Ky mësim i parë kishte kaluar shumë kuptimplotë, shumë ndikues dhe nën një bisedë shumë të ëmbël.
Mësuesja u interesua shumë për ne, me çdo problem tonin material dhe shpirtëror...
Neve na dha libra të ndryshëm. Mes tyre ishte edhe libri juaj “Njeriu që kërkon vetveten”. Veçanërisht libri juaj na ndikoi shumë. E pëlqyem shumë. Shokët tanë përfituan shumë nga ky libër.
Kjo mësuese na erdhi tamam në kohën e duhur, duke na ndriçuar botën tonë të brendshme dhe të ardhmen tonë.
Kështu ne kuptuam që:
- Ne jemi krijesa, pra të krijuara. Ne kemi Dikë që na ka krijuar. Dhe Ai që e ka krijuar njeriun, nuk i bën zullum atij. Përkundrazi Ai që e do më shumë njeriun është pikërisht Ai, Zoti i Madh.
Ajo gjë që duket se në të ka një padrejtësi, sigurisht që e ka një shkak të dobishëm që ne nuk e dimë. Në këtë botë provimi, të gjithë e japin provimin me një gjë. Edhe provimi i njerëzve është në atë shkallë se sa i është dhënë nga Allahu.
Ai që nuk ka sy, nuk jep llogari për to. Dhe përveç kësaj, merr edhe shpërblim për sytë që nuk i ka. Po ai që i ka sytë? Ai që i ka do të japë llogari për çdo sekond të përdorimit të tij. Çdo gjë është si kjo.
Jeta paska një kuptim dhe kënaqësi, vetëm me anë të besimit. Përndryshe jeta mbetet e thatë, pa kuptim dhe në errësirë.
Nuk i harroj kurrë fjalët në veprat e Bediuzzamanit, të cilat më patën ndikuar shumë:
“Kënaqësia dhe gëzimi i vërtetë e i padëmshëm, dhe lumturia e jetës, është vetëm në iman (besim).”
Profesor! Me këtë letër të gjatë, zbërthyem brendësinë tonë dhe ndamë sado pak gëzimin tonë me ju. Ne shpresojmë që ju të jeni njëri prej atyre që na kuptojnë më mirë.
d
Profesor! Duam t’ju bëjmë disa pyetje:
1. Përse nuk na shpjegojnë nga dituritë e besimit dhe të fesë, neve që jemi sakatë, pa shpresa dhe brenda komplekseve, në mënyrë që të na rritet shpresa, morali dhe dëshira për të ndenjur në jetë?
Ju jeni përfaqësuar në instancat më të larta të arsimit. Në lidhje me këto tema, përse nuk jeni interesuar më tepër?
2. Librat e Bediuzzaman Said Nursiut, janë koment i Kur’anit që duhet t’i lexojë secili, duke përfituar nga ato. Përse nuk i këshillohen këto libra që të lexohen në masë nga mësuesit dhe nxënësit, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë?
Shumica e librave që na këshillohen t’i lexojmë, janë libra të tillë që na prishin moralin tonë, na thyejnë shpresat tona dhe na bëjnë që të çojmë krye kundra mirësive që na ka dhënë Zoti. Të mëdhenjtë tanë përse nuk i kushtojnë rëndësi kësaj teme?
3. Libri juaj “Njeriu që kërkon vetveten”, duhet t’i dërgohet çdo shkolle. Për këtë duhet të gjindet një rrugë. Unë mendoj se do të ketë shumë nxënës, që duke lexuar këtë libër, do t’i kërkojnë llogari vetes së vet, duke u bërë e mundur kështu që të përmirësohet. Dhe këtë duhet ta bëni.
4. Ju ftojmë juve që të vini. A mund të vini në shkollën tonë sa më shpejt që të jetë e mundur?
d
 Me dëshirën për t’u njohur, shokët e mi dhe unë, ju përshëndesim dhe ju puthim duart.


21.05.1996
Sedat Orman
Ankara
 
Kthimi i një marksisti
 
I nderuari biri im!
Vendosa ta shkruaj këtë letër për të plotësuar (çuar në vend) dëshirën tuaj. Kam dashur që disa momente të jetës sime t’i varrosja në fundin e shpirtit, por ju ishit të mendimit se do të ishte më mirë sikur edhe të tjerët të merrnin shembull. Dhe si përfundim pranova kërkesën tuaj duke shpresuar se kështu do të ishte më mirë.
Kam kaluar një jetë jo të qetë, me ndërrime idealesh, idesh dhe mendimesh. Prandaj edhe mund të bëj gabime në logjikimin e ngjarjeve. Ndoshta edhe ajo që kam shkruar mund të jetë edhe e pakuptueshme edhe e mërzitshme. Prandaj kërkoj nga ju që këtë letër ta pranoni si një shkrim të thjeshtë. Po mundohem që ngjarjet t’i tregoj pa i zmadhuar dhe pa shtuar asgjë në to.
Kam ardhur në këtë botë në një fshat të vogël dhe të thjeshtë të Anadollit. Duke marrë parasysh gjendjen e keqe ekonomike që kishte pushtuar jo vetëm fshatin tim, por edhe vendet e tjera përreth, u zhvendosa në Stamboll në vitin 1956 dhe fillova punë si punëtor i thjeshtë në një fabrikë të shtetit.
Duke arritur sukses si në punë ashtu edhe me njerëzit përreth, krijova një shoqëri të gjerë. Në një kohë tepër të shkurtër u bëra një nga njerëzit më të dëgjuar në fabrikë. Pas trazirave të 1960-ës në vend, e majta filloi t’i fuqizojë pozitat e veta. Edhe unë si shumë të tjerë fillova të krijoj një simpati ndaj së majtës të shpjeguar nga slloganet: “barazi ekonomike, siguri sociale, vëllazërim”, etj.. Në atë kohë filluan të krijoheshin edhe sindikatat. Dashje pa dashje shoqëria që kisha përreth, më shtyu drejt këtyre lëvizjeve dhe brenda një kohe tepër të shkurtër u bëra një nga emrat më të dëgjuar të sindikatës.
Sindikata jonë dhe disa grupe studentësh e partish, filluan të hidhnin mendimin se për të arritur “sistemin e parashikuar”, e majta ishte e pamjaftueshme dhe për këtë qëllim më parë duhej kaluar në socializëm pastaj në komunizëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>