Muzeu duke ruajtur sendet e tij të vlefshme shekuj me rradhë, shohim se organet tona më të vlefshme se ato sende, si syri, veshkat, truri, etj., nuk janë krijuar vetëm për 60 apo 90 vjet që mund të jetojnë me ne. Vlera e tyre tregon se ato janë krijuar për një muze të përjetshëm dhe se do të qëndrojnë aty përjetësisht.

Prandaj njeriu i vdekur nuk shkon drejt zhdukjes por drejt muzeut të përjetshëm. Nëse njeriu do që edhe një gotë uji të mos i thyhet dhe të qëndrojë për 100 vjet, atëherë si është e mundur të pranojë faktin që trupi i tij që është shumë më i vlefshëm se gota, të jetë krijuar vetëm për 70-80 vjet dhe pastaj të zhduket?

Nuk ka asgjësim

Mund të themi që nuk ka bukë, ujë apo njeri. Këto mungesa nuk janë mungesa (humbje, zhdukje) të plota. Në qoftë se zbrazim ajrin e një sfere çeliku nuk mund të themi që në të s’ka asgjë, pasi ekziston vëllimi i sferës. Pjesa e brendshme nuk pasqyron boshllëk të plotë. Edhe në thellësitë e gjithësisë nuk ka zbrazëti. Kjo zbrazëti është e mbushur me jone.

Në fizikë valët e zërit  zbresin mbi “valët mbajtëse” dhe kështu bëhet transportimi i tyre. Por në fakt nuk është zbuluar se si përhapen këto duke u mbështetur në “valët mbajtëse”. Kjo nuk do të thotë që këto valë lëvizin në boshllëk të plotë. Në matematikë numri zero nuk ka vlerë, por sipas matematicienëve ajo ka një vlerë të caktuar. Nëse vendosim numrin zero në të majtë dhe në të djathtë të numrave, si përfundim do të merrnim dy vlera të ndryshme.

Asgjëja është e kundërta e të qënurit. Bota jote është një botë e ndërlidhur. Çdo gjë ekziston ose humb sipas një tjetër gjëje. Në qoftë se do të qëndronim gjithmonë në errësirë, kurrë nuk do ta kuptonim se ç’është drita. Nëse gjithmonë do të hanim gjëra të hidhura, nuk do dinim ëmbëlsirat. Në vendin ku nuk ka dritë themi që është errësirë, një gjëje të pashijshme i themi e hidhur. Pra çdo gjë krahasohet sipas diçkaje tjetër. Kësaj i thonë bota e të kundërtave. Allahu i pajisur me Cilësinë e të qënurit “i Përjetshëm”, mund t’i japë përjetësi disa gjërave. Bota e ahiretit ka fituar cilësinë e përjetësisë. Në botën tonë ka shumë gjëra që mbartin cilësi të përjetshme, por asnjëherë dhe askund nuk gjendet ndonjë objekt që të mbart cilësitë e asgjësë. Zhdukja as nuk mund të imagjinohet. Krijimi i universit, fuqia e Allahut, vazhdimi i saj, ëndërrat dhe e kaluara shpjegojnë ahiretin. Më parë sollëm shembuj të ndryshëm që vërtetojnë qënien e ahiretit, por në të njëjtën kohë themi që nuk ekziston asnjë argument që të vërtetojë mosqënien e tij.

Çdo det është një garnizion

Peshqit e vegjël në oqeanin e madh nuk mund t’i dorëzohen rastësisë. Dallgët e mëdha nuk janë si një përbindësh për ta, por luajnë rolin e djepit. Në ushtrinë det kafshëve u jepen dhe u mbathen armët dhe më pas lihen të lirë.

Detet janë si një rrobaqepësi e madhe. Veshjet e peshqëve qepen këtu dhe secila nga këta ka veshjen e saj përkatëse. Kjo është një veshje që nuk vjetërohet asnjëherë. Edhe nëse griset në vende të ndryshme, ajo vetvetiu rregullohet. Sigurisht që këtë punë kaq të ndërlikuar nuk mund ta bëjnë peshqit pa duar e pa këmbë. Ai që ka krijuar detet ka krijuar edhe midhjet. Ai që nuk rregullon dot stomakun e midhjes nuk mund të vë rregull në oqeane. Ai që ka sistemuar oqeanet, është Ai që ka sistemuar gjithësinë. Sistemuesi i kësaj gjithësie nuk do ta ndërpresë këtë rregull deri në ditën e kijametit.

Zoti që i ka dhënë mirësinë (rriskun) stomakut, për “stomakun” e trurit ka krijuar mirësinë më të kulluar, diturinë islame. Ndërsa për “stomakun” e zemrës si ushqim ka krijuar besimin. Dijet islame në trurin tonë, besimi në zemër dhe veprimet e të gjitha organeve tona janë degët që e zgjasin pemën jetë për në jetën e përtejshme, për në ahiret. Frutat që mbillen në këtë jetë do të hahen në jetën tjetër.

Zoti që i ka bërë oqeanet si një ushtri, çdo kafshë të detit që e ka thirrë ushtar, e ka pajisur me armë të ndryshme. Të gjithë peshqit kanë armën e vet të veçantë.

Kush mund të jetë tjetër përveç Zotit (xh.xh.), Ai që u ka dhënë këtyre peshqve këto armë dhe u ka mësuar atyre që t’i përdorin ato në mënyrë kaq perfekte.

Zoti që i njerr kafshët e detit si ushtarë në ushtrinë det, i ushqen këta ushtarë, i vesh, i armatos dhe pasi i ushtron, i lë ata të lirë. Qëniet e vdekura duke ndryshuar formë, e vazhdojnë sërish jetën. Vdekja në vetvete është një krijesë.

Komandanti i Plotfuqishëm Allah, e vazhdon Sundimin e Tij dhe e ruan brezin e balenave dhe të sardeleve që pëlqehen aq shumë nga njeriu.  Sepse balena vazhdon të jetojë e të shumohet vetëm me lejen e Zotit që ka vënë rregull në gjithësi. Edhe pse peshqit e mëdhenj i hanë peshqit e vegjël, ata përsëri shumohen dhe nuk e humbin llojin e tyre. Ekuilibri që Allahu ka vedosur nuk prishet (edhe pse njerëzit shpesh bëjnë gabime dhe ndodh që duket sikur prishet ky ekuilibër, kjo nuk është e vërtetë, pasi pasojën e asaj që bëjnë e pësojnë vetë. Dhe asgjë nuk ndryshon).

Çdo gjë është ushtar i Zotit

Personi që e shikon arsimimin si një gjendje pushtimi dhe që nuk kupton rreth ushtrisë, mendon se është shumë e vështirë të mbledhësh kaq shumë ushtarë të shpërndarë. Por kur shikon se me të rënë boria të gjithë ushtarët mblidhen në një ditë ushtarake duke bërë veprime të rregullta, atëherë mbetet i çuditur.

Ushtritë e bimëve të Zotit me të ardhur pranvera, tamam sikur të kishte rënë boria për t’u mbledhur, brenda një kohe shumë të shkurtër vendosin lulet dhe veshin veshjet e zbukuruara me lloj-lloj ngjyrash dhe më pas marrin pjesë në ceremoni. Pastaj perimet, frutat dhe ushqimet e tjera, duke ardhur nga të katër anët e botës, vijnë dhe mblidhen në trupin tonë. Kështu një fëmijë që është gjashtë kilogram, me konsumumin e këtyre ushqimeve bëhet 60 kilogram apo më shumë.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>