Më vjen keq se, mjerisht, deri tani, intelektualët shqiptarë nuk e kanë renditur Akifin mes njerëzve të famshëm të shqiptarëve. Kurse në Turqi, një shtëpi botuese duke përmbledhur shkrimet dhe jetën e Mehmet Akifit ka shkruar 12 libra me vëllime. Unë jo për ndonjë gjë tjetër, por vetëm që t’iu njoftoj se kush është Mehmet Akifi, jam bazuar pak në dijeninë time, pasi prej shumë vjetësh jam i pasionuar dhe dashuruar pas tij, dhe pak jam bazuar edhe në librat e Vehbi Vakkasoğlu-së, që ka shkruar për Mehmet Akifin. Këtë person dua t’ia prezantoj popullit tim shqiptar që ta krahasojë me njerëzit e tjerë të famshëm shqiptarë.
 
Të nderuar vëllezër e motra!
 
Pasi ta lexoni këtë libërth, besoj se ju vetë do ta pranoni vlerën dhe gradën e Mehmet Akifit, i cili ka qenë me orgjinë shqiptare, nga Peja e Kosovës.
 
Unë, si besimtar, çështjet i drejtpeshoj jo me demagogji, filozofi apo me peshoren e dëshirës së kombit, pavarësisht nëse kjo dëshirë është dëshirë pozitive apo negative, por me peshoren e fesë islame. Ata shqiptarë që nuk kanë mundur të marrin kulturën e duhur të fesë islame, nuk mund të gjykojnë absolutisht në mënyrë reale. Intelektualët shqiptarë, që nuk e kanë renditur Mehmet Akifin mes shqiptarëve të famshëm, nuk e kanë bërë këtë për gjë tjetër, por vetëm ngase Mehmet Akifi, duke qëndruar larg egoizmit, e ka dashur kombin shumë, por jo negativisht por pozitivisht, sepse kombi për njeriun është një cilësi e shenjtë, sepse  siç që njeriu vështirë eka jetën pa gjuh edhe pa komb nuk mund të jetoje. Por kombit jo negativisht, por pozitivisht doti dalim zot, për këtë Mehmet Akifi nuk e ka sakrifikuar fenë islame për kombin. Edhe ai më mirëse ne eka ditur se pa komb nuk bëhet, por kombi vlen vetëm deri tek dera e varrit. Bota islame, veçanërisht në shekullin e 19-të, ka parë shumë pak idealistë si Mehmet Akifi.
 
Në shekullin e njëzetë, në Turqi, pas Said Nursisë, të cilit dijetarët akoma kur ka qene 14 vjeçare ia kanë dhënë titullin Bediuzzaman (mrekullia e kohës-shekullit), Mehmet Akifi është i pari dijetar gjenial. Ai ka lindur besimtar,  nuk e ka braktisur asnjë namaz pas kohe,

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>