DYNJAJA ËSHTË VENDI I SPROVAVE

Ai i cili beson se në këtë botë ka ardhur për t’u sprovuar, duhet të veprojë me kujdes. Secili prej nesh e di se kur nxënësi hyn në provim nuk mund të dijë se cila pyetje do t’i bjerë, por ai që mendon për të dhënë provimin, i mëson dhe përgatitet për të gjitha lëndët, pastaj pret me shpresë ditën e provimit duke qenë i vetëdijshëm se mundi dhe puna e tij do të shpërblehen.

Për t’i ballafaquar besimdrejtin me atë që vepron duke mosmenduar se çfarë e gjen nesër, po ju parashtroj një fakt i gjallë

Një burrë 50 vjeçar më tregoi një ditë se e kishte shkurorëzuar gruan me katër fëmijë dhe po kërkonte ndihmë prej meje që të martohej me një grua tjetër. Unë s’i thashë gjë. Kur erdha në shtëpi ia tregova gruas sime. Ajo më tha: “Hajde shkojmë e t’i pajtojm me gjithë se ekishte grunë në një qytetë përmbi njëmijë km larg, ” Ia thashë atij këtë mendim, por ai nuk pranoi. E pastaj një ditë, me atë shpresë,ai kishte ardhur në një vend që unë mbaja ligjëratë. Gjatë ligjëratës erdhi fjala pse duhet që besimtari të bëhet i durueshëm. Në këtë rast njëri ma ndërpreu fjalën dhe më tha: “Jam habitur kur e dëgjova se një plak në një periudhë të gjatë, rreth 20 vjet, i bënte shërbim gruas duke ia pastruar edhe fundin e saj se gruaja ishte e paralizuar”. Ai shoku kur i dëgjoi këto fjalë iku menjëherë, sepse ai ndoshta është nervozuar për një fjalë të shoqes dhe e ka lëshuar atë.

Ndërsa feja Islame urdhëron duke thënë: “Gratë në duart e burrave janë nga një amanet, ndaj tyre të bëhuni i sjellshëm, jo kush hidhërohet, por kush duron fiton”. Grindjet mes gruas dhe burrit nuk mbeten vetëm me dëmin e tyre. Grindjet e prindërve kur bëhen në praninë e fëmijëve janë shumë të dëmshme edhe për edukimin e tyre. Prandaj të gjithë prindërit duhet t’i shmangin problemet e tyre në sy fëmijëve të tyre, pasi prindërit janë pasqyrë e fëmijëve të tyre dhe se edhe fëmijët nesër do të bëhen pasqyrë e prindërve të tyre.

Që të dihet vlera e ditës duhet të dihet se çfarë është nata. Pra ta shohim si i shfaqen njëri-tjetrit ato që nuk i besojnë Allahut dhe Ringjalljes.

Ja pra nga ana e mosbesimtarit nuk pritet sakrifica, se ai e ka pikësynimin që në këtë jetë të përkohshme; të hajë, të pijë, t’i plotësojë dëshirat e veset epshore... është kjo arsyja që në shtetet e Evropës janë shumë të rrallë ata që kanë mbetur me një martesë. Lexova në një gazetë që në një shtetë të Avropës përmbi 60% e fëmija po lindeshin të paligjshëm.

Domethënë nga mosbesimtarët të presësh moral është amorale, se në qoftë se garantojnë mbrojtjen nga forcat e qeverisë, mosbesimtarët duhet të vjedhin duhet të tradhtojnë, duhet të bëjnë dhunë. Kështu edhe gruaja që s’e beson jetën tjetër, nuk e prishë rehatinë e saj, sepse ato janë të zot të vetvehtes. Me mendimin e tyre, secili duhet të kujdeset për veten, madje jo t’i shërbejë vjehrrit e vjehrrës, nuk i shërben as burrit të saj, për të cilin ajo duhet të jetë shërbëtore dhe t’i nënshtrohet urdhërave të tij.

Por besimtari e ka mësuar dhe e di se thotë Allahu xh.sh.: “Ata janë mbrojtje për ju, dhe ju jeni mbrojtje për to...”. Në këtë aspekt bashkëshortët janë mbrojtje për njëri tjetrin. Ashtu sikurse veshja që i mbulon të metat e trupit, ashtu edhe bashkëshortët duhet t’i mbulojnë të metat e njëri tjetrit.

 SI U FORMUA RRUZULLI TOKESOR

Si të duan le të thonë! Se rruzulli u formua me krisjen e madhe, apo se bota ështe krijuar sipas teorisë së Comte de Buffonit që thotë se rruzullin tokësor e ka shkëputur një kometë nga Dielli. Kjo nuk bën ndonjë dallim të madh. Sepse këta shkencëtarët, për t’u bërë të famshëm kanë shfaqur shumë mendime të ndryshme. Njëri ka thënë se bota është krijuar para 3 milion vitë, tjetri para 4,6 dhe një tjetër para 5,3 milijon vjet më parë. Megjithatë, këto mendime nuk janë ligj, por teori. Përsëri, ne a nuk duhet t’i pyesim: Përse njerëzit nuk u vendosen në rruzullin tokësor para se të ftohet bota dhe kush i ndaloi deri kur u bë i pëlqyeshëm për të jetuar gjallesat, veçanërisht njerëzit?

Jo vëllezër jo! Këto vepra, natyra nuk i ka bërë! Por All-llahu Fuqiplotë, që është I gjithëdijshëm, që di fillimin e mbarimin e secilit send!

Pastaj le të supozojmë se është shkëputur nga Dielli. Meqë është shkëputur nga Dielli atëherë, tani tek Dielli a ekzistojnë lendë si ujë, petrol, gaz, fingull, bakër, hekur, kripë dhe të tjera lëndë të nevojshme që ekzistojnë në botë për dobinë e njerëzve? Shkenca konstaton se Dielli madhështor është një lëmsh zjarri që përbëhet vetëm nga atomet e hidrogjenit. Atëherë si mund të themi se bota është shkëputur nga Dielli? Pra, meqë ne nuk jemi kafshë por njerëz dhe kemi mend, atëherë a nuk duhet t’i pyesim materialistët mbi realitetin e kësaj çështjeje duke u thënë se përse po na mashtroni duke na e paraqitur si shkencë dhe po na shtyni t’i besojmë këtyre përallave!?

Po të supozojmë se Dielli, rruzulli, planetët dhe yjet janë krijuar nga plasja e madhe, nga “Bigbengu”. Kurse asnjëri, asnjëherë nuk ka parë që dikush të pëlcasë një bombë apo minë dhe nga kjo ta ndërtoje ndonjë vilë apo shtëpi, sepse nga plasjet nuk pritet ndonjë rregullsi, përveçse shkatërrimi.

Shkencëtarët e astronomisë thonë se rruzulli tokësor rrotullohet në dy drejtime në menyrë që të bëhet i dobishëm për njerëzit.

Njëri, duke u rrotulluar rreth vehtes, nga mëngjesi e deri në mbrëmje qëndron përballë Diellit, më qëllim që, njerëzit të punojnë të qetë. Kur bëhet mbrëmje, në mënyrë që të pushojnë njerëzit, rruzulli ua kthen shpinën Diellit dhe i mbron ata nga drita e nxehtësia.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>