Besimtarët kur janë në gjendje të shëndoshë e falenderojnë Allahun dhe kur janë të sëmurë nuk ankohen. Sepse ata e dinë se kush është Ai që na i jep sëmundjet, prandaj edhe kur janë të sëmurë sërish e falenderojnë Zotin e tyre.

Ushtria e rruazave të kuqe është një ushtri e tillë që këto ushtarë pa mendje dhe pa dije, e dinë shumë mirë vendin se ku do të shkojnë dhe i kryejnë punët në një përsosmëri marramendëse. P.sh. po të matni gjatësinë e qimes së vetullës dhe pastaj ta hiqni të tërë vetullën, qelizat e qimeve të vetullës suaj menjëherë do t’i “telefonojnë” zorrëve: “Ky njeri është hutuar dhe ka hequr të tërë vetullën. Sillini ushqim.”

Një pjesë e ushqimeve u ngarkohet rruazave të kuqe, pastaj ata urdhërohen: “Këto dërgojini drejt e në vetullën e djathtë”. E ndërsa vetulla e majtë nuk rritet, vetulla e djathtë të cilën e kishim hequr fillon dalëngadalë të rritet. Rritet e rritet dhe kur arrin gjatësinë e mëparshme ndalon.

Mendoni ushqimin që vjen nga zorrët për tek vetulla... dhe mendoni që qelizat e vogla të qimeve sa një majë gjilpëre, krijojnë një vepër arti të mrekullueshme si vetulla... Pastaj mendoni që këto qime rriten deri në gjatësinë e mëparshme të vetullës dhe më pas ndalojnë e nuk rriten më... E gjithë kjo është meritë e rruazave të kuqe, e natyrës apo është rastësi?

Aty ku çdo gjë është simetrike dhe e matur në një mënyrë të përsosur, nuk mund të jetë rastësi. Zoti i Plotëfuqishëm që është përballë nesh, është Sunduesi i Vërtetë i trupit tonë. Zoti Sundues i trupit tonë edhe neve na jep përjetësi nga emri i tij “Baki” (i Përjetshëm) dhe na bën të mundur një jetë të përjetshme.

Le të vijmë tani tek rruazat e bardha. Ato janë një ushtri krejt tjetër dhe shumë e fuqishme. Ashtu si në ushtrinë e çdo vendi detyra për të njohur armikun dhe për të dhënë urdhërin për luftë i bie gjeneralëve, ashtu edhe rruazat e bardha pasi e njohin armikun mikrob, japin urdhërin për sulm dhe luftojnë kundrejt tij. Le të themi që duke prerë thonjtë premë pa dashje një pjesë të vogël lëkure dhe aty u grumbulluan mikrobe. Rruazat e bardha duke i njohur mikrobet rreth thonjëve që duan të hyjnë në trupin tonë, menjëherë hidhen në sulm kundrejt tyre. Por armiku i fuqishëm i vret rruazat e bardha dhe nga këto rruaza të vdekura bëhet qelb. Zoti Sunduesi ynë i Vërtetë, ka vendosur alarme në çdo vend të trupit tonë. Vendi që ka mbledhur qelb fillon të na djegë e të na dhembë. Kështu kuptojmë që “ka luftë”. Atëherë edhe ne marrim pjesë në luftë dhe duke e mjekuar plagën me ilaçe i vrasim mikrobet. Kështu mbaroi dhe lufta e rruazave të bardha.

Zoti i Cili kundrejt mikrobeve, pra armikut më të madh dhe më të dëmshëm të shëndetit tonë, ka krijuar të ashtuquajturat rruazat e bardha, ushtrinë e gjallesave me një madhësi më të vogël se maja e gjilpërës dhe nëpërmjet tyre na ka mundësuar një jetë të shëndetshme, a nuk mund të na bëjë të mundur edhe jetën në botën tjetër? Një shokut tim i ishte qelbur veshka dhe ndiente dhimbje therëse dhe temperaturë. Çdo të thotë kjo? Ai që e ka krijuar veshkën tonë i del për zot asaj. Duke i vënë në punë sistemet e alarmit ne na paralajmëron për sëmundjen. Dhe ne menjëherë shkojmë tek mjeku dhe kërkojmë mjekimin e nevojshëm.

Le të themi që mjeku ka dhënë një diagnozë të gabuar, na thotë për mjekimin e mëlçisë dhe ne fillojmë mjekimin e saj. Zilet e alarmit vazhdojnë të bien pa pushim, sërish temperaturë dhe dhimbje të tmerrshme.

Dashje pa dashje mjeku detyrohet të ndërrojë diagnozën. Me të filluar mjekimin e veshkës, i sëmuri përmirësohet dhe çohet në këmbë. Por shumë nga rruazat e bardha kanë vdekur. Për këtë arsye i sëmuri akoma nuk është shëruar plotësisht, është në fazën e përmirësimit. D.m.th. trupi i tij është akoma i dobët. Për këtë arsye duhet të pushojë dhe të ushqehet.

Keni kujdes, thamë që duhet të ushqehet. D.m.th. që i sëmuri duhet të hajë çdo ushqim, sepse ushqimi që do të konsumojë duke u futur në trup do të krijojë rruazat e bardha dhe këto rruaza duke luajtur rolin e një gjenerali do të njohin armikun dhe duke e sulmuar atë, do të mundësojnë një shëndet të plotë dhe me këtë ato plotësojnë edhe detyrën që u është ngarkuar...

Njeriu i paditur, e ka përdorur në vende të gabuara mendjen që i ka dhuruar Zoti dhe nuk e ka mësuar Islamin, nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka jetuar atë. Për këtë arsye edhe kjo botë edhe bota tjetër, është kthyer në ferr për të.

Zoti që e ka dërguar Islamin, njeriut i ka dhënë mendje që ta kuptojë fenë e drejtë. Feja dhe mendja duke qenë mirësi të Allahut, ata të dyja përshtaten me njëra - tjetrën. Mendja e njeriut është në atë nivel sa mund ta kuptojë Islamin. E nëse ka nga ata që nuk e kanë kuptuar, do të thotë që nuk kanë punuar aq sa duhet, ashtu siç pa mësuar dijet fetare nuk mund të dish rreth Islamit dhe nuk mund ta kuptosh atë. Sot njerëzit e arsimuar po të studionin në dijet fetare aq sa kanë studiuar për të mësuar një lëndë si fizika, përsëri pak do të ishte. Por është shumë e çuditshme se dija e vetme që mendohet se mund të përvetësohet pa studiuar, është Islami dhe kjo nuk është e mundur.

Nëse besimtari do të mësonte vetëm Cilësitë e Zotit edhe me to do të mund ta besonte botën tjetër. P.sh. një njeri që beson në cilësinë e Zotit si “i Plotfuqishëm”, duke iu bazuar kësaj cilësie, le të shikojë se si qiejt qëndrojnë vetvetiu të pambështetur në shtylla dhe se energjia e tyre është e pashterrshme dhe atëherë e kupton se “Zoti që i ka krijuar këto qiej dhe u ka dhënë atyre energji të pashterrueshme, sigurisht që ka krijuar edhe botën tjetër (ahiretin)”.  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>