Pjesa e parë

Atomet flasin

d

Duke u hapur perdet

Ashtu siç formohen molekulat nga bashkimi i disa atomeve, rezulton vetvetiu se edhe lidhja martesore e një njeriu të racës së bardhë me atë të racës së zezë do të lindin fëmijë mulatë. Edhe shartimi i pemëve na bën të përfitojmë lloje të reja, të njëjtën gjendje e vëmë re edhe te kafshët, ku përveç racave të pastra shfaqen edhe të tjera të ngjashme me to. Nëse këto quhen evolucion, të gjitha këto janë të vërteta e të mundshme dhe dukuri që vazhdojnë të ndodhin edhe sot e kësaj dite. Por nga ana tjetër është e pamundur të shfaqet dhe të formohet një bimë, kafshë apo lëndë e paparë, e paditur apo e pagjendur ndonjëherë më parë në rruzullin tokësor, sepse ai që krijoi atomin, ngjalën apo balenën, luanin dhe macen, gurin dhe njeriun, i ka krijuar ashtu siç janë.

A s’është kështu edhe fara? Një i pasur që shkon për punë tregtare në Itali dëshiron që makinën ta bëjë si çantë, ta marrë me vete e kudo që të shkojë ta hapë, t’i hipë dhe të shëtisë me të. Që prej 20 shekujsh qytetërimi asnjë makinë s’është presuar dhe sjellë në formën e valixhes apo çantës, edhe nëse janë bërë të tilla, janë presuar për të mos u hapur më. Por bërthamat dhe forcat a s’janë forma e presuar e bimëve? Madje një presim i tillë të cilin, ndërkohë që i pasuri makinën s’mund ta presojë e ta mbajë me vete si çantë, nëse dëshiron ai mund ta vendosë dhe ta mbajë në xhep pemën e kajsisë. Pastaj ta mbjellë atë në Itali dhe pas pesë vitesh të hajë frute nga ajo. Në këtë mënyrë ky i pasur shijon kënaqësinë e të mbajturit në xhep pemën e madhe të kajsisë e të thotë: “Unë këtë pemë e mbajta në xhep dhe e solla në Itali”.

Ky i pasur ka të drejtë të lavdërohet me këtë, por nëse njeriu s’e njeh mjeshtrin që e zvogëlon gjithë atë punë të madhe të kajsisë në një bërthamë të vogël, s’mund të thuhet se mendon njerëzisht, sepse këndvështrimi i njeriut ndaj bërthamës së kajsisë, ndryshon nga ai i sorrës ndaj saj.

Ai që ka futur në një bërthamë të vogël gjithë atë pemë të madhe të fikut, është po ai i cili bën të mundur nxënien e zogut të strucit në një kokërr vezë me gjithë këmbët, zorrët, puplat dhe ngjyrat bashkë.

Në këtë mënyrë Krijuesi i farave dhe i bërthamave ashtu si atomet apo planetet, edhe njerëzit e kafshët i ka krijuar me të gjithë llojet e tyre. Ai që ka sjellë në këtë botë njeriun ka përgatitur që më parë të gjitha nevojat e tij, kështu që njeriu e ka gjetur të gatshme botën në të cilën do të jetojë.

Në këtë përgatitje mund të jetë ndjekur kjo radhë: Fillimisht është krijuar boshlleku i galaktikës, më pas atomet, nga bashkimi i tyre molekulat e për rrjedhojë janë formuar edhe trupat. Më vonë me kalimin e kohës dhe formimin e dy hidrogjeneve, formohet uji, por kjo s’mund të themi se është rastësi, pasi një pjesë e hidrogjenit dhe e oksigjenit bëhet ujë, ndërsa një pjesë tjetër kthehet në atmosferë. Qëniet e pandërgjegjshme s’mund të veprojnë sipas nevojave të qenieve të tjera, domethënë se këto dy elemente s’mund të mendojnë se “një pjesë e jona të bëhet ujë, e të vrapojmë në ndihmë të bimëve, kafshëve, njerëzve; ndërsa ata që mbeten prej nesh të formojë atmosferën në mënyrë që gjallesat të jetojnë...” Meqë elemente të tilla s’mund të kenë kësilloj mendimesh, ai që përcakton sasinë e ujit udhëheq dhe komandon oksigjenin  dhe hidrogjenin, i vë dhe vazhdon t’i vërë ato në punë si nëpunës nën urdhërat e tij.

Duke filluar studimin e shkencave si fizikë, biologji, kimi dhe gjeografi, në temën e krijimit të boshllekut të gjithësisë të fillosh duke thënë vendosjen në këtë boshllek të asaj që ne e quajmë galaktikë, ka rëndësi vetëm në aspektin e të shprehurit të së vërtetës. Më pas fillimi i mësimit të kimisë nga mësuesi me thënien se atomet dhe formulat janë krijesa, është njëlloj si dhe fillimi i mësimit të gjeometrisë me thënien e aksiomave dhe vërtetimeve të cilat janë të arsyetueshme, sepse natyra është një vepër artistike, s’mund të jetë një artist; është një libër, s’mund të jetë një shkrimtar; është një qëndisje, s’mund të jetë një qëndistar!

Mjeshtrit që bëjnë tubacione hekuri, le t’i shohin me kujdes kërcejtë e kallinjve, kanalet që kalojnë ndër flakë dhe këto mjeshtra ta dinë artizanatin e vërtetë të natyrës dhe ta vlerësojnë atë.

Autorët e librave duhet ta dinë se kush s’di përbërjen e rrënjëve, s’bën dot një rrënjë; një që s’merr vesh nga rrezet ultravioletë, s’mund të komandojë të tilla gjëra; kush s’mund të urdhërojë llavën që ndodhet në pjesën qendrore të tokës, s’mund ta sjellë atë në këtë botë; ai që se krijon dot një mikrob, se bën dot një njeri; kush s’vë dot në rregull një oqean, s’mund të ujdisë dot as syrin e një peshku.

Ej ti piktor! Pa shiko lulet shumëngjyrëshe, faqen e dheut ngjyra-ngjyra, forma-forma, me plot aroma! A i përket tjetër kujt përveç njeriut të njohë dhe të dijë Rregulluesin e tyre e pastaj t’i besojë Atij?

Ej ti nivelues! Pa shiko me kujdes kockat e nyjeve te kafshët. A e kupton se për t’i bërë ato lind nevoja e një kallëpi dhe thua vallë a mendon ti ta kërkosh atë kallëp në të cilin bëhen kockat e këmbëve? Nëse nuk e gjen dot të fshehtën e të qenurit Një të Krijuesit të tyre, kërkoje në ngjashmërinë e të gjithëve me njëri-tjetrin!...

Ej ti kërkues që studion flokët e dëborës! Pasi t’i kesh vëzhguar tek formohen një e nga një, një numër i pafund flokësh dëbore, atëherë do të kuptosh se sikurse toka edhe qiejt janë plotësisht të sistemuar dhe do të përulesh në sexhde përpara udhëheqësit të gjithësisë, i cili ka vënë rregull në këto dukuri të ndërthurura.

Arti i njeriut shërben për të kuptuar artin e Krijuesit. Njohuritë dhe dituritë tona janë për të ditur dijedhënësin tonë, krijuesin e trurit tonë.

Kush rregullon shtëpitë, duhet të njohë dhe të dijë rregulluesin e gjithësisë dhe për këtë le të kthehemi miliarda vite përpara, e të shohim se si ka qenë jeta në natyrë dhe të përpiqemi ta shqyrtojmë atë.

Natyra përpara fillimit të jetës

Sipas llogaritjeve të fundit mosha e globit tonë është rreth pesë miliardë vjet. Duke thënë këtë nëse kemi parasysh se metodat e përdorura s’janë të besueshme, nuk  çuditemi nëse bëhet gabim me disa milionë vite. Metoda më e fundit që është përdorur është ajo e orës rodioaktive. Sipas kësaj metode, një sasi prej 238 deri në 2.000.000 atome uraniumi të pastër të vendosura në një shishe, supozohet që pas 4-5 miliard vitesh gjysma e kësaj sasie do të shpërbëhet ndërsa një sasi prej 1 milionësh do të mbetet e paprishur.

Kështu pra pohohet se në formimin e globit atomet e uraniumit ishin në sasi të barabarta; se kush i vuri ato në sasi të barabarta është çështje më vete. Nëse atomet e mbetura të uraniumit janë sa gjysma e sasisë së atomeve të plumbit, koha e zbërthimit të kësaj sasie atomesh është sa mosha e globit tonë.

Me të njëjtën metodë janë studiuar edhe fosilet dhe është arritur në përfundimin se para rreth 2 miliardë vitesh në botë nuk ka patur jetë, gjë që do të thotë se për rreth 3 miliardë vjet rruzulli tokësor ka qenë pa jetë.

Dijetarët paraqesin këtë radhitje rreth formimit të botës:

1. Dielli dhe planetet u shfaqën nga reja e atomeve. Bota në atë kohë ishte më e vogël se sa sot, ajo tërhoqi pluhurat e galaktikës përreth, me anë të forcës së tërheqjes, me kalimin e kohës u zmadhua dhe mori pamjen që ka sot.

2. Faqja e tokës vazhdoi të ishte e përflakur për vite me radhë.

3. Më pas filloi të ftohet, ndërkohë që u shfaqën reaksione kolosale kimike dhe filloi të shfaqej korja e tokës; qendra ruajti gjendjen llavore, herë pas here nga qendra e saj në sipërfaqen e tokës dilnin llavë në formën e vullkaneve.

4. Në sajë të forcës së gravitetit shpjegohet edhe qënia e atmosferës, por njëkohësisht pranohet se fillimisht atmosfera ka pasur një përbërje të ndryshme nga kjo e sotmja.

Atomi

Për ta shpjeguar më mirë këtë temë të përpiqemi të shpjegojmë atomin.

Në një kuti të papërçueshme të mbushur me ujë nëse i përcjellim rrymë elektrike vëmë re se uji veçohet dhe del oksigjen dhe hidrogjen. Ky proçes quhet elektrolizë.

Nëse përpiqemi të veçojmë gazin e oksigjenit apo të hidrogjenit me anë të ndonjë mënyre tjetër, s’ia dalim dot mbanë. Kjo tregon se hidrogjeni dhe oksigjeni tashmë janë 2 gaze që nuk shpërbëhen. Lënda që nuk shpërbëhet me anë të metodave kimike quhet element. Për çdo element gjendet një lloj atomi, ose më qartë atomet që i përkasin një elementi kanë të njëjtën përbërje, p.sh. në atomin e hidrogjenit gjendet një elektron. Elektronet rrotullohen rreth bërthamës. Le të japim një shembull tjetër: tek litiumi gjenden 3, te karboni 6, ndërsa te oksigjeni gjenden 8 elektrone. Në orbitën e parë pranë bërthamës gjithmonë sillen 2 elektrone, ndërsa në të dytën maksimumi gjenden 8 elektrone. Ja pra arsyeja e dallimit mes elementeve është përbërja e atomeve. Në bërthamën e atomeve gjenden protonet dhe neutronet, në përgjithësi numri i neutroneve është 1 më tepër se sa numri i protoneve.

Ja pra atomi është lënda themelore e qënieve që ne i ndajmë në gjallesa dhe jogjallesa.

Meqenëse atomi ka një strukturë të përcaktuar, duhet të ketë një Krijues të tij. Ngaqë një që s’e di atomin s’arrin ta bëjë atë, Krijuesi është Zotërues i dijes. Meqë energjia e atomit shpenzohet pa u mbaruar, Krijuesi i ka dhënë energji atij duke bërë të shfaqet kështu një nga cilësitë e Tij, Rrëskdhënia.

Tani le të radhisim këndvështrimin që i ka bërë atomit në vitin 1808 një nga shkencëtarët anglez John Dalton:

1. Gjallesat dhe jogjallesat përbëhen nga copëza të vogla që s’shihen me sy e që quhen atome.

2. Të gjithë atomet që formojnë një element ngjajnë me njëri-tjetrin dhe kanë të njëjtën peshë. P.sh. atomet e hekurit kanë peshë të njëjtë dhe ngjasojnë me njëri-tjetrin.

3. Atomet e një elementi kanë përbërje dhe peshë të ndryshme nga atomet e një elementi tjetër. P.sh. atomet e hekurit kanë strukturë dhe peshë të ndryshme nga ato të bakrit.

4. Molekulat formohen nga bashkimi i atomeve të të njëjtit element ose të elementeve të ndryshme. Molekulat e reja të formuara nga elementë të ndryshëm, quhen molekula të përbëra.

5. Nga bashkimi i më tepër se një raporti atomesh të një elementi formohen disa përbërje.

Atomet flasin

Orbita e elektronit ka formulën e saj, madje edhe në atomin më të thjeshtë, në atë të hidrogjenit. Në rrotullimin e tij rreth bërthamës elektroni zbaton këtë formulë:

m • v • r = n •h / 2 p .

Le ta zbërthejmë domethënien e saj:

Këtu m-ja përfaqëson peshën pra masën e elektronit, shkronja v tregon shpejtësinë, ndërsa r tregon largësinë e elektronit, shkronja n tregon numra të plotë pra 1,2,3... e me rradhë; h është një konstante me vlerë shumë të vogël, ndërsa p është përafërsisht 3,14.

Domethënia dhe kuptimi i kësaj formule është shumë i madh, pasi ajo shpjegon disa nga veçoritë e lëvizjes së elektronit.

Në bërthamën e klorit gjenden 17 protone, 18 neutrone dhe në orbitën e tij rrotullohen 17 elektrone.

Megjithëse në atomin e hidrogjenit gjendet vetëm një elektron, ka më tepër se sa një orbitë. Kjo do të thotë se për një numër n = 1,2,3... elektrone, gjenden 1,2,3... orbita. Le ta supozojmë n=1. Kjo do të thotë se elektroni është në orbitën më të vogël që është sa rrezja. Pra elektroni ndodhet në një largësi r nga bërthama, shpejtësia do të ketë vlerën e prodhimit të masës me shpejtësinë dhe rrezen, pra do të jetë në formulën m • v • r = h / 2p. Kështu është zbatuar formula e mëparshme duke zëvendësuar n = 1.

Në formulë n-ja merr vlerat e numrave të plotë pra n = 1,2,3...; por s’mund të marrë vlerat si p.sh. 1.5 apo 2.7. Në mes 1 dhe 2 gjenden vlera të pafund që janë më të mëdha se 1 dhe më të vogla se 2; po ashtu edhe mes 2 dhe 3; mes 3 dhe 4 e kështu me radhë. (P.sh. vargu numëror që formohet mes 3 dhe 4 është pafund: 3.1, 3.2, 3.3, 3.4...). Por nga këto vlera të pafundme në formën tonë n-ja merr vetëm vlerat e numrave të plotë. Kuptimi i kësaj qëndron këtu: elektroni duke mundur të marrë largësitë e pafund nga bërthama, gjendet vetëm në orbitën e përcaktuar në formulën që treguam.

Nga këto kuptohet se shpejtësia e elektronit dhe largësia e tij nga bërthama është e përcaktuar në mënyrë preçize. Duke u rrotulluar rreth bërthamës ai bën lëvizje të lakuar të rregullt dhe nga shpejtësia shfaqet pamja e një reje, megjithatë ai ruan shpejtësinë dhe largësinë nga bërthama, duke zbatuar gjithmonë formulën e mësipërme. Largësia nga bërthama në orbitën më të vogël të tij, është sa një e njëqind milionta e centimetrit.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 >>>