Jo vëllezërit dhe motrat e mia të dashura! Të gjitha këto elemente të trupit nga ushqimet e vdekura i bën All-llahu i plotfuqishëm!

A e patë se sa mundet t’i drejtojë njeriu me aftësi të lartë ushqimet dhe trupin e tij? Meqë njeriu nuk mund të drejtojë veten e tij, për krijesat e tjera as që bëhet fjalë.

Vëllezër dhe morta të nderuar!

Mos u mashtroni nga imponimet e materialistëve të pabesë që thonë se i ka krijuar natyra. Duke ditur se syzet t’i ka krijuar mjeshtri optik, të thuash sytë janë bërë vetëvetiu është absurde. E besojmë ekzistencën e këpucarit, për këpucët që ke ne këmbë. A nuk do t’i besosh se ekziston një mjeshtër që t’i ka krijuar këmbët ?!

Me këto fjalë, a nuk doli në shesh çmenduria e natyralistëve?!

Natyra nuk është mjeshtër, por është mjeshtëri që dikush e ka krijuar. Natyrën, dikush e ka qendisur, e ka pajisur në formën më të përsosur atë jo tjetërkush por All-llahu xh.sh eka berë atë. Natyra është vetëm një gjykim, por nuk është gjykat.

CILA KUSHTETUTË DUHET TË SUNDOJË TEK NJERIU

Për të drejtuar jetën e njerëzve deri tani kushtetutat dhe ligjet që janë formuar nga ana e njerëzve ato nuk ia kanë garantuar qetësinë e popullit, por kanë mundur të qëndrojnë në këmbë për një periudhë prej 10 apo 20 vjet, vetëm duke përdorur forcat e qeverisë. Nëse ndonjë prej tyre ka zgjatur më tepër ka qenë vetëm shqetësim për atë popull. Por, ligji i Allahut, pra ligji i Krijuesit të kësaj mrekullie që është Kur'ani famëlartë, që mbi 1400 vjet ka mundur të vazhdojë jetën pa humbur vlerën e tij as edhe një pikë.

Nga kjo kuptojmë se një udhëheqës që Atë ligj e ka pasur ligj themelor ka mundur të qëndrojë në këmbë me qindra vjet sepse populli i Tij që i ka besuar ringjalljes dhe lumturisë së pafundme të xhennetit kur ka luftuar me armiqtë, ka parapëlqyer vdekjen ndaj jetës së përkohshme.

Por, udhëheqësit materialistë, përkundrazi duke detyruar popullin e tyre ta mohojnë Krijuesin dhe të interesohen vetëm në anën materiale të krijesave, duke shtyrë ta braktisin anën shpirtërore të çdo sendi. Ata përdorin forcën e policisë që të shpëtojnë atdheun e tyre nga anarkizmi dhe të mos ndëshkohen me zullume të shumëllojshme. Me këtë tregim e kuptuat më mirë nevojën e besimit në fenë e vërtetë të Islamit. Edhe në një libër tjetër kam shkruar se komunizmi i Rusisë për të qëndruar në këmbë, sikurse ka shkruar gazeta “Jeni Asja” ka vrarë 63.000.000 vetë. Pra, sa qetisimi ua garanton popullit një ligj që kundërshton me ligjin e Krijuesit të ksaj mrekullie. Pra për një popull që ka mbetur pa besim dhe nuk beson Allahun dhe premtimin e Tij për lumturinë e pasosur të xhennetit, vdekja është një ekzekutim dhe zhdukje. Me këtë kuptohet se anëtarët e një populli që nuk besojnë dhe nuk përpiqen për kënaqësinë e jetës tjetër, kur shpëtojnë nga mbrojtja e policisë vrapojnë që të plotësojnë veset epshore.

Pra, nga individët e këtij grupi, të presësh të mira është çmenduri. Në qoftë se ndonjëri prej tyre ka mbrojtur moralin, atij ose i kanë mbetur pjesë të fesë së vërtetë nga edukata familjare, ose nuk i punon koka sa duhet për të vjedhë dhe tradhëtuar. Në qoftë se njeriu nuk i beson kënaqësisë së jetës tjetër, ai në këtë jetë do të vrapojë që të plotësojë dëshirat sepse njeriu nuk punon pa shpërblim. Shpërblimin ai do ta marrë ose këtu ose në jetën tjetër. Pra, si për çdo punë që bën punëtori, duhet t’i besojë shpërblimit të saj. Punëtori nuk punon kur beson se nuk do të shpërblehet për punën që bën. Logjika na thotë se për të bërë punë të mira duhet të besohet shpërblimi, edhe për mos të bërë punë të këqija duhet të besohet dënimit. Në anën tjetër, Allahu ia ka dhënë njeriut mendjen që nëse e përdor atë, sipas urdhërave të Allahut xh.sh., ai mund të lartësohet përmbi melekët. Por, nëse shkon pas dëshirave të veseve epshore, pas urdhërave të shejtanit dhe pas imponimeve të shejtanëve me dy këmbë, patjetër që do të bjerë nën nivelin e kafshës.

NJERIU MERR FORMËN E EDUKATËS QË KA MARRË

Njerëzit që kanë marrë edukimin e duhur nuk mund të filozofojnë që të jetojnë për qejfin e tyre dhe duke mos iu përkulur Allahut, të bëjnë demagogji dhe të thonë: "A s'jam fetar, unë?”

Për t'i dhënë vehtes gajret e shpresë të thonë: "Ai është haxhi por ai çfarë s'bën!?”

Fatkeqët nuk e dinë se Allahu, që ka krijuar njerëzit, i ka krijuar ata që të mendojnë dhe të thonë: “Kush jam unë? Nga kam ardhur? Çfarë detyre kam këtu? Kush më ka sjellë mua këtu?” Dhe më në fund: “Unë ku do të shkoj?!” A s’duhet njeriu ta ulë kokën ndonjëherë e ta shohë se çfarë mrekullie është?! Cilin organ apo shqisë ka mundur ta krijojë ndonjë rastësi apo natyra pa mend, e verbër e shurdhe?!

Meqë ne besojmë se patjetër një ditë do të vdesim kjo nuk ka ndonjë rrugëdalje apo alternativë tjetër, atëherë duhet të shpëtojmë nga pëlhura e pakujdesisë. Dhe duke u menduar të kuptojmë se vdekja nuk është një ekzekutim, por një çlirim nga burgu dhe udhëtim për të shkuar dhe marrë shpërblimin e merituar për punët që kemi bërë këtu, kuptojmë se duhet të bëjmë detyrat që na ka urdhëruar Krijuesi ynë

Pra, besimtari i vërtetë, para se të fillojë një punë duhet ta ekuilibrojë sipas balancës së drejtësisë së Krijuesit të tij e jo duke u bazuar tek Marxi e Engelsi apo në peshoren e ndonjë filozofi tjetër materialist. Allahu e di më së miri se rezultati i cilës vepër vlen për ty dhe cila nuk vlen. Ne, duke u mbështetur në këto argumente e kuptojmë se për dobinë tonë, Allahu ka paraqitur një ligj, që përbëhet prej 600 faqeve. Tani që të kuptojmë më mirë se cili ligj duhet të sundojë mbi njerëzit, do të paraqes një shembull:

Si për çdo makineri të fabrikave ashtu edhe për makinerinë e autobusave, të kamionave dhe makinerive të modelit të fundit duhet të ekzistojë katalogu dhe fletëpërdorimi që e kanë varur në të të konceptuara nga inxhinieri që e ka shpikur atë makinë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>