DRITHËRAT NGA DHEU, FRUTËT NGA DRURI. SHKURT: MEQË ÇDO GJË PO KRIJOHET NGA ELEMENTE, ATËHERË PËRSE THONI SE, TË GJITHA I KA KRIJUAR ALL-LLAHU?

Më parë duhet të pranojmë se disa materialistë dhe ateistë, zbatojnë plane që të fusin në kokën e të rinjve dyshime. Në vend që të mohojnë All-llahun, ata thonë se “Universi nuk është i krijuar nga asgjëja, por është formuar nga atomet”. Së pari mohojnë shpikjen, nën këtë mohojnë edhe Krijuesin e Gjithësisë, pra All-llahun. Ndërsa ato në qoftë se s’duan ta pranojnë atë që është, diçka le të shpikin nga hiçi, në qoftë se duan ta pranojnë se sendet janë formuar nga atomet ngadalë-ngadalë, me siguri këto e kanë një Krijues e një Formues. Sepse, meqë ekzistojnë këto qenie, ato janë qenie të shndërrueshme dhe që më pas janë krijuar nga një lloj që edhe mund të krijohen edhe jo, atëherë me të vërtetë moskrijimi i tyre nuk ka qenë në vullnetin e tyre, dikush ato duke i nxjerrë në shesh, i ka nxjerrë nga mosekzistenca.
Ja pra asnjë art nuk bëhet pa mjeshtër, asnjë letër nuk shkruhet pa shkrimtarë, që ekzistenca e mjeshtrit dhe e shkrimtarit dihet nga veprat e tyre. Pra fillo nga rruazat e bardha dhe të kuqe të gjakut e deri në lindjen dhe vdekjen e tyre, nga ekuilibrimi i sistemit të një atomi të vogël deri tek grumbujt qiellor, secili send lëviz nën një ekuilibrim konçiz, meqë në këtë gjithësi është një drejtpeshim i përgjithshëm, kuptohet se secilin send edhe atomet që janë në themelin e këtij universi i ka  sjellur Ai mjeshtër. Siç një ndërtesë e bukur që krijohet nga gurët edhe bilbili krijohet nga atomet, por bilbili është shndërruar, nuk është më ai grumbulli i atomeve. All-llahu i Madhëruar të gjitha qeniet i ka krijuar me dy mënyra “Ibda” (në fillim nga hiçi i ka shpikur) e tjetri “Insha” (ndërtimi nga elementet e krijuar më parë).
Ja pra fuqia e All-llahut nga brumi i atomeve ka krijuar bilbilin, bukuria e zëri i të cilit të habit. A e patë çfarë përmbledhje, çfarë ndërtese mund të bëjë All-llahu i madhëruar. Tani tek bilbili veçoritë e çuditshme që janë krijuar janë “Ibda” (shpikje) dhe të gjitha kafshët e ndryshme mund t’i shikojmë nga kjo pikëpamje. Njëlloj, me këtë pikëpamje mund të shikojmë edhe Universin madhështor. A ka nevojë të pyetet, si i përmbledh dhe si i formon? Mund ta mendosh bilbilin që ka krijuar me njëmijë e një zëra të bukura. Kjo gjendje e tij a nuk e lavdëron shpikësin, pra Fuqinë e bukur të All-llahut të Madhëruar? Tani këtyre elementeve superiore çfarë do t’i themi? A do t’i themi: azot, karbon, hidrogjen, oksigjen etj? Këto shpikje të reja a do t’i japim elementeve të thjeshta, si thoni? Apo t’ua atribuojmë fuqisë së verbër apo rastësisë vagabonde dhe të thuajmë ika krijuar natyra? A nuk jemi duke parë mrekullitë që e kanë përfshirë universin. Disa prej tyre shpiken e disa të tjera duke u përmbledhur formohen dhe bëhen fenomene apo krijesa të ndryshme.
Në këtë libër jeni duke parë se kemi parashtruar shembuj të llojllojshme për t’ia afruar mendjes çështjet dhe këtu do t’u parashtrojmë një shembull për të parë më mirë se me çfarë drejtpeshimesh konçize e ka krijuar All-llahu i Madhëruar këtë gjithësi. Një person me mjeshtërinë e tij të përsosur, pa imituar askënd, pa kopjuar mjeshtërinë e dikujt, krijoi një fabrikë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të fabrikës, së pari me imagjinatën e tij duke projektuar plane e programe përsosura, që të mos largohet nga qëllimi që mendon ai dhe duke marrë parasysh të gjithë problemet që mund të ndodhin nëpër rrugë, bile ai bënë planin se sa do të prodhojë dhe ku do ta shesë prodhimin që do të prodhojë fabrika dhe e bënë gati të gjithë materialin që do t’i duhet atij. Pra suksesi i fabrikantit që ka bërë gjatë krijimit të fabrikës dhe gjatë prodhimit, padyshim është se ajo sqaron edhe aftësinë e tij. Njëlloj si ky shembull Gjykuesi i Gjithdijshëm, vendosi të krijojë fabrikën e Universit, me të gjithë ç’ka i duhet atij, me atome, vegla e fenomene (sipas Tij) për një kohë të shkurtër nga asgjëja i krijoi me “Ibda” (shpikja nga asgjëja) dhe në këtë ekspozitë i sqaroi mrekullitë e tij të pashoq dhe vendosi nëpër to që të pasqyrohen Funksionet e njëmijë e një Emrave të Tij absolutë. Pra All-llahu i Madhëruar me Fuqinë e me Gjithdijen e Tij i ka krijuar atomet tamam për të përballuar tërë nevojat e qenieve.   
Mehmet Kërkënxhi


PËR ÇFARE NE NUK E SHOHIM ALL-LLAHUN?

Ja pra, shikimi është rezultati i konceptimit. Për shembull: Në trupin e njeriut ka mikrobe, njeriu ato nuk mund t’i shohë, edhe në fundin e dhëmbit të tij ndoshta janë disa miliona bakterje që, ato me vegla dhe me mundësinë e tyre e gdhendin dhëmbin dhe e gërryjnë. Kurse njeriu as e ndien zhurmën e tyre as ka dijeni nga  ekzistenca e tyre. Njësoj edhe ato njeriun nuk mund ta shohin, sepse nuk mund ta konceptojnë dot. Ndërsa ato për ta parë njeriun duhet të qëndrojnë jashtë njeriut dhe të jenë të pamvarur, njëkohësisht për të parë, ato duhet që ta kenë syrin si një teleskop i madh. Domethënë  mos konceptimi i tyre është peng për ta parë njeriun. Ato mund të shohin vetëm ato që janë përballuar me ta. Kësaj shembulli që është në botën minimale do t’ua shtojmë edhe një shembull nga atë maksimale. Për shembull: Propozojmë se jemi ulur para një teleskopi që, ky teleskop po na tregon me vitet e dritës 4.000.000.000 vendet e largëta. Përsëri ne me teleskopin tonë kemi mundur të shohim vendet që janë aq të vogla sa që, ajo përbëhet një pikë nga deti. Ndoshta me imagjinatën tonë kemi zotëruar disa supozime dhe përsëri me këto masa përpiqemi të përparojmë nëpër të tjera supozime. Përsëri ajo është një grimcë kur krahasojmë me tërë botërat që ekzistojnë. Por edhe në fushën maksimale ne nuk mund ta shohim apo ta kuptojmë gjendjen e tyre të përgjithshme. Sepse si në botërat minimale ashtu edhe në ato maksimale nuk mund t’i konceptojmë dot. Tani këtu duket se, ne duke patur në dorë mikroskopët e mëdha apo rrezet e dritës x, përsëri konceptimi ynë nuk arrinë as  në botërat minimale, kurse edhe në botrat maksimale nuk mundet t’i okupojë ato. Tani si do ta shohim All-llahun që Profeti Muhammed (a.s.m) thotë kështu: Me “Kyrsinë” Katadrën e All-llahut kur krahasojmë të gjithë botërat që ekzistojnë ato mbesin si një kokërr zalli në shkretëtirën e madhe, domethënë thellësinë e universit në shpejtësinë e dritës edhe të shumëzosh trilionin me trilion herë ato ndaj Kyrsisë së All-llahut përsëri mbesin sa një kokërr zalli. “Ndërsa edhe Kyrsinë kur  e krahasojmë me Arshi Adhamin e Allahut Kyrsija mbetet sa një rreth në shkretëtirën e madhe”. Tani sa absurde është që njeriu të thotë  se patjetër duhet ta kuptojë dhe duhet ta dijë se çfarë ka nëpër të gjithë këto botëra që ekzistojnë. Aq tepër është absurde që njeriu të dojë që të kuptojë se sa është e madhe Arshi Adhami i All-llahut xh.sh. dhe në çfarë mënyre është. Siç është e pamundur gjendjen dhe hëngëllimin e luanit t’ia tregoni peshkut që është në thellësinë e detit! Njësoj kjo është akoma më tepër është e pamundur. Profetin Muhammedin  (a.s.m.) pas “Mi’raxhit”e kanë pyetur Sahabet se “A e patë Zotin xh.sh.?” Njëherë ka thënë kështu: “Si mund ta shoh Atë që është një “Nur” (dritë) (transmeton Ebu Hurejre). Një tjetër herë thotë kështu: Unë e pashë një “Nur” (dritë), kurse All-llahu nuk është dritë, sepse edhe drita është krijesë, pra All-llahu nuk është Krijesë. Me një tjetër hadith Pejgamberi (a.s.m.) thotë: “Nuri është perdja e All-llahut”. Pra disa Profetë e Evlijatë kanë mundur ta shohin vetëm Nurin e Tij e jo All-llahun. Ne jo All-llahun, por sikur të na parashtrojnë të gjithë pjesët e universit në milion vetëm pesë mund të shohim. Më mirë është të na mjaftojnë t’i shohim ato që janë lejuar për ne, sepse jashtë saj të shohësh vetëm “Xhinët” na shkon jeta në errësirë. Pra All-llahu nuk duket me sytë e kësaj bote. Por, po qe se përpiqemi të përjetonim fenë këtu, në jetën tjetër do ta shohim më një trup krijuar për të jetuar në jetën e lumtur të përjetshme dhe me cilësi dhe aftësi që mund ta shohim All-llahun tonë që së tepër e duajmë Atë, dhe për ne ajo është lumturia më e madhe. Këtë po e mbyllim me një ajet: “Atë nuk mund ta konceptojnë sytë”. (En’am,ajet 103)

PËR ÇFARË  ALL-LLAHU E KRIJOI SHEJTANIN?

(Këtyre tre pyetjeve të mëposhtme u japim përgjigje me përgjigjen e Bediuzzamanit) (All-llahu qoft i kënaqur prej tij)
“Megjithëse ekzistenca e shejtanit bën edhe dëm, por ajo është shkak për dobitë e mëdha.
Ja pra nga një farë e vogël deri në drurin gjigand  aq sa shkallë ka,edhe aftësitë e njeriut kanë më shumë shkallë. Aftësitë e tij zgjaten prej atomit e deri tek dielli madhështor. Pra për të lulëzuar aftësitë e njeriut atij i duhej një lëvizje, përpjekje e luftë. Pra si bëhet ajo? Njeriu duke iu mbështetur parimeve të mendjes kurrë nuk pajtohet me shtytjet e shejtanit dhe me veset djallëzore. Po të bëhet pyetja çfarë na duhen ato? Po të mos ishin ato njeriu do të  jetonte një jetë monotone si melek (engëlli), pa lëvizje as përpara as mbrapa. Kurse ato janë shkak që njeriu vazhdimisht të lëvizë përpara apo mbrapa, pra për një dëm të pakët nuk braktiset dobija e shumta. Megjithëse shejtani është shkak që shumica të meritojnë xhehennemin. Por sasia nuk ka vlerë, cilësia është e rëndësishme. P.sh: Një njeri po të kishte një mijë e dhjetë farëra të hurmës, kur t’i mbjellë ato, vetëm dhjetë fara të bëhen dru frutorë. Pse kalben njëmijë farëra nuk kushton fare. Njësoj: Dijetarët e mëdhenj me vullnetin e tyre duke luftuar me shejtanin e veset djallëzore, kanë arritur të bëhen lavdia e njerëzimit. Përse shejtani i mposht ata njerëz të dobët që i shkojnë pas tij dhe bien në mosbesim, nuk do me thënë gjë, ato janë në nivelin e insektit të dëmshëm.(megjithë atë nuk duhet të harrojmë se All-llahu askujt nuk i bën zullum sepse secilit që ia ka dhënë mend e vullnet ato atij  i mjaftojn që të munde ta gjeje rrugën e drejtë që ta fitoje xhennetin, po që se e përdorë vullnetin dhe nuk shkon pas veseve) Pra për këtë arsye mëshira e All-llahut e ka krijuar atë, shejtanin, duke i dhënë edhe leje atij që t’i pengojë njeriun nga punët e mira”. Sepse këtu kemi ardhur për të dhënë provimin, kush nuk tregon kujdes ka mundësi edhe ta humbe provimin.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>