12. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Ekspertët e kësaj fushe të pavarur theksojnë se: Said Nursiu i ka gjetur përgjigjen e afro pesëqind problemeve që, dijetarët e shekujve të mëparshëm, për shekullin e tyre, ose e kanë parë të panevojshme, ose nuk e kanë ditur. Disa prej tyre kanë mohuar, disa kanë thënë se është hadith i dobët. Bediuzzamani nga modestia thotë se : Unë i kam zgjidhur 100 probleme që kanë mbetur pa u zgjidhur.
13. Ne, këto vepra i rilexojmë, jo fanatikisht por, po qe se kemi kohë, lexojmë edhe libra të tjerë, por nuk mundim për arsye se në kohën tonë është rritur numri i nevojave (janë bërë njëqind), kurse më parë njerëzit kanë pasur katër nevoja (me ngrënë, me u strehu, me u vesh dhe me u mbrojtë nga të ftohtit). Pra çdo besimtar është i bindur se në fenë islame forcimi i besimit vjen si, nevojë parësore. Ne, po qe se e sigurojmë atë, në qoftë se kemi kohë të lirë mund të lexojmë edhe libra të tjerë. Pra ne nuk jemi fanatikë, por intelektualë dhe studenta të universitetit e jo vetëm një fakultet të vetëm, por me Risale-i Nurin ne kemi mundur t’i zgjidhim problemët jetsore.

14. Ne, këto vepra i rilexojmë për arsye se: Jo vetëm besimtarët e thjeshtë, por mund të pyesim të gjithë teologët: Përveç Risale-i Nurit që ka buruar nga Kur’ani dhe hadithet e Pejgamberit (a.s.m.) dhe që është duke paraqitur argumentat materiale të gjithësisë, me çfarë libri tjetër paraqiteni përpara një ateisti, sepse atij kur t’i lexoni ndonjë ajet apo hadith thotë: “Në një kohë që unë kam mohuar All-llahun, ti po më lexon fjalët e Tij”. Këtë shumë dijetarë të fesë e dëshmojnë duke thënë se: Para se të njihnim Risale-i Nurin nuk guxonim t’i dilnim para ndonjë ateisti apo ndonjë shkencëtari, sepse ne nuk kishim dije me argumente por vetëm se ia përkthenim tekstin, por pasi lexuam Risale-i Nurin le të guxojë të dalë kushdo përpara nesh. (Vetëm me logjikë, e jo me vese dhe jo me paragjukim)  dhe le ta marrë përgjigjen e pyetjes.

15. Ne, këto vepra i rilexojmë duke ditur përgjigjen e pyetjes se: Çfarë dallimi ka leximi i Risale-i Nurit nga librat e tjerë? Për këtë pytjeje mund të marrim rezultatin e duhur atëherë kur t’i krahasojmë nxënësit e Risale-i Nurit me lexuesit e librave të tjerë. Ndërsa shumë nga familjet e dijetarëve të fesë janë duke mos e përjetuar fenë, kurse nxënësit e Nurit ndaj ibadeteve të urdhëruar mbajnë një kujdes superior. Arabët pyesin përkthyesin e Risale-i Nurit në gjuhën arabe, që vetë është lindur në Irak: Përse pa nevojë, nga gjuha turke përktheve në gjuhën arabe, kurse Kur’ani i ka zbritur arabëve dhe profeti Muhammed (a.s.m.) ka qenë arab dhe deri më sot të gjithë librat që janë me karakter fetar janë përkthyer nga arabishtja në gjuhë të tjera? Pra çfarë të shtyu që ta përkthesh? Përkthyasi-Ihsan Kasëmi atyre u ka dhënë këtë përgjigje: Unë nuk them tjetërsend vetëmse them: “Ecni e shihni nxënësit e Nurit, se Risale-i Nuri ato si ika bërë të moralshëm, të sjellshëm dhe të devotshëm bile jo xhahilët por shkollarët e profesorët. Nga ky fakti vlerësimin më të madh e përfiton R Nuri, fakti që Nxënësit e Nurit, 80 % janë nxënësit e shkollave të shkencave ekzakte.

16. Ne, këto vepra i rilexojmë se: Në përmbledhjen e Risale-i Nurit është një vëllim prej 270 faqesh, që quhet “Sikke-i Tasdiki Gajbi” (libër që përmban argumentet e Risale-i Nurit, të vërtetuara nga ana e fshehtë) që kuptimi i saj është i qartë. Nuk ka nevojë për sqarim. Fatkeqësisht akoma nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe.
17. Ne, këto vepra i rilexojmë duke ditur se, besimi na shtyn t’i mësojmë më mirë edhe çështjet e shkencave fetare (fik’hut), ndërsa gabim e kanë ata të cilët që shpifin gjoja se nxënësit e Nurit nuk kanë dijeni nga çështjet e fikhut. Por ata nuk e dinë se është një thënie e famshme që thotë: “Te al-lemtul ilme lit-tahsili velilmul-fikhi lit-tatbiki” (Secila shkencë zotërohet duke e studiuar atë, por shkenca e fikhut duke e praktikuar, kurse praktikën e adhurimit e bëjnë vetëm besimtarët). Bile disa na kritikojnë duke thënë se për çfarë nuk i lexoni librat e Imam Gazaliut dhe të dijetarëve të tjerë? Kësaj pyetjeje Bediuzzamani vetë u është përgjigjur duke thënë se: “Librat e Gazaliut dhe të dijetarëve të tjerë, janë një thesar i madh, por për të pasur dobi prej tyre na duhet çelësi, sepse thesaret janë të mbyllura. Nganjëherë çelësi vlen më shumë se sa thesari, pra për t’i lexuar ato, na duhet besimi, që është çelësi i një thesari të pasosur. Ne, së pari të zotërojmë besimin. Po qe se kemi kohë edhe ato i lexojmë sepse autorët e tyre janë mësuesit tanë. Ndërsa disa prej tyre që na kritikojnë, nuk kanë qëllim të mirë. Një shembull: Një nxënës i Risale-i Nurit ka shkuar në Llixha (termal) dhe aty takohet me një teolog, i cili kur e sheh se nxënësi i Nurit vazhdimisht i sjell rreth vetes grupe me mosha të reja, teologu nxën?sit të Nurit i thotë: Për çfarë nuk tregoni kuptimet e librave të Gazaliut, por vetëm të Said Nursiut. Nxënësi i Nurit i jep këtë përgjigje: “Po e sheh edhe vetë se unë duke treguar kuptimet e Risale-i Nurit, shumë njerëz mblidhen rreth meje dhe janë duke pasur dobi. Edhe ti në vend që të më kritikosh, merri librat e Gazaliut dhe le të mblidhen disa edhe rreth teje”.

18. Leximi i Risale-i Nurit në këtë kohë preferohet, për arsye se Risale-i Nur është shkruajtur nga autori që jashtëzakonisht i ka respektuar të gjithë dijetarët e vërtetë, periudha e të cilëve ka zgjatur deri tek Pejgamberi (a.s.m.), sepse në këtë kohë janë paraqitur shumë libra të reformistëve që mundohen t’i mohojnë kushtet themelore dhe medhhebet, Ndërsa detyrojnë edhe ne të ndryshojmë medhhebin që kanë përjetuar dhe trashëguar gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Kurse siç e keni lexuar edhe më parë, Said Nursiu vetë duke qënë i medhhebit Shafi, thotë: “Medhhebi i Shafive i përballon nevojat e fshatarëve. Ndërsa medhhebi i Imami Adhamit ebu Hanife, përballon nevojat e qytetarëve.

19. Leximi i Risale-i Nurit në këtë kohë preferohet për arsye se Autori i tij, duke thënë: “I mbështetem All-llahut nga dëmi i djallit dhe i politikës”. Nxënësit e tij i ndalon nga politika, bile ai është paraqitur me një mëshirë superiore që tek All-llahu është lutur edhe për të mirën e atyre që atë e kanë ndëshkuar me burgje e interrnime duke u munduar që ta humbin atë që të mos hape Risale-i Nurin (mesazhet e dritës) nëpër Turqi.
 
20.Leximi i Risale-i Nurit në këtë kohë preferohet nga arsye se Ai tërësishtë është argument. Këtë e vërteton edhe gjendja që në dhjetën muaj të vitit 2004 media në Tyrqi shpalli se: Një hulumtuasi Europës kështu kishte konstatuar shkakun që po bëhen Mysliman në shtetete Auropës. 46% po bëhen duke u bindur me librët e Risale-i Nurit apo nga nxënësëve të tij, 56 % nga 15 komunitete të tjera grupëve të tyrqisë të Pakistan dhe të shteteve ndryshëm të  Arabe.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>