Në këtë rast ne duhet të zgjohemi... Ato bëjnë kusarllëkun negativ. Edhe ne do të bëhemi kusarë, ama jo negativë si ata. Ne do të bëhemi kusarë pozitivë, që të pengojmë kusarllëkun e tyre. Kur e forcojmë besimin, ai besim ne na detyron të lulëzojë mëshira jonë dhe bëhemi kusarë pozitivë, pa pritur asgjë materialisht, u dalim në rrugë njerëzve ua tregojmë se çfarë është njeriu, nga ka ardhur këtu, e më në fund ku do të ikë...!

Vëllezër e motra!

Ne duhet të bëhemi humanë e t’i udhëzojmë vëllezërit, motrat e dashamirët që të mos mashtrohen nga hipokritët që të mbesin pabesimdrejtë. Ne duhet të bëhemi shkak që motrat e vëllëzërit shqiptarë të mos pinë alkool, të mos luajnë bixhoz, të mos bëjnë imoralitet, të nderojnë pleqtë...

Vëllezër e motra!

Më trego çfarë gëzimi ndjejmë kur shpëtojmë ndonjë fëmijë në mes të rrugës që të mos e shkelë makina?! Njësoj, një mijë herë më tepër, duhet të gëzohemi kur bëhemi shkak që të largohet dikush nga mëkatet, nga ato gjynahe që nesër bëhen shkak që ta fusin atë që i bën në zjarrin e xhehennemit. Ne, besimtarët nuk mundemi të bëhemi egoistë si të tjerët. Besimi ne na ndalon të qeshim kur të tjerët qajnë. Nuk mund të jemi në qejf, ndoshta duhet të qajmë me zë, kur i shohim vajzat e motrat tona të futen në të tilla gjendje, gjynahe që atyre ato u bëhen shkak që të vuajnë ndëshkimin e ashpër të xhehennemit. Veçanërisht, babai dhe nëna për fëmijën e tyre duhet të interesohen së tepërmi dhe sidomos për moralin e vajzës. Sepse vajzat nga natyra e tyre delikate mundet të mashtrohen më lehtë. Ato duhet t'i bindim me një metodë ndikuese që të mësohen të mbrojnë nderin e sedrën që u takon.

Ai që ka mundur të marrë ushqimin e duhur shpirtëror, duke mos braktisur rrugën e Allahut xh.sh., vazhdimisht do të përpiqet që të udhëzojë dikë në këtë rrugë. Nëse bëhesh shkak që ta shpëtojë besimin qoftë edhe për një njeri të vetëm, ty të parashtrojmë sihariqin e tre Haditheve të Pejgamberit a.s.m. që thotë:

“Ai vlenë më shumë se bota.”

“Ai ka fituar shumë sevape sikur të kishte dhënë sadaka dhen të kuq sa e tërë shkretëtira.”

“Dielli nuk ngroh një njeri më të mirë se atë.”

Pra, duke shpëtuar besimin e një njeriut vetëm, ai njeri u bë shkak që të fitojë një begati, lumturia e kënaqësia në të cilën nuk soset kurrë. Se patjetër do të vijë dita që ne do të na thonë:"hajde përjashta...!". Varri është një vend ku duhet të jepet llogari për këtë jetë. Pra, aty ku na ec fjala, pa u lëkundur fare duhet t'i drejtohemi dhe t'ua tregojmë të vërtetat.

Të mos harojmë se, njeriu që ka lindur kurrë më përjetësisht s'ka për të vdekur. Vdekja për të është një mjet për të ndërruar jetë. Kjo është arsyeja që ne shqiptarët, kur shkojmë për ngushëllim për ndonjë të vdekur nuk themi: “mos u mërzit se ka vdekur”, por: “ka ndërruar jetë”.Dhe vazhdojmë: “Mos u mërzit se vëllai nuk të ka vdekur, por i lumi ai se ka qenë besimtar i devotshëm. Duke ndërruar jetë, është çliruar nga punët e vështira, ka shkuar të marrë shpërblimet e punës që ka bërë këtu”. Në perëndim që jetojnë rehatinë e luksin e kësaj jete, çdo ditë më tepër ndodhin vetëvrasje dhe jo pak. Ndërsa tek shtetet myslimane, për shkak të besimit në jetën e pasosur, nuk ndodhin vetëvrasje.

Më në fund do t’ju tregoj edhe këtë:

 Nuk mund të mohojmë se shtetet e perëndimit se kanë përparuar shumë materialisht. Që të kenë rehati njerëzit kanë shpikur robotë, të cilët i përdor njeriu për të punuar në vendin e tij. Për rehatinë e tyre, njerëzit kanë krijuar mjete të ndryshme si: makina, kompjutera e aparatura të tjera të shumëllojshme... është e vërtetë që jeta luksoze tek ata ka arritur në majë. Por, fatkeqësisht nuk kanë mundur të rehatojnë njerëzit, për arsye se mundohen të fluturojnë vetëm me një krah. Kanë marrë vetëm anën materiale të jetës. Vetëm ajo nuk po mund t’i rehatojë njerëzit. Sepse nuk kanë mundur ta mbyllin derën e varrit që i qëndron përpara secilit që ta përpijë si një kuçedër, si një trekëmbësh ku varen njerëz. Duke shkuar drejt varrit, gjatë jetës, njeriut ti parashtrosh nëpër rrugë të shumëllojshme mirësi, ëmbëlsira e lule trendafili prej tyre njeriu ku mund të marrë kënaqësi. Mendoni vetë, a mundet të mare shije nga këtyre mirësi që radhita, i mençuri a mund të qetësohet e të kënaqet pa e shmangur nga rruga atë kuçedrën?

Pra, për njeriun nuk mjafton vetëm rehatia materiale. Sepse tek njeriu nuk ekziston vetëm shqisa e materies. Me çfarë mund ta mbyllësh dëshirën e tij që nuk don të vdesë?!

Tek japonezët, që sot quhen dhe njihen si më të përparuarit e botës, ndodhin normalisht çdo ditë rreth 97 vetëvrasje. Kurse besimtari pas çdo sendi sheh Gjykuesin e vërtetë, i mbështetet Atij dhe rehatohet. Edhe sikur të jetë pasanik, ai e di se malli nuk është i tij, por i All-llahut. Atë duhet ta shpenzojë në ato vende që ka urdhëruar Ai. Se ai vetëm se është mbrojtësi i mallit.

Besimtari edhe sikur të jetë i varfër, beson se këtu nuk ka ardhur që të jetojë gjithmonë, por ka ardhur të jetojë për një kohë të shkurtër dhe të japë provimin. Edhe sikur të jetë i sëmurë, ai duron dhe beson shpërblimin e madh të durimit dhe e di se atë po pret një jetë në të cilën rinia nuk i soset kurrë.

Vëllezër dhe motra mendoheni mirë!

“Meqë kjo bota është e përkohshme dhe meqë mosha është e shkurtë dhe meqë punët e vlefshme janë të shumta dhe meqë jeta e përherëshme këtu dotë fitohet, meqë kjo bota nuk është pa Zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve gjukkon një Gjukatësi i Gjithëdijëshëm dhe meqë nuk dotë mbesin as të mirat pa shpërblim as të këqijat pa dënim dhe meqë me sekretin e kuptimin e ajetit “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij” (Bakara 286) pra, nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta përballojm dhe meqë rruga e sigurt preferohet ndaj asaj të rrezikshmes dhe meqë vlera e pozitave të ksaj bote vlenë vetëm deri tek varri; atëhere me siguri ështe fatbardh ai që për jetën e shkurtër, nuk e harron jetën e përhetëshme, jetën e paskajshme nuk e sakrifikon për këtë të përkohshme dhe nuk e prishë jetën e përhershme, jetën e ksaj bote nuk e harxhon në vende boshe. Ai këtu duke pranuar veten si musafir, të mos kundërshtojë urdhërave të Zotët të shtëpisë dhe në këtë mënyrë me një besnikri të madhe mund ta hape derën e varrit që të hyjë në lumturinë e përjetshme.”

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 >>>