Njësoj, edhe kësaj mrekullie të pashoqe, përmbledhjes dhe frutit të Universit, pra njeriut, ligj mund t'i formojë vetëm Ai që atë ka mundur ta nxjerrë në dritë prej një qelize të vogël, të cilën Ai Allah, duke e kaluar në embrione të shumëllojshme ka mundur ta shumëzojë aq sa tek njeriu ekziston elemente shumë interesante.

Shikoni këtë pjesë që kemi marrë nga Libri Thomas’it i Amerikës që kërkon Allahun, në të kështu thotë:

“Shikoni çfarë shifre mban njeriu që është hulumtuar dhe deklaruar në "Cracking the Code of Life: genom",të NOVA's (po e zgjidhim kodin e jetës: genomin). Në një emision thotë: "Po qe se përpiqemi të shkruajmë shifrat e njeriut, që janë përmbledhur në një genom, librin e jetës duhet t'i shkruajmë 60 fjalë në minutë dhe 8 orë në ditë. Pra, shifrat e njeriut mund të shkruhen në periudhën prej 50 viteve. Po qe se i ngjesim njëri me tjetrin kodet e ADN-së të njeriut, atehere na duhet nga rruzulli e deri në diell të shkojmë dhe të kthehemi prap, 600 herë. Nga rruzulli tokësor e deri në Diell, ka 150.000.000 km...Apo shihni çfarë mrekullie na ka krijuar Allahu xh.sh.?! Pra, këtë njeri si ka mundësi t'ia mbeshesh natyrës së pa mend!”

Këtë mund ta kuptoni më mirë kur paraqiteni në adresën:

http://www.pbs.org/ëgbh/nova/genome/facts.html.

Me këtë besoj se e kuptuat që ligj për njeriun mund të krijojë vetëm Ai që e ka krijuar atë.

 
DETYRAT KRYESORE GJINISË FEMËRORE

     Të nderuar vëllezër dhe motra! Njeriu vlerësohet nga çfarë ka mundur të fusë në kokë gjatë jetës së tij. Të presësh prej tij ndonjë gjë tjetër është absurde. Kështu njerëzit që po jetojnë nën gjykimin e laicizmit, ata nuk kanë pasur mundësi të marrin edukimin e duhur shpirtrore. Kjo ne na tregon se megjithëse secili krenohet dhe jeton me shpresë se dituria e tij është reale. Por mjerisht njerëzit që kan marur edukimin nga shkollat që po japin arsimin e këtyre sistemeve, pra kulturën e materializmit, nuk kanë mundësi të kënaqen dhe të jetojnë jetën e lumtur. Në këtë rast meqë njeriu nuk përbëhet vetëm nga shqisat materiale, shqisat e tij shpirtërore nuk do të mund të ngopen me të dukshmen. Ma tregoni cili sistem i materializmit mund të plotësojë dëshirën që e njeriut që ai nuk don të vdese?! Cili mohues, me cilën fjalë, mund të qetësojë njeriun në çastin e vdekjes kur njeriu ndahet nga dashamirët e të afërmit?!

Përshembull, njeriut i ikën rinia si pa e pritur e pa e kujtuar. Do të soset edhe jeta e njeriut duke mos e ditur çastin kur do të mbarojë. Sekondat, minutat, orët, ditët, javët, dhe muajt janë sharrë me dhëmbë të ndryshëm që janë duke prerë moshën e njeriut, duke hequr çdo ditë nga mosha si fletet që hiqen nga një fletë nga kalendari, veç kur sheh se u mbarua stiva e vëllimeve të kalendarit. Duke u nisur nga kjo do ta kuptojmë se çdo njeri, veçanërisht gjinia femërore, duhet të mësojnë realitetin me argumente të pamohueshme, se një ditë patjetër do të ikin nga kjo jetë e përkohshme. Përkundrazi, si secilit njeri edhe atyre, moskujdesja për ringjalljen u kushton shumë shtrenjtë.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nisur nga kjo arsye që radhitëm më lart, unë po vazhdoj të punoj në dobinë e të dy palëve, të meshkujve dhe të femrave. Por t’ju them drejtën gjinia femrore në këtë kohë më dhimbset më tepër, se kanë marrë shumë plagë dhe me imponimet e armiqve ato u shpërdoruan së tepërmi. Mendimi im është se, këto fjalë që po ua rradhis motrave tona nga studimet e provat që kam mundur të marr në këtë moshën e gjatë të shtatëdhjetë viteve të mia, këtë libër le t’i lexojnë edhe babai, burri dhe vëllai i tyre sepse mbrojtja e nderit për ne shqiptarët është çështja më e rëndësishme në ditën e sotme. Sepse duhet ta dimë se për çdo njeri veçanërisht për gjininë femrore mosdija është shkatërrim. Dimë se për të krijuar diçka normale, duhet të kemi eksperiencë. Tani më tregoni se si mund të mbrojnë moralin pa pasur dijeni, motrat e nuset tona që janë nderi dhe sedra e popullit?! Si mund të përgatiten për atë ditë që patjetër do ta japin shpirt, kur siç e dini edhe vetë, ato as nga prindërit e as nga mësuesi nuk kanë mundur të marrin ndopak dijeni shpirtërore?

Porse patjetër do të vijë dita që secili do të hyje në varr. Aty nëpunësat e detyruar, pra melekët të thonë: “Bëhu gati për shpërblimin apo ndëshkimin e punëve që ke merituar në këtë botë!”

Pra në këtë rast, a s’ka nevojë të dimë se ku do të shkojmë?! Kur të ikim nga kjo e përkohshmja jetë, të ikim me shpresë. Duke kthyer kokën pas, të shohim veprat të mira që i kemi bërë urdhëruar nga All-llahu që na ka krijuar nga asgjëja.
Pra për këtë, mendoj se motrat e nuset tona kanë shumë nevojë t’i mësojnë nevojat parësore, që kur ikin nga kjo botë të dinë se për çfarë kanë ardhur këtu dhe të bëhen gati që ta mbyllin portën e kësaj bote me shpresë, e jo si tjerët nga mosdija të mashtrohen prej intrigave dhe armiqve të shumëllojshëm që i sulmojnë nga çdo anë? A është e mundur që ato të shpëtojnë me një fytyrë të bardhë duke mos ditur se a është vdekja një zhdukje apo një çlirim? Kur motrat e tona t’i mësojnë mirë këto çështje, atëherë a ka mundësi të mashtrohen dhe të braktisin veprat serioze, që me Kur’anin famëlartë i ka urdhëruar atyre Krijuesi i tyre që ka në dorë çdo send?!

FEMRA ËSHTË NDERI DHE SEDRA E POPULLIT

All-llahu ne shqiptarëve na ka parashtruar gjithë këto mirësi. Me ç’mendje nuset dhe vajzat e tona që pa u thelluar fare se çfarë dëmi po i bëjnë vetes, dalin me veshje të pahijshme?! Me ç’fytyrë do t’u dalin para në jetën tjetër gjyshërve të tyre, që duke luftuar me armiqtë kanë dhënë shpirt për të mbrojtur nderin e namuzin e bijave dhe nuseve të tyre.?!!

Në jetën tjetrën gjyshërit, këtyre mbesave a nuk do t'i thonë:"O mbesat e tona! A për këtë gjendjen tuaj të pahijshme luftuam dhe dhamë shpirt ne? A këto pritëm ne nga ju?!"

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>