Edhe ne ketu do të shtojmë disa argumente kësaj të vërtete të Bediuzzamanit: Njëherë duke më kundërshtuar në një bisedë një intelektual i yni më tha: “Ti e ke gabim që thua pas vdekjes njeriu do të ringjallet”. Si ka mundësi? Duke vazhduar më tha: “Njeriu do të hyjë në dhe, dhe tërësisht do të kalbet, atomet e molekulat e tij do të hyjnë nëpër krimba e disa do të bëhen bar e dru. Si ka mundësi njeriu të ringjallet pas vdekjes”. Atë e pyeta: - Vëlla si e ke emrin? Më tha: - Hasan. I thashë: - i Nderuar Hasan, a ke kryer ndonjë shkollë? - Po, matematikë, jam arsimtar në filan shkollë. Sa vjeç je? - Jam 32 vjeç. I thashë: - A më tregon se para 33 vjetësh ku ke qenë. Heshti dhe mendon. Prita pak, s’ka përgjigje. I thashë: A më tregon apo të tregoj unë se ku ke qenë. Tha: - S’kam qenë. T’i kisha thënë para 32,5 vjetësh e dinte, por një vit përpara nuk mundi ta dijë. I thashë: Zotëri Hasan! Së pari kush të ka krijuar nga atome dhe elmente të vdekura të krijon perseri  edhe për herën e dytë, se së pari herë nuk ka patur modelin, tani Ai, duke pasur modelin në dorë të krijon më lehtë. A e di se nga çfarë të krijoi? Ai edhe nga hiçi mund të të krijojë, edhe duke përmbledhur nëpër gjithësi elementet që i ka krijuar akoma më përpara. Siç herën parë që të ka krijuar prej lakre, kumbulle, domateje, patateje, peshku,lopa, pula e tjerë . Bile Ai ka mundësi t’i krijojë nga plehra të pista, plehun e hedhin nëpër ara e Ai i kultivon ato dhe bëhen ushqim për grurin, misrin, pataten, domaten, pjeprin që më pas bëhen ushqim për ne dhe prej tyre diçka e hanë nëna e diçka babai e tek njëra formohet stoplazma tek tjetra zigota këto me gjykimin e Fuqiplotit në mitrën e nënës që të gjejnë shoqin luftojnë e vrapojnë, sepse babai ka hedhur përmbi 200.000.000 qeliza e nëna ka vetëm një, këto që të përputhen tamam njëri me tjetrin luftojnë shtatë-tetë orë, prej qelizave të babai ndahet vetëm një dhe bashkohet me tjetrin dhe fillojnë të bëjnë embrione. Ai që së parin herë nëntë muajsh që të ka ushqyer aty me gjëra interesante dhe ty ka mundur të të nxjerrë në shesh si një Hasan. Për të krijuar për herën e dytë nuk ka nevojë që të presësh nëntë muaj, të krijon momentalisht.
 Pra, i Nderuar Hasan! - Ti duke qenë shkollar, përse nuk mendon, së pari si u krijove nga gjëra të pista, si u bëre njeri dhe mbrapa kur ti vdiqe në barkun e nënës e u ringjalle në këtë botë për të dhënë provimin, ku përsëri pasi t’i mbushim ditët e caktuara këtu do të vdesim dhe psi vdesim na ringjallë Ai që na krijoi për të parën herë, ringjalljen e atjeshme nuk do ta bëjë si këtu, por momentalisht një djalë 33 vjeç, sepse fuqia e Zotit të madhëruar atje dirigjon dhe krijon dretpërsëdrejti, pa shkaqe. Duke shpallur këtë të vërtetë, mua më erdhi mirë se shume njerez  të tjerët që ishin aty përfituan nga këto të vërteta. Ja pra si Hasani ka shumë njerëz, se për afër një shekulli filozofët materjalistë mundohen t’ia imponojnë njerëzimit, veçanërisht muslimanëve këto mite që nuk pajtohen me logjikën dhe mentalitetin.
Edhe një argument: Kur sheh dy pllaka guri të vendosura njëra përmbi tjetrën në mënyrë të rregullt asnjë fëmijë nuk mund t’i thotë kësaj vepre se kjo u bë vetvetiu. Madje po qe se e sheh të ndërtuar një mur të rregullt atëherë a ka mundësi që të mohohet mjeshtri i saj? Sepse veprat kur shumohen, tërheqin më tepër vëmendjen e njerëzve. Më pas kur të shohim edhe të tjera si: muret, dhomat, portat, dritaret që janë ndërtuar në një shtëpi është e pamundur ta mohosh mjeshtrin e asaj ndërtese. Kur i sheh këto, a ka mundësi t’ia mohosh fjalën e atij Mjeshtri që thotë: “Unë mund ta shkatërroj këtë dhe të ndërtoj një tjetër”. İ njëjti person, po qe se ndërton mijera shtëpi si kjo duhet të  besosh edhe për ato që akoma nuk i ka ndërtuar.
Po qe se dëgjon një këngë nga këngëtari i famshëm, për këngëtarin askush nuk mund të imagjinojë se këngëtari është pa gjuhë, por përkundrazi do të gjykojnë për të duke thënë se ky person sigurisht di edhe këngë të tjera. Tani, kur imagjinojmë secilën gjallesë, shtëpi, apartament , të gjitha këto të ndërtuara prej qelizave, atëherë tregomëni ju vetë, se si mund të mohoni Mjeshtrin e tyre. Vetëm do të thoni se: Krijuesi i tyre, sigurisht, është Ai Fuqiploti që është i aftë t’i krijojë edhe fenomene shumë më të mëdha, se shembullat tyre jeni duke parë vetë në këtë Gjithësi. Kurse njerëzit vdekjen e kanë parë me sy, por me ringjalljen janë përballuar vetë. Jeta e tyre ka gjetur fundin në barkun e nënës. Aty kanë vdekur, janë ringjallur këtu. E vërteta e ringjalljes ka kaluar prej kokës së secilit. Para pesëdhjetë vitesh, kur nuk ka qenë ky njeri që ekziston sot duke përdorur mendjen nuk mund ta mohonin ringjalljen e tij pas vdekjes. Ne këtu nuk marrim parasysh ambiciozët inatçorë që kanë rënë pre e veseve të tyre dhe vetëm ata mund të mohojnë. Përndryshe nuk është e mundur t’i mohosh gjithë këto argumente që parashtrova deri më tani.

ALL-LLAHU PËR ÇFARË NUK NA ÇOI DREJTË NË XHENNET, POR TË  NDËSHKOHEMI ME VDEKJEN ?

Përgjigje : All-llahu xh.sh. nuk i ka krijuar vetëm njerëzit me mend, edhe ëngjujt edhe djallit ia ka dhënë mendë. Por ëngjëlli nuk ka aftësi të bëjë mëkate, kurse djalli nuk mund të bëje ndonjë vepër të mirë apo sevap. Njeriu kur shkon pas urdhërave të veseve epshore dhe kur pason djajtë më një këmbe apo ata që janë më dy këmbë, mund të bije edhe nën nivelin e njëkafshes, por, po t’i nënshtrohet urdhërave të All-llahut xh.sh. po qe se  e  dëgjon urdhërin e logjikes mund t’i tejkaloje edhe engjëjt. Këtu kuptohet se kemi ardhur për të dhënë provimin, pa provim nuk merret diplomë, kafshata që s’e ke fituar vetë nuk të vjen e shijshme. Fuqiploti njeriun për ta provuar në një anë ia ka dhënë mendjen e vullnetin, në anën tjetër veset e liga e djallin. Mendoje vetë a të jep ndonjë shije që ti duke qenë shëndoshë e mirë, e duke pasur edhe punën të mos punosh e të qëndrosh këmbë përmbi këmbë. A është e drejtë? Njesoj edhe njeriu nuk është e drejtë të mos adhuroje All-llahun duke qenë shëndoshë e mirë. Kurse edhe vdekja për besimtarin është një çlirim nuk është një çështje si thonë ata që kanë rënë në devijim. Ajo është një çështje shumë serioze që, kush mund ta mendojë atë vazhdimisht, ai është një njeri tepër normal. Sepse një njeri po qe se nuk mendon fare rrezikun që me 100% do të përballet në rrugë, ai nuk është njeri normal. Lukthit të uritur ti thuaji pandërprerë se mos mendo për ushqimin, e ke kot se ai tjetër gje nuk mendon. Njësoj edhe ata kot e kanë që për të harruar vdekjen e kanë shpikur alkoolin, dëfrimet, diskotekën se pas pak kohe që del dehja e tij dhe kthehesh nga diskoja, logjika të shtyn të thuash: - Ah i mjeri unë, në çdo çast ka mundësi të vdes! Ndërsa çdo fatkëqësi, çdo sëmundje të shtynë të kujtosh atë. Ti mund të jesh i ri, por ne qoftë se je i gjallë pa tjetër do të plakesh . Bile edhe pa u plakë kur e sheh do një plakë ty logjika të vëren e të thotë: - Ah i mjeri unë, para se të plakem mund të vdes apo do të plakem dhe padyshim do të vdes. Dikush vetë me vete gjoja e ka gjetur një shpëtim, e kur shkon tek ai që i ka vdekur dikush thotë: - O vëlla mos u mërzit se vdekjen e kemi hak, pra doemos do të përballohemi me të. Kurse edhe më i keqi e di se një ditë jeta e tij do të gjejë fund, por ajo nuk është shpëtim. Por këto fjalë e mendime për njeriun nuk janë shkak shpëtimi, sepse për t’u bërë gati më mirë duhet të mendosh më herët rrezikun që një ditë doemos në rrugën e jetës do të përballesh me të. Ndërsa Profeti ynë Muhammed (a.s.) na ka urdhëruar “që të mos lidhemi tepër me shijet e përkohshme të mendojmë vdekjen shumë”. Ai që e mendon shumë vdekjen, përgatitet për të . Vdekja për të nuk është zhdukje por shpëtim, nuk është shkatërrim por është një çlirim nga burgu i kësaj jete që jetojmë me veshtirësira, brenga e fatkeqësira, vdekja është shkak për ta çuar njeriun në një vend ku do të marrim shpërblimin e punëve të mira që kemi bërë këtu dhe atje do të takohemi me njerëzit e mirë që kanë ikur para nesh e së pari do të takohemi me Profetin (a.s.) që është shkaku i krijimit të Universit. Por njësoj ka mundësi atje të vuajmë edhe ndëshkimet e rrepta të punëve të liga që kemi bërë këtu duke kundërshtuar ligjet që Krijuesi na ka zbritur e parashtruar për të mos humbur rrugën, sepse nga shkaku që mbajmë mendjen këtu, përveç besimtarëve, asnjëri nuk mund të kënaqet duke menduar vdekjen që i është  ngulur në mes të rrugës dhe vdekja secilit i thotë: - “Hajde! Hajde! nga unë!” Sepse sekondat, minutat, orët, ditët e netët, javët e muajt e vitet janë nga një dhëmb i sharrës që ndonjëra i ka dhëmbët më të gjata ndonjëra me të shkurtëra e na presin drurin e trupit të moshës sonë ne duke mos ditur fare se kur do të përfundohet prerja e saj. Përveç besimtarëve, ajo e shqetëson secilin vazhdimisht, sepse duke mos u ditur çasti i vdekjes nuk i lenë fare shije  jetës. Njeriu çfarë ka marrë në kokë me atë i vlerëson çështjet. Duhet të mos harrojmë se rruga e mentalitetit është një. Dijetari i madh Xhelaleddini Rumiu disa njerëz i pyet duke u thënë se: Ju kur bëni “Bajram” (festë)? Thonë: Pas agjërimit të Ramazanit dhe në Festën e Kurban Bajram. Pastaj edhe ata atij i drejtohen e thonë : Po ju kur bëni? Përgjigja është shumë interesante. Thotë:” Shëndosh e mirë kur marrim frymë dhe kur shëndosh e mirë  mbasi e japim atë”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>