Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
A MUNDET ALL-LLAHU TË KRIJOJE NDONJE GJË MË TË MADHE SE VETEN?
Kësaj pyetje do t’i përgjigjemi me gjashtë pika: Në këtë pyetje duhet të kërkohet një qëllim i keq, sepse pyetësi me këtë pyetje duke ia turbulluar mendjet njerëzve përpiqet t’ia trondisë besimin, veçanërisht mundohet shpirtërisht që t’i helmojë të rinjtë. Kështu materialistët nuk duan t’a dijnë se All-llahu me Cilësitë e Tij të Madhëruar nuk është e mundur t’i ngjajë krijesave të dobëta. Ai nuk mban ndonjë gjendje fizike, njëlloj si arti që nuk i ngjan mjeshtrit të vet, edhe All-llahu nuk i ngjan krijesave të Tij. Pyetësi që nuk e mendon këtë, sigurisht që është ndonjë injorant.
Kush e paraqet këtë pyetje, ai dëshiron që nga fuqia e All-llahut të krijohet një krijesë që ajo t’i bëhet shok Atij. Kjo gjë është e pamundur, sepse ai me paragjykimin e tij si Krijues është duke pranuar All-llahun e Madhëruar. Edhe shokun që e kërkon për All-llahun, ai vetë më parë është duke e pranuar si krijesë. Dhe më pas është për t’u habitur se si mund të imagjinojë se krijesa e All-llahut do të bëhet më e madhe se All-llahu. Këtu edhe ju jeni duke parë se me këtë ai ka bërë një gafë të madhe.
Pyetësit që e paraqesin këtë janë të pakujdesshëm ndaj Fuqisë së All-llahut të Madhëruar, Fuqi e cila është Absolute, kurse ajo e krijesave shumë e dobët dhe e mangët. Ata me imagjinatën e tyre, Fuqinë absolute të All-llahut e zbresin në vendin e dobët dhe krijesën e dobët duan ta lartësojnë në vendin e lartë të Absolutes. Ato me këtë imagjinatë bien në vendin e të çmendurit siç jeni duke parë edhe ju vetë. Sepse All-llahu me një urdhër kur thotë “Bëhu”, sado e madhe të jetë bëhet, por prapë ajo është një krijesë, nuk është Zot (xh.sh.).
2. E ngatërrojnë atë që mund të bëhet, me atë që s’bëhet. Tani ta shohim se kujt i themi mund të bëhet? Kësaj mund t’i japim një shembull: Bashkëshortëve që janë martuar tani mund t’i lindë fëmijë, por mund të bëhet edhe e kundërta, ama imagjinata e tyre nuk ka kurrfarë mbështetje që me siguri mund të bëhet. Edhe shkenca e sotme e refuzon atë, sepse pyetja e tyre i ngjan punës së Nasradin Hoxhës që e ka zënë detin kos, kur pyesin Hoxhën a bëhet, i përgjigjet ndoshta bëhet. Kur pyetet se, a mund të krijojë Zoti ndonjë send më të madh se Veten, aty qartë duket se imagjinata është ngatërruar me meditimin real dhe kjo pyetje është prodhimi i imagjinatës që nuk ka kurrfarë lidhje me mentalitetin.
3. Materialisti duke pyetur bën demagogji. Sepse as një logjikë nuk mund të thotë se krijesa mund të bëhet më e madhe se Krijuesi i tij. P.sh. Për arsye se fotografia e kalit i ngjan kalit, nga fotografia e kalit që është vizatuar në mur nuk pritet hingëllima e tij, kush e pret këtë ai ka bërë një demagogji të paskrupullt. Njëlloj, ta imagjinosh krijesën më të madhe se Zoti është një budallallëk sikur kur e pret hingëllimën e kalit nga fotografia e tij. Në këtë pyetje parapranohen këto tre pika.
a) Pyetësi është duke pranuar se po kërkon një send që nuk është në shesh.
b) Krijimi i qenies që imagjinohet është duke u pritur nga All-llahu i Madhëruar. Në këtë mënyrë pranohet se All-llahu është Krijues dhe qenia e imagjinuar është një krijesë.
c) Sikurse qenia e imagjinuar që pritet nga All-llahu i Madhëruar edhe fuqia dhe aftësia për ta krijuar atë përsëri pritet nga All-llahu i Madhëruar.
Pas këtyre pikave kuptohet se All-llahu i Madhëruar është Krijuesi i Vetëm që nuk ka fillim apo mbarim dhe është Fuqiplotë dhe qenia e imagjinuar që ka nevojë të krijohet, sigurisht do të ishte më e dobët se Krijuesi i saj. Meqë përfundimi del kështu, atëherë i bëhet një pyetje atij që pyet, se a bëhet ajo qenie më e madhe se All-llahu i Madhëruar? Me këtë pyetje, pyetësi a nuk ka bërë një gafë të madhe?
4. Kjo pyetje mban shumë kundërshtime.
Për arsye se është formuar nga krahasime të kundërta, në aspektin mendorë dhe shkencorë nuk përmban ndonjë vlerë.
Dihet se përsosmëria e një vepre është pasqyrë e mjeshtrit të tij dhe është shenjë e bukurisë së tij. Pra është e pamundur që vepra të bëhet më e përsosur se mjeshtri i tij dhe mjeshtri asnjëherë nuk mund të krijojë një vepër më mirë se veten. Një autor në librin e tij nuk mund të parashtrojë ndonjë shkencë më tepër se sa di vetë, apo një vepër kurrë nuk mund ta tejkalojë arkitektin e saj. Dielli asnjëherë nuk mund t’i japë dritë një pike më tepër se ka vetë. Pra kjo pyetje është si miti që mban, duke pyetur: “All-llahu i Madhëruar krijesave të veta a mund t’i japë përsosmëri më tepër se sa ka Vetë?”, “Kur krijesat bëhen të përsosura, po vetë Mjeshtri jo?!”, “Krijesat a mund të bëhen krijuesa? Pyetësi nuk e di se si Fuqia e All-llahut ashtu edhe funksionet e Tij janë absolute. Pyetësi duke mos menduar pyet se, me gjithë fuqinë e pafundme që mban një Zot i Madhëruar a ka mundësi të krijojë një krijesë më të madhe se Veten?!
Pyetësi është injoranti i përjetësisë që nuk e di se çfarë është Ai dhe nuk e di se All-llahu nuk ka as fillim apo mbarim. është për t’u habitur se në këtë shekull edhe mitet po gjejnë blerës.
5. Pyetësi kërkon diçka që kundërshton të vërtetën. Dihet se është e pamundur që e vërteta të shndërrohet në të kundërtën e saj. Përsëri është e pamundur që e vërteta duke mbrojtur cilësitë e veta të hyjë në të kundërtën e vet. P.sh. dielli a mund të bëhet ujë duke mbrojtur cilësitë e veta, apo një insekt duke qenë i tillë, të bëhet edhe luan. Pra kush mendon kështu, ai sigurisht vuan nga arsyetimi i shëndetit . Pyetësi me mitin e tij duke dashur t’i japë fund All-llahut të pafundshëm, pas një krijese të imagjinuar që do të krijohet dhe që është e dobët dhe e mangët, pra krijesën do ta shndërrojë në të kundërtën e saj dhe të bëhet me fuqinë e pafundme, duke mos ditur se Funksionet Absolute të All-llahut të Madhëruar kurrë nuk shndërrohen në të kundërtën e tyre.
6. Pyetësi nuk ka dijeni nga shkallët e ekzistencës.
është e vërtetë se shkencëtarët e dinë saktë se ekzistenca e secilit send, ose është e domosdoshme ose mund të bëhet, ose nuk është e mundur të bëhet. Si shembull, supozojmë një statujë të përsosur e të hijeshuar. Tani kjo statujë na tregon se medoemos e ka një mjeshtër. Krijimi i statujës nuk ka qenë e domosdoshme, ka mundur edhe ta bëjë edhe mos ta bëjë. Por statuja kurrë nuk është e mundur të bëhet më mjeshtër se mjeshtri i saj. Në këtë mënyrë edhe ekzistenca e All-llahut të Madhëruar është e domosdoshme. Secili send që është i krijuar, apo mund të krijohet, është në radhën e mundësisë: mund të krijohen, mund edhe të mos krijohen. Por është e pamundur që All-llahu të ketë shok,apo Atij t’i përngjajë diçka apo ndonjë send të bëhet më i madh apo më i fuqishëm se Ai. Sepse Ai ka përsosmërinë absolute që nuk është e mundur t’i përngjajë krijesave që i ka krijuar Ai. Sepse krijesa, sado e madhe që të jetë është e kufizuar; ajo e ka fillimin edhe mbarimin e saj. Po qe se e përmbledhim, ekzistenca e All-llahut është e domosdoshme, nuk ka fillim apo mbarim, nuk ka lindur dhe prej Tij nuk lind kush. Ai nuk mund të konceptohet me anë të kohës apo vendit, Ai është All-llahu që nuk ngjan me asnjë send, sepse All-llahu është më i Madhi.
Siç e thamë edhe më parë injoranca, mosdija, njeriun e fut në vende që s’duhet. Kurrë nuk mund të krahasosh kodrën e lartë me dijen e lartë, sepse njëri është trup, tjetri cilësi, sepse bariu nuk ka dijeni nga dituritë e shkencave, konceptimi i tij i vetëm është se kodra është e lartë, njëlloj edhe për krijesat që njerëzit i imagjinojnë të mëdha, ato janë të destinuara të mbesin si krijesa e jo gjë tjetër”.(Një dijetari duke ligjeruar në një vend e pyet një shok si shoku që pyeste që treguam deri tani. A mund të krijojë All-llahu një guri më të madhë se vetën? Dijetari kthehet iu drejtohet turmës së madhe dhe u thotë: Shokët e dashur! Njëri më parashtroi këtë pyetrje Duke thënë se, A mund të krijoje All-llahu një guri më të madhe se veten? Unë para se t’i përgjigjem atij po ju pyes a ka nevojë për një guri tillë? Bërtasin jo. Dijetari pyetsit i thotë që, a e more përgjigjen All-llahu nuk është budallë që të krijoje ndonjë send që s’ka nevojë për të.)
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>