

Vëllëzër e motra!

A e shihni se kur i ngrihet njeriut perdja e pakujdesisë, çfarë perla brilante mund të nxjerrë nga goja?

Kurrë të mos harrojmë se adhurimi i të rinjve është më shumë sevap se i pleqve. Megjithëse kush pendohet para se të vdesë, ai është fitimtar, përsëri do të japim llogari për tërë jetën. Vdekja, sëmundjet, fatkeqësitë, pleqëria, e vdekja po i zgjojnë njerëzit. Disa burra po fillojnë të shkojnë në xhami kur po plaken; gruaja kur po plaket po fillon të falet dhe të mbulohet mirë. Më thoni, a nuk do të kishte qenë më mirë sikur të kishin filluar të bëjnë më herët adhurimet e duhura ndaj Krijuesit të tyre?! Por ajo ikan dal nga dora e tyre. Edhe më lartë thashë shumë më tepër se pleqve të rive ua garanton sevap adhurimi i tyre dhe mbrojtja nga mëkatet.

Ngaqë gratë janë krijesa të dobëta, veçanërisht kur plaken e ndjejnë më tepër frikën e vdekjes dhe dobësinë. Gjendja e tyre e grave plaka e vërteton Hadithin e Pejgamberit a.s.m. që ka thënë: “Alejkum bi dinil acaiz” (bindjuni fesë së grave moshuara). Sigurisht Profeti Muhammed a.s.m. e ka ditur se gratë kur plaken nga frika e vdekjes mbulohen mirë. Këtë mund ta shihni duke ecur në rrugë: plaka mbulohet si duhet, reja e saj gjysëm lakuriq e mbesa si në kohra kur s’kan pasë para e roba për të mbulojn trupin.

MOTRA IME FISNIKE

Motra ime, vajza e nënës fisnike,
Ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin, si vajzë fetare,
Se femra pa to nuk vlen fare.

Vajza është caktuar për burrin e vet,
Duhet të mbrohet si letër sekret.

Ata ta hoqën formën që ke pasur
Ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Kujtoje mirë punën që po bën,
Duhet ta mendosh se ku të çon.

Veshu e mbathu si vajzë fetare,
Edhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
Se vetëm fjala fare nuk ndikon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
Se Ai të ka krijuar nga asgjë send.

O motra ime, bëhu shembullore,
Kurrë mos u përul si shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
Por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
E mbuloi që të mos mbesë vajza në faj.

Zbulimi i femrave për kohën e tashme,
është një armë e tradhëtarëve të jashtëm.

Nën maskën e kulturës, femrën e abuzojnë,
Me femrat tona keq po na pushkatërrojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
Çfarë ka qenë ndera për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
Tradhtarët të bënë një dru për xhehennemin

O motra fisnike, ke shans sa je gjallë,
Se pas vdekjes a mos ke shans ti vallë?!

O vajza besimtare e nënës fisnike,
Mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.

20.04.2000 Abdulkadiri

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>