Sepse ky fëmijë që lindi ishte djali i prindërve që e patën realizuar me vështirësi dhe me vonesë martesën. Me të vërtetë, në vitin 1873, lindja e Mehmet Akifit i gëzoi shumë prindërit e tij. Babai, Tahir efendiu, pasi u martua, gjithnjë u luste All-llahun që t’i jepte një djalë dhe atë ta bënte dijetar. Bile, jo vetëm babai, por edhe nëna e tij ishte një grua shumë fetare.

Në shtëpinë e Mehmet Akifit tingëllonte vazhdimisht zëri i Kur’anit. Si babait, ashtu edhe nënës, nuk i ka mbetur ndonjë namaz pa e plotësuar në kohën e duhur. Nëna e tij një ditë i thotë burrit të vet se kishte shumë dëshirë që djalin ta çonin për studime, që ai të mësonte shumë dhe të bëhej hoxhë. Burri i vet, Tahir Hoxha, i përgjigjet: Unë, djalit tim, edukimin e fesë ia japi vetë në shtëpinë time.
Mehmet Akifi, kur i bëri 4 vjet, u regjistrua në shkollën Emirbuhari. Arabishten e mësoi prej babait të tij në shtëpi, sepse në kohën e osmanlinjve kur fëmija e mbushte katër vjet dhe katër muaj e katër ditë, fillonte të shkolloj.

Mësuesi i parë i Mehmet Akifit, Abdulhalim efendiu, që ka qenë miku i dashur i babait të tij, thotë kështu për Akifin: Akifi ka qenë shumë mistrec dhe i lëvizshëm. Babai i Akifit ia vërtetoje këtë fjalë kështu thoshte: Kur vinte në shtëpi, e hidhte në një anë çantën me libra dhe vinte drejt para meje për të mësuar arabishten. Kur hoxhë Abdulhalimi shkoi pas 30 viteve në shtëpinë e Akifit dhe filloi t’u tregonte shokëve për vogëlinë e Akifit, Akifin e kaplonte gazi. Sepse edhe vetë i mbante shumë mirë ndër mend ato ditët e fillores dhe thoshte: O, ditët e mia që i kam jetuar me babë!

Sepse ato ditë, babai hoxhë Tahir efendia, ngrihej herët çdo mëngjes, i lante dhe i ushqente fëmijët me duart e tij, bile flokët e vajzës i krihte vetë dhe vëllanë me motrën i detyronte të kapeshin dorë për dore dhe i shoqëronte në shkollë. Pra Akifi, çdo ditë, bashkë me motrën e tij, Nurijen, shkonin të sigurt nëpër rrugët e lagjes deri në shkollë. Për këtë arsye, megjithëse emri i babait të Akifit ‘Tahir-i’ ka kuptim ‘i pastër’, po edhe për shkak të kujdesit të tij ndaj pastërtisë, edhe shokët dhe miqësia e quanin atë Tahiri i pastër.

Tahir efendiu nuk e rrihte kurrë Akifin që ishte tepër i lëvizshëm, por edhe nuk tregohej i butë. Ai ndaj tij paraqitej i ashpër, duke e mbrojtur disiplinën dhe autoritetin e vet ndaj djalit. Për këtë, çdo ditë, duke e përcjellë djalin për në shkollë, i thoshte: “Po qe se nuk i mëson mësimet, mos gabo të hysh prej kësaj dere. Për këtë arsye, Akifi, pasi u bë mbi 20 vjet thoshte: “Ah, loçkë, babai im i ndjerë”, sepse në moshën 15 vjeçare pati mbetur pa baba.

DITËT E PARA TË RINISË
Rinia e Mehmet Akifit

Mehmet Akifi e filloi shkollën e mesme në Komunën Fatih, në vitin 1882. Në të njëjtën kohë, ai shkonte edhe nëpër dijetarë të tjerë, që të mësonte edhe libra të tjerë, si Mesnevinë e Mevlanas, një libër të filozofisë, sepse Akifi ishte djali i një babai që e donte shumë librin dhe mësimin. Për këtë arsye, ai iu afrua librave që kur ishte i vogël dhe filloi të lexojë libra shumë herët. Kur ishte akoma në moshën e shkollës së mesme pati filluar të lexojë vepra letrare të autorëve të famshëm të asaj kohe.

Kur i mbushi 14-15 vjet, pati mësuar 3 gjuhë: arabishten, persishten dhe frëngjishten. Në vitin 1892 zgjodhi gjimnazin bashkë me drejtimin politik. Për vështirësitë që ka hasur në këtë shkollë, na tregon vajza e tij, zonja Xhemile:

“Një ditë, unë duke shkuar në shkollë fillova të qaj, sepse më qe vjetruar pak çanta. Që të më rehatonte mua, babai im më tregoi një ndodhi prej jetës së tij dhe më tha: Baba im më çoi të më regjistronte në gjimnaz. Regjistrimin ma bënë shpejt, por nëpunësi kërkoi paratë e caktuara për regjistrimin.”

Paratë që duheshin për t’ia dhënë shkollës, gëzimin e babait dhe timin për regjistrimin e kthyen në brengosje. Akifi thotë: Unë, së bashku me babanë, u tërhoqëm në një skaj dhe babai filloi të hetonte çantën me qëllim që ta plotësonte pagesën e duhur për shkollën, por nuk mundi ta plotësonte.

Unë me babanë tim u prekëm shumë nga mosplotësimi i parave. Vajza rrëfen se babait të saj duke ia treguar këto fjalë iu mbushën sytë me lot. Ajo vazhdon tregimin: babai nxori nga xhepi orën, duke e rrotulluar andaj-këndej. E pyeta: or babë, përse po e këqyr orën? Më tha: Orën e kam prej argjendi. T’ia jap dikujt si garanci dhe mund të marrim paratë për të cilat kemi nevojë.

Pra, babai im është përballur me këto vështirësitë që të më shkollojë mua. Kjo sakrificë e babait tim mua më detyroi të qaj. I thashë babait: unë e braktisa shkollën, hajde të shkojmë në shtëpi.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>