Dhe unë e pyeta atë:
“A fal namaz ti?”
“Jo” - tha.
“Atëherë lexoji këto vepra të Risale-i Nurit dhe fillo namazin. Mos harro se edhe ti je një rob (i Allahut) dhe një ditë do të japësh llogari,” - i thashë.
Kryegardiani i habitur tha:
“More ne të futëm ty këtu, si i pafe, i pabesim, marksist dhe komunist! Ti na jep tani mësim feje. Hej Zot. Inshallah ky njeri s’është çmendur!
Sipas tij, mendonte drejtë. Si mund të ndodhë që për një kohë kaq të shkurtër, mund të bëhet një kthesë e tillë. Por në fakt kjo kthesë kishte filluar me kohë. Unë po kërkoja një rrugëdalje nga ajo jetë e padurueshme. Por unë nuk dija se me çfarë dhe se si do të realizohej. D.m.th. kjo paska qenë e mundur me anë të Risale-i Nurit.
Pasi mbaroi jeta e jonë e burgut, kisha filluar të falja namazin dhe të agjëroja. Zoti na i pranoftë. Kisha shumë gjynahe (mëkate). Morëm në qafë shumë të rinj dhe punëtorë. Ia nximë jetën atyre. Për t’i larë këto që kisha bërë, u mundoja t’i shpjegoja kuptimin e jetës time të re, të vërtetën dhe qetësinë shpirtërore, miqve të mi të vjetër dhe të njohurve.
Libri juaj “Njeriu që kërkon vetveten” është shumë i bukur. Ai libër duhet të bie në dorë të çdo të riu...
Unë e mbushi çantën dhe kudo që shkoj, e shpjegoj dhe i shpërndaj.
d
Jam i moshuar dhe jam lodhur. Me kaq mjafton. Kjo ishte një pëmbledhje e përgjithshme. Me ndihmën e Zotit do të shkruaj edhe një deklaratë në lidhje me kthesën time.
Përshëndetje...

Me respekt
Mustafa Ertürk
25.07.1996  

Më prenë dy këmbët dhe një krah

Lexova librin tuaj dhe mësova që ishit mësues. Prandaj më lejoni t’ju drejtohem me fjalën “mësues”...
Mësues, këtë letër po e shkruaj për dy arsye. E para për t’ju shprehur përgëzimet e mia për librin dhe e dyta për një ngjarje që më ka ndodhur dhe që më ka ndikuar, e akoma jam nën ndikimin e saj.
Mësues unë jam infermiere në spitalin “Ibn-i Sina” (Avicena) të Universitetit të Ankarasë (një nga spitalet më të mira të Turqisë). Tani afër do të dal edhe në pension. Im shoq ka ndërruar jetë para 10 vjetësh. Kam një djalë dhë një vajzë. Jetojmë një jetë të qetë e të lumtur. Unë jetoj me tim bir dhe mundohem të kaloj ditët duke përkëdhelur e ledhatuar nipat dhe mbesat e mia.
Në profesionin tim si infermiere kam jetuar shumë ngjarje dhe një nga këto më ka ndikuar shumë. Ja pra prej asaj ngjarjeje u pata shtangur fare. Asnjë çast tjetër në jetë nuk më kishte ndikuar kaq shumë. As vdekja e tim shoqi dhe ditët e vështira që kalova bashkë me fëmijët e mi jetimë. Kjo ngjarje ishte krejt e veçantë.
Nëse më lejoni dua t’ua tregoj juve atë ngjarje.
d
Kishte ardhur një pacient që kishte bërë një herë një aksident automobilistik. Ishte një djalë i ri dhe i bëshëm...
Punonte si komisar në komisariat. I prenë të dyja këmbët dhe një krah. Gruaja e tij klithte me të madhe. Neve e kishim humbur fare. I shkreti djalë sapo po i dilte narkoza. Ngaqë ishte në gjendje shumë kritike, po i tregohej nje interes i jashtëzakonshëm.
Kur erdhi në vete mërmëriste diçka. Por unë nuk e mora vesh se çfarë po belbëzonte ndër buzët e tij të thata. Thirra një koleg.
“E pe? I sëmuri po mundohet të thotë diçka por s’po e kuptoj, dëgjoje me vëmendje”, i thashë.
Të sëmurët kur dalin nga narkoza thonë gjëra të ndryshme. Por ky djalë ishte aq i merakosur dhe i emocionuar, sa dukej qartë që po thoshte diçka të veçantë. Bashkë me kolegun po i hapnim veshët mirë. Dukej sikur po lutej me tundim dhe emocion:
“O Zoti im falmë, nuk do të bëj më kurrë. Mos më merrni, jo largohuni. Më jep edhe pak jetë o Zot. Do të lë çdo gjë, të betohem. Do të bëj ç’të duash. Zoti im mos më merr. Kam fëmijë. Më lër të rris ata të shkretë...” - po lutej në atë mënyrë që edhe unë dhe kolegu im ngrimë nga frika.
Dukej sikur po bënte llogaritë e vdekjes. Sikur dikush po e tërhiqte me zor drejt vdekjes dhe i lutej Zotit për të mos ikur. Kjo gjendje zgjati më shumë se një orë. Ndenji ashtu duke u lutur mes djersëve dhe dhimbjeve.
Të gjithë njerëzit që ndodheshin aty e ndoqën ngjarjen me një habi të madhe.
Zoti ia pranoi lutjen, erdhi në vete. E kaloi edhe këtë rrezik.
Kishin kaluar dhjetë ditë nga ngjarja e u bëra kureshtare dhe i vajta për vizitë. Sepse ngjarja më kishte ndikuar shumë. Duke parë atë djalë duke vuajtur, m’u shfaq para syve jeta ime dhe llogaria që do të jap për jetën. Edhe mua m’u duk sikur erdha ballë për ballë me vdekjen.
Jeta siç erdhi ashtu edhe po ikën. Edhe pak dal në pension. Në çdo çast të këtyre viteve thamë jetë, jetë. Dalëngadalë po mbaron. Dhe tani kjo e vërtetë po më detyron të mendoj për llogarinë... as falje e as edhe një gjë. Sa do ta shtyjmë kështu? Të gjitha këta më kaluan para syve.  
Domethënë që edhe po të na dalë përpara vdekja, do t’i lutemi Zotit: “Të lutem o Zoti im edhe pak ditë më shumë.” Këtij djalit i dha, po sikur neve të mos na e japë këtë mundësi?
Ja pra me këto mendime vajta tek ai. E shoqja i ishte ulur pranë kokës. Pasi prezantova veten, e pyeta për ato që kisha dëgjuar. I gjori pasi më pa një herë mua dhe një herë të shoqen, iu mbushën sytë me lotë. Filloi të qante.
Si qante i shkreti, edhe ne gjithashtu... pse aq e lehtë është? Na ruajtë Zoti.
I shkreti kishte humbur dy këmbë dhe një krah.
-Shpjegoja i dashur, shpjegoja dhe të tjerëve, - i tha e shoqja duke ngulur këmbë.
Ai nisi të shpjegonte:
“Kur pësova aksidentin, isha i dehur. Pija shumë shpesh. Dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të them se bënim një jetë të lumtur familjare. Edhe shoqërinë të tillë e kisha. Pra rruga jonë nuk ishte rrugë për të qenë...
Por falë kësaj time shoqe, që lexon gjithnjë Kur’an, rri me abdes dhe falet, çdo herë që ndodhte të pija, më thoshte “mjaft më me këto gjëra të ndyra.”
Nuk i lashë. Dhe kështu i dehur i hypa makinës, po kthehesha në shtëpi. E vetmja gjë që arrij të kujtoj është një kamion dhe kaq... pas asaj sikur ika në një botë tjetër. Një vend krejt ndryshe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>