-Aaa, është vepra e Namik Kemalit të famshëm – i thotë Akifi. - Është libër shumë i mirë. Vendin Çamllëxha e sqaron aq mirë sa që të habit. Para tij, as një shkrimtar nuk ka mundur ta sqarojë Çamllëxhanë si ai.

Profesori i kthehet nipit të vet, Ahmedit, dhe i thotë: -Përse e shpife shokun tënd? Ai nuk qenka vagabond si ti.

Pastaj kthehet nga Akifi, e uron, e përqafon dhe e puth. Edukimi familjar me të cilin ishte rritur Mehmet Akifi dhe shkalla në të cilën ai kishte arritur është një simbol i paarritshëm për të rinjtë tanë. As varfëria, e asnjë vështirësi tjetër, nuk kishte mundur ta pengonte atë nga studimi.

“Njëherë, një kopshtar e kishte sharë pa të drejtë shumë rëndë Mehmet Akifin dhe ai ishte kthyer dhe e kishte rrahur kopshtarin. Më pas Akifi ulet në një gur dhe fillon të qajë duke thënë vetes: -Ah, si u mashtrova dhe iu nënshtrova veseve dhe nuk munda të duroj dhe të vazhdoja rrugën time duke thënë i vetes: nuk ulem në nivelin e cilitdo.

Pas ditëve të rinisë, poeti Akif, trupit të tij fizik ka mund t’i dalë zot me forcën e tij shpirtërore.

Akifi thoshte vazhdimisht: “Njeriu duhet të dijë dy sende në jetën e tij: Kufirin e dijes së tij dhe llogaritjen të ardhurave… Unë e kam ditur kufirin tim, e kam ditur se sa vlej dhe kurrë nuk e kam kaluar kufirin, por kufirit të të ardhurave nuk kam mundur t’i dal zot.” Akifi e ka ditur se ku duhet të flasë dhe ku duhet të heshtë. Ai ka zotëruar vazhdimisht një princip superior. Këtë e ka sqaruar më së miri me modestinë e tij. Kur erdhi dita, duke ditur vlerën e tij, e la edhe pehlivanllëkun. Por nga buyaria qe atij ekishte besimi ne fenë İslame nuk ka mund t,i dale zot të ardhurave.

MEHMET AKIFI NË ATDHEUN E BABËS SË TIJ


Në Pej: Akrabatë e Mehmet Akifit Akifi e priste me mall ditën që të shkonte dhe të vizitonte atdheun e babës së tij, Pejën e Kosovës. Kur e përfundoi shkollën e veterinarisë, mblodhi pak pare dhe mori rrugën për në Pejë dhe në Shushicë, ku kishte të afërmit të sojit të tij, dhe atje qëndroi dy vjet.

Në atdheun e tij, njëri me të cilin Akifi kishte afërsi gjaku, i thotë Akifit se kur do ta merrte edhe atë në Stamboll. Akifi i tha atij se ai tash e kishte kryer shkollën dhe se dëshironte të hynte njëherë në punë dhe të mblidhte pak pare, dhe i premtoi se me lejen e Allahut do ta merrte në Stamboll.

Ai u kthye në Stamboll, por nuk kishte pasur mundësi ta merrte të afërmin e tij me vete. Pas kësaj ai na tregon se çfarë ndodhie ka përjetuar.

Thotë Akifi: Një ditë kisha rënë të flija në shtëpi dhe pashë në ëndërr se ka ardhur një letër prej vëllait të Pejës, që i pata premtuar se do ta merrja në Stamboll. Në letër ai po më shkruante se deri tani nuk kishte mundur të merrte ndonjë lajm prej meje dhe më pyeste se kur do ta merrja në Stamboll.

Në atë moment trokiti dera e jashtme e shtëpisë. U zgjova dhe çka të shihja. Postieri me një letër nga Peja. E hapa letrën dhe çka të shihja. Jam habitur, ishte e njëjta letër që pata parë në ëndërr.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>