Ne shqiptarët, duke mbetur nën ndikimin e armiqve, nuk duhet të armiqësohemi kurrë me muslimanët, veçanërisht me turqit. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë kurrë se miqtë e shqiptarëve, në radhë të parë, janë turqit.
 
Mehmet Akifi ka qenë djali i dijetarit Tahir Efendisë.  Tahir Efendija ka qenë i lindur në qytetin e Pejës të Kosovës. Ai në vitet e fundit të osmanlinjve ka qenë Myderriz (Profesor) në Medresenë e Xhamisë Fatih të Stambollit në Turqi. Mehmet Akifi thotë kështu për babanë e tij, Tahir efendinë: ‘Ai është edhe babai im, edhe mësuesi im.’ Akifi, megjithëse ka studiuar edhe nëpër fakultete, kulturën dhe edukimin themelor i ka marrë prej prindit të tij.  
 
Po, vëllezër! Ne nuk duhet ta humbasim kurrë pozitën e gradës së njerëzimit që kemi pasur. Bediuzzamani thotë kështu në një shkrim: Azia dhe Afrika janë një arë, kurse për trojet e tërë Ballkanit thotë: “Rumelija” (trojet ballkanike), nuk është arë por kopsht. Pra, ky kopsht ballkanik ka prodhuar shumë  njerëz gjenialë, një prej të cilëve është edhe personaliteti i famshëm Mehmet Akif Ersoji. Nuk  është vetëm ai, mund të përmendim edhe: Tahir Pashën e Shkodrës, gazetarin e famshëm të Turqisë Eshref Edipën, profesorin e kryeministrit tonë Abdullah Gylit, Profesor Sebauddin Zajmin etj. Mbretërit e osmanlinjve kanë pasur pranë vetes 38 kryeministra shqiptarë. 
 
         Këtë fjalë të Bediuzzamanit e vërteton edhe fakti se, në  Ballkan, prej popullit shqiptar kanë  dalë shumë persona të famshëm. Por, mjerisht, për arsyet që do t’i radhis më poshtë intelektualët tanë, duke u larguar nga feja, janë bërë nacionalistë negativë dhe  nuk e kanë bashkuar Mehmet Akifin me njerëzit e famshëm të shqiptarëve, si me Sami Frashërin, Naim Frashërin e të tjerë. Kurse në shtetin e Turqisë,  Mehmet Akifi ka mund të ngjitet në kulmin e  përsosmërisë së njerëzimit, si në poezi ashtu edhe në çdo degë tjetër.   

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>