Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
MEQË ALL-LLAHU NUK KA NEVOJË PËR ASGJË, ATËHERË PËRSE E KRIJOI GJITHËSINË?
Përgjigje: Çfarë dobie mund t’i bëjnë diellit, sendet që ai atyreve u jep dritë e nxehtësi. Domethënë pasqyrat si të duan të bëjnë dobi ose jo, për diellin nuk ka dallim fare, ato diellit nuk mund t’i garantojnë asgjë. Dielli nuk ndien nëse janë pasqyret apo jo . Jo dielli, por pasqyrat kanë nevojë për të bërë dobi nga ai, sepse ai ato i ka shpëtuar nga errësira dhe dielli nuk ka nevojë që ato të mbesin në errësirë apo të bëjnë dobi nga ai, sikurse kur ato mbesin në errësirë, diellit nuk i pakësohet diçka, njëlloj edhe kur marrin dritë nga dielli, atij nuk i shtohet asgjë.
All-llahu nuk ka nevojë për asnjë send, sikurse ekzistenca e gjithësisë Atij nuk i ka shtuar diçka, ashtu edhe po të mos i kishte krijuar ato, përsëri Atij nuk do t’i kishte munguar gjë. Por për krijesat nuk është e njëjtë krijimi edhe moskrijimi i tyre, sepse hiçi, asgjëja, për qeniet është dëmi më i madh, kurse ekzistenca dhe krijimi i tyre është tërësisht dobi. All-llahu i ka krijuar ato që të shohe funksionet e Emrave të Tij. Emra që do të pasqyrohen nëpër krijesa të ndryshme. Ashtu siç një mjeshtër kur krijon një art dhe i del përpara që ta shohë dhe kënaqet duke soditur mjeshtërinë e tij, përsëri edhe njëherë kënaqet kur mjeshtëria i pëlqen blerësit. “Një bukuri e përsosur me të vërtetë do të dojë që ta shohë veten dhe ta shohin të tjerët atë”. A ka ndonjë gjë më normale se kjo?
Këtë ta sqarojmë edhe me një tjetër shembull: Për një mbret bujar a nuk është një kënaqësi e madhe kur u ndan të varfërve nga thesarët që i ka plot e përplot me begati të ndryshme. Një dijetar i madh kënaqet kur i mëson njerëzit që nuk dijnë, si mbreti që kënaqet duke soditur kënaqësinë e të varfërve edhe dijetarit i bëhet qejfi kur përparojnë nxënësit e tij. Në një Hadith Kudsi thotë kështu: “Unë i krijova krijesat që ato të bëjnë dobi nga dhuratat e Mëshirës Sime, krijimi i tyre nuk është për dobinë time, domethënë: I krijova që ato të bëjnë dobi, e jo unë”. Pra është e qartë se Ai krijoi lloj-lloj krijesash, veçanërisht gjallesat dhe njerëzit i ka krijuar me shumë lloj shqisash e ndjeshmërish dhe i ka pajisur. Pra a mund të tregoni, All-llahu (xh. sh.) për cilin fitim tonën, për cilën punë, për cilën dijeni tonën ka nevojë?! Ne, në cilën punë të Tijën i ndihmojmë Atij, apo Ai a ka nevojë që ne të hamë ushqimet që i ka përgatitur Ai?!
Në Ajetin Kur’anor theksohet: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër veçse që të më adhurojnë ”E për çfarë të adhurojmë”? Dihet se gjallërimi është një shkallë më e lartë ndaj gjërave të pashpirt, po ashtu edhe të gjallët e vetëdijshëm ndaj të tjera gjallesave janë në shkallen më të lartë. Edhe shkalla e tyre ndahet. Pra të vetëdijshmit marrin vlerën sipas shkallës që marrin nga njoftimi i Zotit të Madhëruar dhe njeriu sipas shkallës që zotëron dashamirësinë ndaj Tij arrin në vende të larta. Këtu duket shumë qartë se njeriu rehatinë e lumturinë mund ta zotërojë vetëm atëherë kur e zotëron besimin e fortë dhe kur adhuron Krijuesin e vet.
ÇFARË NEVOJË KA ALL-LLAHU PËR ADHURIMIN TONË?
Megjithëse në përgjigjen e parë u dha edhe përgjigjja e kësaj se Ai nuk ka nevojë për asnjë send, por, ne duke adhuruar kemi nevojë t’i lutemi dhe të kërkojmë diçka prej Tij që të na plotësojë nevojat që janë të panumërta. Përsëri ky është një argumet i mjaftueshëm për këtë se, Ai na ka krijuar duke na përsosur. Ai po na edukon. Qiellin, botën, bimët e kafshët Ai i solli në shërbimin tonë, Ai na plotëson nevojat që kemi, sepse Ai është Fuqiplotë. Atëherë, Ai çfarë nevoje mund të ketë për ne? Ndërsa kuptimi i adhurimit është që robi duke bërë shyqyrin të falenderojë Mëshirëplotin për mirësitë e panumërta.
Adhurimi është për përparimin e personalitetit të njeriut, për qetësimin e shpirtit, për shëndetin e trupit, për të plotësuar kërkesat e ndjeshmërive të larta, për të edukuar veset e liga, për të pastruar zemrën, për të udhëzuar moralin, për t’i garantuar familjes qetësinë, për t’u bërë besnik në jetën shoqërore. Sepse nuk nevojitet ligj për njeriun e devotshëm, ai e ka policin në zemër, prej tij s’mund të ankohet askush, bashkëshortja e tij tek shtëpia burrin e vet nuk e pret me dyshime duke thënë ku shkoi dhe kur do të vijë. Bile adhurimi duke e larguar njeriun nga dembelizmi e bën sistematik duke ia racionuar edhe kohën e punës që të mos shkojë kot, sepse njeriu në këtë jetë nuk ka tjetër kapital përveç moshës. Adhurimi për njeriun është shkak që të dijë të çmojë sendet, adhurimi duke ia garantuar njeriut besimin e një jete të lumtur e zgjon që të mos mbesë i pakujdesshëm ndaj vetes duke e shtyrë të mos bëhet dembel, duke e shtyrë që të punojë më tepër se tjerët, që të fitojë respektin e lumturinë e të dy jetëve, që të mos kapet si shumica që vrapojnë vetëm për këtë jetë.
Shumë shembuj mund të paraqesim për të vërtetuar se All-llahu nuk ka nevojë për adhurimin e njeriut. Një fakt i gjallë është edhe Universi që vazhdimisht na shërben me shumë lloje mirësie. Por na tregoni se çfarë kërkon prej nesh për këto bërjet e tij?! Domethënë, Universi nuk ka nevojë për ne por ne kemi nevojë për të. Meqë e vërteta është kështu, si ka mundësi të pyesim se përse kërkon ta adhurojmë Atë Krijuesi i Gjithësisë?! Përgjigje:Sikurse për bujkun që kur e punon mirë kopështin e vet rezultati është për të, njësoj edhe dembelizmi i tij e dëmton veten e tij.
Ja pra urdhërat dhe ndalesat e All-llahut për njeriun janë nga një dhuratë. Edhe njerëzit duke mos rënë në pakujdesinë kur i kryejnë këto urdhëra e fitojnë lumturinë e të dy jetëve. Ppra a ka më normale se kjo.
Në rast se do të na kishte pyetur All-llahu xh.sh.duke thënë se: Në qoftë se doni që ushqimin ta mblidhni me gojë për tokë (si kafshët që e mbledhin) e nuk do të adhuroni, dhe po qe se doni ta mblidhni e ta hani rriskun tuaj me dorë, atëherë do të adhuroni? Sigurisht që do të pranonim adhurimin vetëm që të hanim me duart tona, siç jemi duke ngrënë tani.
Edhe një shembull tjetër: Një kryetar që i thotë popullit të tij “Në qoftë se bëni kështu ju dhuroj këto mirësi”. Më pas populli a ka të drejtë të thotë për kryetarin se çfarë dobie ka ai për këto që po na dhuron?!
Tani duke i dhënë fund kësaj pyetje po ju them edhe këtë. Propozojmë se All-llahu nuk na urdhëroi ta adhurojmë Atë. Si themi ndaj Një All-llahu të Madhëruar që na ka krijuar nga hiçi e na ka parashtruar mirësi të llojllojshme duke i bërë të gjithë qeniet shërbëtorë për ne. Përmëtepër edhe diellin madhështor, duke ditur se përpara na pret varri e jeta e përtejme e megjithëse Ai s’na ka urdhëruar t’a adhurojmë, në qoftë se ne e adhurojmë ndoshta Ai na fton në ndonjë jetë të mirë, se Ai Fuqiploti që ka krijuar të gjithë këto nuk është e mundur për njerëzit e mirë të mos ta ketë një vend të tillë, edhe për ata të pasjellshmit sigurisht ka nevojë që ta ketë një vend për dënim. Pra, ne duke menduar kështu a nuk duhet të adhurojmë atë Zot xh.sh.
MEQË ALL-LLAHU E KRIJOI GJITHËSINË, ATËHERË ALL-LLAHUN KUSH E KRIJOI?
Me këto fjalë na shtynin të lidhemi edhe më fort me Profetin fisnik (a.s.m), se Ai, secilin paralajmërim e ka bërë më një përpikmëri sikur ta kishte parë me sy. Njëherë duke ndenjur me Sahabet (shokët e tij) u thotë: ”Do të vijë një kohë që njerëzit duke vendosur këmbën përmbi këmbë e me mburjen e egon e tyre duke u krenuar e mendjemadhësuar, gjoja kanë zgjidhur të gjitha problemet e veta e do të thonë: Këtë e atë e krijoi Allahu, por All-llahun kush e ka krijuar”? Ne duke parë këtë të vërtetë menjëherë duhet të themi: “Dëshmojmë se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut” pastaj të fillojmë përgjigjen se kush e krijoi Allahun, megjithëse në pyetjen e parë është edhe përgjigjja e kësaj, por edhe vetë e shihni se pyetësi nuk e di shkallën e një qënieje dhe duke parashtruar pyetjen duket se pyetësi nuk ka fare seriozitet. Kur pyetet për një tren me pesëmbëdhjetë vagona, për kë është i lidhur vagoni i fundit? Sigurisht përgjigja do të ishte për atë që ka përpara, po tjetri me radhë njëri pas tjetrit e deri tek lokomotiva. Tani a pyetet se lokomotiva për cilin është e lidhur?! Në qoftë se pyetet edhe për lokomotivën se për ke është e lidhur, atëherë kjo pyetje a nuk është anormale? Shtrohet pyetja: Kur të prishet lokomotiva, atëherë çfarë bëhet? Për këtë ne edhe më përpara thamë se përveç All-llahut, secilit send një ditë i soset jeta.
Një pyetje tjetër: Trupin kush e mban? Këmbët... Po këmbët? Toka. Po tokën?... E meqë e gjete përgjigjen reale nuk ka nevojë të pyetet mbrapa.
Edhe një shembull: Supozojmë se përpara e kemi një zero, ato zerot edhe pse me triliarda nuk kanë vlerë fare deri sa në anën e parë nuk mbështeten në një numër që të marrin vlerë.
Ja pra, secili send më pas u bë. Ato i krijoi All-llahu. Ai për arsye se është All-llah nuk është krijuar nga ana e tjetërkujt. Secili send që është krijuar më pas është krijesë dhe nevojtar. Kurse Ekzistenca e Tij ështe nga vetvetiu. Secili send mbështetet në Të. Çdo errësirë që nuk mund të shpjegohet, ka dalë në dritë vetëm se me Të. Ai të gjitha i krijon, Ai i tërheqë dhe Ai i shtyn ato sipas një qëllimi. Pas Tij nuk ka as një send që edhe për Të të kërkohet një shkak.
ALL-LLAHU ÇFARË BËNTE PARA SE TË KRIJOJË GJITHËSINË?
Gabimi më i madh i njeriut, është se Allahun dëshiron ta krahasojë me veten e tij dhe ngatërrohet duke marrë parasysh bisedat e veta që thotë: “Ti ku ishe dje? A erdhe? Ti parvjet ke qenë ushtar?” dhe “Para pesë vjetësh më ka vdekur baba.” etj. Ai nuk e di se në gjuhën shqipe nuk ka fjalë që i jep shpjegim fjalës “Ezel”. Shumëzoje katërlionin me katërlion dhe numri i fundit ndaj Ezelit nuk është as një e dhjeta pjesë e një numri. Ezeli nuk është gjë edhe ndaj një kohe të paskajshme, në Ezel nuk janë “e kaluara, e tashmja, e ardhmja”, aty nuk ekziston as vend, as send. Këtu kuptohet se ne e ngatërrojmë të paskajshmen me atë që është e skajshme. Para se të krijohen qeniet koha nuk ishte. Kemi thënë edhe në një vend tjetër se, për Të është e njëjtë që në qoftë se dëshiron të krijojë diçka, e në qoftë se jo. Atij këto as ia shtojnë ndonjë gjë e as ia pakësojnë. Profeti ynë (a.s.m.) megjithëse dritën e All-llahut e ka parë në Miraxh përsëri thotë: “Ti je i pastër nga të metat, Unë sa duhet nuk mund të të bëj dhikër Ty. Unë Ty nuk munda të falenderoj sa duhet” “Unë Ty nuk munda të të lavdëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti si e lavdëron veten, tamam ashtu Je.” Kësaj mund t’i japim fund vetëm me fjalën e një poeti që thotë: “Ne me mendjen tonë të vogël nuk mund të kuptojmë se Ti çfarë Je. Sepse peshorja e jonë nuk mund ta masë peshën Tënde.” Ti je tamam ashtu si e lavdron neten.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>