Megjithatë, shumica e intelektualëve të popullit, duke u mashtruar nga fjalët e armiqve të jashtëm, nuk duan të pranojnë Mehmet Akifin mes njerëzve të famshëm të shqiptarëve. Kjo është për arsye se populli ynë, nga fundi i shekullit të 18-të e këndej, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, nuk ka mundur t’i zgjedhë udhëheqësit e mirë. Për këtë arsye, prej dhimbjes së shkatërrimit të popullit shqiptar, Mehmet Akifi ka shkruar për popullin shqiptar një poezi. Ky është shkaku që intelektualët tanë nuk e duan Mehmet Akifin. Por, më poshtë, edhe ju do ta shihni se ata e kanë gabim. Sepse ai nga hidhërimi jo nga dhimbje eka shkru atë vjershë!!!

Prap them se nuk duhet të harrojmë kurrë se kush e do njeriun e keq, nuk mund të bëhet njeri i mirë. Unë, që t’i vërtetoj mendimet e Mehmet Akifit, do të paraqes argumente të mëhershme dhe të tashme. Shqiptarët e lartësuan Enver Hoxhën në krye të Shqipërisë dhe, më në fund edhe ju e dini, Shqipëria nuk mundi të shohë asnjë përparim, por ai e ‘pasuroi’ popullin e tij vetëm me bunkerë. Më tregoni përse sot janë formuar gjithë ato parti në Kosovë? Një motër shkollare më tregoi se në Kosovë, një vend me një popullsi prej 2 milionë banorësh, janë bërë 74 parti!!! Përse ata nuk ia ngarkojnë detyrën atij që ka aftësi për atë detyrë?! Po njëri thotë: do të bëhem unë kryetar, tjetri thotë: jo ti, po unë. Për këtë arsye, ngaqë populli shqiptar po i del zot kombit jo pozitivisht por negativisht, po humbasin si traditat e mira, ashtu dhe moralin.

Duhet ta dimë edhe këtë se ashtu siç nuk mundim ta hamë bukën pa e copëtuar në kafshore të vogla, po ashtu edhe armiqtë nuk do të mund ta kishin sunduar popullin shqiptar sikur ata të ishin mbështetur fort tek shtetet muslimane. Për shembull, shqiptarët duhet të lidhen fort me shtetin e Turqisë. Përfaqësuesi i Kosovës në shtetet arabe, Prof. Beqir Ismaili, më tha: “I thashë ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, Davudoğlu-së: ‘Ne, në shumë shtete, akoma nuk i kemi konsullatat tona’. Ministri mu përgjigj kështu: ‘Ku ka konsullatë Turqia, ato janë edhe konsullatat tuaja.’ Fjalët që m’i tha zotëri Beqiri më gëzuan së tepërmi. Tash unë po ju tregoj edhe një gjë: Kur shqiptarët, për pas luftës së Kosovës, u shpërngulën nga Kosova, në Turqi kanë ardhur 46.000 vetë. Ata unë i kam vizituar vetë me shoqen time dhe jam dëshmitar se turqit i kanë pritur shumë mirë atdhetarët tanë shqiptarë të shpërngulur nga Kosova.

Tani, duhet ta dimë se shpresa e ardhmërisë janë të rinjtë dhe duhet ta dimë se tek njeriu vepra ndikon më shumë se sa fjala. Secili shqiptar, veçanërisht të rinjtë, duhet ta shqyrtojnë dhe ta njohin jetën e këtij personi, sepse jeta e këtij personi është një ekzemplar i rrallë, jo vetëm për shqiptarët, por për çdo njeri. Meqë ardhshmëria mbështetet mbi shpatullat e të rinjve, atëherë i riu për të pasur ardhmëri të ndritshme duhet të studiojë dhe duhet ta njohë realitetin. Të rinjtë duhet të shpëtojnë nga imponimet e materialistëve dhe, duke menduar e duke medituar, duhet t’i drejtohen Krijuesit të tyre dhe t’i përkulen urdhrave të Tij. Meqë njeriun nuk e ka krijuar as nëna, as babai i tij, dhe meqë vetvetiu nuk mund të krijohet madje as edhe një gjilpërë, nuk mund të shkruhet madje as edhe një shkronjë e vetme, atëherë njeriu, që është fryti dhe përmbledhja e universit, a ka mundësi të krijohet vetvetiu, apo a ka mundësi që atë ta ketë krijuar natyra që është qorre, shurdhe dhe e pavetëdijshme?

Rinia për ne është e ardhmja jonë dhe sigurisht ne do të kemi ardhmëri të lumtur e të gëzuar kur do t’i përgatitim vajzat dhe djemtë tanë me diturinë e duhur. Por, ata, kur të lexojnë ndonjë libër, duhet të dinë se atë libër a e ka shkruar miku apo armiku. Rinia hijeshohet dhe lartësohet me shembujt që parashtrojnë përpara tyre njerëzit dhe dashamirët e arritur. Kur e përmendi këtë fjalë, mua menjëherë më vjen ndërmend Mehmet Akifi. Populli turk, me një popullsi prej 74 milionë banorësh (besimtarët, sepse mosbesimtarët e Turqisë nuk e duan atë) habitet me dinamizmin e tij, habitet me çdo vepër të tij dhe me idetë e tij, pasi ai ka ndërthurur në vete së bashku shkencën ekzakte me teologjinë.

Libri Poetik i Mehmed Aqifit që quhet "SAFAHAT"

(Pjesët e jetës) është i pashoq në Turqi. Në lëmin e poezisë atij nuk ka mundur t’i bëhet rival askush. Një dijetar i Turqisë ka thënë kështu: Duhet ta dimë se edukimi ynë është i mangët pa Mehmet Akifin. Sepse duke e lexuar këtë libër do të bindeni edhe ju se ai ka qenë i përsosur jo vetëm në poezi, po në çdo degë. Unë e kam lexuar librin e tij poetik dhe jam mahnitur prej tij. Këtë energji dhe forcë që kam tani, në moshën 74 vjeçare, unë i kam marrë prej tij.

FISI I MEHMET AKIFIT
Paramendoni një nënë … me rrënjë në Buharanë e Rusisë. Gjyshërit e saj, duke u sjellë andaj e këndej, me dashurinë e osmanlinjve kanë ardhur në Stamboll.

Babai i Akifit, vetëm e vetëm që ta shpëtojë veten nga injoranca, është ngritur nga Peja e Kosovës, me këmbët zbathur dhe duke ecur ka ardhur në Stamboll.

Për të studiuar, që të arrijë në vendin e duhur të njerëzimit, ai e ka braktisur atje nënën, babanë dhe familjen, pa e kthyer kokën pas, dhe ka ardhur në Stamboll.

Caktimi i Allahu i bashkoi dhe u martuan… Qendra e rruzullit ishte Stambolli. Tahir Hoxhën dhe zonjën Emine Sherifen, All-llahu i detyroi të përqafohen. Allahu kur do, i afron dhe i bashkon të largëtit. Stambolli i ngazëlleu dhe i rehatoi ata, por jo vetëm ata, por Stambolli i kënaq edhe ata që qajnë gjithnjë.

Dhe një ditë… Një komunën Fatih të Stambollit, ndodhi një lindje. Koha ishte shumë e ftohtë, ditë dimri, por lindja e Mehmet Akifit e bëri verë shtëpinë e tyre të modeste.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>