O njeri! Ai që ka vizatuar shenjat e gishtërinjëve të tua, në të njëjtën kohë di shumë mirë se a i ke zgjatur duart tuaja drejt hallallit apo drejt haramit. Në qoftë se ecim sipas këtij mendimi, do të kuptojmë ndryshimin që ekziston në mes dorës së njeriut dhe putrës së luanit, apo thundrës së mushkës. Njëri lufton për të drejtën, ndërsa tjetri nuk ka dijeni se çfarë është e drejta. Ky është edhe një nga ndryshimet në mes njerëzve dhe kafshëve.

Në një vend shohim një statujë. Në supet e saj qëndrojnë zogjtë. Kjo statujë për zogjtë nuk është veçse një copë guri. Përkundrazi ne mundohemi të kuptojmë artin me të cilin punon skulptori. Njeriu që kupton veprën e skulptorit duhet të kuptojë edhe “Skalitësin” që e ka bërë njeriun. Ashtu si një statujë nuk është rastësi por është bërë nga një skulptor, pra ka një krijues, ashtu edhe kjo botë është krijuar nga një Mjeshtër dhe është vepër e Tij.

Syri

Skulptori kur do të bëjë një skulpturë, mundohet që t’ia bëjë sytë njëlloj. Sytë e njeriut janë të njëjtë. Në qoftë se ne do t’ia nxjerrim sytë një të vdekuri dhe t’ia peshonim do të kenin peshë të njëjtë. Në qoftë se marrim parasysh edhe ngjashmërinë e ngjyrës, atëherë njeriut nuk do t’i mbetej gjë tjetër veçse të çohej në këmbë dhe të thërriste: ‘Unë jam një vepër arti dhe gjetja e “Artistit” është një detyrë që i përket njeriut’.

Kur e analizojmë beben e syrit, shohim një art dhe besojmë në ekzistencën e një “Artisti”. Prandaj dhënia e shkencave natyrore ose e biologjisë si lëndë mësimi nëpër shkolla, është një lloj ibadeti (adhurimi).

Nxënësit nuk do t’i hyjnë në punë vlerësimi maksimal i mësimit, por e rëndësishme për të është fitimi i kënaqësisë së Allahut. Rritja dhe edukimi i fëmijëve të ditur dhe besimtarë, do të ndikojë më vonë në brezat e ardhshëm. Le të mendojmë pak beben e syrit. Syri ynë mat me hamendje largësitë. Në qoftë se ai pyetet se, “Sa larg është ndaj nesh ky vend?”, atëherë syri duke shikuar drejtë, jep një përgjigje të përafërt, p.sh. 350 m. Ajo që ndodh është kjo: Në kohën që syri drejton shikimin e tij drejt pemës, shikimi i të dy syve bashkohet tek pema. Ky shikim i kalohet trurit dhe ai jep largësinë nëpërmjet telave të zërit. Telat e zërit e japin përgjigjen nëpërmjet gojës = 350 m.

Duke shfrytëzuar shikimin e syrit janë bërë tendenca. Telemetrat që përdoren në tanket amerikane M47 dhe M48 shërbejnë për të matur distancën. Qitësi që ndodhet tek telemetri merr shenjë. Pastaj fillon të ulë çelësin. Kur çelësi ulet zhduken shenjat që quhen “sitero”. Kësaj i thuhet edhe “fluturimi i siterove”. Ato i ndajmë në dy grupe. Këto ndodhen në sytë e telemetrit, (njëri në të djathtë e tjetri në të majtë). Kur vëzhgojmë sistemin e punës së syrit të njeriut, shohim një telemetër të zhvilluar. Çmimi i një telemetri është shumë i shtrenjtë. Në qoftë se telemetri bëhet nga syri i njeriut atëherë pse syri i njeriut të vdekur nuk kushton asgjë. Këtu qëndron edhe arti i pavdekshëm i Atij që krijoi syrin e njeriut. Të bëjë nga substancat më të lira ato më të shtrenjtat. Edhe truri elektronik (kompjuteri) nuk është gjë tjetër veçse një përngjasim i trurit të njeriut. Duke ndjekur pjesët e trurit të gjallesave u krijua një shkencë më vete.

Veshi

Duke marrë shembull veprat, xhamitë e ndërtuara nga arkitekt Sinani, u ndërtuan xhami të reja. Ne kur flasim për to themi “veprat e arkitekt Sinanit”. Nga ana tjetër vepër e kujt janë gjallesat që merren shembull? Kush e krijoi veshin tonë? Mjetet që nxjerrin zë si gramafoni, magnetofoni, radioja kanë treguar një zhvillim të madh dhe me shkencëtarin Edison e me mundin e mjaft inxhinierëve teknicienë, pjesë të ndryshme muzikore kanë arritur deri në shtëpitë tona. Megjithë këtë zhvillim asnjë prej mjeteve të zërit nuk ka arritur nivelin e zërit që është tek gjallesat. Veshi ynë është një mjet tepër i zhvilluar dhe veçoritë e tij nuk i ka asnjë mjet tjetër bashkëkohorë. Le të analizojmë edhe aftësinë e veshit në dëgjimin e zërave të ulët. Disa njerëz me ndihmën e mikroskopit mendojnë se mjetet elektronike dëmtojnë veshin. Ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Siç dihet zëri hyn në vesh nëpërmjet diafragmës së hapur, duke u dridhur, pastaj përsëri duke u dridhur hyn në daullen e veshit. Këto dridhje të daulles së veshit në pjesën e brendshme të tij, krijojnë një përzierje. Prej atij sinjali me anë të  fijeve nervore shkon në tru. Për këtë arsye forca e zërit që ndikon tek veshi matet me distancën e zërit. Këtu na vjen në mendje një pyetje:

Meqenëse veshi ynë është në gjendje të dëgjojë edhe zërat më të ulët, si ka mundësi që nuk dëgjon zhurmat e shumta që dalin nga mjedisi që na rrethon nga mëngjezi deri në mbrëmje? Veshi dëgjon shumë mirë edhe zërat e lartë. Në bazë të saj një zë pengon një tjetër. Kjo veçori e veshit bën të mundur që veshi të dëgjojë edhe disa zëra të cilët dalin nga një vend në të njëjtën kohë. Kjo në të vërtetë është një dhuratë e vyer e Allahut (xh.sh.). Përdorimi i kësaj veçorie nga ana e veshit, në çfarëdo lloj mënyre është një karakteristikë tjetër e tij. Ata të cilët merren me shkencën e zërit, e dinë shumë mirë këtë gjë. Në këtë çështje njerëzit e shkencës arritën të vërtetojnë se veshi dëgjon në mënyrë të ndarë (veçuar) zërat e hollë nga zërat e trashë. Këtë karakteristikë të sistemit të dëgjimit mund ta vëmë re në një bisedë me muzikantë. Ju edhe në qoftë se jeni brenda një grupi njerëzish mund të dëgjoni mirë zërat që dëshironi ose ndonjë instrument. Edhe inxhinierët që kanë bërë eksperimente mbi zërin, duke provuar çfarëdo lloj sistemi, kanë marrë cilësinë e një dirigjenti orkestre. Tani le të flasim rreth veçorisë sterofonike të veshit. Kjo është një nga veçoritë më të rëndësishme të tij dhe tregon nga cila anë vjen zëri.

Për shembull e zëmë se një person na thirri. Në qoftë se personi që na ka thirrur ndodhet në anën e djathtë, atëherë më parë do të përgjigjet veshi i djathtë. Në këtë mënyrë kuptojmë se thirrësi ndodhet në anën tonë të djathtë. Për të ditur se nga ka ardhur zëri duhet të dimë se nga cili vesh ka hyrë. Koha e kalimit të zërit nga njëri vesh tek tjetri, përbën një të miliardat e sekondit. Këtë punë sistemi nervor e kryen në mënyrë perfekte. Të gjitha këto tregojnë që veshi është një vepër arti e pavdekshme.

Mjetet që formohen nga imitimi i gjallesave

Pasi u mësua funksioni i veshit, u prodhuan mikrofonët. U analizuan zogjtë dhe më vonë u ndërtuan avionët. Masa e distancës të krahëve të zogjve nuk është e njëjtë me atë të avionit. Kraharori i avionit është i rëndë, ndërsa krahët janë të lehtë. Në qoftë se masa e distancës së krahëve tek avioni do të ishte e njëjtë me të zogjve atëherë asnjë avion nuk do të rrëzohej. Dhe avionëve që i fikën motorët do të uleshin në tokë si zogjtë. Meqë krahët i kanë të mëdhenj ekziston rreziku i thyerjes së tyre. Dhe avionët që u këputen krahët, bien poshtë si një gur. Për këtë arsye u zvogëlua masa e krahëve dhe u shtu forca e motorit. Me prishjen e motorit ndodhën fatkeqësitë. Siç ka avioni materiale ndërtimi, ashtu edhe zogjtë kanë materialet e tyre ndërtimore. Aty ku ndodhet ndërtesa, ndodhet edhe materiali i ndërtimit. Në disa vende mund të shohim ndërtesa të reja. Na bien në sy gurë, rërë, çimento dhe hekur. Të vjen të dalësh para tyre dhe t’u thuash: “O mjete ndërtimi, çohuni, mblidhuni dhe bëhuni shtëpi”. Njerëzit që mund të na dëgjojnë do të qeshnin me ne ose do të na quanin budallenj. Po, në të vërtetë materialet e ndërtimit kanë nevojë për një inxhinier që të bëhen shtëpi. Në një ndërtesë tullat e vendosura si qeliza, dritaret si sytë, dyert si goja, themelet si kockat, nuk janë të bëra vetvetiu. Dhe nuk mund të bëhen vetvetiu. Veza nuk ndryshon nga një material ndërtimi. Ajo që quhet vezë ka nevojë për një material ndërtimi, ose për një mjeshtër me emrin pulë, për një mjeshtër që nuk ka të ngjashëm dhe ndjekës në artin e tij. Në shekullin tonë prodhohen zogj plastikë, por ato nuk janë të gjallë dhe janë vetëm lojëra. Përkundrazi zogu që del nga pula është gjallë, ha, pi dhe rritet. Në qoftë se bëhet pulë, prodhon vezë. Ta bësh të bëjë vezë atë që nuk e di se çfarë është ajo, ta bësh pulën si një fabrikë vezësh është vetëm vepër e Inxhinierit të natyrës.

Ne kemi frikë se mos thyhet një zog pule loje, po nga ana tjetër hamë me lehtësi pulën. Përse vallë nuk “zemërohet” me ne Ai që e ka krijuar atë, që pas atij mundi që bëri për ta rritur, e presin dhe e hanë? Por përkundrazi Ai na e bëri hallall (të lejuar) ngrënien e tyre. Kjo do të thotë që Ai i Cili e ka krijuar pulën, e ka krijuar shumë lehtë dhe e ka bërë një mall të lirë.

S’ka dyshim që çdo send dëshmon për Krijuesin e vet. Prandaj edhe ne le të dëshmojmë se:

“S’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se

Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12