Titulli i origjinalit:

Kendini arayan adam

NJERIU QË KËRKON VETVETEN

Autor

As. Doc. Dr.

HALIT ERTUGRUL

Mendimet e disa lexuesve të librit:

"Njeriu që kërkon vetveten", është një libër i mrekullueshëm. Këtë libër duhet ta lexojë patjetër çdo i ri.
Hasan Ata Bitlis

Librin tuaj e përfundova së lexuari brenda një nate. Ai
mëngjes ishte një mëngjes tjetër. Sepse namazin e parë, atë
mëngjes e pata falur.
Zikri Hallaç
Izmir

Isha jo i lumtur, ngatërrestar dhe e kisha braktisur shtëpinë. "Njeriu që kërkon vetveten" më bëri që ta gjej vetveten.
Harun Kiliç
Adapazari

Isha duke hyrë në një gjendje të rëndë shpirtërore. Libri i juaj më erdhi si një ilaç. Faleminderit Zotit, njoha veten dhe qëllimin tim.
Elif Kiliç
Balikesir

Libri i juaj më magjepsi. Ky ishte libri i vetëm që kam qarë duke e lexuar.
Zehra Marangoz
Iskenderun

Ky libër pse nuk realizohet si film? Në qoftë se do të realizohet si film, do të mahnisë shumë njerëz.
Abdullah Zahir Istanbul (Turqi)

I nderuar mësues Halit Ertugrul!

Me respekt dhe nderime...
Ashtu siç ju shpjegova edhe në telefon, si një kryefamiljar dhe si një baba, kam nga një mesazh për ju, lexuesit e juaj dhe për shtëpinë botuese që ka shtypur librin tuaj.
Në sajin tuaj, nëpërmjet librave "Njeriu që kërkon vetveten" dhe "Gjeta vetveten", në shtëpinë tonë erdhi qetësia, respekti, dhe dashuria.
Unë isha një njeri i alkolizuar. Edhe gruaja ime ishte në botën e saj, nuk dinte gjë mbi fenë dhe besimin. Kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Edhe fëmijët për shkak të paharmonisë dhe parregullsisë, ishin jo të lumtur dhe kokëboshë. Si përmbledhje, pjesëtarët e familjes copë-copë, ngrohtësia e familjes kishte humbur, një jetë e mbushur plot me ngatërresa, dëshpërime... Shumë e dhimbshme, shumë...
Librin tuaj "Njeriu që kërkon vetveten", fillimisht e ka lexuar gruaja ime. Pastaj vajza... Nënë e vajzë duke na habitur shumë, na bënë një surprizë të madhe. Të dyja u mbuluan dhe filluan ibadetin (adhurimin). All-llahu i Madh edhe djalit ia bëri të mundur të hyjë në rrugë të drejtë. Kurse unë, ditën që e kam lexuar librin, me kuptimin e plotë të fjalës, u magjepsa.
Tani në familjen tonë erdhi qetësia, lumturia, dashuria dhe respekti. Përse jetojmë, për çfarë kemi ardhur në këtë botë, për ku jemi udhëtarë, shkurt mësuam se robtë e kujt jemi.
Mesazhi im ndaj jush: Shkruani shumë. Ta dini se, ashtu si ne, qindra mijëra familje i presin këto të vërteta.
Mesazhi im ndaj lexuesve tuaj: Lexoni shumë. Rizbuloni vetveten dhe jetën tuaj. Lexoni "Njeriu që kërkon vetveten" dhe gjeni vetveten.
Mesazhi im ndaj shtëpisë botuese: Këtë libër nxirreni me kosto të ulët dhe gjeni rrugën për t’i mbërritur sa më shumë njerëzve. Gjeni të pasur, merrni përkrahje. Në këtë mënyrë gjeni një zgjidhje. Katastrofa e largimit të shumë njerëzve pa iman (besim), le t’iu dridhë juve dhe le t’iu shpie në kërkim. Në këtë temë jeni shumë përgjegjës, le ta dini këtë...
Me respekt dhe duatë e mia, mësues. All-llahu ua shtoftë forcën dhe ndikimin tuaj.
05.04.2000 Ekrem Akay
Samsun

Dy fjalë...

"Njeriu që kërkon vetveten", një titull tërheqës i një ngjarjeje të jetuar. Origjinali i librit në fjalë është në turqisht. Ai u botua për herë të parë në vitin 1991. Brenda këtyre viteve, libri është botuar 63 herë dhe mesa duket do të vazhdojë edhe më... Është një libër tepër i suksesshëm dhe çdo ditë e më tepër po bëhet edhe më i njohur. "Njeriu që kërkon vetveten" i përket të gjithëve, por ai sidomos ka një ndikim më të thellë tek ata të cilët kërkojnë diçka, por akoma s’e kanë gjetur, tek ata të cilët duan t’i japin kuptim kësaj jete, duke i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla si: "Përse kemi ardhur në këtë botë?"; "Ku po shkojmë?", etj.. Shumë njerëz pasi kanë lexuar këtë libër i kanë dhënë një drejtim tjetër jetës së tyre dhe zemrat dhe shpirtrat e tyre janë ndriçuar me dritën e besimit të vërtetë tek Krijuesi i Vetëm, Zoti xh.sh.. Shumë prej këtyre i shprehën ndjenjat e tyre në letra dhe kohë pas kohe u përmblodhën nga shkrimtari në libra dhe u botuan, ku edhe ato mahnitën lexues të tjerë. Kështu sot numri i librave që përmbajnë vetëm letrat e lexuesve, ka arritu në numrin katër...
Dhjetor 2000... Muaji i shenjtë i Ramazanit... dhe në Stamboll janë të veçanta festimet në këtë muaj, sidomos panairet e mrekullueshme të librave si ai që organizohet në xhaminë Sulltan Ahmet (xhamia Blu). Aty u njoha me shkrimtarin e librit, z. Halit Ertugrul i cili kishte ardhur për t’u takuar me lexuesit e tij. Një burrë i gjatë me një pamje madhështore. Pasi u prezantuam, i thashë që në qoftë se ndonjëri prej librave të tij përkthehet edhe në shqip, a ka leje për botim. Me një modesti dhe buzëqeshje dashamirëse tha: "Çdo të thotë leje? Nuk është nevoja të kërkohet...." Ishte një kënaqësi e madhe njohja me atë njeri aq me dituri. Pas kësaj, rastësisht mora vesh se libri ishte përkthyer nga një i ri, student. Fletët e përkthimit shëtisnin dorë më dorë në Shqipëri që prej kohësh, duke gjetur shumë lexues. Pasi më ra në dorë nëpërmjet disa miqve disketa dhe fletushkat, duke u munduar t’i bënim redaktimin gjuhësor dhe gramatikor, u bë e mundur që pas një farë kohe, t’i dorëzohet shtypit. Por do të dëshironim nga lexuesit, që gabimet e mundshme, të mos na i vërejnë dhe të na i falin...
Me rastin e botimit të parë të librit "Njeriu që kërkon vetveten" në gjuhën shqipe, dëshirojmë që ashtu si në origjinal edhe në shqip për një kohë të shkurtër të pasohet me ribotime të shpeshta.
Nuk mund të lë pa falenderuar, përkthyesin që bëri të mundur përkthimin e këtij libri, shtëpinë botuese dhe të gjithë ata heronj pa emër që bënë të mundur realizimin kompjuterik, korrektimin dhe dhanë ndihmën e tyre për daljen në dritë të këtij libri.
Duke dëshiruar dobinë e këtij libri, mesazhi ynë ndaj lexuesve është që ta përhapin sa më tepër këtë libër, duke u bërë një dritëdhënës në shpirtrat e të gjithëve.

Botuesi

Parathënie

Shumë ideologji, modele të filozofisë që kanë pohuar për çuarjen në qetësi dhe në lumturi të njerëzimit, pas një përvoje të gjatë historike, janë zhdukur duke e fshirë njëra-tjetrën. Shkatërrimi i komunizmit si një ortek, është një prej këtyre. Për këtë shkak në lidhje me krijimin e njeriut duhet t’i drejtohemi fesë më të përshtatshme, islamit. Qoftë në vendin tonë apo në të gjithë botën, duhet të vazhdojë me shpejtësi përhapja e besimit. Ashtu si kërkimi i ujit nga një njeri që është duke vdekur nga etja në mes të shkretëtirës dhe porsi vrapimi që bën për tek uji, ashtu duhet të vrapojmë edhe ne për tek e vërteta e besimit dhe e Kur’anit. Një person i tillë që i është bashkuar këtij karvani prej qindra mijëra njerëzve, është edhe Salih Gökkaya (Gëkkaja).
Salih Gökkaya njohuritë në rrugën e komunizmit i mori jashtë vendit. Është një njeri që ka dhënë pesëdhjetë vjet të jetës së tij për këtë qëllim. Kthimi i një njeriu me kapacitet të tillë tërhoqi vëmendjen për një çast dhe nga ky "kthim" letrat që u shkruajtën u vlerësuan si "Letrat e Shekullit". Këto letra duke kaluar dorë më dorë dhe nga krahina në krahinë, po bëjnë një shërbim të madh.
Ndodhia e "kthimit" të Salih Gökkaya-s para disa vitesh, na frymëzoi të botonim një libër me titull "Të lindësh nga e para".
Por me një habi të madhe ishim vetë dëshmitarë se ky libër brenda 15 ditësh u mbarua fare së shituri. Pas mbarimit të librit u përballova me kërkesa të reja. Merrja urime, lavdërime, letra të shkruajtura me sy të mbushur me lot dhe shumë telefonata. Duke parë se ky libër ishte bërë një mjet i mrekulleshëm për t’u shërbyer njerëzve, vendosa që ngjarjen e S.Gökkaya-s ta sjell në formën e një libri me permbajtje më të thellë.
Me dëshirën që ky libër të jetë shkak për t’i shërbyer më tepër njerëzve...
01.04.1991
Halit Ertugrul

Çdo gjë filloi me një udhëtim

Atë ditë... Prej vitesh punova me ngushëllimin se do t’ia dilja mbarë vështirësive të bankave të shkollës. Për këtë gjë po kujtoja shumë mirë se si më dridhej shpirti me ndjenja të zjarrta kur hodha hapin e parë në punën e arsimtarit. Të jesh mësues...
Si një komandant që ka çliruar shumë vende, po ndjeja se si personaliteti po më lëkundej dallgë-dallgë.
Sikur unë isha i pari në botë që e kisha zgjedhur këtë profesion, i pyesja të gjithë ata që më dilnin përpara:
"Si është profesioni i mësuesit?"
Përgjigjet që merrja ishin pothuajse të njëjta:
"Profesioni i mësuesit? Oooh, sigurisht që është shumë i bukur... Por nuk e ka rëndësinë e dikurshme."
Disa e shpjegonin aq bukur, saqë kur dëgjoja ato fjalë aq të bukura, më vinte të vrapoja menjëherë në shkollë e të përzihesha mes gjithë atyre fëmijëve.
Por s’ishin të pakta edhe përgjigjet që jepeshenin me buzë të varura për të të prishur moralin, e që të ngrinin gjakun kur bëhej fjalë për mësues.
Por unë nga që doja të dëgjoja vetëm fjalë të ëmbla dhe të mira, fjalëve të frikshme s’ua vija veshin fare.
Po përgatitesha për në vendin ku do të bëja detyrën. Isha në shtëpi bashkë me të afërmit dhe shokët që vinin për të më uruar. Tek ne është një zakon që atyre që shkojnë për udhë të gjatë u thonë: "Zoti ta bëftë udhën e mbarë, mirëvajtsh e mirardhsh",- dhe duke i dhënë moral kërkohet që t’i shpjegohet se s’do jetë vetëm si në ditë të mira ashtu edhe në ato të këqija. Për herë të parë po e kuptoja rëndësinë dhe vlerën shpirtërore që kishte ky zakon.
Atë mbrëmje bisedat ishin mjaft të zjarrta… Tema ishte profesioni i mësuesit. Një nga të mëdhenjtë tanë që unë ndieja respekt për dijen dhe personalitetin e tij, po shpjegonte të fshehtat e këtij profesioni. Këto metoda për mua ishin aq të rëndësishme, saqë nuk e mbajta dot veten, po mora një letër dhe një laps dhe fillova të mbaj shënim.
E filloi fjalën e vet duke thënë: "Mësuesi për një fshat është çdo gjë. Në këtë rast është si profesioni i një profeti. Ç’mund të jetë më me dobi se sa t’u dërgosh njerëzve që janë nevojtarë, dije, qytetërim dhe kulturë? Për të bërë këtë gjë duhet ta konceptojë mirë se kuvendi duhet bërë sipas vendit. Kur të shpjegosh një të drejtë duhet ta bësh pa e thyer, pa e frikësuar dhe pa e prekur në sedër. Duke thënë se "do ta bëj" është shumë e rëndësishme që të kesh kujdes të mos i prishësh të gjitha.
Një mësues s’mund të ketë sukses e s‘mund të gjejë qetësi në një fshat ku bie ndesh me besimin, kulturën, duke ikur nga ata dhe duke u shkëputur nga zakonet e jetës. Ndoshta edhe s’mund të gjejë as strehim. Fshatari përpara se t’i hapi dyert e të tregojë një lidhje të afërt, duhet të besojë në sinqeritetin e mësuesit. Për këtë mësuesi i një fshati aq sa zotëron profesionin e tij shumë mirë, po aq duhet të njohë edhe psikologjinë e njeriut.
Sepse tek ne termi "mësues" s’vjen vetëm në kuptimin e atij që mëson fëmijët. Ai vjen në kuptimin e një patente që duhet përdorur në zgjidhjen e të gjitha problemeve të zonës.
Nëpër festa, dasma, në disa ditë dhe netë të veçanta, të gjithë sytë drejtohen për nga mësuesi. Sigurisht edhe mësuesi duhet t’i japë hakun kësaj gjëje. Dhe kjo kërkon një kulturë shumë të gjerë. Sepse dijet teorike vetëm të librave mësimorë janë të pamjaftueshëm. Mësuesi duke pranuar se jeta është shkolla më e mirë, duhet të dijë të marrë mësim e përvojë nga çdo ngjarje, me qëllim që t’i rregullojë me masë të caktuar mënyrat e sjelljes së vet.
Një dijetar që ka vizatuar një sistem ideal arsimi, ka thënë këto fjalë për të cilat janë bërë shumë komente: "Drita e zemrës janë dijet fetare dhe drita e mendjes janë dijet shkencore. Duke u bashkuar ato të dyja del në pah e vërteta. Kur bashkohen këto dy elementë, nxënësit i vjen frymëzimi dhe bëhet i suksesshëm. Në kohën kur ndahen këto të dyja, nga e para lind fanatizmi, nga e dyta lind hileja dhe dyshimi."
"Shkolla dhe kulti janë dy shtylla kryesore. Përbërja e atij fshati, harmonia dhe jetesa në mënyrë të bashkuar, është e lidhur me qëndrimin në këmbë të këtyre dy shtyllave.
Në kultin fetar gjendet fryma e fesë, kurse në shkollë gjendet fryma e dijes. Njëra sjell vëllazërimin duke zhdukur armiqësinë dhe urrejtjen, kurse tjetra duke zhdukur injorancën, fton qytetërimin. Kështu ai fshat brenda një ambjenti shkollor mëson kuptimin e dijes, mirësisë, qytetërimit dhe vëllazërimit. Ai që do t’i bëjë këto është prijësi fetar dhe mësuesi i fshatit.
Mësuesi, duke mos njohur bashkësinë e kultit fetar, bie ndesh me gjënë më të shtrenjtë të fshatit, kultin. Prijësi fetar në qoftë se e sheh shkollën si një shenjë mosbesimi, në atë fshat fillojnë të dalin shkëndijat e përçarjes. Por ja që mirëkuptimi mes prijësit fetar dhe mësuesit është një çështje që populli mezi e pret që ta përqafojë."
Biseda që e dëgjuam me kujdes dhe kënaqësi të madhe, vazhdoi deri natën vonë.
Pasi të gjitha këto kritere i mora shënim, vendosa librat në valixhen time, sepse ata do të ishin edhe mësuesi, edhe shoku im.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 >>>