PËR ÇFARË NGANJËHERË MOSBESIMTARËT NGADHËNJEJNË MBI NE?

Me të vërtetë nganjëherë mohuesi po e ngadhënjen muslimanin, sepse siç nuk përputhet gjendja e shumë muslimanëve me fenë islame, njësoj edhe çdo gjendje e mohuesit nuk kundërshton me fenë tonë. P.sh: Muslimanët kur nuk zotërojnë këto virtyte të bukura si studimi, puna, teknika, dinamizmi, kontributi, drejtësia e besnikëria që duhet të jenë vepra e besimtarëve, atëherë ka mundësi që të mbesin mbrapa, dhe mosbesimtarët kur i zotërojnë këto virtyte të bukura dhe që janë shkaqet parësore të përparimit, në këtë rast mund të përparojnë ata. Po të vështroni me vëmendje do ta shihni edhe vet se mosbesimi nuk ka përparuar, por ka përparuar shkaku i përparimit pra vetë dija, shkenca, puna dhe teknika. Sepse edhe vet mund ta hetoni Ungjillin, pra librin e të krishterëve dhe krahasoni me Kur’anin dhe do ta shihni se, a i ka përparuar feja e tyre ata? Kurrë! Sepse Ungjilli nuk është më i përsosur se Kur’ani dhe kur e hulumtoni revulucionin e madh francez do ta shihni se ajo ka ndodhur mes shkencëtarëve dhe fetarëve të tyre fanatik. Pra kur ta hetoni historinë do ta shihni se muslimanët kur kanë përjetuar fenë e tyre kanë përparuar kur e kanë lënë mbrapa, kanë ngelur në mbrapësi, por mosbesimtarët e krishterë kur e kanë braktisur fenë e tyre të prishur kanë përparuar, se kur t’i krahasosh 3-4 ungjilla të një shekullit edhe vet shumë qartë do të shikosh shndërrime që kanë bërë priftërinjt. Kurse Kur’anit Famëlartë nuk i është fshihur as një pikë. Pra është qartë se kush i mbështetet parimeve të përparimit ka të drejtë të përparojë. Në këtë mënyrë nuk ka bërë ngadhënjim e të padrejta, por përkundrazi të vërteta e të drejta. Muslimanët, në të vërtetë kur e mësojnë mirë fenë e tyre dhe fillojnë ta përjetojnë si duhet, atëherë besimtarët bashkohen me shkaqet që mbanin me vete të vërtetat, atëherë me të drejtë ngadhënjejnë mbi të tjerët.
Të mos harrojmë se shkaqet e vërteta s’janë vetëm këto. Prandaj, në ngadhënjim, këto shkaqe marrin pak pjesë, kurse pjesa më e madhe është tek animi nga e drejta. Sepse besimi në Krijuesin dhe në ringjalljen është suksesi më i madh, se është shkaku për të fituar një lumturi që nuk soset kurrë. Humbjet e këtushme janë vërejtje që të zgjohen për të gjetur shkaqet e përparimit që kanë rënë në pakujdesi. Muslimanët duke u mbështetur edhe shkaqeve materiale, atëherë do të bëjnë suksese edhe në gjendjen fizike dhe do të valvitnin flamujt e tyre të përparimit.
Mëshira e All-llahut është si shiu që i kapllon të gjitha anët fare pa i dalluar. Në qoftë se një dru nuk ka mundur të bëjë mjaft dardha, sigurisht nuk ka mundur të bëjë mjaft dobi nga shiu, kurse drurët më të thjeshtë frutorë që kanë mundur të bëjnë dobi nga shiu, kanë mundur t’i ushqejnë mjaft frutat e tyre. Në qoftë se një musliman ushqehet me frutat e Ibadetit (adhurimit), ai hijeshohet. Dhe në qoftë se mosbesimtari si shkak përparimi, si fruta të degëve të jetës se tij vendosë drejtësinë, gjuhën e ëmbël, buzëqeshjen, u ndihmon të tjerëve dhe kujdeset për pastërtinë, atëherë ai është i suksesshëm, sepse ato janë urdhërat dhe ndalesat e All-llahut që mbanin dobitë e mëdha. Kush u mbështetet urdhërave të All-llahut ai bën sukses. Sepse në këtë jetë emri i Gjithmëshirshëm i All-llahut nuk bën mëshirë vetëm mbi muslimanët, sepse Ai funksion ështe për secilin. P.sh: është ligji i All-llahut (xh.sh.) që temperatura e lartë të ngrohë e ftohti të ngrinë, njësoj edhe namazi është urdhëruar që të përmirësohesh për jetën tjetër. Rryma e natyralizmit që ka dalë në Francë i ka shtyrë njerëzit që të mohojnë All-llahun. Ndërsa natyra në të vërtetë është një ligj dhe krijesa e All-llahut, nuk është krijues.
Tani muslimanët po qe se zbatojnë vetëm urdhërat e namazit e të agjërimit, duke mos kuptuar mirë fenë dhe lënë pas urdhërat e shkencave të atomit, të elektricitetit, të ujit, atëherë ai disa urdhëra të All-llahut i ka zbatuar e disa jo. Përfundimisht: Një musliman që bën adhurimet e urdhëruara nga All-llahu ai është më i lartë se mosbesimtari. Por në këtë jetë më shumë bën sukses ai, mohuesi, që i mëson dhe i zbaton ligjet fizike, kimisë, e të përngjashmet. Por është shumë mirë për ne muslimanët duke u kujdesur kur bëjmë adhurimet e duhura dhe përpiqemi t’i studiojmë dhe t’i zbatojmë edhe ligjet fizike, atëherë e bëjmë parajsë këtë jetë bashkë me atë tjetrën, sepse nëpër librat e gjimnazit disa emra të shkencëtarëve që janë tituj të shkencave të All-llahut (xh.sh.) dhe mbajnë emrin e këtij apo atij zbuluesi. Ne i urojmë ata për kontributin e tyre duke mos patur fare ambicje. Por ligjet që janë shkruar nëpër librat e shkencave të fizikës, janë të All-llahut (xh.sh.) se propozojmë një vilë të madhe antike për të hulumtuar atë. Aty hyjnë disa vetë dhe hulumtojnë me vite, dikush dritaret, dikush portat, dikush muret, dikush llambat e tij më pas thonë se ne jemi të mençur, kurse ai që e ka krijuar këtë vilë është budalla. Me këto fjalë këto njerëz bëjnë një gafë të madhe. Ne duke i lexuar librat e shkencës fizike i shohim funksionet e pamohueshëm të All-llahut (xh.sh.), sepse muslimani edhe duke lexuar ato ka bërë adhurim. Se rezultati i shumë adhurimeve merret në jetën e pastajme, kurse rezultati i përparimit të fizikës merret këtu.                                                                         
 
PËR ÇFARË ALL-LLAHU IA MERR SHPIRTIN FËMIJËVE TË VEGJËL?

Përgjigje: Sikur qëllimi i jetës të ishte vetëm kjo jetë atëherë ti do të kishe të drejtë, por është shumë e nevojshme që njerëzit pas shkaqeve dhe ngjarjeve të shohin fuqinë e Krijuesit. Shumë njerëz mua më bëjnë këtë pyetje duke menduar se All-llahu i Madhëruar është si çdo njeri dhe përpiqen që t’i japin mend Atij. Duke u tallur më thonin: All-llahu në luftën e Kosovës nuk i mbrojti fëmijët e pleqtë? I pafatët nuk e dinë se Ai është Fuqiplotë dhe i Gjithdijshëm, Ai e di më mirë e nuk ka mbetur për mendjen e ndonjë krijese. Këtu do t’i rreshtoj disa fjalë që ta shohim pak se cila është fuqia e Tij: Sipërfaqen e masim me m2, peshën me kg, sipërfaqen e detit me mil2, nxehtësinë me termometër, kurse zbrazëtirën e kozmosit me vitet e dritës. Çfarë është ajo? P.sh: Drita në një sekond shkon 300.000 kilometra larg. Sot shkencëtarët e astronomisë me teleskop shohin 3-4 miliardë vite dritë larg dhe në të gjenden dyqind miliardë galektika dhe secila përmban nga dyqindë miliardë yje dhe këta duke lëvizur njeri në drejtim të kundërt me tjetrin përsëri nuk ndeshen. Sepse ato i ka rregulluar Ai Fuqiploti, duke kontrolluar vazhdimisht jo vetëm ato, por edhe 1.300.000 lloje qenie me të gjithë molekulat dhe atomet e tyre. P.sh. Vetëm tek njeriu gjenden 80-100 trilion qeliza që Ai i mbanë vazhdimisht nën kontroll.  Pra me këtë fuqi e duke menduar me mendjen që ia ka dhënë Zoti i Madhëruar kjo krijesë shumë e vogël me dhëniet e Tij mundohet ta kritikojë Atë. Ky njeri nga devijimi që ka rënë i thotë shokëve të vet: More, shihe Zoti po i mbyt fëmijët e vegjël, a s’është gjynah? Kurse, në qoftë se djali i tij duke sunduar i thotë, atij: “O babë ti nuk din, mos puno ashtu, por puno kështu!”, ai hidhërohet, megjithëse, me mëshirën që ia ka dhënë Krijuesi e don shumë. Përsëri i hidhërohet përse djali është i vogël kurse ky i madh, me gjithë atë nuk e mendon se edhe vetë është një krijesë si djali i tij, por djalin e kundërshton duke thënë se ku dinë ti, se ai është i vogël dhe nuk mund ta durojë duke kundërshtuar, djalit i godet donjë shpullë.
Ndërsa ky kundërshtim që bëhet ndaj All-llahut të madhëruar nuk ka rrjedhur nga tjetër, vetëm nga mosdija, nga përjetimi i periudhave me censurë, studimi i njëanshëm, që djemtë i ka bërë armiq me prindërit. Disa nga vëllezërit e mi intelektualë shqiptarë paraqiten me paragjykimin e imponuar nga filozofia e ateistit duke menduar se vetëm fshatarët e rojtarët e dhenve dhe teologët janë fetarë, shkencëtarët 100% janë ateistë. Të pafatët nuk dinë se, jo në popullin islam, por vetëm në Turqinë laike shumë profesor, doktor të shkencave të ndryshme janë fetarë që i falin pesë vaktet e namazit bile edhe janë të devotshëm, nëpër to ka edhe profesorë të shkencave që e kanë karrigen në Itali e Francë apo nëpër të tjera vende të botës. Abdusselami i Pakistanit në Evropë që ka fituar dhuratën Nobel në degën e fizikës është edhe fetar i fortë. Albert Ajnstajni thotë se: “Unë tek All-llahu nuk kam dyshim, por jam duke hulumtuar fuqinë e Tij”. Por mjerisht për njeriun devijmi është një shkatërrim i madh, për arsye se njeriu nuk mund të jetojë pa shpresë, për të dhënë shpresë vetes mundohet t’i hedhë baltë tjetërkujt.
E këta i ngjajnë një njeriut që kishte qenë me gungë në shpinë. - Atij i thanë: A don të të mjekojmë shpinën tënde apo t’i vendosim shpinës së secilit nga një gungë? - Gungaçi u thotë atyre: është më mirë t’i vendosni secilit nga një gungë, përndryshe mua do të më thonë gungaçi i moçëm.
Po të ishte e mundur t’i tregojmë kundërshtarit jetën që do të përjetojë në ahiret siç tregojnë nëpër kinema kohën e kaluar, nuk do të guxonte ta zgjaste gjuhën që t’i kundërshtojë Krijuesit duke shpifur Zotin, duke thënë se Zoti është i pamëshirshëm që i lejon zulumqarët t’i mbysin fëmijët e pafajshëm. Tani mendoni vet një njeri që Zoti i madhëruar e ka krijuar shëndosh e mirë duke parashtruar përpara tij çdo mirësi, që për namaz nga njerëzit prej njëzetekatër orë të moshëve tyre ka kërkuar vetëm një orë e prapë ai s’është falur, ka pasur para e nuk ka shkuar në haxh, ka qenë i pasur e nuk ka dhënë zekat. Me paralajmërimin e Kur’anit ky është një kundërshtim, mëkat që meriton torturën e xhehnemit. Tani po ju pyes, duke u djegur në zjarr ky njeri a nuk do të thotë: - Ah shumë më mirë do të ishte që Zoti të më kishte marrë shpirtin kur isha i vogël e pa gjynahe e mëkate kisha shpëtuar nga kjo torturë. Një tjetër më thotë që Zoti nuk punon me drejtësi, unë jam i varfër e mezi po jetoj, për çfarë të mos jem unë si ai pronari i pasur? Atij i thashë: Sa para m’i shet sytë? Çfarë po flet, që po të jap të gjithë botën a ma jep mendjen? Si i bëhet Çfarë më duhet bota pa mend, pra a e shikon sa pasanik qenke? Dhe vazhdova: - Ti mos kërko të bëhesh ndonjë pronari i pasur por falendero Zotin që nuk të ka krijuar nje gjarpër apo një gomar që të lidhin në shtyllë e të ngarkojnë peshën në shpinë sa të mos mundesh të lëvizësh nga vendi. Tani për ta plotësuar këtë çështje do t’u parashtroj një shembull të bukur nga Bediüzzamani: “Një njeri që nuk e ka paguar borxhin e mëparshëm dhe kërkon të marrë akoma mall i përngjanë kësaj gjendje: Një Padron bujar e merr një njeri të varfër dhe e hypë në minaren e një xhamie. Duke hypur në secilen shkallë i jep nga një dhuratë të bukur dhe kur e hyp në majën e minares i jep një dhuratë shumë të madhe dhe të bukur. I varfëri në vend që ta falenderojë për gjithë ato dhurata që ka marrë, duke patur zili padronin i thotë: Ah! Përse kjo minare nuk është e gjatë si ajo që duket atje?” Tani për të varfërin çfarë thoni: A e meriton që t’i jipet dhuratë akoma, apo t’ia marrim edhe ato që i pati marrë më parë duke hipur në majën e minares, sepse kërkon të tjera pa falenderuar aspak për ato që ka marrë më përpara. Tani mendoni vetë për falenderimin që thashë. Atë, pra njeriun, All-llahu i madhëruar duke e krijuar si fruti më i përsosur i Universit, ka mundur të na lërë tek hiçi, duke na ngritur përpjetë, na ka lartësuar në majën e krijesave, na ka veshur me një trup pa mangësi fare, duke na dhënë sytë, veshët, duart, këmbët e mendjen. Dhe i ka detyruar të gjithë qeniet për të na shërbyer neve. Duke filluar prej bletës që vrapon të na dhurojë mjaltë, insektin pa dorë që e ka bërë fabrikë mëndafshi edhe diellin gjigand që e ka detyruar të na ngrohë dhe të na pjekë ushqimet dhe pë të formuar stinët rruzulin tonë reth diellit e sjelë me shpejtësinë 108000 k.m në orë. Tani, gjithë këto mirësi që na ka bërë Zoti, na i ka dhënë pa e merituar fare. Tani për këtë njeri a është e drejtë që t’i kryelartësohet Atij Meshirëploti që ia ka dhënë gjithë këto dhurata, duke thënë: Si bën dikush! Ku ka Zot more! Të gjitha janë krijuar nga natyra, apo vetvetiu. Duke pasur logjikë e vullnet të shkoj pas veseve djallëzore të mos përpiqet që të fitojë provimin dhe të rrëzohet në nivelin që si ka hije fare, duke pasur shansin që të lartësohet në vendin e duhur të njerëzimit, në atë që edhe ëngjëjt nuk mund të mbërrinin. Duke ditur fjalën e urtë që “Një kafe e idhët  e ka hatrin 40 vjet”. Me këto peshore a e kuptuat se xhehnnemi është vetëm meritimi i vetë njeriut. Pra, filozofia materialiste që i ka helmuar shumë studentë të shkollës duke u futur dyshime në kokat e tyre. Ato me imponime janë gulçitur nën pyetjet që janë grumbulluar në kokat e tyre duke mos mundur të gjejnë përgjigjen e tyre. Po të pyesin seriozisht e gjejnë përgjigjen e duhur, por ngaqë me mëkate i kanë nxirë zemrat e tyre, këtyre çështjeve u afrohen me paragjykime dhe jetën e tyre e vazhdojnë në devijim All-lahu inshaall-llah i shpëton se është e mjeruashme gjendja e tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>