8- Feja islame martesën për dikë e ka bërë farz, për dikë vaxhip, për dikë synnet, për dikë edhe haram. Domethënë, dembelit nuk i lejohet martesa se ai duke u bërë peshë tjetërkujt nuk përpiqet ta nxjerrë as bukën e vet, si lejohet martesa për to që ta angazhosh atë edhe me furnizimin e shoqes së tij, (ajo edhe në qoftë se është një i vetëm). Sepse feja islame femrat nazike nuk i angazhon me furnizimin e shtëpisë sepse asaj të nesërmen do t’i lindin femijët dhe ato ajo duhet t’i edukojë, sepse edukata familjare është themeli i një populli. Se e shohim në për televizion ku kanë marur kamera sekrete të vendeve ku  rriten fëmitë e huaja (Si ia godasin shpullën fytyrës së fëmive vexhil, përsëri ne qoftë se nuk heshtin ia japin drogën që të flejë dhe të heshte.)

9- Deri sot asnjë ligj nuk ka mundur të bëhët 100% i dobishëm për popullin e tij. Në këtë mënyrë duhet të mirret para syshë dobija e shumicës, meqë feja islame është ligj i të gjithë njerëzimit, që sundimi i asaj do të vazhdojë deri në fundin e jetës së botës atëherë duke përmirësuar një popull nuk duhet të shkatërrojë tjetrin se gjykimi i tij është për secilin njeri që jeton nëpër vende të ndryshme të çdo shekulli.
 
10- Secili duhet të dije se mjeshtri i çfare do arti më mirë se tjerët edin të formoje ligj dhe formon letër përdorimi për atë që ka krijuar vetë. Yo krijesave të All-llahut, kurse edhe veglave që ka krijuar njeriu, për të nuk i vazhdon ligji i tjetërkujt, vetëmse i mjeshtrit vetë që eka shpikuar atë, asnjëri duke përdoruar çfare do maqinë nuk guxon të kundërshtoje mjeshtrit të saj. Nëse guxon në vend ta shkilesh frenin e maqinës shkile pedalin e gazit e atëhere  shihe përfundimin. Pra edhe për ne është më mirë të hthemi se nuk duhet Të’i kundërshtojmë ligjit të All-llahut se, në secilin ligjë të Tijën janë dobira që mendja ynë nuk mund t’i konceptoje ato. Jam i mendimit se për këtë çështje me këto pika morët përgjigjen e duhur.         


A E LEJON FEJA ISLAME MARTESEN ME TË AFËRMIT?

Meqenëse feja islame është universale dhe ka zbritur për të gjithë njerëzimin, ka dhënë zgjidhje për të gjitha çështjet e të gjitha vendeve. Kur’ani kur ka shpallur personat me të cilët është e ndaluar të martohemi me ta. Duke mospërmendur e ka lejuar martesën me fëmijët e dajës, tezes, xhaxhait dhe hallës, Me këtë vetëmse ka lejuar. Kështu që lejimi nuk do të thotë urdhërim. Kjo i ka vlejtur për ata që kanë mbetur të jetojnë nëpër ishulla të vogla dhe shumë disa popujve tjerë dhe zakoneve të tyre , të cilët e kanë pasur në praktikë këtë. Njerëzit dhe popujt që kanë qenë në luftë kanë bërë martesën mes njëri-tjetrit dhe për të mos i dhënë vajzën armikut ose pas islamit mosbesimtarëve, kanë praktikuar martesën edhe brenda farefisnisë. Kjo ka qenë një ligjërim i domosdoshmërisë që është paraqitur për to.
Megjithatë si nga ana mjekësore, ashtu edhe fetare nuk është këshilluar diçka e tillë. Nga ana social-fetare nuk këshillohet për arsye se, në rast divorci, përveç prishjes së marrëdhënieve bashkëshortore, shkaktohet edhe prishja e marrëdhënieve farefisnore, ku në islam lidhjet e mira me të afërmit janë të shenjta. Kurse e parë nga ana mjekësore në disa raste mund të paraqiten lindje jo të rregullta.
Në kulturat dhe zakonet e shqiptarëve dhe të Ballkanit në përgjithësi kjo praktikë është e pazbatuar dhe këtu nuk paraqitet asnjë kundërshtim me fenë islame.

PSE SHERIATI (LIGJI ISLAM) NE ÇËSHTJEN E TRASHËGIMISË KUR DJALIT I CAKTON DY PJESË, VAJZËS NJË?

Kur vajza martohet dhe shkon tek bashkëshorti i saj, nga babai i vet trashëgon një të tretën e pasurisë, kurse djalit (të vëllait) i takon dy të tretat. Vajza kur shkon nuse edhe ajo gjen dy pjesë të burrit të saj, kur e motra e burrit të saj ka marrë një pjesë. Pra motra me një pjesë që e ka marrë nga i ati, plotëson pjesën (hisen) e motrës së burrit të saj që ka marrë një e ka lënë dy pjesë kur është martuar (ose që do të marrë kur të martohet). Kjo sikur që vlen më tepër për pjesën e popullsisë që jeton në fshat dhe ka në pronësi toka dhe ara, ku ndarja e saj është më e vështirë kur merr gjysmën pjesë vajza, sepse duhet të shiten arërat më tepër në mënyrë që vajza të marrin hisen e vet, njësoj vlenë edhe për të pasurit që jetonin nëpër qytete, Sepse motra edhe vëllau po që nga babai trashëgojnë tri banesë motra merr një, vëllaut  i mbesin dy, kurse edhe motra e burrit të saj ku do të  martohet vajza ka marrur një e ka lënë dy. Tani më duket se u sqarua problemi. Këtë debatë e bëjnë më së shumti ata persona te cilëve i është ligështuar besimi dhe nuk mundin të bëjnë vendim se Krijuesi e din më mirë dhe se patjetër ligji i Tij ëshë më i mirë se i njerëzëve që janë krijesat e Tij    ...

MEQË FEJA ËSHTËNJË, ATËHERË PSE KA NEVOJË PËR KATËR MEDHHEBE ?

 Feja islame ka zbritur për të plotësuar nevojat e shekujve të periudhës së gjatë deri në kijamet duke mos i turbulluar mendimet e individëve të secilit shekull. Kur ta mësojmë se nga Kur’ani famëlsrtë kanë buruar treqënd e pesëdhjetë mijë komente atëhere do të pranojmë se në të vërtetë është e mundur që secili ajeti Kur’anor që të ketë katër-pesë kuptime. Ndërsa Kur’ani famlartë së pari ka paraqitur parimin Farz dhe secilin njeri e ka angazhuar sipas fuqisë së tij. Urdhëri farz që është një udhër i saktë, prap myçtehidet (dijetarët gjeni).i medhhebeve, në disa çështje kanë ndryshime përsëri  nuk kanë mundur të japin të njëjëtin gjykim. Parimi i dytë që quhet vaxhip më tepër i përballon nevojat e vendeve dhe njerëzve të ndryshëm, kuptimi i tij nuk është i saktë, siç thashë edhe më parë që kuptime të ndryshme duke patur mundësi të dalin edhe nga farzet, kurse nga vaxhibet edhe nga shume hadithet ka  qenë e mundur dhe kanë dalur më tepër kuptime të ndryshme. Një shembull: Njëherë Profeti Muhammed (a.s.m) duke ndejtur me shokët ështe dëgjuar një zë, në këtë rastë Pejgamberi (a.s.m) u thotë shokëve: “Ky zë është zëri i një gurit që rrokuliset që 70 vjetë, e në këtë çastë ka rënë në xhehennem” sahabet duke mos arritur të kuptojnë kuptimin e saj, nuk kundëtshtojnë, pas 10 minutash erdhi një sahabe dhe tha në këtë çastë vdiç filan hipokriti që e kishte 70 vjetë dhe doli në sheshë kuptimi i fjalës së Pejgamberit (a.s.m.). Që si fjala e parë që kishte nevojë të sqarohet edhe shume ajete e hadithe kanë qenë të tillë dhe kanë shkaktuar që të bëhen katër medhhebe të ndryshme dhe sqarimi i saj është kështu.
P. sh: Një plak që është babai i katër djemve dhe është i sëmurë në shtrat, kur i thotë djemve o bijtë e mi po më hahet fruta, djemtë vrapojnë: njëri i bjen dardha, tjetri molla, një tjetër pjeshka e një tjetër qershija. Tani, a mund të mendoni kush ka gabuar? As njëri: Sepse babai i tyre nuk ka caktuar se çfarë fruti kërkon, vetëm se ka thënë frut. Si ky shembull edhe Kur’ani, veçanërishtë vaxhibët janë urdhëri i Allahut. Kur’ani që të mos ngatërrojë mendimet e njerëzve të ndryshëm të periudhës së gjatë të shumë shekujve nuk e ka sqaruar njerëzëve duke bërë tolerancë që ta sqarojnë dijetar kohrave që do të përjetojnë dhe ata janë “Verrasihune fil ilmi” (dijetarë të shquar) që të mundin ta nxjerrin kuptimin sipas gjendjes së shekullit dhe të gjendjes gjeografike të tyre, pa kundërshtuar ligjin e All-llahut sipas kohës që është duke jetuar populli. Ju mos mendoni se kuptimi i Kur’anit është vetëm ajo që është përkthyer në shqip që e keni përpara, ndërsa siç thashë edhe më parë: Ai deri tani ka dhënë prodhimin e duhur me 350.000 komente vëllimesh. Një dijetar ka shkruajtur 70, një tjetër 50, një tjetër 30 libra vëllimesh etj. Në realitet asnjë anëtar i një medhhebit që është brenda katër medhhebëve “hak” (të drejtë) nuk e ka të drejtë të kritikojë një medhheb tjetër. Duke parë ato e sheh se feja islame është një bulevard i gjerë që është gati të përballojë nevojën e secilit njeri që jeton në shekuj të ndryshëm. Bile (Njëherë një grup i dijetarëve të medhhebeve të tjerë mblidhen dhe shkojnë tek kryesia e medhhebit Imami Adhamit ebu Hanife, dhe u thojnë për çfarë e kundërshtoni Kur’anin. Anëtarëve tuaj i urdhëroni të mos këndojnë “Fatihanë” pas imamit, duke e quajtur të mjaftueshëm këndimin e imamit. Kryesia e imami Adhamit ebu Hanife u përgjigjen kështu: Ne nuk mundemi t’ua japim përgjigjen të gjithëve ju që jeni grupe të mëdha, por ju shkoni e zgjidhni një person e le të vije ai, e atij ia japim përgjigjen. E kur ato duke caktuar, dërgojnë një person, kryesia e imam Adhamit ebu Hanifesë e i thonë kështu: Ju vet e zgjidhët problemin, edhe ne si ju e kemi zgjidhur duke zgjedhur imamin i cili lexon Kur’anin shumë mirë e ekemi caktuar të lexojë edhe për ne “Fatihanë”.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>