Kur u nis përsëri autobusi, duke menduar se ishte mërzitur nga gjithë ai bisedim i gjatë, ndërrova temë dhe doja të flisja gjëra të rastit. Por me sa dukej ai s’po mund të dilte nga bota e vet, ose s’donte të dilte prej andej. Atij i pasqyrohej në fytyrë një ndienjë për të kapur e për të gjetur disa gjëra duke u menduar thellë-thellë.
Përsëri sytë e udhëtarëve përreth, ishin drejt nesh. Sikur donin të thonin: Jepini, çfarë prisni akoma, filloni dialogun". Pa zgjatur shumë kjo heshtje, shoku im filloi përsëri me pyetje:
-Mësues, e pranojmë se ekziston All-llahu dhe Ai e krijoi gjithësinë. Atëherë All-llahu vetë si ka dalë? Kush është Ai që e ka krijuar Atë?
Nga që e ndieva se do e pyeste këtë pyetje, buzëqesha. Bashkudhëtari im duke më kuptuar gabim tha:
-Mësues, mbase juve këto pyetje ju duken të çuditshme, por ju lutem, vlerësojeni temën nga ana ime. Ju po shëtisni në botë një njeri që s’ka parë botë me sy. Unë jam i huaj në botën që ju studioni. Mos harroni se ishit ju ai që m’i njohët mua këto botëra dhe po më shëtisni në to.
Më preku shumë ky sinqeritet i madh i tij dhe fillova prapë t’i lutesha Zotit për ta udhëzuar. Në këtë moment, kur po mundohesha të gjeja përgjigjen e pyetjes, më erdhi në mend shembulli që kishte dhënë Mehmet Kirkinci (nxënës i Said Nursiut). Duke ia transmetuar atij i thashë:
-Mendoni një tren me 80 vagona. Këto vagona i tërheq secili vagon që ndodhet përpara tij. Erdhi radha tek lokomotiva. Po lokomotivën "kush e tërheq?" Një pyetje e tillë s’mund të bëhet. Sepse në qoftë se nuk është një lokomotivë që tërheq e që nuk tërhiqet nga një tjetër, atëherë prishet sistemi i trenit dhe kështu ai s’mund të lëvizë.
Një ushtar në ushtri urdhërat i merr nga rreshteri, ky i merr nga togeri e më pas nga kryekomandanti e ky i fundit nga mbreti. S’mund të bëhet pyetja se nga i merr urdhërat mbreti. N.q.s. edhe mbreti i merr urdhërat nga dikush tjetër atëherë ai nuk quhet mbret. Veçoria e tij është që të japë urdhëra pa i marrë ato.
Siç do të kuptohet nga këta shembuj, është e domosdoshme ekzistenca e një Fuqiploti që i ka krijuar të gjitha krijesat e që s’është i krijuar vetë. Sepse ligji i lindjes e të jesh i lindur, është një gjendje që i përket vetëm krijesave. S’mund të kërkohet ky ligj tek Ai Fuqiplotë që ka krijuar gjithësinë.
Bashkudhëtari im tundi kokën për vërtetimin e thënieve të mia. Ndërkohë i riu që ishte ulur pas nesh u fut përsëri në bisedë duke bërë një pyetje të tillë:
-Dakord, po ç’bënte All-llahu përpara se të krijonte gjithësinë?
U mundova t’i përgjigjesha shkurtimisht:
Për të bërë pyetje të tilla bëhet shkak kuptimi jo i drejtë i termave "kohë" dhe "pa fillim". Koha është një termë që ka filluar me krijimin e gjithësisë dhe vazhdon të jetë me krijesat. D.m.th. kuptimi që dimë ne për kohën, është se ajo është krijuar bashkë me krijesat. Kur e ndajmë kohën në "e shkuar", "e tashme" dhe "e ardhme", është një gjëndje që i përket dhe bëhet fjalë vetëm për krijesat. Kurse për "pa fillim e fund" nuk mund të bëhet një ndarje e tillë. Përveç kësaj s’mund të mendohet një pikënisje për "pa fillim e pa fund". "Ezeli" i përket vetëm All-llahut (xh.sh.) që është larg nga të përcaktuarit vend e kohë. Të qenurit e All-llahu "Ezel" do të thotë të jetë pa fillim e pa fund.
Providenca Hyjnore është "pa fillim". Ndërsa koha ka filluar me krijimin e sendeve (mevxhudat). Nuk kishte kohë përpara krijimit. Kështu që nuk mund të bëhet një pyetje e tillë për All-llahun. Vetëm All-llahu që është "Ezel ve Ebed", pra "pa fillim dhe pa fund", ka mundësi ta formulosh pyetjen se ç’bënte All-llahu në "Ezel"?
Megjithatë kjo gjendje i përket vetëm All-llahut ( xh.sh.). Mendja e krijesës që është e paaftë, e mangët dhe e kufizuar nga kjo pikëpamje, s’mund ta përshkruajë e ta pështjellojë gjendjen e Tij. Mendja dhe zgjuarsia e njeriut si mund ta shohë e të kuptojë "Ezel"-in dhe të fshehtat e tij, kur në të s’bëhet fjalë për vendin e kohën që ne dimë.
Në këtë mënyrë vazhdonte duke ecur biseda jonë. U fol edhe për tema që kërkonin sqarime logjikore si ringjallja pas vdekjes, përcaktimi i Zotit dhe ëngjëjt. Të gjitha këto kaluan duke iu përgjigjur saktë dhe shkurtimisht. Biseda u përqendrua së tepërmi mbi teorinë e evolucionit të Darvinit.
Shoku im një temë tjetër që ai qëndroi me ngulm mbi të, ishte arsyeja se për se njeriut i vinin fatkeqësira dhe bela mbi kokë prej shejtanit. Për këtë arsye shumë vetë shkojnë në xhehennem prej devijimit të rrugës së drejtë. Si e lejon këtë drejtësia dhe mëshira e madhe e All-llahut?
Pyetjeve që bënte miku im dhe ato që m’i drejtonin ata që ishin pas nesh, u përgjigjesha pa pasur ndonjë vështirësi duke përfituar nga veprat e dijetarit të madh Said Nursi. Providenca Hyjnore mirësinë që i ka dhënë njeriut për këtë pak kohë para ardhjes së kijametit, tani po e kuptoja më mirë prej shpjegimit dhe komentimit të Kur’anit. Kur dhashë përgjigjen për pyetjen në lidhje me krijimin e shejtanit duke përfituar nga të njëjtat vepra, vura re se bashkëbiseduesit e mi u bindën krejtësisht. Për këtë e falenderova shumë All-llahun.
Desha të shprehja gjithë falënderimin tim ndaj Tij. Kur u pyetën pyetje nga më të vështirat të gjitha argumentet, shëmbëllimet dhe sqarimet në lidhje me këto tema që kisha lexuar deri atë ditë, m’u shfaqën para syve si në një shirit filmi. All-llahu i Madhëruar vrapoi për të më ndihmuar tamam në kohën kur kisha nevojë për Të. All-llahu (xh.sh.) donte të mbronte ato të vërteta të shenjta nëpërmjet një njeriu të dobët si puna ime, përballë një njeriu marksist aq të zgjuar dhe me një kulturë të gjerë e të arrirë.
Po tregoja kujdes që gjatë bisedimeve tona bashkëfolësin mos ta thyeja, ta fyeja ose ta fusja në atmosferën e një dialogu të ashpër. Sepse që nga fillimi i bisedës sonë, fjalën e të nderuarit Beddiuzzaman Said Nursi e bëra udhërrëfyesin tim: "Që të fitosh mbi njerëzit e qytetëruar (d.m.th. të bësh atë që ata të pranojnë mendimet e tua), bëhet vetëm me bindje dhe jo me detyrim". Për këtë arsye në çastet që miku im bëhej i sertë, mundohesha që ta zbusja gjendjen duke iu përgjigjur me buzëqeshje. Gjithashtu iu largova asaj që veten ta zbukuroja e ta mbaja më lart se të tjerët.

Biseda e autobusit që na çoi në shtëpi

Biseda përballë njëri-tjetrit, vazhdoi deri në stacionin e autobusit të Adanasë. Deri këtu u zgjidhën shumë pika, por gjithashtu shumica e tyre kishin mbetur përgjysmë. Përpara nesh kishim një mal me çështje që kërkonin sqarim të shpejtë. Por fatkeqësisht udhëtimit të mikut tim i erdhi fundi. Ai do të qëndronte në Adana, kurse unë do të vazhdoja për në Hataj. Nga brenda meje po kalonin këto fjalë: "Ah sikur të dëshironte që ta kalojmë së bashku këtë mbrëmje për të vazhduar bisedën tonë", kur papritmas m’u ngjit për krahu.
-Ku shkon?-më tha me një seriozitet të madh.
-Ju e dini,-i thashë. Rruga ime vazhdon deri në Hataj. Për një moment duke i vrenjtur vetullat më tha:
-Jo, s’mund të shkosh kurrë në asnjë vend. Ty nuk të lë të shkosh në asnjë vend. Si mund të lihen pas dore tema të tilla jetësore? Këto çaste mendja ime është e ngatërruar. S’mund të duroj më asnjë krizë tjetër. Patjetër duhet të arrijmë në një përfundim.
E pëlqeva shumë propozimin e tij. Megjithëkëtë duke u detyruar i thashë:
-Vetëm se kam një kusht. Do të qëndroj në qoftë se bëheni mysafiri im. Nëse jo, atëherë s’mund ta pranoj propozimin tuaj.
Duke mos kundërshtuar fare tha:
-S’ka rëndësi se kush dhe i kujt do të jetë mysafir. E rëndësishme është që të vazhdojmë bisedën tonë.
U morëm vesh. Qëllimi ishte që ta çoja atë në një vend që desha. Pasi e binda shokun tim, fillova të mendoja alternativat se në cilat tema do të përqendrohesha më tepër. Atë njeri të cilit brenda tij kishte një vend të rëndësishëm mendimi për jetën, s’mund ta çoja në një vend të rastit apo në ndonjë hotel. Edhe po të lajmëroja miqtë që njihja, s’mund t’i mblidhja ata rreth vetes time. Sepse kjo gjendje mund t’i linte dyshime atij, e të ikte i frikësuar.
Më e mira ishte që t’i thoja "atij personi" se do të shkonim tek shtëpia e një shokut tim të afërt, që është si shtëpia ime. Nuk duhet të kishte njeri tjetër përveç meje dhe të zotit të shtëpisë. Për këtë arsye mora në telefon një shokun tim që ishte agronom dhe ia shpjegova shkurtimisht gjendjen.
Ai u emocionua së tepërmi, e më pas tha:
-Ju më prisni aty. Po vij t’iu marr me taksi.
Duke pritur në stacionin e autobusit e vështrova me cep të syrit "atë person". Po merrte disa shënime në një letër që kishte në dorë. Më pas kuptova se shkruante të gjitha llojet e pyetjeve që i shkonin ndër mend për të më pyetur. Ishte një listë me rreth 60 pyetje.
Duke u kënduar ezani i akshamit i hipëm taksisë. "Ai person" që qëndronte me një fytyrë të qeshur e që dukej simpatik, tashmë ishte mbyllur përbrenda dhe dukej sikur kishte humbur në botën e tij të brendshme.
Me të ardhur në shtëpi s’kishim zgjidhur akoma lidhëset e këpucëve, kur ai duke u kthyer nga unë:
-Në rregull,-tha. Folëm disa gjëra në lidhje me temën e ringjalljes pas vdekjes. Kjo sipas meje është e pamundur. Sepse trupi ynë do të bëhet dhé e pluhur. Atomet e trupit tonë do të shpërndahen dhe nëpërmjet disa kafshëve do të çohen nëpër vende të tjera, e kanë për t’u shpërbërë. Në këtë mënyrë çdo gjë ka për të qenë shumë e ngatërruar. Dhe ju vini e thoni se do të krijohemi përsëri?
U habitëm shumë që u pyet kjo pyetje para derës. Dukej se "ai person" po përpëlitej brenda një lufte të madhe mendimesh. Pyetjet që i sulmonin mendjen, aq të papranueshme i bëheshin në tru, saqë një nga një, dy nga dy i shprehte në mënyrë të pakontrolluar dhe si mjaftonte durimi për t’i futur përsëri brenda.
I zoti i shtëpisë duke vrapuar para meje tha:
"Mos u merakosni zotëri. Eja futuni brenda të freskohemi njëherë. Më pas ngopim dhe barkun mirë me bukë. Më besoni që këtë natë ka për t’u zgjidhur çdo gjë, mos u merakosni fare."
Pasi falëm namazin bashkë me shokun tim në dhomën aty pranë, hëngrëm bukë. Pas pirjes së një çaji pas buke, po e ndienim se ishim gati për të bërë një bisedë të rehatshme. Njëkohësihst e dinim se "ai person" s’mendonte gjë tjetër përveçse të vazhdonim bisedën..
Nxori nga xhepi listën e pyetjeve dhe po priste në një gjendje të tillë. Pa pritur që të çonim ende tryezën tha:
-Kjo ditë për mua është shumë e rëndësishme. Ndoshta për ju mund të jetë një bashkëbisedim i radhës dhe i zakonshëm, por për mua s’është e njëjtë….
Në jetën time kam marrë pjesë në mbledhje të panumërta. Kam dialoguar me grupe e njerëz të panumërt. U kam shpjeguar mendimet e mia dhe kam mbrojtur tezat e mia. Kam kaluar ditë të rralla bashkë me një numër të madh komunistësh. U kam shpjeguar atyre për vendet e pakuptueshme, të serta e të pahapura të komunizmit. U kam folur për pjesët që nuk pëlqeheshin dhe që studioheshin për të gjetur të vërtetat. E kur i shpjegoja të gjitha këto, kam marrë lavdërimet e të gjithëve. Jashtë shtetit, veçanërisht kur kam shkuar në vendet socialiste, për ato që kam ditur u kam bërtitur pa u lëkundur fare liderve në të gjithë botën. Atëherë jam duartrokitur dhe jam ngritur në qiej. Këtë mund ta them me sinqeritet, se kujtimet e atyre ditëve s’mi kanë dhënë emocionet e këtij momenti.
Pse do thoni ju?
Unë kam një ideal prej një gjysmëshekulli. Jam i detyruar të pohoj që gjatë udhëtimit tonë dy-tre orësh me autobus, kanë kaluar ato lloj bisedash, saqë ideali që unë mbroj dhe mendimet e mia, kanë marrë plagosje të rënda. Takimi ynë në stacionin e Adanasë, u bë si strehë e një shpëtimtari. Por mua kjo më bëri të mendohem së tepërmi.
Ne e paraqesim marksizmin si një rrugë dhe alternativë të vetme. Në këtë udhëtim më bëri që ta ndieja rëndësinë edhe të një tezë të dytë. Për këtë i thashë vetes sime: "Në qoftë se ka një tezë që e kalb atë të marksizmit, më duhet që ta di atë. T’ia mbathësh nga kjo nuk është shpëtim. Nëse sot i mbyll veshët ndaj kësaj alternative, nesër më del përsëri përballë. Kur është kështu më duhet që t’i dij detajet e kësaj alternative.
Sipas meje çdo mendim duhet të jetë një masë për matjen e vlerës së njeriut. Gjithashtu në qoftë se të del përballë një mendim i bukur ose alternativa që synojnë diku, duhet t’i dëgjosh ose t’i lexosh ato. Sepse në qoftë se na del në pah një gjendje që je i bindur vetëm në një mendim, e cila quhet fanatizëm, e s’do t’ia dish për të tjerët, atëherë njeriut që ke përballë s’mund t’i shpjegosh asgjë. Kjo d.m.th. të shkatërrosh e të ndalosh rrugët që të çojnë e të drejtojnë tek e vërteta. Kështu hesht logjika dhe flasin ndjenjat dhe njëanshmëria.
Nëse një njeri më shpjegon gjëra për të cilat unë kam nevojë, duhet ta falënderoj atë. Sepse ai më paraqet mua artikuj e materiale të gatshme. Ja pra mua gjatë rrugës m’u treguan disa të vërteta që unë kisha nevojë për to. Më drejtë për botën time të mbyllur, u kërkua një kënd’hapje për disa dyer. As mendimet që unë mbroja s’janë kalbur përfundimisht, as këto të drejta nuk më janë shpjeguar tamam. Për këtë shkak, mendja ime është bërë si një fushë lufte. Çdo gjë më është bërë konfuze, e turbulluar dhe e ngatërruar me njëra-tjetrën. Për këtë kërkoj një zgjidhje të prerë. Në qoftë se jo, s’mund t’i duroj më këtij konfuzioni.
Duke na treguar letrën në dorën e tij që kishte shkruar shënimet dhe pyetjet e veta tha:
-Në këtë fletë kam bërë një listë. D.m.th. radhita të gjitha pyetjet që më vinin ndër mend. Janë rreth 60 të tilla. Këto pyetje ndoshta për ju mund të jenë gjëra të ditura dhe klasike, por për mua janë gjëra jetësore.
I zoti i shtëpisë me të buzëqeshurën e tij të ëmbël duke ia prerë fjalën i tha:
-Zotëri, po të doni, ia fillojmë me pyetjet. Por para se të fillojmë kam një lutje ndaj jush. Ajo është: Duhet që biseda jonë të jetë në ambientin e një tolerance, mirëkuptimi dhe mirësjellje si midis dy miqsh të mirë.
Në këtë moment bashkëfolësi duke u futur në mes tha: Edhe unë këtë dua. E përsëris dhe e them hapur që: "Midis armikut që kupton atë që thua e çdo thuash dhe mes mikut që s’kupton çfarë thua e çfarë do të thuhet, unë do të zgjidhja armikun. Më duket se kjo na mjafton".
Miku ynë edhe një herë po e tregonte veten se sa i pjekur, i drejtë e me përvojë ishte. Duke vazhduar bisedën tha:
-Mësues. Dua të hap një temë që u fol gjatë në autobus. A është kusht që të ekzistojë Krijuesi i kësaj bote? Do të doja sqarime shkencore dhe logjike për këtë temë.

Vepër e kujt është kjo gjithësi?

E dinim se pika më e rëndësishme ishte Teuhidi (Besimi në një Zot). Për këtë duke hapur librin "Ç’është natyralizmi", që është i veçantë për këtë temë, filluam të lexonim.
Libri duke bërë një hyrje të bukur, radhiste katër supozime që shtroheshin për temën e krijimit të gjithësisë.
E para: Gjithësinë e krijuan shkaqet.
E dyta: Gjithësia u formua vetvetiu.
E treta: Është natyra, d.m.th. e ka krijuar natyra.
E katërta: Është formuar dhe krijuar me forcën e një të Plotfuqishmi.
Po, faktikisht s’mund të mohohet ajo që ekziston. Çdo gjë që krijohet vjen në formën e trupit me një përsosmëri dhe qëllim të caktuar. Me sa duket kësaj krijese ose kësaj kafshe, ti ke për ti thënë:
1- Atë e krijojnë shkaqet. Me mbledhjen e shkaqeve krijesa gjen trup.
2- Ose ajo kafshë është krijuar vetvetiu.
3- Ose ka dalë nga ndikimi i natyrës.
4- Ose është krijuar nga forca e një të Plotfuqishmi.
Kuptohet logjikisht se përveç këtyre katër rrugëve s’ka rrugë tjetër. Në qoftë se vërtetojmë prerë se tre të parat janë të pamundura, na del në shesh që rruga e katërt është e sigurtë për të qenë e saktë. Pra All-llahu (xh.sh.) me forcën e Vet ka krijuar çdo gjë.
Duke ndjekur radhitjen me kujdes, bashkëfolësit tonë i ndritën sytë për një çast e tha:
"Një hyrje shumë e bukur dhe një radhitje shumë e logjikshme. Faktikisht n.q.s. vërtetohet që tre rrugët e para nuk janë krijuese atëherë s’ka problem. Po i përsërisim".
I pëlqente shumë forma e sistemimit.
"Rruga e parë (Pohimi i parë): Duke ardhur nga mbledhja e shkaqeve bëhet formimi i sendit dhe krijesa gjen trup.
Përgjigje: "Supozojmë një farmaci të mbushur me një numër të konsiderueshëm shishesh dhe kavanozash të ilaçeve të ndryshme. Nga ilaçet që ndodheshin nëpër shishe kërkojmë një brum gjallese. për të krijuar një vemje të gjallë dhe të përsosur. E solli rasti të futemi tek kjo farmaci. Kontrolluam të gjitha raftet dhe shishet me të gjitha llojet e ilaçeve që përmbanin elementin e gjallesës. Duke kërkuar arritëm në konkluzionin se për të krijuar këtë lloj brumi na duhej të merrnim nga të gjitha shishet një numër të preçizuar ilaçi. Nga secila shishe me peshë të preçizuar, mund të merrej një ose dy gram prej këtij, ose tre-katër gram prej atij dhe gjashtë-shtatë gram prej një tjetri. Po qe se ky raport do të prishej, për këtë lloj brumi ai nuk do të kishte efektin e duhur. Kur u kthyem që t’i vëzhgojmë këto shishe, vumë re se ato ishin mbushur me shumë kujdes dhe preçizion të madh, ashtu siç e llogaritëm edhe ne. Mbase jo të gjitha, por për të krijuar brumin e duhur ne do të na duheshin të paktën mbi pesëdhjetë shishe dhe kavanoza.
Vallë a ka mundësi dhe a është brenda logjikës së dikujt, që për brumin e kërkuar, sikur aksidentalisht, prej fryerjes së stuhisë, të gjitha shishet të rrëzohen e të derdhen, e pikërisht në këtë moment, pa humbur balancën e gramaturës, duke u krijuar gramaturat e nevojshme, të krijohet brumi i gjallesës (apo një ilaç)?

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 >>>