Nëna është një fabrikë që krijon njerëz, por ajo nuk ka dijeni se si krijohet foshnja. Nënat All-llahu ika krijuar nga trupat e nënave të veta, dhe prej tyre krijon përsëri nënat dhe baballarët e ardhshëm. Ushqimet që ha nëna treten dhe bëhen të dobishme për trupin e saj edhe për trupin e foshnjës që është duke rritur në barkun e saj.
 
          Një femër po përgatitet të bëhet nënë për herë të parë. Ajo e heton hollësisht veten dhe thotë në vetvete: “Unë dhe djali im do të bëhemi dy”. Po si u bë kjo, pa pasur unë dijeni? Djalin, në trupin tim, kush e krijoi? Asaj nëne që thuash a ma shet këtë djalë? Këtill do të miresh përgjigjen-“Edhe sikur të m’i jepni të gjitha pasuritë e botës, unë nuk e jap djalin tim” – asaj kush ja dha pa pará atë djalë?!

      Nëna fillon të lutet: O Zot! Mos bëj që djali im të lindë sakat!’ është prej mirësive të All-llahut që djali të lindë shëndoshë e mirë. Nëna, duke menduar, thotë se po jetojmë në shtresën e padijes, por nëse mësojmë dhe e njohim Atë që di gjithçka, atëherë kjo mjafton. Akoma pa lindur, fillon të flasë me djalin dhe thotë: “O djali im! Ti do të vish në dynja. All-llahu që të ka krijuar ty, ka krijuar dhe ka përgatitur për ty çdo send. Kur të lindesh, do të shëtitësh, do të lodrosh, do të dalësh në bjeshkë, do të soditësh lulet e do të dalësh piknik.”

           Nëna, duke imagjinuar, mendon se djali i thotë: “O nëna ime! Unë këtu jam shumë rehat…Unë nuk i kuptoj fjalët e tua. Çfarë janë shëtitjet, bjeshkët, lulet? O nëna ime! Mos më shqetëso. Më lër këtu se unë jam mirë e rehat.”

        Nëna, duke imagjinuar, nxori nga këto fjalë mësim për vete, qau shumë dhe tha: -O biri im! Ti nuk po e kupton dynjanë, ashtu si unë që nuk e kuptoj jetën e ahiretit. Por, Ai All-llah, që ka krijuar këtë dynja, të ka krijuar edhe ty për këtë dynja dhe prapë të gjithë njerëzit do t’i dërgoje në një botë tjetër. Ai që na solli neve në këtë botë ka Fuqi që të na dërgojë edhe në një botë tjetër. është e sigurt se Ai do të na krijojë përsëri, sepse njeriu është shumë i vlefshëm. Ai, në këtë jetë, nuk është hedhur si një arnë e vjetër, që s’ka aspak vlerë.

Vlera e shqisave tona tregon se ne jemi anëtarë të jetës së përjetshme. Fëmijës, sapo lindet, i mbushen menjëherë mushkëritë me oksigjen. Kur qan, atij i lehtësohet frymëmarrja. Kur lind, fëmija qan, ndërsa të tjerët qeshin prej gëzimit. Besimdrejti, kur të vdesë, vetë do të qeshë, ndërsa të tjerët përreth tij do të qajnë dhe do të thonë: ‘vdiq i mjeri.
        
         Ja, para se të lindë fëmija, nga gjoksi i nënës nuk rrjedhin çezmat e qumështit. Por, porsa të lindë, fillon menjëherë të rrjedhë qumështi nga dy çezmat. Deri tani ekspertët nuk kanë mundur të krijojnë ndonjë ushqim më të dobishëm për fëmijën sa qumështi i nënës.

Ndoshta nëna nuk mundet të ngrihet në mëngjes për ta falur namazin e sabahut, por për ta rehatuar fëmijën e saj, nëna pa thënë “of”, ngrihet natën katër-pesë herë dhe nuk shqetësohet fare. Sepse All-llahu, për atë fëmijë që ka krijuar, i ka dhënë asaj nëne edhe një mëshirë superiore për t’u kujdesur për të voglin e saj.

          Asnjë gjarpër nuk e ka helmuar të voglin e vet. Asnjë luan nuk e ka copëtuar luanin e vocërr që ka pjellë vetë. Sepse Edukatori i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë edhe egërsirat i ka bërë shërbëtorë të të vegjëlve të tyre. Të mos harrojmë se po të mblidhet mëshira e të gjithë nënave, pranë Mëshirës së All-llahut, ato të gjitha do të mbesin sa një grimcë atomi. Për këtë arsye, që mos ta  humbasim rrugën e drejtë, All-llahu na ka dërguar fenë që mos ta bëjmë edhe jetën e dynjallëkut xhehennem.

është interesant se për disa prindër fëmijët janë dhurata më madhe e All-llahut xh.sh. Ndërsa disa prindër, pa iu dhimbsur fare, e përgatitin fëmijën për pijetore e për vende të fëlliqura, duke i bërë të dy jetët e tyre xhehennem. Ndërsa disa nëna, që iu është bërë zemra si guri, posa lindin foshnjat e tyre të paligjshme, i braktisin të porsalindurit në shkallë prej gurit, në mënyrë që të shpëtojnë nga derti i tyre.

Pra, edhe egërsira i del zot të vegjëlve të saj, ndërsa babai që është larguar nga feja e vërtetë iu mëson fëmijëve të tij tradita të këqija, e harxhon rrëskun e fëmijëve të tij në bixhoz, apo në të tjera vende të këqija.

O ju egërsira! Nuk ka më nevojë për ju, sepse u shumuan njerëzit që janë më të egër se ju.   

    DJALI DHE BABAI I TIJ
     
        Ditët, netët, javët dhe muajt po ndjekin njëra-tjetrën, Babai i ri, kur erdhi i lodhur nga puna, e mori djalin në prehër, i foli atij disa fjalë, pastaj filloi edhe vetë të qeshë nga të qeshurit e djalit dhe mendoi: “Për sa pará mund ta shes këtë dhuratë të All-llahut, të cilin Ai, i lumi Zot, ma ka falur mua pa paguar asnjë lek?” Dhe vazhdoi: Si u bë ky djalë, me këto duar dhe me këto këmbë të vogla, veçanërisht me këtë të qeshurin e tij të ëmbël që po ma ngazëllen zemrën?!

Duke vazhduar tha në vetvete: -Unë nuk mund të kujdesem për nevojat e djalit tim as sa shpendi për zogun e tij. Duhet të zgjidhi këtë problem. Si u bë që unë, duke pasur mend, të mbetem mbrapa shpendit? Dhe tha: -O Zot, që e ke krijuar këtë djalë dhe të cilit Ti ia garanton kushtet jetës së tij që ta vazhdojë jetën! Më trego dhe më mëso se si të falënderoj Ty, pasi pëlhura e pakujdesisë m’i ka mbuluar sytë dhe unë nuk po shoh dhe nuk po e di të vërtetën!

          Ndërkohë që po mendonte rreth kësaj çështjeje i ra ndërmend se zgjidhje e çështjes që po kërkonte nuk do të binte prej qiellit. Meqë mësimi mësohet ose prej mësuesit, ose prej librit, ai mendoi që ta merrte dijen nga dijetarët. I erdhi më lehtë të mësonte nga librat, prandaj u vëllazërua me librat dhe tha: -Prijësi im është djali im i vogël, Ekzistenca e tij më detyroi të hetoj dhe ta gjej Krijuesin tim.

          Një ditë tjetër, kur erdhi nga doktori i dhëmbëve, hodhi vështrimin te goja e djalit dhe vërejti në të dhëmbët e bardhë si perla. Tha në vetvete: -All-llah, All-llah! Kush i radhiti këto dhëmbë në gojën e djalit tim? Kush është ai, që  pa marrë asnjë lek, ia radhiti këto dhëmbë të bukura djalit tim?! Kurse mua, për një dhëmb që ma mjekoi, doktori m’i mori gjithë ato pare!

          Pastaj vazhdoi duke thënë: -O djali im! Tek ti janë depozituar shumë sekrete. Në jetën tënde janë fshehur shumë botë. Nuk e di se çfarë do të bësh dhe si do të jetosh në të ardhmen. Ndoshta me duart e tua do ta shndërrosh hartën e dynjasë. Ndoshta me ty një botë do të soset dhe një tjetër do të shoqërohet. O biri im! All-llahu, i Cili në një bërthamë të vogël ka programuar një dru madhështor, kush e di se çfarë sende ka programuar në botën tënde të vogël, pra në logjikën tënde.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 >>>