Ekziston edhe një botë tjetër  

Ka një botë tjetër ku vezët që vendosen nën makinën klloçkë, pas 21 ditësh prej tyre dalin rosakë dhe zogj pule, rosakët e vegjël menjëherë sa po të futen në ujë fillojnë të notojnë. E teksa pula nuk di të notojë, rosakët e vegjël notojnë për bukuri, e tregon që ka edhe një botë tjetër në të cilën rosakët kanë mësuar të notojnë. Ato me të dalë nga veza menjëherë fillojnë të notojnë. Ka edhe një botë tjetër që vezën kur e fotografojnë me apatura të veçanta shihet se kjo ka një formë që i përngjason hartës. Në qoftë se duke e tundur vezën e prishim këtë formë atëherë nga kjo vezë nuk del zog, nëse kjo formë nuk prishet atëherë del zogu. Zoti që e ka vendosur zogun e vogël brenda vezës dhe e ka pajisur atë me sqep, me pendë, me këmbë dhe me të gjitha organet e tjera, në një cep të padukshëm të botës së dukshme ka krijuar edhe botën tjetër. Njeriut të vdekur meqenëse i ndryshojnë frekuencat e syrit, ai mund të shohë botën tjetër. Edhe përtej pamjes që shohim në frekuenca të caktuara, ka plot gjëra të tjera që ne nuk mund t’i shohim, ndër këto më e rëndësishmja është bota tjetër, ëngjëjt (melekët) dhe levhi mahfudh (aty ku është e regjistruar çdo gjë tek Zoti).

Ka një botë tjetër ku bleta që del nga hojet shkon duke fluturuar me qindra metra. E gjen lulen si ta kishte vendosur vetë me dorën e vet dhe merr prej saj pjesët që duhet të marrë duke shkuar për të prodhuar mjaltin. Në njërën anë kemi dijetarët dhe filozofët e shekullit tonë që nuk mund ta prodhojnë dot mjaltin që bën ajo, po ashtu në anën tjetër kjo bletë që megjithëse nuk di gjeometri, i bën hojet në formë gjashtëkëndëshash dhe me thellësi të barabartë. Sot njerëzit e mençur që kanë studiuar gjeometri nuk mund të vizatojnë dot gjashtëkëndësha të barabartë pa mjetet e duhura. D.m.th. që bleta qenka arsimuar në një botë tjetër, është frymëzuar dhe ka ardhur e i ka zbatuar këtu dijet e saj.

Foleja e çdo zogu është e ndryshme. E ndërsa bilbili e ndërton folenë e tij në formë çorapi, qukapiku e ndërton folenë në zgavrat e pemëve. Kështu që inxhinierët e ndërtimit do ta pranojnë se kafshët që ndërtojnë fole, janë artizanë dhe kështu do ta besojnë botën tjetër. Sepse kafshët nuk kanë ardhur në këtë botë për tjetër gjë veçse për të kryer atë çka dinë dhe për të vërtetuar ekzistencën e një bote tjetër.

Krimbi i mëndafshit që thur fijen e mëndafshtë, peshqit që i vendosin vezët e tyre në dete të tjera, merimanga që e thur rrjetën e saj për të garantuar ushqimin dhe bretkosat që e shtojnë llojin e tyre me dhjetëra mijëra vezë, banojnë në këtë gjithësi që Allahu (xh.sh.) e ka krijuar me aq përsosmëri dhe ua ka përshtatur gjendjeve dhe jetëve të tyre.

Patjetër që ekziston një botë tjetër që nëpër ëndërra shëtisim këmbëzbathur dhe punojmë pa lëvizur duart. Shikojmë pa i hapur sytë dhe jetojmë një jetë të gjatë në një kohë fare të shkurtër. Flasim pa e hapur gojën dhe e shijojmë ushqimin pa ngrënë. Dhe sërish në ëndërra gëzohemi ose frikësohemi. Bile edhe na realizohet një pjesë e ëndërrave tona në një farë kohe të caktuar. D.m.th. që ka një botë tjetër që ndërsa trupi ynë është në shtrat, ne shëtisim me shpirtin tonë dhe jetojmë në një jetë të ngjashme me jetën e botës tjetër. Ka një botë tjetër ku atje rreshtohen ngjarjet dhe në këto na tregohen me anë të ëndërrave dhe pas një farë kohe të njëjtat ngjarje dalin siç i kemi parë në ëndërra. Zoti e fsheh pemën brenda një fare të një bote tjetër dhe kur të vijë koha ato i nxjerr në sipërfaqe. Ka një botë tjetër që në flokët e borës që bien, shikohen forma si dantellë. Në barkun e nënës, përgatitet një foshnjë si dritë dhe pastaj vjen në këtë botë. Nga gjiri i nënës del ushqimi më i pastër siç është qumështi.

Thonë që llogaria që bëhet në shtëpi nuk përshtatet me atë të pazarit. Një pjesë e ngjarjeve ne na nxjerrin jashtë dëshirës sonë dhe meqë në ngjarjet jashtë dëshirës shihet një rregull i përkryer, kuptohet që gjendjet e rastësishme janë plane që pasqyrohen nga një botë tjetër në botën tonë.

Ai që ne na ka dhuruar dëshirën, jashtë dëshirës sonë vë në lëvizje shumë nga organet tona dhe po jashtë dëshirës tonë i jep jetës tonë forma të ndryshme. Për këtë arsye thuhet, “E nesërmja nuk dihet”. Zoti e di atë që për ne është e fshehtë dhe për këtë arsye realizohet një pjesë e ëndërrave.

Ka shumë gjëra që njeriu nuk i di. Por Krijuesi i çdo gjëje ka dijeni për çdo gjë. “I Dituri” është një prej cilësive të Allahut. Zoti që ka krijuar trurin tonë, nga dituria e Tij na ka dhuruar edhe neve një pjesë. Ajo që njerëzit nuk e shikojnë dhe nuk kanë dituri rreth saj, nuk mund të jetë pronë e mosekzistencës. Ai që nuk beson në ekzistencën e botës tjetër, e mohon shpirtin dhe bëhet shpallës i injorancës dhe i padijes.

a

 Zoti që i ka rënditur dhe sistemuar organet e brendshme të këlyshëve të kafshëve, i ka bërë nënat e tyre shërbyese të këtyre këlyshëve. Asnjë ujk nuk e ha këlyshin e vet. Po ashtu edhe një luan i uritur, me sy të skuqur kërkon prehën e tij dhe këlyshin që ka pranë nuk e ha dhe kur është nevoja fut jetën e vet në rrezik që atë të mos e hanë kafshët e tjera. Zoti të gjitha nënave u ka dhënë një dhembshuri të tillë që ato ndjehen gjithmonë të kënaqura duke u shërbyer fëmijëve të tyre. Nëna që nuk ngrihet për të falur namazin e sabahut, ngrihet dy-tri herë natën për fëmijën e saj dhe asnjëherë “uf” bile nuk thotë.

Sikur të mblidhet dhembshuria e të gjithë nënave para dhembshurisë së Allahut është si një pikë uji në oqean. Allahu është Ai që u ka falur nënave dhembshuri dhe Ai është Ai që i ka krijuar foshnjat.

Zoti dërgon re nga qielli si mirësi për bimët që kanë mbetur të etura dhe që u janë vyshkur gjethet... Zoti është ai që i rrit foshnjat me mëshirën e nënave dhe u dërgon atyre të mira nga thesare të fshehta... Zoti që ka krijuar të mirat nga toka dhe nga uji, a është e mundur që të mos e krijojë botën tjetër? A është e mundur që Zoti që u ka dhuruar mëshirën nënave, të na ndajë përgjithmonë nga të dashurit tanë dhe të na zhdukë?

Zoti ynë Mishërues që u ka dhuruar mëshirë nënave tona, për t’i dhuruar besimtarëve një botë më të bukur, u jep atyre biletën e vdekjes dhe i fton ata në pallatin e ahiretit (botës tjetër).

Zoti i Madhërueshëm që e ka krijuar botën si një tryezë gostie, i fton falenderuesit në kopshtet e parajsës për t’i dhuruar këto të mira.

Sërish Zoti i Gjithëfuqishëm që e ka krijuar botën si një farmaci, i fton besimtarët e sëmurë në botën tjetër ku nuk ka sëmundje.

Brenda ndjenjës së dashurisë, besimtarët që e provojnë shijen e dashurisë për Zotin dhe për njerëzit e dashur të Tij, duke filluar që me Hz. Muhammedin (a.s.) dhe pastaj me të gjithë profetët me rradhë, me sahabët (shokët e profetit), imamët, njerëzit e ditur etj.. E presin biletën e vdekjes me fjalët “bashkohuni me të dashurit tuaj”.

Zoti i shpërblen me parajsë ata që i vënë në punë organet e tyre sipas një sistemi të lejuar.

Për të krijuar fijet e furçës së dhëmbëve ndërtohen fabrika të mëdha. Po shikoni me kujdes fuqinë e Zotit që mbi kokën tonë në qelizat e fijeve të flokut që janë sa një majë gjilpëre ka krijuar flokët tanë. Zoti që ka krijuar flokët tanë, ka krijuar edhe botën tjetër, e ai që mbaron punë në këtë botë shpërngulet për në botën tjetër. Zoti që ka krijuar trurin tonë që bën punët më të çmueshme, ka krijuar edhe botën tjetër për të parë nëse trurin e kemi përdorur në punë të mira apo të këqija dhe për të gjykuar këtë e fton njeriun në botën tjetër.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>