Këtu mund të shtojmë edhe këto:

Pjesa më e vogël e gjallesave është qeliza. Qelizat e gjallesave të ndryshme kryejnë funksione të ndryshme. Truri i maces dhe i njeriut është i përbërë prej qelizave. Por truri i njeriut duke bërë pajisje elektronike si kompjuteri, truri i maces shërben vetëm për të jetuar. Në qoftë se Allahu do të kishte vendosur në vend të trurit të njeriut atë të maces, atëherë nuk do flisnim për qytetërim. Prandaj njerëzit që flasin për qytetërim, duhet t’i besojnë Allahut që i ka pajisur me mendje dhe t’i binden atij. Gjallesat janë pallate të formuara nga gurët qelizorë. Qelizat e hundës nuhasin, ato të gojës shijojnë, veshi dëgjon, syri shikon. Allahu që bëri të mundur atë në këtë botë, a nuk mund ta bëjë atë të mundur edhe në të ardhmen?

Allahu i pajisur më Cilësitë “Ibda” (Ai që krijon diçka që s’ngjan me asgjë, krijohet për herë të parë)  dhe “Insha” (Ai që i jep trup krijimit), ka krijuar botën dhe ahiretin, i ka dhënë jetë dhe rregull krijesave.

40 lloj gjellërash në një kazan

Kur afrohet pranvera fshatari shkon e punon në arë dhe mbjell farërat. Ai mbjell farë të ndryshme në vende të ndryshme. Çdo njëra prej tyre, ashtu si një kufomë varroset, duke u mbuluar me dhé, pastaj zhduket.

Dalëngadalë koha fillon dhe nxehet. Ara është si një kazan, dielli si një oxhak. Kazani fillon e valon në botën e rrënjëve. Kur valon kazani bëhet gati dhe gjella. Bostani, qepët, patatet, etj., janë një gjellë më vete. Në një kazan të quajtur “arë”, ziejnë 40 gjellë përnjëherë. Shija, era dhe ngjyra e tyre nuk ngjasojnë me njëra tjetrën. Allahu i Cili nga një farë si kufomë që futet në tokë, krijon kaq gjellë të shumëllojshme, a nuk mund të krijojë edhe xhennetin si shpërblim për besimtarët? Ai i Cili krijon vende si parajsë në tokë, a nuk mund të krijojë edhe parajsën e vërtetë?  Krijuesi që krijon çdo gjë nga dheu, a thua vallë nuk do të bëjë të mundur vazhdimin e jetës në ahiret për njerëzit që vdesin e bëhen dhé?

Kompania më e madhe e botës

Gjallesat nuk mund të jetojnë nëse nuk ekziston një prej katër gjërave: ujë, atmosferë, tokë dhe diell. Këta katër kushte janë të ndërlidhura dhe plotësojnë njëra tjetrën. Të duket sikur janë një kompani e krijuar nga Zoti që bën të mundur krijimin e gjallesave.
Dielli që është një masë zjarri është një nga shkaqet e jetës. Allahu që krijon jetë, nga zjarri ka vënë një rregull të tillë, ku nëpërmjet tij, bën që ne as të mos digjemi e as të mos ngrijmë. Pastaj ka krijuar stinët brenda këtij rregulli. Çdo stinë është një depo ushqimi për ne. Zoti që krijoi stomakun dërgon edhe ushqimin për të. Allahu që ushqen edhe stomakun e një milingone, a do të linte pa furnizuar gjallesën më të përkryer e cila kërkon përjetësinë? Sikur të mos dëshironte të jepte, a do të na kishte dhënë dëshirën për të kërkuar?

Ashtu siç kompjuterët kanë programet e tyre, edhe truri i njeriut është një kompjuter i krijuar nga Allahu. Prandaj edhe truri është i programuar nga Allahu. Kështu që edhe njerëzit pak a shumë mendojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Atëherë, Allahu duke programuar trurin tonë, na ka dhënë edhe dëshirën për të kërkuar atë që do të na japë. P.sh. Allahu që ka krijuar ahiretin (jetën pas vdekjes), bën që besimtarët të kërkojnë në të xhennetin, pra lumturinë e pafundme. Kështu që pra do t’ia japë atyre atë që kërkojnë.

Në qoftë se boshti i tokës nuk do të ishte i pjerrët 23 gradë e 27 minuta, por të ishte i drejtë, në paralelin 45, do të jetonim përherë stinën e pranverës. Nuk do të ekzistonin disa fruta dhe perime. Si rrjedhojë nuk do të jetonim në vendet dhe zonat që sot janë ndër më të populluarat në botë, sepse nuk do të kishim ushqime të mjaftueshme.

A është e mundur që Ai që krijoi tokën, klimën e gjallesat dhe i tregoi rrugën njerëzve, ti lë në humbje ata të cilët e kanë humbur rrugën? - Kurrë! Allahu që i ushqen krijesat e Tij me ujë, atmosferë dhe diell edhe sikur ata të vdesin dhe pjesët e tyre të shpërndahen në vende të ndryshme, Ai ashtu siç ka krijuar njerëzit e parë, ashtu do t’i krijojë për së dyti dhe do t’i le të jetojnë në ahiret.

Fabrikat pa çati

Sikur të mblidheshin të gjithë shkencëtarët dhe njerëzit më të ditur të botës, nuk mund të krijonin qoftë edhe një mollë të vetme. Ta supozojmë se do të arrinin ta bënin, kujt do t’i mjaftonte fuqia materiale ta merrte.

Le të shohim pemën e mollës në kopësht: mollë të varura në degët e një peme me lartësi një metër nga toka. O Zot, një dru i gjatë një metër dhe i gjerë 10 cm punon si një fabrikë që prodhon mollë. E çfarë molle? Me një ngjyrë dhe një shije të mrekullueshme.

Allahu që ringjall dheun e zi në këtë formë, a nuk mund të ringjallë edhe njerëzit që varrosen në po këtë dhé? Ai që krijoi fushat dhe kopshtet si një fabrikë, që na ushqen me mjaltë nga një bletë e vockël, që i ka kthyer pulat në një fabrikë vezësh, Ai i cili na furnizon me çdo lloj ushqimi, a thua vallë nuk do të na furnizojë edhe në botën tjetër? Ai i cili i vesh kafshët me pelushin më të bukur, që sjell pranverën pas dimrit është Allahu. Dhe pikërisht është Allahu, Ai i Cili na ka bërë të ditur në Kur’anin famëlartë se e ka krijuar jetën e përjetshme. Ai ka krijuar xhenetin si shpërblim për besimtarët dhe xhehennemin si dënim për mosbesimtarët. Duke parë faktin që çdo fabrikë ka rregullin e saj të caktuar, rregulli dhe ligji i të gjitha fabrikave pa çati në botë, është feja e Allahut, pra islami. Çdo ligj shpërblen ata të cilët i binden dhe dënon ata që e kundërshtojnë. Ata të cilët nuk e marrin shpërblimin ose dënimin e merituar në këtë botë, bëjnë të domosdoshme ekzistencën e xhennetit dhe të xhehennemit në botën tjetër.

Nga ajo që quhet tokë (dhé) krijohet çdo gjë

Nga një farë e vetme bari e mbjellë në tokë rriten qindra fije bari. Nga këta fije njëra i përket farës, të 99 tjerat i përkasin tokës. Në këtë mënyrë toka kthehet në bar.

Barin e krijuar nga toka e ha lopa. Barërat që lopa ha vdesin në trupin e saj dhe kthehen në qumësht dhe mish. Nga toka bar dhe nga bari viç… rrjedhimisht edhe viçat janë të krijuar nga toka.

Allahu që çdo gjë e krijoi nga toka, bën të mundur që çdo gjë ta kthejë në vendin e nisjes, pra në tokë. Plehërat e lopës bien në tokë dhe njëkohësisht bëhen ushqim për bimët. Pra këtu shohim që edhe plehu ringjallet. Në një botë ku edhe plehu ringjallet, si mund të jetë e mundur mosringjallja e njeriut? Mos vallë njeriu është më i pavlerë se plehu, që të mos ringjallet, kurse plehu të ringjallet e njeriu të hyjë në varr për të mos u ringjallur më?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 >>>