Po, vajza ime, a po e sheh me çfarë vështirësish ne e mbaruam studimin? Kurse ti po ankohesh përse është shndërruar pak ngjyra e çantës tënde. Drejtuesit e shkollës kur e panë që paratë e babait tim nuk po mjaftonin, na falën dhe më pranuan në shkollë.

Mehmet Akifi, megjithëse u regjistrua me vështirësi në shkollë, pas tre viteve, me 1888, e mbaroi shkollën me lehtësi me sukses të shkëlqyer. Por, pasi e kreu gjimnazin, bashkë me drejtimin politik, mbeti dobët me të ardhura, sepse i pati vdekur babai. Që të vazhdonte ndonjë fakultet, iu desh të hynte në ndonjë shkollë që kishte konvikt, në mënyrë që të banonte në të.

Mehmet Akifi filloi shkollën e politikës, por nga varfëria nuk mundi ta vazhdonte. Më pas u regjistrua në Shkollën Veterinere. Por Shkolla Veterinare ishte 17 km larg nga shtëpia e tij. Ai shkonte në shkollë nganjëherë me tren, nganjëherë në këmbë sepse nuk kishte para. Njëherë shokët, ata në klasën e 3-të të trenit, nuk po e shihnin dhe e pyetën: Akif, ty nuk po të shohim këtu në klasën e 3-të. A thua ti po hipën në klasën më shtrenjtë, në atë të dytën? Akifi iu përgjigj: Jo në të dytën, po hipi në të katërtën, kurse treni nuk ka klasë të katërt. Akifi iu përgjigj kështu shokëve të vet që të mos ju tregonte se nga varfëria po e përshkonte tërë rrugën në këmbë. Kur Mehmet Akifi, që nuk gënjente kurrë, e tha këtë fjalë shokët njëherë qeshën, e pastaj e kuptuan se ai ishte duke e bërë rrugën në këmbë. Në këtë mënyrë, ai ka shkuar në shkollë me vështirësi, derisa ndërtuan konviktin për të banuar nxënësit.

Nxënësit e kuptuan se Akifi nuk kishte para për të shkuar me tren në shkollë, prandaj një ditë, kur Akifi nuk kishte qenë aty, shokët kishin mbledhur para që t’ia dhuronin atij. Ata, duke e njohur moralin e Akifit, ia dhuruan paratë në mënyrë të kujdesshme në mënyrë që ai të mos ngushtohej. Akifit i skuq fytyra dhe njëkohësisht iu thotë atyre ju falënderoj shumë për punën e juaj, që po mendoheni për të mirën tim, por iu thotë që ata të mos mendojnë se ai s’ka para që nuk po shkon me ta. ‘Unë kam para, por duke ecur unë njëkohësisht po merrem me sport.’ Shokët u habitën dhe nuk ditën çfarë të thoshin. Akifin nderi nuk e lejoi që t’i merrte paratë. Por deri në atë moshë, Akifi nuk kishte gënjyer asnjëherë. Tash çka do të bëhet? Akifi thoshte në vetvete: çfarë babë kam pasur unë, si ka mundësi të gënjej? Atë natë deri mëngjes, atë nuk e ka zënë gjumi. Në mëngjes ka shkuar në xhaminë e Fatihit për të falur sabahun e pas namazit, duke u penduar dhe duke qarë, i është lutur All-llahut që t’ia falte gabimin dhe ia dha fjalën Allahut që më nuk do të gënjejë kurrë. Në këtë rast atij i bie ndërmend se në lagje ishte një pehlivan (në Turqi është traditë një lloj sporti që kur njëri e rrëzon tjetrin, ai fiton). Dhe Akifi e mëson sportin e pehlivanllëkut. Për pak kohë, ai fitoi shumë para dhe shkoi drejt shokëve që u pat thënë se kam para. Në këtë rast shpëtoi nga rrena. Sepse ajo rrenë për Akifin kishte qenë rrena e parë dhe All-llahu nuk ia qiti rrenën, por atij i doli e saktë fjala që u pati thënë shokëve se kishte para.

Pendimi i sinqertë tek All-llahu u bë shkak që Zoti ta mësojë Akifin që të gjente Osmanin, mjeshtrin e pehlivanllëkut. (Më parë në Turqi, pehlivanllëku ka qenë një ceremoni shumë interesante nëpër dasma. Kush bënte dasmë i zinte me para dy pehlivanë për t’i pasur si shkak gazi e qeshje). Kjo fjalë e padrejtë e Akifit u bë shkak që ai të mësonte një mjeshtëri dhe ajo mjeshtëri ubë një ilaç që e shpëtoi Akifin nga varfëria. Ai fitim me djertsi e shpëtoi Akifin nga varfëria, sepse duke u shkolluar ka përjetuar një varfëri shumë të madhe.

Këtu, edhe ne e kuptuam vlerën e sinqeritetit. Pasi kalojnë shumë vjet, Akifi u tha shokëve: Në jetën time vetëm njëherë kam gënjyer. Për të mbrojtur nderin fola atë fjalë të padrejtë, por menjëherë Allahu ma përmirësoi gabimin dhe më qiti drejt.

Akifi, duke studiuar në fakultet, një ditë sheh një ermen me emrin Agop, që ishte edhe më i lartë edhe më i trashë se Akifi, i cili e njihte mirë mjeshtërinë e pehlivanllëkut. Ermeni e rrëzonte cilindo konkurrent me të cilin kapej. Akifit i kishte ardhur shumë inat për këtë. Po çfarë të bënte? Ditët kalonin njëra pas tjetrës dhe ai një ditë i afrua atij dhe i tha: A po më mëson edhe mua këtë profesion? Ermeni i thotë po. Akifi i afrohet atij, kinse si nxënës që do të mësojë prej tij pehlivanllëkun, e kap Agopin dhe e rrëzon atë përmbi duart e tij. Pastaj Akifi e kap edhe njëherë dhe e rrëzon përmbi shpinë, sepse pehlivani ngadhënjen atëherë kur e rrëzon kundërshtarin përmbi shpinë. Pas kësaj ngjarjeje, ermenit i kishte ardhur turp që të bënte pehlivanllëk me dikë tjetër.

Nëna e Akifit u frikësua shumë se profesioni i pehlivanllëkut do të bëhej shkak që Akifi ta braktise shkollën. Nëna e tij e ngratë nuk mund ta dinte se Akifi zotëronte moral të përsosur dhe të palëkundshëm. Mehmet Akifit është shumë zor t’i gjesh ndonjë shok, sepse ai ka qenë e talentuar në poezi, në fizkulturë, në vrap, në hedhjen e gurëve, në not dhe në rrëzimin e të tjerëve duke bërë pehlivanllëk. Ai ka qenë i talentuar edhe në shumë degë të tjera të diturisë, si në teologji, ku ai ishte i pari dhe i pa konkurrent. Po ai ka qenë i paarritshëm edhe në moral. Për shembull, po qe se Akifi e kishte dhënë fjalën që të shkonte diku në orën 8, nuk ishte e mundur që ai të shkonte në orën 8 e10 minuta. Edhe shiu, edhe të ftohtit, edhe bora nuk ka mundur ta ndalte Akifin sepse e kishte dhënë fjalën. Në kohën e tij kishte qenë një kalë me emrin Doru. Askush nuk kishte mundur t’i hipte atij. Akifi kishte hipur dhe kishte kalëruar me të. Asnjë shok nuk kishte mundur të shkonte në vendet e largëta duke ecur në këmbë sa Akifi.

Bile ai ishte bërë edhe hafëz brenda një kohe të shkurtër. Edhe në shkencat ekzakte, përveç degës së vet, ai ka pasur shumë njohuri edhe nëpër degët e tjera. Në shkollë ai ka qenë vazhdimisht i pari. Duke studiuar në fakultetin e veterinarisë, një vit kishe dëgjuar nga profesorët se një ermen, që quhej Simon, do të bëhej i pari në klasën e tij. Ky lajm e dëshpëron Akifin. Ai thotë me vete: si ka mundësi që ermeni të bëhet i pari në klasën time? Dhe i përvjel krahët dhe iu përvishet mësimeve dhe prapë Akifi bëhet i pari.

Sepse mendimi i Mehmet Akifit ishte se: Puna kryesore për njeriun është që të ngadhënjejë mbi veset e këqija të vetvetes, mbi veset epshore, xhelozinë, egoizmin, mosrespektin ndaj pleqve, mosmëshirën ndaj të rinjve, mospëlqimin e vetes etj… Pra, Akifin asgjë nuk ka mund ta pengonte nga realizimi i veprave që e hipin njeriun në kulmin e përsosshmërisë.

Në një ditë pushimi, një shok i Mehmetit që quhej Ahmed, e merr atë për të bujtur një natë dhe eçon te daja e tij, që ishte profesor. Profesori e pyet nipin e tij duke i thënë: Ahmed, shoku yt a është prej jush? Ahmedi, duke mos e kuptuar se për çka po pyet, i thotë po. Profesorit nuk i vjen mirë kjo fjalë.

Kur po përgatitnin rrobat për të fjetur profesori merr një libër në dorë. Akifi nuk duron shumë dhe e pyet:

-Zotëri si quhet libri që jeni duke lexuar? -Përse më pyet? - i thotë profesori. -Kam merak ta di - i thotë Akifi. -Megjithëse nuk po e kuptoj përse u bëre merak, prapë po të tregoj se ky libër është një roman, që quhet “Intibah”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>