Pastaj Xhemal hoxha tha: - Unë nuk ia dhashë më kurrë fjalën Akifit për ndonjë gjë.

SI HOXHË KA LINDUR PREJ NËNËS

Mehmet Akifi, pasi e mbaroi fakultetin për veterinari me sukses të shkëlqyer, gjeti punë menjëherë. Gjatë kohës së studimeve ai pati filluar të shkruajë edhe vjersha. Shkrimet e tij dolën menjëherë në një revistë. Mehmet Akifi, kur i mbushi 20 vjet, u shqua si me punë, ashtu edhe me poezi.

Mehmet Akifi, mes vitet 1894-1898, nëpër të gjithë gjeografinë Osmane ishte i detyruar të punonte si veteriner, si në pjesën e Evropës, në Anadoll dhe në vendet arabe.

Me vitin 1898, në muajin nëntor, u martua në Stamboll me zonjën Ismete.

Diplomën e shkollës, që e pati kryer për veterinar, e mori në vitin 1906. Me këtë rast ai filloi të punonte si mësues. Më pas, e gjithë jeta e tij shkoi duke dhënë mësim nëpër vende të ndryshme. Pra, gjatë gjithë jetës së tij, ai nuk u ngop duke u dhënë mësim nxënësve nëpër shkolla të ndryshme.

MBËSHTETJE PA MANGËSI NË LIGJIN E ALLAHUT

Mehmet Akifi kishte dëshirë të zellshme që ta jetonte jetën sipas urdhrave të All-llahut dhe që t’i shërbente popullit duke marrë pjesë dhe duke qenë pranë brengave të besimtarëve. Për këtë arsye ai nuk ia ktheu mbrapsht lutjen e mikut të tij të dashur, Z. Fetinit dhe më 1908-tën u regjistrua në një shoqatë. Kjo shoqata kishte qenë një përkrahje e “Partisë për Bashkim e Përparim për degën e shkencës”. Akifi, duke menduar se do t’u sjellë ndonjë dobi atyre, u regjistrua në të. Akifi filloi menjëherë të bëjë reforma në të. Gjatë regjistrimit, kur kishte nevojë për t’u betuar, e ai betim nuk kishte lidhje me fenë, ai e refuzoi menjëherë atë. Sepse, në atë kohë, Turqia ka pasur shumë pak njerëz si Akifi.

Mehmet Akifi nuk e pranonte betimin që ishte me ligj: “betohem në nderin tim”. Ai e dinte se ky betim nuk kishte fare vlerë. Akifi thoshte: e çfarë vlere ka betimi në nderin i ndonjërit që është i pandershëm?

Mehmet Akifi ka pasur për shumë vjet shkrime ditore në gazetën “Sebilyrreşad”. Një ditë, një deputet e çon një njeri te Mehmet Akifi që t’i thoshte që të mos i kritikonte ligjet e tyre në shkrimet e tij. Mehmet Akifi, që kishte qenë duke ngrënë bukë, hidhërohet shumë për këtë fjalë dhe i thotë atij: meqë unë e kaloj jetën thjeshtë, duke ngrënë bukën me bathë, nuk i përkëdheli ato dhe e vazhdoi jetën duke i kritikuar të padrejtët.

Si thashë edhe më parë, ai për të mirën e popullit e merrte barrën e rëndë mbi shpinën e tij. Në janarin e vitit 1914, e çuan në Egjipt, në Kajro, Loksor, Medine dhe në Damask.

Pastaj shteti e çoi me detyra më të rëndësishme, në nëntor të vitit 1914, në Berlin. Në atë kohë, armiqtë më të mëdhenj të muslimanëve, anglezët po i detyronin ushtarët muslimanë që të luftonin me gjermanët, duke iu thënë ushtarëve muslimanë se Halifatin tuaj e ka okupuar Gjermania dhe prandaj ju duhet të luftoni me gjermanët. Dhe ai u ka treguar shokëve se Gjermanët nuk jan kundra muslimaneve por Anglezët dhe shokëve ua tregon çfarë mizorish ka parë në Gjermani. Anglezët dhe Francezët si i rrihnin muslimanët me kërbaç.

Mehmet Akifi ka qenë në Gjermani bash në kohën e luftës së Çanakalesë të Turqisë. Akifi, edhe duke qenë atje, mendtë i ka pasur në luftën e Çanakalesë. Një shoku i afërt, tregon kështu për Akifin: Pranë tij ne nuk kemi guxuar ta zëmë në gojë Çanakalanë, sepse nuk ka kaluar ditë që Akifi nuk ka qarë për Çanakalanë. Për këtë arsye edhe poezitë e tij për Çanakalanë janë të pashoqe.

Në Luftën e Parë Botërore edhe austriakët ishin me ne. Bash në kohën e Luftës së Parë Botërore, Mehmet Akifi ishte ndodhur në Vjenë. Një natë Akifi, duke qenë në hotelin ku banonte, ndjeu një zhurmë. Nga çdo kishë po tingëllonin zërat e kambanave. Më pas, në sheshin ku kishte qenë Akifi fillojnë të bërtasin. Akifi del përjashta dhe e pyet njërin: a fitore, a çka u bë? I thanë se po feston gjenerali Allenby i anglezëve me ushtrinë e tij, sepse kishte fituar në Palestinë, në vendin ku kishte lindur Isau. Ai vend do të shpëtojë nga arabët dhe më aty nuk do të valëvitet flamuri i Muslimanëve, me hënë. Atë po festojnë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>