Veprat e Abdylkadrit dhe disa tj
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -2
- NJERIU QË KËRKON VETVETEN -1
- ATOMI
- RRETH NJERIUT
- PSE I BESOJN ALL-LLAHUT 50 PROFESORET E FAMSHEMTE EUROPES
- PËRGJIJGE PYETJEVE MATERJALISTE
- NJË JETË TJETËR
- DRITA E MENDJES
- ÇËSHTJET JETSORE
- AFORIZMA TË ÇMUAR
Poezitë: PERLAT E ZEMRËS të Abdylkadrit
- O ZOT!
- FUQIA E ZOTIT
- ÇFARË ËSHTË KUR`ANI?
- MUHAMMEDI (a.s.m.)
- VËLLAZËRIMI
- PUNO!
- SHPRESA
- LIBRAT
- O DJALË I RI!
- O NJERI!
- VËLLEZËR SHQIPTARË
- MOTRA IME FISNIKE
- VËLLEZËR TË DASHUR
- NËNAVE TË MIA FISNIKE
- KULTURA
Online Sayaç
21. Në këtë pikë si argument i çështjes sonë do t’iu paraqesim dy rrezultate të .lexuesve të Nurit. Njëri është një shkencëtar gjerman që, duke lexuar Risale-i Nurin ka pranuar fenë islame. Duke u interesuar ka mësuar pak edhe gjuhën turke, ka ardhur në Stamboll dhe për të shkuar në qytetin Bursa, i ka hipur autobusit dhe është ulur në të njëjtën sedilje me një hoxhë të famshëm i cili quhet Ahmet Shahin, që afro 30 vjet, vazhdimisht çdo ditë në një gazetë fetare jep artikuj për fenë islame. Gjermani pasi njihet me hoxhën i thotë:
Hoxhë, hoxhë, ju po gaboni shumë.
- Për çfarë? - tha hoxha!
- Nëpër xhami dilni para popullit për të ligjëruar dhe thoni se islami është kështu, islami është ashtu. - tha gjermani.
- E si duhet të themi? - pyeti hoxha.
- Më parë popullin duhet ta bindni me besim, pastaj t’u tregoni për islamin.
- Islami me besimin çfarë dallimi kanë? - pyeti hoxha.
- Islami është një peshë dhe pesha vendoset në vend të fortë që të mund ta mbajë atë. Ndërsa pa ua forcuar besimin në zemrat e njerëzve, si ia ngarkoni islamin që është një peshë që mbanë obligime?! Pra e patë se, si preferohet forcimi i besimit ndaj zbatimit të kushteve të fesë...
E dyta: Eshtë letra e disa të rinjve shqiptarë, që më kanë dërguar letër dhe në të kështu më thuajnë
…I nderuar vëllai ynë na keni gëzuar pa masë që po vazhdoni të kontriboni duke sakrifikuar intelektualisht e fizikisht për përhapjen e dritës së besimit duke përkthyer këto libra në gjuhën tonë shqipe, për të cilat ne mendojmë se ka shumë mendje dhe zemra të etura që kanë nevojë për ushqimin e këtyre librave. Sepse këto libra të Bediuzzamanit, sa të lehta janë për t’u kuptuar nga ata njerëz që janë në errësirën e mosbesimit, po aq të vështira janë për t’u kuptuar nga ata njerëz që i vlerësojnë ato. (Pra ka nevojë që leximi i tyre të përsëritet).
Ne disa herë kemi zhvilluar programe javore në kohët e përcaktuar për të lexuar libra, dhe si literaturë kryesore, kemi pasur Risale-i Nurin të përkthyer nga ju. Ndërsa idetë dhe përfundimet shtohen, besimi ynë rinohet e përforcohet...
Ju japim fjalën se do të mundohemi që drita e Risaleve të përhapet në çdo skaj të Shqipërisë.
Me nderime dhe me respekt nga djemtë e Kavajës.
Këtu do t’ua parashtroj edhe dy ndodhi të dy nxënësëve të Risale-I Nurit që ta shihni se si e përjetojnë ata islamin. E para: Një ditë që kam qenë në Ankara e kalova natën në një “dershane” (mësimtore) që banojnë nxënësit e Nurit... Ishte verë dhe pas darke ndenjëm shumë. Kur u ngrita në mëngjes që ta fal namazin e sabahit, ishte afruar të lindte dielli dhe shpejt e shpejt u fala duke menduar se ata janë falur para meje. Kur u ngritën edhe tre vetë të tjerë njëri nga të cilët ishte duke magjistruar shkencën fizike m’u drejtua: O axhë, si nuk na çove edhe neve që ta falim namazin? Bërtiste, e qante duke e përplasë veten andej e këtej: Ah, i mjeri unë, si ka mundësi që unë ta braktisi namazin?!
Një tjetër shembull. është një nuse nxënëse e Risale-i Nurit që burri i saj e kishte kryer shkollën për doganë. Me gjithë se edhe ai ishte fetar, por siç e dini edhe ju, ai është vend ku luan rol ryshfeti dhe po qe se edhe ky nuk merr ryshfet, shokët do ta shpifin e do ta nxjerin nga puna. E nusja e tij kur e merr vesh që burri po bie në shtëpi sendet që nuk ka të drejtë, mënjëherë i drejtohet burrit: “O burri im, mendo mirë dhe zgjidhe se ke për t’u ndarë nga njëri, ose prej meje ose nga puna.” Dhe burri mbeti pa rrugëdalje dhe e la punën. Këto unë i njoh mirë tani ai shoku. Ka hapur një librari dhe aty punon. A e patë Risale-i Nuri çfarë besimi ua garanton njerëzve. Abdylkadir HAKTANËR shërbitorë i Nurit nga ana e Preshevësë.
Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35