E vërteta është feja islame, e jo muslimani që thotë: “A s’jam unë musliman?” Ky është boshti ku e kam marrë frymëzimin për të krijuar këto vargje. Lexuesi shumë sende do t’i kuptojë më qartë kur ta mbarojë vëllimin e këtij libri.  Dua t’iu them shumë sende, po besoj plotësisht se ky libër zgjidh dhe ofron rrugëzgjidhje për shumë probleme që qëndrojnë sot përpara çdo muslimani shqiptar.
 
Ky libër tenton t’iu hapë një dritare, ku ju të keni mundësi të shihni një dritë që do t’iu ndihmojë për të refuzuar dyshimet që janë grumbulluar në kokët tuaja dhe të ecni në rrugën e All-llahut (xh.sh.). Sepse, padyshim, Ai na ka krijuar dhe ka parashtruar para nesh mirësitë e panumërta dhe atyre njerëzve që iu nënshtrohen ligjeve të Tij u ka premtuar një lumturi që nuk soset kurrë.
 
Vëllezërit dhe motrat e mi shqiptarë!
 
Unë mendoj se ky libër është një pasqyrë ku muslimani mund ta shohë edhe veten dhe të bëjë vlerësimin e portretit të tij, duke synuar gjithmonë që të kompletohet si një musliman sa më i përkushtuar. 
 
Sot, më shumë se kurrë, besimtari musliman kërkon dhe pret mesazhe.  Dhe kur këtë mesazh ai e merr nga jeta e Mehmet Akifit, që e ka bashkuar dijen dhe praktikën, atëherë ai përqafon të vërtetën absolute që quhet Islam. I tillë është mesazhi i këtij libri.
 
Ja, pra! Populli shqiptar ka nevojë ta njohë Mehmet Akifin. Në shtetin e Turqisë nuk ka pasur poet si ai.
 
Deputetët e kanë pasur rrogën 30 lira, ndërsa për shkrimin e himnit është caktuar një shumë prej 500 lirash. 724 vetë kanë hyrë në garë për ta shkruar himnin dhe asnjëri prej tyre nuk ka mundur të ketë sukses. Kurse Mehmet Akifi nuk ka hyrë në atë garë dhe ka thënë:
  
        Unë nderin tim nuk e shes për para. Mirëpo atij i thanë: paratë ndash merri, ndash mos i merr, por populli po e pret prej teje këtë shkrim. Bile Mehmet Akifi, në atë kohë, ka qenë aq i varfër saqë, kur ka shkuar diku si mysafir, ka marrë një setër nga komshiu.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 >>>