Tek disa kafshë njëqelizore mbi këtë membranë gjendet një e tillë e dytë e quajtur pelikula, e cila s’është e gjallë. Pelikula ngaqë nuk është tejçuese tek këto njëqelizorë luan rolin e gojës nga e cila kalojnë ushqimet, ndërsa ato që nuk u hyn në punë, i është dhënë mundësia për largimin e tyre.

Edhe në qelizat e bimëve gjendet kjo lloj membrane mbi membranën e gjallë.

Citoplazma

Citoplazma gjendet brenda membranës, e rrethuar nga ajo, formon bazën e qelizës dhe përbëhet nga një lëndë e lëngut kaloid. Kaloid quhet lëngu i cili nuk tretet në ujë e që ndahet në molekula të vogla. Këto molekula nuk veçohen dhe gjithsecila përbën një organ.

Edhe zanafilla e njeriut që është qeliza e vetme zigota, në të njëjtën formë ndahet në spore që janë organet e brendshme. Vetë qeliza spor ngaqë është shumë e vogël s’ka mundësi të formojë organet e veta, ndërsa qeliza më të mëdha siç është veza në fotografimin e citoplazmës së saj shohim pamje të ngjashme me një hartë. Vezët e të njëjtit lloj kanë harta citoplazme të ngjashme me njëra-tjetrën. Domethënë se edhe lëngu ndërqelizor është në një rregull të plotë.

Në përbërjen kimike të citoplazmës gjenden proteina, karbohidrate, yndyrna, ujë dhe kripëra minerale. Përveç këtyre në përbërjen e citplazmës ka në gjendje atomesh edhe 18 elemente kimike si hekuri, fosfori, magnezi, kalciumi, etj.. Domethënë qymyri i ashtuquajtur karbon është në të njëjtën kohë edhe ushqim. Pra po shohim një rregull të përsosur.

Atomi është në vetvete një qënie, një botë e cila përmban energji. Atomi zë vend në molekulë, bën pjesë në qelizë, kthehet në një botë, duke bërë pjesë edhe në atë të qelizës. Duke menduar vendin që zë qeliza në organizmin e bimëve, kafshëve dhe njeriut, duke shtuar këtu edhe ndryshimin mes qelizave të trurit të njeriut dhe atij të një qengji, shohim se këto botëra janë të futura në njëra-tjetrën.

Veza e pulës është njëqelizore. Çfarë vini re kur në pjatë thyeni një vezë? Të bardhën dhe të verdhën e vezës, apo jo? Me sy kaq arrijmë të shohim. Por shqyrtimi i saj në mikroskop na tregon se ka edhe shumë gjëra të tjera, si mitokondritë brenda citoplazmës, aparati i golxhit, qelizat e pigmenteve, sandrozomi dhe lëndët ushqyese.

Këto i kemi përngjasuar me organet e brendshe të njeriut, ashtu siç kemi ne mushkëritë, zemrën, stomakun ashtu edhe qeliza ka organe të brendshme ato që përmendëm më sipër. Dhe tani imagjinoni një qelizë 5 mikronëshe, pra sa 5/1000 e milimetrit dhe organet që ndodhen brenda saj.

Të gjitha këto shfaqin cilësitë e Mjeshtrit, forcën, diturinë, aftësinë krijuese dhe veçorinë e Tij për t’i dhënë rrëskun e vet çdo gjëje që Ai ka krijuar. Kështu që, qëniet s’duhet t’i shohim qorrazi por me dije, me qëllimin për kuptimin e krijimit dhe me besim. Dhe në të vërtetë dhuntia më e madhe e çdo dijeje është imani, besimi tek Allahu. Në qoftë se dijetarët do të arrinin të shmangnin kthimin e dijeve të tyre në një barkë të fundosur, atëherë do të përfitonim një anije të mirëfilltë që lundron në oqeane, njohuritë e tyre do të bëhen më të drejta dhe po aq me vend do të jenë edhe vendimet e tyre. Shkurtimisht kush s’mbytet në oqeanin e dijes, del në bregun e imanit (besimit). Fryti më i mirë i dijes është imani, ndërsa fryti i imanit është edukata...

Bërthama

Ata që duan të kenë njohuri më të gjera mbi qelizën mund të bëjnë vetë kërkime mbi të. Ne le të flasim mbi bërthamën e cila është një ndër pjesët më të rëndësishme që gjenden brenda në qelizë. Bërthama është një ndër organet e brendshme të qelizës, por edhe ajo përbën një botë më vete.

Në përgjithësi bërthama ndodhet në mes të citoplazmës dhe ndahet nga ajo me një cipë. Lëngu bërthamor që ndodhet brenda në bërthamë është i ndryshëm nga ai i citoplazmës. Në çdo bërthamë gjendet një numër i ndryshëm kromozomesh. Për shembull në bërthamën e qelizës së njeriut gjenden 46 kromozome, ndërsa te gorilla e shimpazeja gjenden 48 kromozome.

Ndryshimi mes njeriut dhe majmunit fillon në kromozome. Si rezultat genet që ndodhen në formë pikash mbi kromozome, sigurojnë ngjasimin e fëmijës me nënën, babanë, gjyshin apo dajën e tij.

Le të qëndrojmë këtu, t’i vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë përsëri se qeliza është sa 5/1000 e milimetrit, në një qelizë kaq të vogël bërthame, brenda në bërthamë kromozomet dhe mbi fijëzat e kromozomeve gjenden pika të ashtuquajtura gene, në të cilat është shkruajtur përmbajtja e gjallesës.

Një grimce kaq të vogël t’i ngarkosh një detyrë dhe përgjithësi kaq të madhe është aftësi vetëm dhe vetëm e Krijuesit të gjithësisë.

Për të kuptuar më mirë genet dua të jap për konkretizim, një shembull për bërthamën: brenda frutit të shegës gjenden një sërë bërthamash dhe në secilën prej këtyre bërthamave fshihet një pemë shege.

Pema e fikut i përngjet një libri, ku fruti i tij është përmbledhës i këtij libri, farërat si shkronjat apo pikat ku në secilën prej tyre është shkruar sërish ky libër. Ja pra dija e pafund e Shkrimtarit...

Edhe genet i përngjasin farave, ashtu edhe ata si bërthamat përmbajnë në vetvete veçoritë e llojit që i përkasin. Kështu që nga majmuni del majmuni dhe nga njeriu del njeriu. Pra ndryshimi mes majmunit dhe njeriut shkon deri në qelizë dhe qeliza që shënon fillimin e jetës shënon kështu edhe zanafillën e qënies së njeriut. Kjo është përcaktuar shkencërisht, domethënë se një shkencëtari po t’i sillni përpara një qelizë dhe nëse e pyesni se cilës gjallesë i përket, merrni një përgjigje të saktë prej tij, e ai do të thotë se kjo qelizë i përket njeriut ose dashit.

Nga fara e fikut bëhet pema e fikut, nga qeliza e spermës së kaut bëhet viçi. Por çështja s’mbetet me kaq, forma e dorës së njeriut apo mushkërive, madje plani i sistemit nervor dhe i damarëve të gjakut dhe vendosja e qelizës së parë nga kush realizohet?

Mjeshtri që bën çelësa në fabrikë, çdo çelësi i jep forma të ndryshme, në mënyrë që një çelës të mos hapë një bravë tjetër. Po qe se shohim ndërtimin e fytyrës së njeriut, vëmë re se njëra nuk i ngjan tjetrës. Domethënë se ai që ka formuar e ndërtuar fytyrën time, i dinte format e fytyrës të të gjithë njerëzve që e krijoi timen ndryshe prej të tjerëve. Pra forma e fytyrës sonë është si çelësi i shtëpisë sonë. Sikur fytyrat e njerëzve të ishin njëlloj, atëherë të gjithë do të hynim në shtëpitë e njëri-tjetrit, do të shkatërrohej familja, e s’do të mbetej gjë nga ajo që quhet shoqëri njerëzore.

Ashtu siç ndryshimi mes fytyrave të njerëzve shpjegon tërësinë dhe të qenurit një të Mjeshtrit, po ashtu edhe ngjashmëria mes gjethes së kungullit të një qyteti me atë të një qyteti tjetër, vërtetojmë të qenurit Një të Allahut.

Ai që krijoi fytyrën tonë, ngaqë e di shumë mirë nga shohim, përmbajtja e vetvetes dhe mosshikimi i haramit, nga një këndvështrim është një veprim që lind nga njohja e Krijuesit të fytyrës sonë dhe i besimit në Të.

Shfaqjet e jetës së qelizës

Po qe se i kthehemi prapë qelizës, këtë radhë do të shohim shfaqjet e jetës së saj. Ashtu si njeriu edhe qeliza ha, merr frymë e riprodhohet. Gjallesa aq të vogla sa s’shihen me sy, gjenden në aktivitet të njëjtë me një elefant dhe kështu të bën të mendosh në shumë drejtime...

Ka 5 grupe ushqyese: proteinat, yndyrnat, karbohidratet, uji dhe kripërat minerale. Qeliza i përdor këto lëndë ushqyese në raporte të caktuara. A s’ndodh kështu edhe me njerëzit?

Qeliza kryen frymëmarrjen dhe merr oksigjenin, i cili në qelizë bashkohet me lëndët ushqyese, zhvillohen reaksione kimike, ndodh djegia dhe pastaj lëshon jashtë dioksidin e karbonit.

Kjo tregon se të gjithë këto qeliza që s’shihen me sy, kryejnë aktivitetin jetësor në lidhje me botën e jashtme. Qeliza meqë nuk i di lëndët ushqyese, krijon lidhjen e gjallesave të panumërta të vogla e të mëdha me mjedisin e jashtëm dhe si një pjesë e një makinerie i vë në punë ato. Pjesët “e vjetëruara” në qoftë se mund t’i quajmë kështu, i nxjerr jashtë dhe në vend të tyre vendos të rejat. Për shembull siç e thamë edhe më parë, qeliza duke marrë lëndët ushqyese të nevojshme, bën një përzgjedhje të tyre, ajo organeve të saj nuk ia transmeton të gjithë atë që merr nga jashtë, por i dërgon sipas nevojave të tyre. Kjo përbën edhe atë që e quajmë metabolizëm. Por si i kryen një qelizë pa mend, pa vetëdije e dituri këto veprime? Apo çdo veprim dhe lëvizje e matur dhe në rregull preçiz është vepër e rastësisë së verbër apo e natyrës shurdhe? Jo kurrë, sepse siç nuk ndërhyn e ngatërrohet rastësia me veprimet e matura, ashtu edhe natyra ndodhet si një qelizë brenda gjithësisë. Qeliza nuk është krijuese por krijesë, prandaj edhe natyra ka Krijuesin e vet.

Riprodhimi i qelizave, pra shumimi i tyre kryhet me ndarje. Gjatë ndarjes kromozomet në bërthamë ndahen në mes dhe sipas gjatësisë në një mënyrë të atillë, që po të ngriheshin të gjithë mjekët, kimistët apo laborantët, s’do t’ia dilnin mbanë kësaj pune.

Fijet e ndara të kromozomeve shkojnë njëra gjysmë në njërën anë dhe tjetra në anën tjetër, duke shënuar kështu fillimin dhe vazhdimin e ndarjes. Pa hyrë në detaje dhe pa e vështirësuar, po theksojmë se ndarja zhvillohet në dy pjesë: në mitozë dhe mijozë. Në ndarjen me mitozë ka edhe 4 seanca të tjera.

Pra nuk thuhet qelizë dhe kalo, ajo mund të jetë një mikrob apo një vezë, brenda së cilës zhvillohen shumë aktivitete dhe ndodh diçka. Ato që ndodhin shpjegohen gjatë në librat e bioligjisë. Sigurisht se kush s’di rregullat e elektricitetit, apo të valëve elektromagnetike, s’mund ta bëjë atë dhe gjallesat e tjera, domethënë se Mjeshtri dhe Biologu më i zoti, është Allahu xh.sh.. Duke e kuptuar këtë, leximi i librit të biologjisë është ibadet pra adhurim, pasi ata që studiojnë biologjinë do t’i kuptojnë më mirë cilësitë dhe karakteristikat e Allahut dhe do ta duan Atë. Dashuria sjell bindjen, kështu që ata që e duan Allahun, do t’i binden Atij. Njerëzit do të kenë përfitim dhe do të gjejnë qetësi shoqërore, nëse kryejnë urdhërat e Tij dhe largohen nga të ndaluarat prej Tij, duke arritur kështu lumturinë e të jetuarit në një mënyrë njerëzore.

Ndarja e qelizës, kromozomet dhe ndryshimi mes femrës dhe mashkullit:

Për ta kuptuar më mirë temën e qelizës, le të lexojmë nga Kur’ani:

“Ne e krijuam mashkullin në një shkallë më të lartë se femra”, dhe le të përpiqemi të konceptojmë dallimin biologjik mes tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>