A e dini se në shkretëtirat Arabe, në vendet që nxehtësia arrin deri në 70 gradë, deveja, që është mjet transporti shkretëtirave, pi ujë një herë në javë dhe kur të pije pinë 130 litre përnjëherë. Sikur kjo krijesë e All-llahut të mos kishte këtë veti, si do bëhej halli i atyre që jetojnë në ato vende ku uji gjendet shumë të rrallë.

A nuk është për të habitur kur e sheh Fuqinë e All-llahut xh.sh. aty kur mbjellim në një saksi shumë lloje bimësh. Kur mbijnë ato, secila prej tyre ndahet. Fletët e tyre bëhen veç, gjatësia, përmasat, forma e ngjyra veç, pa u ngatërruar fare me njëri tjetrin. Kush po i bën këto? A toka e pamend dhe pashpirt?! Kur në një saksi mbjellim një spec djegës bëhet si helm. Po të mbjellim pjepër, në të njëjtën saksi, ai bëhet i ëmbël, me erë të këndshme e nga shija e tij të shkon goja lëng. Tani të shohim se kush po i bën këto mrekulli në atë saksi? Këto vepra kujt do t’i dedikojmë? Sikur t’ia dedikojmë shkaqeve të vogla, atëherë do të themi që në atë saksi ekzistojnë makineri të vogla, apo do të thonim që dheu që është në atë saksi di ta krijojë lulen dhe t’i japë gjallëri asaj. Atomet që janë në atë saksi qenkan si hyjni dhe po punojnë si të kenë dituri dhe fuqi të pafundme. Këto veprime asnjë njeri i mençur nuk mund t’ia diktojë atomeve. Këto mund t’i bëjë vetëm Ai All-llah Fuqia e të cilit arrin në secilin send dhe secilin send mund ta krijojë me përsosshmëri absolute!

Kur mendon se çfarë punësh e detyrash të shumëllojshme bën atomi vogël në atmosferë, njeriu nga habia nuk mund ta mbledhë vehten. Përshembull, le të marrim veshin e njeriut. Atomet përcjellin nëpër telefonë, telegrafë, radio dhe telefonë mobil zëra të panumërt dhe të shumëllojshëm. Si t’i themi kësaj? A do të themi: “O atom i vogël! Ty të uroj dhe të puthi në ballë për veprat e panumërta që krijon pa kurrfarë gabimi.” Apo do të themi se: “Ti nuk ke aftësi t’i krijosh këto vepra madhështore. Sepse ti je një shërbëtor i Allahut të Plotfuqishëm. Ai që ne na do pamasë, ty të komandon që të na shërbesh neve, Ai ty të ka bërë një nëpunës të vogël dhe të shtyn të na shërbesh secilit për nevojat tona. Sepse ndaj Fuqisë së Tij atomi dhe dielli nuk kanë dallim. Dhe Ai All-llah, me saktësi të lartë, i sjell i rrotullon ato.” Tani më tregoni, si do të themi? A do të themi se i dirigjon Ai All-llah xh.sh. dhe secilin send Ai e Krijon e drejton me saktësi të lartë, apo do të themi se atomi është i mençur dhe di të krijojë?

O njeri i mençur!

A të vjen mirë kur flet me telefon mobil- GSM me të afërmit tu që jetojnë në Amerikë. Si thua, a duhet të mendosh madhërinë e All-llahut xh.sh që i ka rralluar atomet në atmosferë dhe duke mbartur zërin tënd pa e ngatërruar fare me të tjerë ta sjell në vesh?! Si thua, a duhet nganjëherë që kur të falësh namazin që e ke obligim nga All-llahu dhe kur i hap duart që të kërkosh tek Ai plotësimin e nevojave të tua dhe mbrojtjen nga armiqtë që janë të panumërt?! Çfarë më thua, a duhet të shtosh, duke kërkuar te Ai, edhe këto fjalë: “O All-llah! Sa të madhe e paske fuqinë që në atmosferë i urdhëron atomet të vegjël! Ata, duke t’u nënshtruar Ty, na i sjellin zërat nga vendet e largëta në vesh pa i ngatërruar. Bile edhe ai që lavdërohet se ka krijuar telefonin, edhe atë Ti e ke krijuar. Më përpara, për të marrë një lajm nga të afërmit tanë pritnim për një kohë të gjatë letrën që vinte me postë. Për tërë mirësitë që po na ke sjellë, bile edhe për krijuesin e telefonit që e mësove ta krijojë atë, jo vetëm për atë, por edhe për atomet që ato i detyron të na sjellin zërin në vesh, ty të falenderojmë pa masë!”

    
NATYRA A ËSHTË NJË ART APO KRIJUES

Ne kur i hedhim sytë krijesave në Univers na dalin përpara katër lloje:

1) Krijesa jo të gjalla si: malet, detet, gurët, minierët, etj. Më tregoni se cili prej tyre ka mundësi të krijojë diçka. All-llahu këto krijesa që i rradhumë, i ka krijuar vetëm për dobinë e njerëzve.

2) Drurët dhe bimët: Allahu i Madhëruar i ka krijuar drurët megjithë pjesët e tyre: rrënjët, degët dhe frutet për dobinë e njerëzve. Ato janë gjallesa, por janë lloje krijesash pa mend, që ekzistojnë për dobinë e njerëzve. Edhe bimët janë si drurët që absolotisht nuk kanë aftësi për të krijuar ndonjë send. All-llahu i Madhëruar edhe këto i ka krijuar për dobinë e njerëzve; disa prej tyre drejtëpërsëdrejti, disa me anën e kafshëve ua shërbejn njerëzëve.

3) Kafshët: Që nga ato të egrat e deri tek ato të më të butat, të gjitha janë lloje krijesash që All-llahu xh.sh i ka krijuar për ne. Para se të krijohet traktori edhe arën me ta i lavrojshim, viçi mishi, lëkura dhe qumështi i tyre të gjitha janë për dobinë e njerëzve . Më tregoni, çfarë krijimi pritet nga kafshët?

4) Njerëzit: Kanë aftësi të krijojnë diçka. Më tregoni se çfarë mund të krijojnë njeriu nga hiçi?!

Jo, jo! Në këtë Univers secila krijesë është arti i All-llahut të Madhëruar! Fjalët që thonë filani ka shpikur këtë apo atë, janë fjalë boshe. Këto nuk janë shpikje me kuptimin e plotë të fjalës. Thënia: ”e bëri filani!” është gabim. Ka ndonjë send që në dukje e ndërton njeriu. Ai nuk ka krijuar! Por, duke i përpunuar elementet apo krijesat e All-llahut, i ka kompletuar ato dhe i ka dhënë formë. Duke e përsëritur themi se: Në dukje, nga krijesat vetëm njeriu është ai që ka mundësi të ndërtojë diçka. Por mjerisht ai është i dobët dhe nuk ka aftësi të krijojë ndonjë send.

 Ja pra! Ai nuk mundet të krijojë as edhe një mollë që për të është shumë e dobishme. Sepse për ta krijuar atë mollë atij i duhet dielli, dhéu, uji dhe ajri të cilat nuk është i aftë t’i sjellë. Në qoftë se njeriu të cilin Allahu xh.sh. me mendjen e tij e ka hipur në shkallën më të lartë të krijesave nuk ka aftësi ta krijojë vetëm një mollë, atëhere kuptohet se çfarë mund të themi për krijesat e tjera. Edhe në ushqimin e drejtimin e vetëvetes njeriu është i dobët sepse në drejtimin e tij 99% është i All-llahut, 1% ka në dorë ai. Më tregoni, kur ushqehet dhe e fut kafshatën në gojë, copat e kafshatës, a i dirigjon ai dhe i urdhëron: “ Ti shko këtu e ajo tjetra atje!”?! Fosforit a i thotë ai: “Ti shko në sy!” Kalciumit: “Ti nëpër eshtra e bëhu molekulë, ti bëhu ADN e ti ARN!”?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>