Një ditë, një prej shokëve të afër të shkollës së veterinarisë, që quhej Hasan, i tha Akifit: O vëlla! Nuk është e mundur të fitojnë shumë para ata njerëz që janë idealistë dhe mendojnë si ne. Por më tutje do të na dalë nga një kësmet dhe martohemi. Në këtë rast, po dua të bëj një marrëveshje me nënshkrim me ty: në qoftë se vdes unë, ti këqyri fëmijët e mi, po në qoftë se vdes ti, unë do t’i këqyri fëmijët e tu. Dhe menjëherë e shkruan dhe e nënshkruan marrëveshjen. Kalon koha dhe Akifi dhe Hasani martohen. Akifit i bëhen katër fëmijë, ndërsa shokut tre fëmijë. Hasanit i vjen çasti i vdekjes dhe gruaja e Hasanit, që ka mbetur e vejë, mërzitet shumë. Si do të kalojë, me çka do t’i ushqejë fëmijët? Akifi shkon me vrap dhe i thotë: oj motra ime, mos u mërzit hiç, se unë do t’i këqyri fëmijët e tu.

Poezia e tij e mëposhtme tregon se Akifi nuk ka qenë egoist, por se ai ka jetuar duke bërë sakrifica superiore.

“Kur e shoh një plagë të përgjakur, më kallet zemra, Nuk ka nevojë ta di se kush është dhe çfarë ngjyre ka. Më thonë mos u intereso, unë s’mund të mos interesohem, Për këtë nuk ka dallim, ha goditje, ndoshta shkeli apo shkelem.”

Një shoku i tij tregon dhe thotë: Një ditë kam shkuar te Akifi. Çka të shoh: po vrapojnë e po luajnë shtatë fëmijë. Unë i bërtita njërit. Akifit i erdhi keq po nuk më tregoi se ai fëmijë ishte i shokut të tij që kishte vdekur. Më pas e mora vesh se ai fëmijë ishte i shokut të tij, i Hasanit.

Mehmet Akifi nuk ka qenë njeri i trashë por ka qenë shumë i hollë, sepse ai ishte Mehmet Akif.

Në kulmin e virtyteve më të larta të moralit.

Jeton për fjalën e tij. Jeton me fjalën e tij. Ai vetë ka qenë një fjalë që s’mohohet.

Për këtë, ai kur e ka dhënë fjalën, e ka mbajtur patjetër fjalën, pa asnjë dredhë . Kurrë, asnjëherë, nuk ka folur ndonjë fjalë që ka pasur dy kuptime. Shoku i tij, Mit’hat Xhemali, për të ka thënë kështu: Kuptimet e fjalëve të Mehmet Akifit kanë qenë një, edhe ngjyra e fjalëve ka qenë një. “Ngjyrat e fjalëve kanë qenë të shkruara me ngjyrë të trashë që të mos lexohen gabim. Asnjëherë nuk e ka thënë fjalën: “Kështu është afërsisht”, sepse për atë kjo ka qenë një rrenë. Në qoftë se atij i kishe dhënë fjalën që të shkoje te donje shok i tij, nuk ka qenë e mundur të shkoje me vonese atëherë ke gabuar së tepërmi. Një gjë e tillë ishte kundër moralit të tij. Për këtë ai hidhërohej. Morali i tij e detyronte atë të vepronte ashtu.

Mit’hat Xhemali vazhdon: Në vitet e parë të konstitucionalizmit, një ditë xhumaje, pati rënë borë deri në lartësinë e trupit të njeriut.
Rrugët dhe mjetet nuk punonin. Thashë vete: Megjithëse Akifi pati thënë se do të vinte, por në këtë situatë ma merr mendja se nuk vjen. Kur pashë Akifi erdhi. Mustaqet e tij ishin bërë akull. U habita se si erdhi.

I thashë: A kaq, a?

Më tha: Pa dyshim, se ekam dhënë fjalën.

Mithat Xhemali i tha: U habita nga veprat e tua. Dhe e pyeta Akifin: A kaq e papranueshme qenka që t’ia japësh fjalën shokut dhe të mos mund ta mbash dot? Dhe vazhdova i thashë: Në qoftë se fjala që jepet qenka aq e pa shndërrueshme, mua më lejo që të mos bëhem si ti. Më tha: - Bëj çfarë të duash. Unë jam i tillë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>