FYTYRA JONË

Një marangozit të thuash, po ta paguj sa të duash të më krijosh 1000 deri që  të mos ngjasojnë njëra me tjetrin. Megjithë se dyert jan afër 1 x 2 m. Çfare mendoni nga marangozi a dotë keni mundësi të mirrni përgjigjen pozitiv? Jo vëlla jo!
          Kurse fytyrat e njerëzve nuk ngjasojnë njëra me tjetrën. Edhe sikur të krahasonim fytyrat e të gjithë njerëzve që kanë ekzistuar në të kaluarën, që ekzistojnë sot dhe që do të ekzistojnë në të ardhmen, kurrë nuk do t’i gjenim dy fytyra të njëjta.  Në fytyrën e secilit njeri ka dy sy, një gojë dhe një hundë. Pra, megjithëse, nga njëra anë, fytyrat e njerëzve përngjajnë, në anën tjetër ato nuk përngjajnë. Lind pyetja: Fytyrës, që është sa një shuplakë dore, kush ia dha këto miliona e miliarde forma?!

        Po vëllezër dhe motra! All-llahu, për arsye se e sheh përnjëherë të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen, ka vendosur në fytyrat e njerëzve një vulë të veçantë, që ata të njihen dhe të mos ngatërrohen me njëri tjetrin. Atë person që del para teje, ti e njeh menjëherë. Bile, Zoti edhe në zërat e njerëzve ka vendosur një vulë të veçantë.

        Po ashtu, njëlloj, është edhe kur shkojmë diku. Akoma pa hyrë brenda, na shohin fytyrën te dera e pastaj na pranojnë në shtëpi. Nëse njerëzit do të ishin të ngjashëm me njëri-tjetrin, atëherë ku do ta dinte burri se cila është gruaja e tij dhe ku do ta dinte gruaja se cili është burri i saj.        
       
       Edhe çelësat, që i kanë krijuar njerëzit, janë të tillë. Çelësat e dyerve, në  dukje, përngjajnë, por secili hap vetëm një derë të caktuar. Por numri i çelësëve që dalojn njëra prej tjetrit po vazhdonte deri 26000 pastaj po përshtateshin njëra me tjetrin.

        Në Kur’anin Famëlartë All-llahu xh.sh. e ka urdhëruar kurorëzimin. Ai i ka krijuar fytyrat tona me vula të ndryshme në mënyrë që burrat t’i dallojnë gratë e tyre dhe që të dallohen edhe ndërmjet vete. Po ashtu, pamja  e ndryshme e fytyrave tona vlen edhe për ndarjen e trashëgimisë, në mënyrë që të dihet dhe të mos ngatërrohet se kujt i përket malli.

         Në këtë mënyrë, Kur’ani dhe fiziologjia kompletohen. Librat e shkollës na tregojnë për universin të cilin e ka krijuar All-llahu xh.sh.. Kuptohet se shkolla dhe xhamia janë dy pjesë të të njëjtit komplet. Por, mjerisht, mohuesit e kanë ndarë fenë nga shkenca.

RRUAZAT E BARDHA

Në dorën e motrës sime, Hatixhes, hyri një ferrë. Ajo, prej dhimbjes, nuk guxoi ta nxirrte ferrën. Në këtë rast, pasi kaloi pak kohë, trupi filloi të japë alarmin: “hajdeni, më shpejt, se trupi do të shkoje teposhtë dhe bëjini derman”. Momentalisht, miliona rruaza të bardha u mobilizuan dhe i thanë njëra-tjetrës: -“Sulmoni” që të mos shpërndahen mikrobet nga vendi ku ka hyrë ferra. se e ngrata do ta marrë teposhtën.

       Ja, për ta shëndoshur plagën, shumë rruaza të bardhë vdesin duke luftuar mbledhjen e qelbit. Por, prapë lufta nuk ndërpritet. Në njërën anë mikrobet, në anën tjetër rruazat e bardha. Prapë dhimbja e motrës nuk ndalet. Morëm një gjilpërë, e pastruam majën dhe e shpërthyem plagën që të rrjedhë qelbi. Qelbi doli dhe motrës iu ndal dhimbja.

          Mjerë për ata që nuk i besojnë All-llahut, i Cili këto funksione  interesante ia ka dhënë një rruaze të vogël sa maja e gjilpërës, që nuk ka as sy, as mend, e cila i kryen këto vepra interesante. Po ne, a nuk duhet të mendojmë se kush i mësoi ato? Kush është kryekomandanti i këtyre elementeve?

          O njeri! A më tregon se fuqia e kujt po të shtrin ty në tokë, nëpërmjet një mikrobi të vogël, të cilin mezi e sheh edhe me mikroskop? Kush është aq i fortë që, nëpërmjet rruazave të vogla sa mikrobi, të mbron ty përsëri?

 Disa vjet më parë pashë qimet e krahut tim dhe vërejta se nuk po rriten. E mata njërën prej tyre. Ishte 17 mm. E preva atë dhe fillova ta vëzhgoj. Pashë se gjatë një javë nuk pati ndryshime. Pastaj qelizave të qimes u erdhën mentë, i telefonuan zorrëve dhe u thanë:

“Ky njeri e kishte humbur mendjen dhe e preu qimen. Dërgoni shpejt ushqim se do ta krijojmë qimen. “Një ditë, kur i pashë ushqimet që kam ngrënë, thashë: “O All-llah! A prej këtyre Ti do ta krijosh qimen?”              

Mendova se brenda trupit tim ishin  radhitur, njëra pas tjetrës, shumë fabrika! Asi fabrika që po krijojnë vetvetiu edhe fabrika të tjera. Pra, po krijojnë dhe po përmirësojnë. Ushqimet, pa pasur ne dijeni, ndahen në zorrët tona. Ato që janë të dobishme shpërndahen nëpër trup, ato që nuk vlejnë nxirren jashtë. Brendësia jonë punon si të jetë plot me laboratorë e me kimistë.

         Ja makineritë filluan të punojnë në trup. Rruazat e kuqe filluan ta marrin ushqimin dhe pa u rrëzuar, pa bërë ndonjë aksident dhe pa e ngatërruar rrugën, e çuan ushqimin tek qelizat e qimeve. Qimet filluan të rriten e të rriten. Pas disa muajsh, kur i mata, ishin zgjatur prapë 17 mm. E kuptova se qimen e bëri qeliza e qimeve, por u habita pse zgjatja e qimes u ndal pikërisht kur arriti gjatësinë 17mm?

        O njeri! All-llahu po interesohet edhe për qimet e tua. E çfarë mund të fshehësh prej Tij? Ti ndërton fabrika madhështore dhe blen makineri të shtrenjta për të prodhuar qimet e furçave të dhëmbëve. Disa mjekë të pafat nuk po mundin ta shohin Krijuesin e fabrikës së qimeve të njeriut dhe ato vepra ia atribuojnë rastësisë apo natyrës.

O All-llah i madhëruar! Prej çfarë sendeve, çfarë mrekulli po krijon! Në trupin e njeriut ke hapur punëtorinë. Në të ke vendosur makineritë, laboratorët, mjeshtrit dhe punëtorët. Ne duhet t’i përkulemi dhe t’i bëjmë sexhde Madhërisë Tënde.    

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>