PËR ÇFARE ARSYE MBESHTETEMI TEK ALL-LLAHU XH.SH. QË TË NA RUAJ PREJ DËMIT TË SHEJTANIT

Sekreti është se: Gjithnjë devijimi e sherri, janë dëm, zhdukje e shkatërim dhe përmbajnë prirje negative. Njësoj edhe lëvizjet në rrugën e drejtë dhe punët e dobishme mbajnë virtyte pozitive dhe janë ekzistencë, ndërtim e dobi. Se secili e di që një ndërtesë që njerëzit e ndërtojnë njëzetë vetë për njëzetë ditë, kurse atë ndërtesë një njeri mund ta shkatërrojë për një ditë. Ja pra trupin e njeriut si një mrekulli që vetëm All-llahu ka mundur ta krijojë, një mizor për një minutë mund t’ia presë një organ prej trupit të tij dhe me atë ia ka shkatërruar jetën e tij. Për këtë është ajo fjala e urtë që thotë: “Shkatërrimi është i lehtë”. Tani e kuptove se për çfarë arsye devijimi dhe zullumqarët me pak fuqi nganjëherë i ngadhënjejnë njerëzit e rrugës së drejtë. (Njeriu shumë lehtë mund ta thejë xhamin por për ta vendosur atë i duhet shumë gjëra : miniera, punëtorët e fabrika e që ta krijojë e ta vendosë i duhet mjeshtri. Edhe një shembull: Me një gur njëqind metra larg mund t’ia plagosësh kokën e një njeriu, por që t’ia shtjellosh(mjekosh) nga larg nuk mundesh,ndërsa duhet të afrohesh pranë tij). Pra shkatërrimi, zhdukja janë të lehta, ndërtimi është i vështirë. Por ato që lëvizin në rrugën e All-llahut kanë një kala të fortë që, kur hyjnë në të, as armiqt më të mëdhenj nuk mund të bëjnë asgjë, përkohësisht edhe po t’i dëmtojnë, me sekretin që: “Rezultati i fundit është tek njerëzit e devotshëm”, ato shkatërime plotësohen me sevape dhe dobira të përjetshme. Shtrohet pyetja. Çfarë është kjo kala? “Drejtësia e fesë islame dhe synneti”, pra rruga e Muhammedit (a.s.m.).      

KUR’ANI NË SHUMË VENDE I TREMB ASHPËR ATA QË NUK I RESPEKTOJNË URDHËRAT E ALL-LLAHUT.  A NUK ËSHTË KJO E TEPËRT ?

Nga ky sekret del se: Shejtani dhe ata që shkojnë pas tij, janë në rrugën e devijimit që prishin e shkatërrojnë me një lëvizje të pakët duke  hyrë në hakun e shumë vetëve dhe arrijnë të bëjnë shumë dëm. P.sh: Një kapiten i një anijeje të madhe të një shteti, as një minutë nuk mund të lëjë detyrën bosh. Ai nuk mund të thotë se çfarë u bë se unë pak u largova nga detyra ime, sepse përmbi të janë përgjegjësia e të gjithë mallërave që janë në anije bile edhe punëtorëve që janë aty, me pak gabim mund të ndodhë një shkatërrim i madh në anije. A nuk duhet të mbajë përgjegjësi ai? A nuk duhet të merret parasysh ankesa e udhëtarëve? Njësoj edhe All-llahu i Madhëruar në Kur’an porositë që të ruhen prej djallit dhe t’i mbështeten Atij. Kjo është arsyeja që mëkatari është duke sulmuar tërë qeniet. Siç e thashë edhe më parë, secili e adhuron Krijuesin e vet me veprat që ka urdhëruar Ai. Mëkatari me mos adhurimin e tij ka hyrë në hakun e secilës qenie dhe Krijuesit të vet. Për këtë arsye All-llahu me Kur’an i paralajmëron atyre dhe ky paralajmërim është në shumë vende dhe është një gojëtari e bukur.           Bediuzzaman


PËRSE ISLAMI I LEJON BURRAT TË MARTOHEN ME KATËR GRA?

Përgjigje: Duke u kujdesur fillimisht të vështroni disa pikave që do t’ua parashtroj, më pas do të keni mundesi që të jepni gjykim vetë:

1- Mos kujtoni se kur ka ardhur feja islame, burrat kanë pasur ndonjë zakon që të martohen vetëm me një grua, ndërsa në momentin që ka ardhur feja islame kush ka mundur, jo katër por ka marrë dyzet gra, kurse feja islame nga dyzet ka mundur ta zbresë deri në katër...

2- Ligji i fesë islame nuk i ka zbritur një krahine, një shteti apo një kontinenti, apo vetëm për një shekull. Ajo është një fe e botëkuptimit që ligji i Tij zgjat deri në kijamet (deri në fundin e jetës), ndërsa që prej 14 shekujsh nga kushtetuta e Tij askush nuk ka mundur t’ia fshijë ndonjë pikë. Meqë si me forcë ashtu edhe me gjendje njerëzit nuk janë të njëjtë, nga kjo arsye ka lindur edhe toleranca e botëkuptimit të Kur’anit. Sepse brenda ligjit të Tij siç jeton ai i varfëri që është i dobët dhe nuk ka forcë, njësoj feja nuk duhet t’i përjashtojë edhe ato që janë pasanikë dhe veset e tyre i bëjnë Atij përshtypje jashtëzakonisht të keqe.

3- Feja islame i ka lejuar meshkujt të martohen deri me katër gra, për arsye se femrat nuk shkojnë nëpër luftra që të luftojnë me armiqtë, por shkojnë vetëm mashkujt. Për t’ju ndihmuar atyre dhe që të mos shkojnë poshtë nuset e gratë e ushtarëve që kanë vdekur në luftë, pra a nuk ka nevojë të dilet zot këtyre femrëve dhe fëmive tyre të vexhël që burat e këtyre nuseve dhe baballarët e këtyre fëmive që kanë dhënë shpirtë dhe janë bërë dëshmorë për të shpëtojnë atdheun dhe namusin e tij dhe të popullit vetë nga armiqtë, pra edhe kjo është një  shkak që burrave është lejuar që të martohen deri me katër gra.

4- Feja islame martesën e burrave e ka lejuar deri me katër gra, por nuk e ka urdhëruar, vetëm e ka lejuar, bile e ka lejuar me kushte shumë të vështira. Duke thënë se: “E nëse i friksoheni padrejtësisë (ndaj tyre) atëherë martohuni vetëm me një”. Pra, burrin e ka lejuar duke urdhëruar atij që t’ia plotësojë nevojat e saj, që secila grua ta ketë, dhomën e saj veç, veshmbathjen, ngrënien dhe çdo katër net njëra prej tyre ta ketë rendin e bashkimit me bashkshortin e saj.

5- Ligji i fesë islame mashkujve i ka lejuar martesën me katër gra, për të mbrojtur interesat e burrave ato duke i mbrojtur nga harami, sepse në periudha të caktuara të grave, burrat i ka ndaluar që të bashkohen me gratë e veta, sepse në medhhebin tonë të Imami Adhamit ajo periudhë fillon nga 3 e vazhdon deri 10 ditë, kurse ne medhhebin Shafi ajo periudhë zgjatë deri 15 ditë. Pra feja islame për t’i mbrojtur ata që të mos shkojnë në haram u ka dhënë leje me kushte të vështira që të martohen deri me katër gra.

6- Qëllimi kryesor i martesës është shumëzimi i njerëzve, nuk është dëshira e bashkimit, qejfi vetëm se është një parapagesë, se njerzit pa interes nuk bëjnë punë pra për arsye se forca e lindjes së grave përfundohet shumë herët, për këtë ështe dhënë lejë poligamisë- martesës edhe me femra të tjera. Pra duke kufizuar deri me katër.

7- Këtë çështje e kritikojnë kundërshtarët e fesë islame bashkë me ata që kanë rënë në devijim, në mendjet e huaja, kurse nuk i mjafton një këtyre që kritikojnë, por po qe se gjejnë mundësi çdo ditë vrapojnë që të bëjnë dhunë e seks me femrat e ndryshme të huaja.
Kam lexuar në një gazetë ku thuhej se: në një shtet të Evropës për një vit, vetëm pjesa që kanë mundur të konstatojnë, numri i dhunimeve kishte arritur deri 220.000. Prap në një shtet tjetër të europër ishte konstatuar se 66% lindja e fmive ishte bërë me rrugë jo normal. Kurse feja islame e ka ndaluar rreptësisht atë! Burrave i lejon të bashkohen vetëm me ato që janë kurorëzuar që ta marrin edhe barrën e fëmijës që do t’i lindë duke i ndaluar rreptësisht që të afrohen femrave të huaja. Se ligësia e asaj sot ka dalur në shesh më mirë me sëmundjen (aids), kurse edhe nëpër spitale janë duke varur tabela me shkrime të mëdha “Mos u bashkoni e mos bëni seks me gratë e huaja se ka mundësi të përballoheni me rreziqe të kësaj sëmundjeje që s’ka shpëtim”.  

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>