S’mund ta harroj jetën time të gjatë që kishte kaluar në mosbesim. Nëse do të mendonim llogarinë e përshtatshme për dënimin e atij që për një çast mohon All-llahun, qoftë edhe për një moment s’mund ta heq nga zemra dënimin e atyre gjynaheve të frikshme që kanë kaluar gjatë 40-50 vjetëve. Për të pastruar këtë jetë të mbushur me gjynahe që do të ishte i pamjaftueshëm nga dhënia e dënimit me ligjet e njerëzve, sigurisht që është e domosdoshme dhe e nevojshme ekzistenca e xhehennemit. Por unë po bie në sexhde para asaj Fuqie të madhe që u strehova në mëshirën e Tij dhe po i paraqes pendimin tim duke qarë me lotë që më dalin rrëke nga sytë. Por kur mendoj Atë që unë i hapa duart dhe i drejtova pendimet e mia të sinqerta që ngriheshin prej mërmëritjes së buzëve dhe Zotin tim që është Poseduesi i mëshirës, gjej ngushëllim. Kur ndjen njeriu se është i paaftë, i sëmurë dhe se po i vjen fundi i jetës, për ta ngushëlluar i duhet një Fuqiplotë me një forcë të tillë që të përballojë sëmundjen, paaftësinë, bile edhe vdekjen. Sepse as paraja, as posti, as fëmija, as malli e pasuria, s’mund ta sigurojnë atë ngushëllim. Në të kundërt mundimet dhe vuajtjet që të jep ndarja prej tyre janë më të frikshme se njëqind paraliza. Unë duhet të jem një shembull i gjallë si një njeri që i ka jetuar këto të vërteta.
Vëllai im, si një njeri i gatuar me mosbesimet më të forta, ajo që do thosha është kjo: Në historinë e njerëzimit ajo që ka ardhur në formën e krizës më të madhe është rrjedhoja e mosbesimit dhe e kundërshtimit. Shkatërrimet marramendëse që janë bërë përballë gjithë njerëzve dhe feve, ka arritur në një shkallë që do të dridhte gjithë universin. Për të zhdukur fatkeqësinë komuniste që para saj mbetën të dobta masa të ndryshme, shuma parash marramendëse bile edhe forcat e policisë, ka nevojë për një të vërtetë që shpjegon të vërtetat e Kur’anit siç është libri "Risale-i Nur" (Mesazhet e Dritës), që i ka bërë të ditur këtij shekulli shpjegimet prej të vërtetave të Kur’anit. Po u thërras me forcë si një njeri që ka mbi shpinë gjithë gjynahet e njerëzve se, s’na ka mbetur alternativë tjetër. Të pohosh të kundërtën e kësaj, atëherë kjo do të jetë një favor dhe shërbim në llogari të komunizmit.
Këtë po e them nga përvoja. Çdo person që zotëron forcë, nëse do të ruajë ligjet e gjithësisë, të shpëtojë këtë vend dhe njerëzimin nga kjo përçarje duhet ta ketë në plan të parë përhapjen dhe shpërndajen e librit Risale-i Nur. Nëse jo, universi s’mund t’i rezistojë kësaj padrejtësie. Do të jemi vetë që do të japim lejen për kijametin. Po ua lë porosi njerëzve me shpirt të pastër.
Ju puthi sytë. Pres duatë tuaja.
Salih Gökkaya
16.10.1983
Alsancak/ Izmir

Risale-i Nur janë ato që shpjegojnë me një metodë shumë ndikuese të vërtetat e islamit përballë shkatërrimit dhe sherrit në ditët tona, duke i shpjeguar ato në formën më të përshtatshme që kuptohen në shekullin tonë. Këtë letër që na lajmëron se si njerëzit më të pafe dhe ata më komunistë të përbetuar u vunë në rrugë të drejtë, menjëherë ua bëra të njohur edhe të tjerëve. Desha që këtë kënaqësi dhe lumturi të pafund që ndjeja unë, ta ndjejnë edhe ata. Le të jetë ky një lajm i gëzueshëm dhe moral për të gjithë myslimanët.
Letra u përhap një kohë shumë të shkurtër. Ajo arriti dhe shkoi nga qyteti në qytet, nga goja në gojë. Ajo zgjoi mes nesh një lidhje aq të tillë sa morëm me mijëra letra për të. Kërkesa e tyre e përbashkët ishte që e gjithë kjo ndodhi të sillej patjetër në formën e një libri.
Ndodhia e z. Salihut është një shenjë e vogël se me ç’përmasa po përhapet Islami tani në kohët e fundit. Sot në sajen e shërbimit të këtyre librave, mijëra e miliona si puna e z. Salihut, nderohen me të vërtetat më të fundit të islamit dhe e shikojnë veten sikur kanë lindur përsëri. Ditët kalojnë dhe ne shohim përparimin e shpejtë të kryerjes së shërbimit ndaj islamit, lartësimin dhe shkëlqimin e tij. Këto janë lajmet përgëzuese dhe shenjat e plotësimit të mesazhit hyjnor: "All-llahu ka për ta plotësuar dritën e Tij edhe nëse s’duan mosbesimtarët".

Letra e dytë e z. Salihut

Duke i dërguar letër z. Salihut në adresë të Kalifornias në Amerikë, i urova shërim të shpejtë për sëmundjen dhe i bëra të ditur se isha mërzitur shumë për prishjen e shëndetit të tij.
Përgjigjen e letrës sime e mora në janar të 1985. Por letra ishte shkruar më 12 dhjetor 1984.
Letrën e kishte shkruar z. Salihu. Kurse për ta dërguar e kishte dërguar i biri e jo vetë. Brenda në letër gjendej një shënim i vogël që e kishte shkruar i biri:
"Dy ditë pas vdekjes së babait tim hyra në dhomën private të tij. Sipër tryezës qëndronte gati për t’u hedhur në postë një letër e shkruar në adresën tuaj. Letrën e kishte shkruar babai im (rahmet pastë), por për ta dërguar s’i kishte mjaftuar jeta. Duke e quajtur këtë letër si amanet, po ua dërgoj juve. Babai im i dashur me pjesëmarrjen e muslimanëve të këtushëm, u përcoll në atdheun e përhershëm."
Poshtë shënimit kishte shkruajtur emrin dhe firmosur si "i biri".
Aq sa na mërziti vdekja e z. Salihut po aq na gëzoi edhe letra e tij e dytë.
Edhe kjo letër që na bënte për të qarë edhe pasi e kishim lexuar kushedi sa herë, shëtiti në të katër anët e vendit. Letra e dytë që për nga vlerat duhej mësuar përmendësh rresht për rresht, ishte kështu:
"Vëllait tim të dashur të cilin fizikisht shumë larg, por nga ana shpirtërore e ndiej shumë afër.
Në letrën e fundit që dërgove kuptova se ishe vënë shumë në merak për gjendjen time. Vëllai im, është gjynah të harxhosh forcën e merakut për një njeri mëkatar si puna ime. Sepse, ta harxhosh forcën e merakut për një gjë të tillë, duke qëndruar nga njëra anë besimi me madhësinë e universit, s’ia vlen që atë thesar ta shpenzosh për gjëra të pavlera.
Vëllai im, tani në këto momente kam mbaruar krejtësisht nga ana fizike. Të ngrihem në këmbë lëre, por bile edhe të flas s’më ka mbetur fuqi. Për të zhkarravitur këto rreshta, jam si ai fëmija i pafuqishëm që rrokulliset me mundim për t’u strehuar në gjirin e ngrohtë të nënës së vet. Kjo gjendje e mbaruar e imja, më kujtoi një kujtim të vjetër që s’mund ta harroj kurrë.

Një herë e një kohë, gjendeshim në Beograd si të ftuar nderi tek kryetari i shtetit të Jugosllavisë, lideri komunist Marshall Tito, që nga 83 vjetët e jetës së tij 70 vjet i kishte sakrifikuar në rrugën e komunizmit. Ne dinim për emrin dhe luftën me flamuj të atij njeriu, sakrificat e pabesueshme që kishte bërë ai në rrugën për çështjen e vet, kështu që ishim të mahnitur pas tij. Për njërin nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, thanë që ishte i sëmurë. Menjëherë vrapuam për ta vizituar në shtëpinë e tij. Pranë meje gjendeshin dhe disa drejtorë e kryetarë të shoqërive të nxënësve komunistë, të ardhur nga vende të tjera. Kur hymë në dhomën që rrinte i shtrirë, pamë se muret i ishin mbushur plotë me medalje dhe fleta lavdërimi, që kishte marrë për shkak të sukseseve që kishte arritur në komunizëm. Ky njeri që qëndronte mes 10-15 liderëve e kuadrove komunistë nga e gjithë bota, rënkonte në një gjendje të mjerueshme i mbërthyer pas krevatit të tij. Ne gjendeshim mes emocionesh se si po takoheshim me një komunist me cilësi të tilla. U drejtua me vështirësi nga krevati. Shërbëtorët i vinin rreth e rrotull pas tij si ato fluturat rreth dritës. Në çehren e tij dalloheshin rrudha e vija të trasha që dukej sikur ishin gërmuar nga vështirësitë e jetës. Ajo gjuhë dhe mjekër që i kishin folur miliona njerëzve, i ishin tharë. Duart e këmbët i ishin bërë kockë e lëkurë. Për ne që dinim mirë anglisht mund të flisnim lirisht me të. Për një farë kohe u ndodhëm ballë përballë me këtë marksist. Sytë i ishin mbushur me lot dhe buzët i dridheshin. Në fytyrë i formoheshin shprehi aq të dhimbshme saqë sikur brenda dhimbjes së vdekjes që do të ndahej nga kjo jetë, ai hiqte e vuante shumë. Kur e ndjeva këtë, për ta ngushëllyer i thashë:
Udhëheqësi im, jeta juaj është shkruar shkronjë për shkronjë në faqet e arta të komunizmit. Nuk mund të tregohet ndonjë nga ne, që mos të të ketë duartrokitur apo lavdëruar. Që të gjithë jemi të mahnitur nga ju. Ju po shihni një respekt dhe nderim si idhull. Pse po ju frikëson kaq shumë vdekja? Mbase me të vërtetë mund të ndaheni fizikisht nga ne, por shërbimi i paharruar që ju keni bërë, do të mbetet në zemrat tona".
Kur dëgjoi fjalën "vdekje", pashë se si u drodh sikur kishte rënë një tërmet i fuqishëm. Për një çast i ngriu fytyra. Shikimi iu bë i sertë dhe ritmi i frymëmarrjes iu shpejtua me frikë. Këto fjali që tha duke u shprehur me të qarë, më kumbojnë ende në vesh:
"Shok i një ideali", tha, "unë tashmë po vdes … s’mund t’a shpjegoj se sa e frikshme është vdekja. Edhe nëse jua shpjegoj, ju që jeni të shëndetshëm e të rinj, nuk mund ta kuptoni në këtë moshë. Mendoni, të vdesësh, të jesh asgjë, të zhdukesh… Shkuarje për t’u përzier me dheun, pa kthim prapa… Ja kjo më çmend mua. Të ndahesh nga miqtë, të dashurit, nga nderimet dhe postet… Mos t’i shohësh edhe njëherë bukuritë e botës. A s’e kuptoni sa gjë e frikshme është?
Pa vdekur ende, çdo minutë, çdo sekondë unë po vdes. Vdekja është një imagjinim aq i frikshëm, saqë po vazhdon të më helmojë.
Shokët e mi, juve me zemër të hapur dua t’u them disa të vërteta: Pasi të vdes e të bëhem dhé, nëse s’ka ringjallje, dënim apo shpërblim, cila do të jetë vlera e luftës që kam bërë unë? Më thoni. Ah, çfarë vlere do të kem unë që paskam për të jetuar në zemrat e njerëzve të mi, ose s’paskam për t’u harruar apo kam për t’u duartrokitur?
Unë pasi të shpërbëhem, zërat që më duartrokasin me nderime, krimbat dhe gjarpërinjtë që ma bëjnë trupin copë e çikë në varr, a do të më mëshirojnë? Pa më thoni, për ku është kjo vajtje? Sqarimin e kësaj s’mund ta bëj dot as Marksi, Engelsi apo Lenini.
Jam i detyruar t’u shpreh një të vërtetë:
Unë tashmë i besoj Zotit, profetësisë dhe jetës së përtejme. Ateizmi s’është zgjidhje. Mendoni pak, duhet të jetë një Krijues i kësaj gjithësie, një ligjvënës për këtë sistem të përsosur... Sipas meje vdekja s’duhet të jetë fundi... Për ata që ecin në padrejtësi, për ata që vdesin zullumqarë, duhet të jetë një vend llogarie. Ikin pa marrë dënimin dhe të drejtën e tyre. S’mund të jetë një padrejtësi e tillë. Unë këtë e ndjej me përgjegjësi. Saqë miliona njerëz të pafajshëm që i kemi shtypur e torturuar, tani më duket sikur më kanë mbërthyer në fyt. Duhet të ketë një vend llogarie, që do ua vërë veshin "oh"-eve të tyre. Për ndryshe njeriu nga do ta gjejë ngushëllimin? Duhet të ketë një shpjegim për këto. Marksi për këtë çështje ka përrallisur. Ai na i mpiu mendjet tona… Por ç’ne se ne pa na ardhur vdekja pas dere, nuk e pranojmë. Mbase pengesë për këtë bëhen postet që t’i zgurdullojnë sytë. Unë jam në këtë besim or shokë, ju thoni ç’të doni."
Pas këtyre rreshtave të prekshëm, dua t’ju jap një lajm që do t’iu gëzojë:

Ardhja në besim e profesorit ateist

Kur isha i shtruar në spital, u njoha me një profesor filozofie, anëtar i shoqatës së drejtuesve të shoqërisë (mosbesimtare) ateiste, d.m.th. mosbesimtarëve në Zot, i cili kishte ardhur për të vizituar të birin. Ishte pedagog në Universitetin e Kalifornisë. E pyeta se ç’qëllime kishin: "Të gjitha fetë",-tha, "duke u vendosur njerëzve sipër një mbulesë të trashë, duke vendosur rregulla e ligje të rënda përballë dëfrimeve dhe kënaqësive të botës, e pengojnë rininë që të marrin lezetet dhe kënaqësitë e plota. Kurse ne, që njerëzit të dëfrehen dhe të argëtohen plotësisht, për t’i siguruar ata pa pasur frikë, i sqarojmë dhe i bëjmë që ata të pranojnë se s’ekziston Zoti."
Shoqërinë që ishte në Amerikë e dija se ishte në koordinim me Moskën. Sepse Rusia ngaqë s’e futi si deshi komunizmin në Amerikë, me qëllim që ta bëjë rininë amerikane kokëboshe, mbështeste mendimin e mosekzistencës së Zotit. Faktikisht del që kjo shoqëri është një organizatë moskovite.
Ndaj këtij sqarimi të bërë nga ana e profesorit të filozofisë, me sa mund t’ia arrija, i shpjegova "Çështjen e tretë" nga libri "(Frutat) Argumentet e besimit". Më dëgjoi me një përkushtim të habitshëm. Sigurisht që e vërteta e besimit, duke hapur deri në një pikë dyert e zemrës e të mendjes që e kishte të mbushur plot me mohim e mosbesim, bëri që të fillonte t’i rradhiste njëra pas tjetrës pyetjet e mosbesimit që i kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës. Megjithë kohën e papërshtatshme dhe mungesën e forcave të mia, profesori përballë të vërtetave dritëdhënëse, tashmë po zgjidhej. Kur u ndamë me shpresën se do takoheshim përsëri i qeshnin sytë përbrenda.
Mijëra falenderime i takojnë All-llahut. Kur u takuam me të për herë të dytë, në fund të një bisede që zgjati shumë, duke ngritur gishtin tregues, mes lotëve, sikur i thërriti gjithë botës jobesimtare me zë të lartë, lajmëroi kthimin e tij në mysliman. U nda nga unë aty nga mesnata, dhe për të mësuar faljen e namazit më tha se do të vinte në mëngjes. Mezi po prisja sa të vinte mëngjesi… Sytë e mi me orë të tëra pritën që të hapej dera e ai të futej brenda. Por sa keq që megjithëse ishte bërë drekë, ai ende s’po dukej. Me shqetësim mora shtëpinë e tij në telefon. Në telefon u përballova me një të huaj që i dridhej zëri.
"Ku është profesori?",- thashë.
"Ju jeni z. Salih?",- u hodh ai.
"Po",-i thashë.
"Natën nga një infarkt vdiq, e duke vdekur ju përmendte gjithnjë juve",-më tha. Ishte i biri. Dhe i riu vazhdoi:
"Deri dy orë para se të vdiste na mblodhi të gjithëve. Pasi u sqarua gjatë e gjatë donte që edhe ne të bëheshim myslimanë. Unë, nëna dhe motra e vogël, duke i parë të përshtatshme ato që na shpjegoi babai, u bëmë myslimanë. Në mëngjes do vinim pranë jush për të mësuar për t’u falur."
Mbeta i shastisur. O Zot, përpara Madhështisë Tënde të Pakufishme, dua të bie në sexhde për të mos e ngritur kokën më. Sepse Ti neve na e bëre të mundur (rrisk) një të vërtetë si libri Risale-i Nur, që për një orë na ndriçoi një jetë që ishte sterrë, e mbushur me mohim e mosbesim. Sa mirësi e madhe që është kjo o All-llah! Ç’thesar i pambarueshëm që është! Edhe nëse e bëjmë copë veten tonë, edhe nëse e japim dhe e sakrifikojmë jetën në rrugën e Hirit Tënd, s’mund të jemi aq falenderues ndaj Mirënjohjes tënde.
Vëllai im i dashur, duke u shprehur me një mirënjohje të madhe, ashtu si një i dashuruar që me dashurinë e tij duke pritur një jetë të tërë, mezi e pret ditën e takimit, ashtu edhe unë mezi po pres që të takohem me Resulull-llahun dhe me udhëheqësin tim (Bediuzzamanin). Po e pres atë çast… Po pres që Azraili a.s. të hapë derën time. Mes meje dhe vdekjes ka mbetur një perde shumë e hollë. Qefinin dhe sapunin e kam tek koka. Lus All-llahun që të na bëjë rrisk lumturinë e të qënurit mysliman edhe në frymën e fundit.
Pres duatë tuaja."
12.12.1984
Salih Gökkaya

I Biri i z. Salihut

Me të marrë lajmin për vdekjen e z. Salihut, menjëherë i përcolla ngushëllimet e mia me telegraf të birit. Nga pas i shkrova edhe një letër të gjatë. Mora lapsin duke i folur në letër të birit.
I thashë se desha të njihesha patjetër me të. Doja që miqësia që kisha unë me të atin të vazhdonte edhe me të. U përqendrova shumë tek domosdoshmëria dhe nevoja që kisha për të ndriçuar me ndihmën e tij shumë tema që s’i kisha mësuar rreth tij. E kërkova si me lutje marrjen e përgjigjes së kësaj letre. Pasi kaluan nja dy muaj mora një letër me dy paragrafe. Thoshte kështu:
"Ju faleminderit për interesimin e ndarjes së dhimbjes me ne. Sigurisht që miku i babait tim është dhe i imi. Por meqë do të ndërroj shtëpi dhe adresë, s’mendoj se do formojmë ndonjë lidhje të rregullt. Shpresoj të më kuptoni.
Përshëndetje…"
Në fund të letrës poshtë datës, ishte shkruajtur me shkrim dore e ishte firmosur një emër që lexohej si "Savash Eser". A ishte ky emri i vërtetë apo jo s’e di. Nëse ka qenë i vërtetë, mbiemri i vërtetë i z. Salihut duhet të jetë "Eser". Po emri? Ja dhe një pikë tjetër që ka mbetur në errësirë...
Të birit i shkruajta kushedi sa herë letra. S’më erdhi përgjigje, po as mbrapsht nuk m’u kthyen. Por letrat e fundit m’u kthyen mbrapsht. Sipër shkruhej se kish ndërruar adresë. Ende pres përgjigje nga i biri, në mënyrë që të ndriçohej e kaluara sterrë e zezë dhe kujtimet e zeza të një njeriu të veçantë që iu ndriçua jeta. Akoma ruaj shpresën se do të ndriçohen edhe pikat e temave më interesante.
Gjithashtu uroj që i biri i një njeriu kaq me vlerë, mos të ikë e të shkrihet brenda dëfrimeve në Amerikë, por të mbështetet fort rreth kujtimit të babait të vet.
U prehtë në paqe edhe shpirti i z. Salihut. Ia faltë Zoti mëkatet dhe ia bëftë të mundur të njëjtin udhëzim edhe shumë njerëzve të tjerë të mëdhenj si z. Salihu, të cilët përpëliten akoma në qorrsokakun e mosbesimit.
U ndriçofshin botërat e errëta.
Amin, amin, amin!

Si shteruan dhimbjet e një babai

Me t’u dëgjuar kthimi i bujshëm i z. Salihut, kam marrë shumë letra për këtë ngjarje. Një pjesë e tyre ishin të mbushura plot me lajme të gëzueshme. Letra që do të marrim më poshtë është njëra prej tyre.
Letra është shkruar nga një mësues letërsie pensionist, drejtuar një të riu, i cili u bë shkak për shpëtimin e të birit nga bataku i mohimit dhe mosbesimit. Ajo letër m’u dërgua edhe mua, për të marrë mësim. Po e marr më poshtë:
"Dy sytë e mi, biri im i nderuar!
E di se do të habitesh përballë kësaj letre që do të marrësh me një firmë që nuk e njeh. Faktikisht edhe unë s’ju njoh. Mendoj se është hera e parë që merrni një letër të tillë.
Po i filloj fjalët duke iu prezantuar veten. Jam një mësues letërsie në pension. Nga mosha jo dhe aq, por nga ana shpirtërore jam shumë i vjetër dhe i mbaruar. Nga njëra anë mbarimi i jetës time profesionale, nga ana tjetër vdekja e gruas time dhe nga një anë tjetër fëmijët e mi të pahajrit, të cilët i pandehja si qëllimi i jetës time. Këto më sollën vuajtje dhe tortura që shumë pak vetave i ka ndodhur. Me një thënie tjetër, mund të them se jam si një fëmijë që dridhet i tmerruar përballë një egërsire. Dhe qaj or bir çdo ditë…
A jam unë më i madh apo janë ata? Më besoni që s’e di. Djali im i madh është doktor. Shkoi në Gjermani. Unë s’e harrova atë, por ai më harroi. S’më ka dërguar as letra as të fala. I vogli gjyqtar, edhe emrin t’ia përmend frikësohem. Kurse vajza duke bërë njëqind e një të zezat, iku me një të ri para dy vjetësh. Ikje e çfarë ikje...
Biri im i nderuar! S’e di nëse e di zemrën e një babai. Por ti kurrë s’mund ta ndjesh atë që ndjen një i moshuar kur e tradhëtojnë fëmijët e vet. I mbytur në dhimbje, një njeri i tillë i moshuar që ka nevojë për ngushëllim, mbështetje e shërbim, edhe njerëzve më të paskrupullt i rrënqeth mishin, apo jo? Por atyre të mive kurrë…
Dua t’u flas për djalin tim të vogël që nuk ruhej nga unë as për poshtërsinë më të frikshme, po që më bëri t’i harroj këto dhimbje.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>