T’I HEDHIM SYTË MATERIES MINIMALE, PRA ATOMEVE

Kur shohim çfarë pune bëjnë atomet që janë pa dije e pa shpirt, atëhere e shohim me çfarë saktësie lëviz lapsi i “Kaderit” (caktimit të All-llahut xh.sh.). Si mund t’i arsyetojmë këto punë të mëdha që bëjnë atomet e vogla dhe veprat e tyre me domethënie të madhe. Për këtë po qe se nuk i bindemi Fuqisë dhe Gjithëdijes së All-llahut xh.sh? Atëherë duhet t’ia japim rastisisë së natyrës të pamend.

Dihet se ne besimtarët si çdo gjë edhe veprimet të këtyre krijesave mikroskopike ua mbështesim dijes dhe Fuqisë së Madhe të Allahut xh.sh.. Sepse ne e dimë se hidrogjeni, oksigjeni, karboni azoti, janë elemente themelorë të gjitha farërave dhe të thelbëve. All-llahu i Madhëruar ka shkruar nëpër to me lapsin e “Kaderit” të Tij, duke programuar arritjen e tyre interesante në shumë lloje të bimëve e frutave të shijshme.

Shikojmë farën e vogël sa kokrra e grurit që përbëhet nga atomet dhe ajo atomi me Fuqinë e All-llahut xh.sh., mbi kokën e saj mbanë një lis sa një kodër. Ne duke soditur atë vetëm se habitemi dhe themi: “O All-llah i Madhëruar! Si mundin materialistët që këto mrekulli t’ia dedikojnë vetëm rastësisë dhe natyrës? Sepse këto atome të vegjël po bëjnë punë të mëdha, miliardë herë më të mëdha se fuqia e tyre. Kur i soditim këto punë të mëdha, ne besimtarët mahnitemi dhe i përkulemi me plot bindje Madhërisë së All-llahut xh.sh..

“Sepse në qoftë se çdo atom nuk është nëpunësi i All-llahut dhe në qoftë se me lejen e shpenzimin e Tij nuk lëviz; atëherë duhet të ketë dijen edhe fuqinë e pafundme. Dhe syri i tij duhet ta shohë çdo send, fytyra e tij duhet të kthehet në çdo anë dhe fjala e tij duhet të kalojë çdokënd. Sepse atomet në çdo element po mund të punojnë, pa mundim hynë në çdo gjallesë.

Atomët veprojn me forma edhe nëpër eksperimente të ndryshme dhe atomet mund të veprojnë nëpër to pa asnjë farë gabimi. Meqë është kështu; atëherë më mirë të themi se atomet që bëjnë këto punë, po veprojnë me lejen e urdhërin e Njërit që, Dija e të cilit koncepton çdo gjë, apo do të themi se dija e këtyre atomeve e koncepton çdo gjë.” (sözler) Ndërsa këtë hipotezë të fundit nuk mund të pranojë asnjë budalla.

Më tregoni si mund ta shpjegojë mendja e materialistëve këtë problem: Njeriu që është krijesa më e mençur, nuk po mundet të bëhet ekspert përmbi një apo dy degë të ndryshme të shkencës dhe megjithatë po lavdrohet me arritjet e tij. Kurse atomi i pa shpirt dhe aq i vogël që nuk duket me sy, krijon vepra të panumërta, punon pa e zgjedhur se ç’është. Ai po mund të futet e të veprojë si në eksperimente gjigande, ashtu edhe në ato mikroskopike; si në spermën që po kryen detyrë, po hynë edhe në thelbin e farën, e pasi e kryen detyrën në të ngrihet e shkon.

Këto vepra madhështore tia japësh atomit, a e dini se kujt i ngjanë kjo? Po të shohësh një njeri pa mend pa përvojë, pa praktikë, të thjeshtë, të verbër, që shkon në Europë dhe punon nëpër fabrika. Dhe si një mjeshtër i madh, si një kryepuntor punon në çdo makineri, në çdo profesion, në çdo punë, në çdo ndërtesë dhe prodhon vepra mrekullisht të përpikta. Secilin e habit përsosmëria dhe eksperienca e tij. Pra kush e sheh këtë, edhe në qoftë se ka pak mend do të thojë: “Ai person nuk vepron me dijeninë e tij, me siguri atë po e mëson dikush ose prej së largu po komandon dhe po dirigjon një mjeshtër gjenial”

Po kështu, si këtë që rradhitëm, gjithë këto vepra të përsosura që krijohen, nuk mund t’ia dedikojmë atomit pa shpirt e pa dije, sepse ne nuk na lejon mendja jonë që ta pranojmë këtë. Ne besimtarët nuk mund të ofrohemi lojës së materialistëve që duan të na imponojnë që të themi se rastësisht fryu era dhe u mblodhën këto atome pa shpirt dhe krijuan këto arte të përkryera. Logjika e mentaliteti ne na thotë: “Thuaji materialistit:- Mos u mundo kot të na imponosh këto idetë tuaja të palogjikshme! Sepse që të bëjnë atomet e vegjël ato vepra, duhet që në secilin atom të ketë fabrika e maqineri. Meqë fabrika e maqineri nuk ka, atëherë këto nuk janë veprat e atomeve. Këto veprime mund të bëjë vetëm Ai All-llah xh.sh., që secili send është në dorën e Fuqisë së Tij të Pafundme. që dhe Dija dhe Fuqia e Tij mbanë në dorë si fenomenet gjigande njësoj edhe sendet minimale si atomet. është Ai Fuqi që i ka në dorë, ata Ai i sjell, Ai i dirigon!”

Po qe se nuk pranojmë këtë hipotezë. atëhere duhet të ulemi në çmendurinë e materialistëve dhe të themi: “ këto vepra i kanë bërë atomet me dijeninë e tyre” Asnjëri që është me mendje të shëndoshë këtë nuk e pranon!

ÇFARË NA PËRKUJTOJNË KRIJESAT E ALLAHUT

Vëllëllezër dhe mora!

Kur ngrejmë kokën të sodisim Universin, në asnjë send nuk mund të hasim ndonjë gjë kot e pa qëllim. A nuk na thotë mendja jonë se këto nuk mund të bëhen rastësisht?! Por me siguri këto sende i ka krijuar dora e Fuqiplotit që është fshehur ngaqë duket jashtzakonisht. Tani, po qe se ne pas qenijeve nuk e shohim Fuqiplotin e Gjithëdijëshëm që për ne secilin send e ka kultivuar dhe e ka mbeshtjellur me ambalazhe të pëlqyeshme, atëhere nuk duhet të hanim shalqinin që ushqehet me plehrat e pista.

Njësoj, si ka mundësi të krenohet ky njeri që ka nevojën e sendeve të pulës që dalin nga dalin pisllëqet e saj. Në qoftë se këto të vërteta materialisti nuk i mendon, besimtari duhet të kuptojë se pula nuk ka aftësi ta krijojë vezën dhe ta mbështjellë me një ambalazh të bukur dhe brenda një ambalazhi të bukur të vendosë një ushqim të shijshëm dhe që prej saj mund të bëhet edhe një zog. Për më tepër, në atë anë të vezës që është pak bosh, Ai Fuqiploti ka futur, për zogun, oksigjen për 21 ditë. Ndërsa pula jo po as nje ato nuk mund ti bëje.

Edhe një shembull: Megjithëse materia themelore e çdo sendi është atomi, po të marrim hijeshinë dhe zërin e bukur të bilbilit, pasi e mer këtë form të bukër, kësaj më nuk mund t’i themi se është një grumbull atomesh.

Mjekësia thotë se njeriu ka afër 200 muskuj, por kur shohim se gucimaci ka 4000 muskuj, pa asnjëfarë kundërshtimi, duke u mahnitur, në duhet të sodisim Gjithëdijen e Allahut Fuqiplotë.

Krokodili i ha pa iu dhimbur fare krijesat që jetojnë në ujë. Kur ngopet ai del në buzë të ujit, e mbështetë kokën diku dhe e hap gojën, që t’ia pastrojnë dhëmbët. Në këtë rast vijnë shpendët e ia pastrojnë dhëmbët zotëri krokodilit dhe sigurojnë ushqimin e tyre. Tani, a nuk duhet t’i pyesim natyralistët: Kush e mësoi atë të dalë aty për të pastruar dhëmbët?! Pastaj, kush i çoi aty shpendët që t’ia pastrojnë dhëmbët krokodilit dhe të mbledhin ushqim për vehte?!

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>