Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
Për të sqaruar më mirë këtë çështje do t’ua parashtroj përgjigjen e bukur të Bediuzzamanit Said Nursiut: Regjistruar në librin El-kelimatë në “Hatimen” (fundin) e fjalës 27 në të për medhhebet thotë kështu: “Sipas shekujve shndërrohen edhe sheriatet” (ligji i drejtësisë i islamit). Bile në një shekull të vetëm, sipas nevojës së popujve të tyre, kanë ardhur dhe mund të vijnë ligje të ndryshme, profete të ndryshëm. Por sheriati (ligji) i madh i Profetit tonë që Profeti ynë titullohet, vula e Profetëve, ligji i Tij është i mjaftueshëm për secilin shekull deri në ditën e kjametit, sepse pas Tij nuk ka mbetur nevojë për shumë ligje, megjithatë për arsye se nuk kanë mundur njerëzit e të gjithë botës të bëhen si njerëzit e një fshati apo një qyteti, ka lind nevoja e medhhebeve. Ja pra sikurse kur ndërrohen stinët ka nevojë të ndërrohen edhe rrobat, sipas sëmundjeve të njerëzve ndërrohen edhe barnat e mjekimit. Në këtë mënyrë, sipas shekujvei shndërrohen dhe sheriatet e ligjet edhe pikat e paragrafet e ligjeve formohen sipas nevojës së karaktereve të njerëzve dhe i bëhet ilaç për ta. Në kohët e Profetëve të mëparshëm për arsye se shtresat e njerëzëve kanë qenë shumë larg nga njëri-tjetri dhe kanë qenë më primitivë, ligjet e atëhershme kanë qenë ndryshe nga njëri-tjetri, derisa në një kontinent, në një shekull kanë ardhur disa Profetë dhe ligje të ndryshme. Më pas, me ardhjen e Profetit të fundit (a.s.m.), njerëzit nga fillorja kanë përparuar si nëpër shkolla të larta kur përparojnë, njerëzimi duke endur nëpër revolucione e ngatërrime ato popullin e përgatitin që të marrin mësim nga një mësues i vetëm dhe të veprojnë me një ligj të vetëm duke mos pasur nevojë për mësues dhe ligje të ndryshme. Megjithatë, përsëri në jetën shoqërore njerëzimi nuk ka mundur të barazohet në një shkallë dhe ka lindur nevoja e medhhebeve të ndryshme. Njerëzimi të kishte mundur të arrijë në një shkallë si nxënësit e një klase të vetme, atëherë do të kishin mundur të bashkohen ne një medhheb të vetëm, por gjendja e njerëzimit të sotëm është dëshmitare që ajo nuk bëhet, pra edhe medhhebi nuk mund të bëhet vetëm një.
Po qe se thoni: E vërteta bëhet një, si ka mundësi të bëhen të gjithë katër medhhebet të vërteta?
Përgjigje: Këtu do të shihni se si një ujë i vetëm mund të marrë vlerën sipas karakterit të sëmurëve që e pinë atë, sipas gjendjes së tyre uji për ta bëhet ilaç apo helm.
Mjekësia për pirjen e ujit njërit i thotë pije se e ke vaxhip (medoemos). Një tjetrit sipas sëmundjes së tij (që është operuar) atij uji i bëhet helm, mjekësia atij i thotë mos e pi se e ke haram, “sght e ndaluar”. Një tjetrit uji është pak i dëmshëm, mjekësia atij i thotë për ty uji është “mekruh, (të demton pak). Një tjetrit pa fare dëmi është i dobishëm mjekësia i thotë pirja e ujit për ty është synnet. Një tjetrit as është e dëmshme as e dobishme, atij i bëftë mirë, gjykimi i mjekësisë atë e lejon ta pijë, atij i thotë uji për ty është “mubah”. Tani a e patë se si u shumëzua e vërteta dhe një ujë i vetëm sipas gjendjes se njerëzve mori pesë gjykime dhe secili prej tyre është i vërtetë. Tani ti me këto ekuilibrime, a mund të thuash se “uji për secilin bëhet ilaç apo askush s’mund ta pijë atë, dhe uji nuk ka tjetër gjykim ”.
Si kjo edhe gjykimi i medhhebëve me mirëpranimin e All-llahut xh.sh. është në këtë drejtim, medhhebet sipas gjendjes së karakterit apo sipas vendit të përjetuesve mund të ndërrohen. P.sh: Anëtarët e medhhebit të Imamit të Shafisë duke zbatuar parimet e veta përshtaten me ligjin hyjnor, por kur krahasohen me të imam Adhamit mbesin si fshatarë dhe me pak kulturë që nuk kanë mundur të bashkohen mes tyre si të komuniteteve të Imam Adhamit, pra xhemati i medhhebit të Imamit të Shafisë duke kënduar Elhamin, Fatihanë në secilin namaz i paraqet kërkesat e veta ndaj All-llahut, bile edhe duke qenë pas imamit, përsëri secili edhe vetë i këndon ato. Por për arsye se shumica e qyteteve të shteteve muslimane janë anëtarë të medhhebit të Imam Adhamit ebu Hanifes, janë më të qytetëruar se të Shafive dhe jeta e tyre është më e përshtatshme me jetën shoqërore, për këtë arsye komuniteti i tyre është si një person i vetëm. Ato duke u falur edhe me Imam Fatihanë e këndon imami, të tjerët lidhen pas tij duke dëgjuar imamin e vërtetojnë me zemër dhe Imami i tyre bëhet përfaqësuesi i xhematit të vet, pra gjendja e medhhebit te Imamit Adhamit, është shumë reale, që pajtohet edhe me ligjin e All-llahut.
Në këtë rast, meqë drejtësia e fesë islame ka ardhur për të realizuar dëshirat dhe të pengojë njerëzit nga dhuna, atëherë anëtarët e Imamit të Shafisë kur i krahason me ato të Imamë Adhamit janë me më pak kulturë që merren më tepër me punët e fshatit, ato duke punuar nëpër ara me femrat, që të mos u afrohen femrave, medhhebi i tyre, i urdhëron burrat duke thënë: “Mos e prek pjesën e zbuluar të ndonjë femre së huaj se të prishet abdesi” dhe i thotë në qoftë se ke përlyer rrobat edhe me pak ndyrësirë përsëri nuk mund të falësh namaz me to” por anëtarët e Imamit të Adhamit ebu Hanife që kanë anuar më tepër nga kultura, atyre medhhebi i tyre u thotë: “Po qe se preke femrën e huaj pa ndonjë qëllim të keq nuk të prishet abdesi”, “po qe se je përlyer me pak ndyrësirë me peshë 1 gram nuk të pengon për namaz”.
Tani a e pe se për çfarë janë disa medhhebe. Toleranca e fesë është që t’i përballojë nevojat e fshatarëve edhe atyre të qytetit. Shafija antarëve të vet që janë më tepër fshatarë burrave i thotë duke bashkëpunuar me femrat e huaja atyre mos iu afroni sepse veset e tua epshore mund të të shtyjnë të bësh dhunë. Për këtë medhhebi i tyre, burrave u thotë: “Femrave mos u afro se të prishet abdesi”. Kjo fjalë atyre u tingëllon si një zë në vesh. Por anëtarëve të Imamit Adham ebu Hanifesë, medhhebi i thotë: Ti meqë je i qytetëruar dhe duke u ruajtur nuk i prek femrat e huaja me qëllim të keq, por pa qëllim edhe po preke ndonjë femër të huaj nuk të prishet abdesi, sepse ti po jeton në qytet (dhe je i detyruar të hipësh nëpër autobusa etj). Për këtë drejtësia e fesë islame në emër të medhhebit te Imamit të Adhamit ebu Hanife anëtarëve të vet nuk i paraqitet ashpër duke ia treguar anën e lehtë të fesë, u thotë: Ti je duke jetuar në qytet, ti për të marrë abdes në çdo orë nuk mund të gjesh ujë, që të mos turpërohesh medhhebi yt nuk të ka urdhëruar t’i lash ndyrësirën e pakët, se ti je duke jetuar brenda turmës së madhe, pra në qytet, medhhebi i anëtarëve të Imami Adhamit duke i thënë se ndyrësira me peshë 1 gr nuk ta prish abdesin e atë e shpëton nga vesveset këtë ua paraqita si dy pika nga deti i madh i drejtësisë së fesë islame për të zgjidhur problemin që ke”. A e patë dijetarin e shquar Bediuzzamanin si nuk devijon nga e drejta, vetë duke qenë anëtari i medhhebit të Imam Shafisë mund të thotë se Imam Adhami ebu Hanife është imami i njerëzve të qytetëruar.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>