Pse e bëjnë bletët këtë punë të lodhshme? Për t’i dhënë mjaltë dhe për ta kënaqur njeriun? Jo!...

 Ata punojnë në emër të Krijuesit të tyre. Në të vërtetë puna e tyre s’është një angari e mirëfilltë, sepse ata janë të pajisura me shpirt dhe në një farë mënyre ata një pjesë të punës e kryejnë në favor të vetes së tyre. Por qëllimi i ekzistencës së tyre është përmendja e vazhdueshme pa reshtur, ndaj Krijuesit të tyre, duke çuar në vend dhe kryer me seriorizitet detyrat e veta.

Bleta për një kohë të përcaktuar shkon më tepër te një lule e vetme, tek e cila gjendet më tepër esencë mjalti, duke bërë vaksinimin e çdo gonxheje.

Nga njëra anë bletët, nga ana tjetër bimët... Sikur të mos ishin bletët ndoshta do të mbeteshin pa u pllenuar 10.000 lloje bimësh! Po të mos ishin lulet edhe bletët nuk do të jetonin dot! Kjo tregon se lulet dhe bletët plotësojnë njëra-tjetrën. Krijimi i formave të luleve që i magjeps bletët dhe krijimi i bletëve me veçori të tilla për të marrë nektarin dhe pluhurin e luleve, s’mund të jetë një rastësi, por tregon qëllimin dhe vetëdijen, ndërgjegjen e një Krijuesi të Lartë!

Studiuesit që merren me bletën nuk e kanë kuptuar plotësisht se si kthehet në mjaltë nektari që mblidhet nga bletët në lule. Bletët punëtore që sjellin nektarin, e boshatisin atë në gojën e disa bletëve më të reja, që presin në hoje, të cilat bëjnë të mundur avullimin e sasisë së ujit që ndodhet në nektar, duke futur dhe nxjerrë gjuhët. Ata nxjerrin dhe sekretojnë disa enzima kimike, të cilat arrijnë të shndërrojnë sheqernat në levulozë dhe dekstrozë. Më pas ata mbyllin kutizat bosh në hoje duke i mbushur ato me lëndët që prodhuan dhe pastaj e mbyllin pjesën e sipërme të këtyre kutizave me dyllë.

Enzimat vazhdojnë veprimtarinë e tyre kimike mbi sheqerin dhe pas disa javësh formohet mjalti.

Bleta është një mjeshtre e mjaltit, por në të njëjtën kohë është një kafshë. Ajo që e bëri njeriun njeri është besimi, feja. Kur përmendim fjalën fe na vjen në mendje islami që është më e mira për muslimanët dhe zbukuruesja e moralit.

Një farmacist bën ilaçet duke iu përmbajtur ligjeve kimike. Edhe bleta bën të njëjtën gjë... Duke bërë mjaltin ajo vepron si një kimist që zbaton ligjet kimike. Përndryshe një ushqim i mrekullueshëm si mjalti, a mund të jetë vepër e lëvizjeve kot e për bukuri të bletës? Ndryshimi mes tyre është ky: farmacisti i bën me vetëdije, ndërsa bleta pa vetëdije. Bleta nuk e di që po punon si një kimist. Sigurisht që ajo ka një Kimist që e vë në punë atë, me njohuri dhe përmasat e duhura dhe ky është Allahu, përndryshe është e pamundur të sqarosh situatën e jashtëzakonshme të bletës.

Andej nga fundi i pranverës rritet sasia e nektarit në lule, bletët përshpejtojnë punët e tyre, deri në atë gradë sa të thuash po vdesin duke punuar. Dhe në të vërtetë fundi i një blete është dhënia shpirt e saj duke mbartur nektarin për në hoje. Ç’vdekje e bukur, në krye të detyrës!

Edhe detyra themelore e njerëzve është fitimi i kënaqësisë të Allahut. Do të ishte vdekja më e bukur, vdekja në këtë rrugë.

Mjalti, një ushqim i mrekullueshëm

Mjalti është ushqimi më i mrekullueshëm që na ka falur Rrëskdhënësi i vërtetë. Asnjë lloj sheqeri nuk përmban dritën e diellit të përpara shumë muajve, asnjë ëmbëlsirë nuk përmbledh në vetvete erën origjinale të mollës, portokallit, blirit apo jonxhës, përveç mjaltit.

Mjalti është njëkohësisht një anticeptrik i mirë. Në një mjaltë “të pjekur” mirë, bakteret nuk mund të rrinë më tepër se 2 orë. Në një varrezë të vjetër të mbretit të Egjiptit është gjetur mjaltë 3300 vjeçar, i cili me gjithë kalimin e shumë viteve ishte forcuar, i kishte ndryshuar ngjyra, por nuk i kishte humbur natyraliteti.

Nektari i mjaltit është një ushqim i jashtëzakonshëm në çdo pikë të të cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lëndët e tjera ushqyese si hekuri, bakri, magnezi, potasiumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Për të sëmurët e diabetit megjithëse sheqeri është një ushqim vdekjeprurës, te mjalti nuk ekziston një rrezik i tillë. Ai pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon në shërimin e sëmundjeve kockore, largon forcimin e damarëve të gjakut, shërben si qetësues në sëmundjet nervore dhe shumë aftësi të tjera kuruese. Në librat e mjekësisë mund ta gjeni në librin me emrin “ilaçe popullore”.

Në suren “Nahl” të Kur’anit gjendet ky ajet fisnik: “Mjalti i bletës është shërues i çdo sëmundjeje”, njëkohësisht Pejgamberi ynë (s.a.s.) në shumë hadithe ka sugjeruar ngrënien e mjaltit. Në ditët e sotme me zbulimin nga ana e mjekësisë e veçorive të shumta të mjaltit, kuptohet se sa me vend janë surja dhe hadithet që flasin për të. Si do ta sqarojmë faktin që cilësitë e vërtetuara nga shkenca në shekullin e XX-të, janë sqaruar që përpara 1.400 vitesh nga Pronari i çdo gjëje?

Dëshira për punë e bletës, vepra e saj e mrekullueshme, mjalti, na thotë në një gjuhë tjetër shumë gjëra. Në një hadith thuhet: “Puna e paktë por e vazhdueshme është më e dobishme dhe më e vlefshme, se ajo punë e madhe që mbaron e s’vazhdon më”. Tani të mendojmë rreth bletës: Është llogaritur se për 0.5 kilogram mjaltë, bletës i duhet të bëjë 37.000 shëtitje nëpër lule... Bletët punëtore për t’i mbushur hojet, iu duhet të bëjnë fluturime rreth 31 milionë kilometra në vit. Edhe pse e mbledhin pikë-pikë, dalëngadalë ata punojnë vazhdimisht, pa pushuar dhe vdesin duke çuar edhe pikën e fundit të nektarit në hoje, sikur me veprimet e tyre lexojnë hadithin e mësipërm dhe na japin neve mësim. Për rrjedhojë të veçorive të tilla na japin ne një ushqim të tillë si mjalti.

Ashtu si Kur’ani na tregon neve Krijuesin, ashtu si me veprat dhe fjalët e tij Pejgamberi ynë ne shpjegon Allahun, të njëjtën gjë bën edhe libri i gjithësisë. Të tre këto burime duan të thonë të njëjtën gjë, si bleta me ato që kërkon të thotë hadithi...

Bleta është një pikë në librin e gjithësisë, por sa shumë faqe ka brenda kësaj pike! Asnjë dijetar tjetër përveç Allahut s’mund ta krijojë një bletë, sepse ajo është një vepër e mrekullueshme, ashtu siç është Kur’ani!...

Pjesa e tretë

Pajisje të mrekullueshme tek gjallesat

d

Krijuesi i Pashoq dhe i Pangjashëm me askënd

Krijuesi dhe Ai i Cili i jep jetë një milingone të vetme, është gjithashtu Krijuesi i të gjitha milingonave dhe gjallesave të tjera. Kjo rrjedh nga fakti se ajri, uji, drita e të tjerë faktorë që janë të domosdoshëm për jetesën e të gjitha gjallesave, janë të njëjtë. Të gjitha qëniet e gjalla jetojnë brenda një gazi të cilin ne e quajmë atmosferë. Rregulluesi dhe Kontrolluesi i kësaj atmosfere është Ai që i dhuron jetën këtyre gjallesave. Krijimi i botës ku ne jetojmë, i shtresës së ajrit dhe i gjallesave të tjera nuk mund të jetë një rastësi. Kjo gjë ka një kuptim të caktuar në vetvete dhe ka lidhje me ajrin, ujin, tokën dhe diellin. Çfarë dobie mund të sjellë një tokë pa ujë, pa ajër dhe pa diell? Të tilla çështje tregojnë për një gjithësi. Ne luajmë rolin e pjesëve të një makine. Në qoftë se bëjmë një llogaritje të thjeshtë, arrijmë në përfundimin se plani i kësaj makine që i punon natyrës është nga një Projektues. Natyra është një makinë që punon në fabrikën e gjithësisë. Yjet dhe galaktikat që sillen dhe lëvizin (me lëvizjet e tyre të ndryshme brenda sistemit diellor), tregojnë për gjallërinë dhe rregullin që ka mes tyre.

Kjo tregon që ai i Cili mban nën kontroll ajrin, në të njëjtën kohë kontrollon edhe ujin, diellin, natyrën dhe gjithësinë. Lëvizjet dhe format e atomeve janë të njëjta në çdo pjesë të botës, në çdo qoshe të kësaj gjithësie. Atomet të cilat ne i quajmë pjesët më të vogla, i përshtaten ligjeve të njëjta. Si rrjedhojë fuqia që kontrollon gjithësinë është e vetme. Në çdo anë ka gjurmët e “njësisë”. Për këtë arsye ndër cilësitë më të bukura të Krijuesit të gjithësisë është cilësia e të qënurit “i Pashoq”. Ai është një Krijues i Cili nuk ka të ngjashëm dhe është i Vetëm. Kjo cilësi e Zotit është pasqyruar në të gjitha krijesat e Tij. Njeriu është shembulli më i bukur. Çdo njeri është i pajisur me karakterin dhe pamjen fizike të tij. Asnjëri prej nesh nuk mund të gjejë një person që i përngjet (ngjason) krejtësisht atij. Tani ne njeriun do ta analizojmë në këtë aspekt. Duhet të kujtojmë edhe faktin që njerëzit kanë shumë cilësi të ngjashme me njëri-tjetrin. P.sh. të qënurit të krijuar të vdekshëm. Allahu (xh.sh.) është larg këtyre cilësive.  

Asnjë njeri nuk është i njëjtë me një tjetër. Këtë mund ta shohim si në pamjen e jashtme ashtu edhe në përbërjen e organeve të brendshme. Madhësia, ngjyra dhe forma e gotave dhe e pjatave që marrim nga dyqani janë të njëjta. Motorët që prodhohen në një fabrikë mund të jenë të njëjtë por tek njeriu nuk mund të shohim një gjë të tillë. Siç ndryshon konstrukti i hundës, gojës, veshit, tek njerëzit edhe stomaku dhe organet e tjera ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Stomaku përdor enzima për tretjen e ushqimit. Në studimin e enzimave të stomakut të 5000 njerëzve, është vërtetuar që sasia e këtyre enzimave ndryshon nga një stomak në tjetrin. Të njëjtat ndryshime vihen re edhe për sasinë e aciditetit të stomakut. Edhe zemrat e njerëzve ndodhen në plane të ndryshme. Përveç kësaj hormonet që i jepen gjakut nga gjëndrat tiroide, paratiroide, veshkat, organet seksuale dhe shtresa e hipofizës janë të ndryshme. Dëshirat e çdo njeriu për të ngrënë e pirë dhe për t’u zbavitur ndryshojnë shumë.

O njeri! Mendo se ka një Krijues i cili e njeh shumë mirë zemrën dhe organet e tua dhe ty të ka krijuar ndryshe nga njerëzit e tjerë. Krijimi i organeve të tua ndryshe nga i të tjerëve, tregon atë që je i kontrolluar vazhdimisht nga Ai.

Nga ana tjetër të ngrënurit, të zbaviturit dhe plotësimin e dëshirave tuaja, e ka lënë në dorën tënde. Pra ty të ka dhënë vetëkontrollin në mënyrë që të luftosh me nefsin (egon) tënde dhe të bëhesh njeri i ngritur. Mbajtja nën kontroll e vetes është një sukses i madh për ty. Mos harro që lufta që bën ti me veten tënde është më e fortë se lufta e vërtetë me shpatë dhe armë. Kjo luftë që po bën ti, do të të ndjekë deri në varr. Nefsi, duke shfrytëzuar momentet e dobësisë, mund të triumfojë mbi ty. E vetmja rrugë për të shpëtuar veten dhe për të ndihmuar të tjerët është që ta mundësh armikun dhe të jetosh si musliman. Shpëtimi nga mëkatet dhe veprimi i punëve të mira është një shërbim (hizmet) ndaj vetes dhe të tjerëve. Jeta me islamin është si një dritë që ndriçon të gjitha anët. Përpjekja me të pafetë, njerëzit që janë larguar nga islami fillon më vonë. Në përpjekjen (luftën) tënde me armiqtë e jashtëm fitorja i përket vetëm Allahut (xh.sh.). Në qoftë se humbet mbase nuk ke asnjë përgjegjësi. Ti duhet të jesh triumfuesi në luftën me vetveten. Në qoftë se ti lë këtë ose i përshtatesh gjërave të cilat nuk përputhen me islamin, atëherë je fajtor dhe të pret dënimi.

Në lëkurën e njeriut gjenden disa pika nervore të cilat janë të ndjeshme ndaj të ftohtit, të nxehtit dhe dhimbjes. Këto pika të ndryshme nuk ngjasojnë me njëra-tjetrën as nga numri i tyre as nga mënyra e shpërdarjes. Në duart e njerëzve të ndryshëm janë kërkuar vetëm ato pika nervore që i përgjigjen dhimbjes. Këto pika janë gjetur duke ngacmuar dorën me gjilpërë. Është vërtetuar se si numri i këtyre pikave ashtu edhe vendndodhja e tyre ndryshon nga njëri tek tjetri. Reagimi ndaj të ftohtit dhe të nxehtit ishte gjithashtu i ndryshëm. E njëjta gjë u vërtetua edhe për fijet nervore që ndodhen në sy, gojë, hundë dhe veshë. Me këtë duam të tregojmë se shikimi, dëgjimi dhe shijimi i çdo njeriu nuk është i njëjtë. Fijet nervore duke pasur lidhje me mjedisin e jashtëm ndryshon edhe reagimi përkatës i çdo njeriu ndaj saj. Megjithëse ne vërtetuam se kjo botë është e vetme, tek çdo njeri po shohim një botë të vogël. Pasqyrimi i malit, kopshtit dhe shtëpisë, ndryshon sipas formës dhe ngjyrës së pasqyrës. Lëvizja e pasqyrës vë në lëvizje edhe kopshtin. Një pasqyrë e turbullt jep një pamje të shtrembër dhe të prishur.  

O njeri! Përpiqu ta rregullosh veten me rregullat e islamit dhe ta ndriçosh atë me dritën e besimit! Përkundrazi në pasqyrën e gjithësisë ku ndodhesh, do të shohësh gjithnjë turbullt. Në një pasqyrë të keqe çdo gjë do të pasqyrohej e prishur. Veprat më të bukura dhe më të rregullta do të dukeshin të thyera e të shëmtuara. Në qoftë se ti nuk kryen obligimet fetare si namazi, agjërimi, etj., nuk mund të kuptosh vlerën e tyre. Një mikrob në fakt është një nëpunës i Allahut dhe mik i yti, por ti e sheh si një krijesë të dëmshme. Me të vërtetë bota e brendshme e çdo njeriu, dituria, besimi e obligimet fetare, janë një burim lumturie shumëngjyrëshe. Kjo lumturi buron nga e vërteta sepse e gjithë kjo botë është vepër e Allahut. Është një pasqyrë që pasqyron cilësitë e Tij. Meqenëse ndjenjat, mendimi, besimi dhe morali i çdo njeriu është i njëjtë, atëherë para nesh paraqiten botëra të njerëzve të ndryshëm që kanë jetuar dhe do të jetojnë. Dita e fundit për çdo njeri fillon me vdekjen e tij. Nuk është nevoja të presësh fundin e kësaj bote. Një ditë kanë pyetur Nasradin hoxhën, se kur do të bëhet kijameti. Ai i është përgjigjur në këtë mënyrë:

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>